• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Komshia ime Sadete

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,617
Pikët
113
Përgjigje e: Komshia ime Sadete

Cpune kam une si e do burrin Angelisa, mua do ma gjeje Tiçër nusen me pashaporte amerikane. [emoji14]
Me mir bej ndonje pit stop ne uk se ne USA te vrasin Po nuk pate:d
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Me komshien kam tre vjet
Punet shkojne per ibret
Por jo se ajo nuk donte
Se cdo dite me kerkonte
Porse une si burr' zamani
Nuk mbaj syte tek fustani
Nuk mbaj syt' as te kemisha
Syn' e majt' per te e prisha
Ndaj dhe sot nuku shoh mire
Sidomos kur jam dhe shtrire
Sidomos kur shoh dy shale
Zakon me ka mbet qe djale
Obobo mor kur i prekja
Sa afer me vinte vdekja
Kur vazhdoja me nishanet
Kur realizoja planet
C'te kujtoj nga djaleria
Vene fare mend e mia
Por sic thash' plote tre vjet
Me komshien per ibret
Inat un' inat ajo
Ne mesazh mos u mundo
Mos me shkruaj asnje rresht
Se un' nuk e rruaj lesht'
Dhe as qe dua tja di
S'meritoje dashuri
S'meritoje asnje gje
Vajta dhe ta dhash' ate
Dhe jam bere aq pishman
Qafsha nenen dhe baban'
Keto me shkruan komshia
Por e ka nga dashuria
Ben sikur esht' zemeruar
Per tre vjet s'esht' permirsuar
Se dhe un' pak faje kam
Sepse si dikur nuk jam
Domethen' nuk jam i pari
S'po godet mir' dhe sqepari
Nuk ngul gozhd' me bresheri
Por me zor dhe kur esht' nji
Se tani shum' vite van'
Ne tunele me nuk can'
Nga ballkone nga dritare
Ka ca koh' nuk hidhem fare
S'hidhem dot dhe mbi divan
Dhe ai dy veta s'mban
Ndaj komshia po ben palle
Del te kap ndonje verdalle
Plot tre vjet po zgjat meria
Ja keshtu shkon historia
Por dhe un' mora vendim
Form' e prere padyshim
Komshien do abstenoj
Nga fustani s'e shikoj
Dhe pse ngjit katin e trete
Do mbyll syt' kur shkon perpjete
Dhe nese nje dit' m'vlon gjaku
Do terhiqem...me tremb SPAK-u
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Me komshien kam tre vjet
Gati n’ilegalitet
S’më ka ngarë se kam ngarë
Njëri tjetrit pa ja parë
Por duhet të më kuptoni
Jo atë që po mendoni
Kur un’ them që s’ja kam parë
Flas për rrobat që ka larë
Në tre vjet vetëm një herë
Atë dit’ që i ka nderë
Jam pra n’ilegalitet
Zbatoj ligjet që bëj vet’
Nuk rri më atje te shkallët
Edhe nuk ja shikoj shalët
Nuk i shoh edhe fustanin
S’i mbaj mënd as dhe nishanin
Por më kujtohet një cikë
Një e prerë si me thikë
Gati perpendikulare
More kam harruar fare
Rreth e rrotull pak e mbjellë
Xhevahire ka më thellë
Por ama i kam harruar
K’to tre vjet kaq i malluar
Por ama të më kuptoni
Ndaj edhe duhet gjitoni
Isha një gjiton i mirë
More trurin ma kish mpirë
Më thërriste më vërviste
More gati të më vriste
Gati t’më hante të gjallë
Të më pinte sikur dhallë
Tërë kohën bëri hile
Rashë nja dymbëdhjet’ kile
Se më hidhte mbi krevat
Sec e kapte një inat
Dhe më shtypte si domate
Je i fort’ thosh’ si patate
Edhe s’e mbante tërbimin
Kur shikonte përmir’simin
Por ama c’hoqa një herë
Kur patatja kishte zjerë
Më tha do të t’divorcoj
Puna jote kaq…mbaroj
Duket hapur tradhëtia
S’e ke mëndjen te komshia
Nota un’ diplomacie
Je gabim o moj komshie
Un’ cdo dit’ të pres te shkalla
E ka marr vesh gjith’ mëhalla
Edhe administratori
Nja dy her’ emrin ma nxori
Atë nat’ kur ulërinje
Tamam fishkëllimë fqinje
Kur të dy krahët m’i nxive
Kur përdhe në cast më shtrive
Dhe më le ashtu të shtrirë
Sigurisht të erdhi mirë
Por ama mezi u ngrita
Sapo kishte zbardhur dita
Tërë natën plevitosur
Bile isha mavijosur
Përjashta ma kishe lënë
Po shyqyr që s’kishte hënë
Se kish parë njerëzia
Ja c’të bëka dhe komshia
Dhe shyqyr që ish pranverë
Ndryshe jeta më qe prerë
Dhe do lindej barsoleta
Për pilaf ikërka jeta
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Sot jam ngritur gjith’ oreks
Jo për bukë por për seks
Dhe të jem brenda standartit
Pashë këmbët e krevatit
Se ka raste që jan’ thyer
Bile në dy raste shqyer
Sa më erdhi dhe mesazhi
Dhe fillova nga masazhi
Ky mesazh qe frymëzim
Për komshien ngazëllim
Sa e thirra erdhi vrap
Por një metër…asnjë hap
Asnjë hap s’bëri përpara
Dhe pse solli mjalt’ e arra
Dhe pse ish e babëzitur
Dhe në ankth thirrjen kish pritur
Tek un’ ka rën’ si kov’ pusi
Por kish frikë nga virusi
U mundova ta sqaroja
Llafin që tja rrotulloja
Se për mua ishte drita
Ishte uji dhe orbita
Ishte maska që do mbaja
Ajo ishte bakllavaja
Ishte uji me limon
Qe virusin e largon
Por komshija këtë herë
Qetësisht ruajti nderë
Pantallona kishte veshur
Në buzë s’kishte të qeshur
Dhe vazhdonte të qëndronte
Nuku desh të më afronte
Dhe i thash’ me zë prej burri
Pse rri mbështetur te muri
Se tu lodh i gjithë shtati
Eja ulu te krevati
Hiqe xhupin, pantallonat
Sa i bëra makaronat
Po deshe i hedhim mish
Hiqe dhe atë këmish’
Pa shiko po bën’ dhe vap
Eja edhe bëj sevap
Por komshija…krej stoike
Tha do ulem në karrike
S’mund të ulem te krevati
Se aty më dridhet shtati
Se aty bëhet hataja
Aty haet bakllavaja
Aty ku vet’ ndershmëria
Aty ku lakuriqsia
Ku përplasen dhe ku vriten
Ku dy trupa bashkë ngjiten
Ku pëlcet kërcet furtuna
Fryhet Drini nxehet Buna
Dhe kështu me pak fjalim
Erdhi te krevati tim
Bubulliu më përfshiu
Mu hodh sipër si ariu
Mos i thash’ o moj komshie
Kam ngrën’ vetëm kurabie
C’e ke këtë tërsëllëmë
Para tre vitesh e bëmë
Për tre vjet vetëm ta pash’
Ndaj dhe merre pak avash
Mosha gati më ka lënë
Makaronat s’i kam ngrënë
Ngrehu që t’i ham’ një herë
Por komshia qe e prerë
Kish vendosur të bëj planin
Te dera kish hedh fustanin
Mbi karrike pantallonat
Mbathjet drejt te makaronat
Sot do të mbetem pa ngrënë
Jemi brenda der' të hënë
Më në fund u ngrit komshia
Në sy shihej armiqsia
Dhe më tha me gojën plot
Nuk të vi as sot as mot
Tha dicka dhe duke ikur
Kandili të qënka fikur
Ndaj drejtoju farmacisë
Por si zor të të ujdisë
Kur komshia ngjiste shkallët
Doja ta shihja nga shalët
Pika tha cfar’ lloj surrati
Ti më kishe te krevati
Por nuk kupton hic komshia
Ngerce ka dhe qeveria
Dhe i thash’ në form’ të prerë
Pa provoje dhe një herë
More u gajas komshia
Sa u gjend dhe policia
Ja i thash’ un’ policisë
I bëja qefin komshisë
Se ajo ka qef humorin
Sic e kam qef un’ lakrorin
Për të ngrën’ se hëngra dot
Po erdhi komshia…mot
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Vazhdojmë të rrimë Brenda por edhe duke pritur ndonjë mysafire si në rastin tim!
Lexojeni me vëmëndje por ca si të madhe!
Ju uroj një pasdite të bukur dhe pa asnjë shqetësim shëndetsor!

Karantin’ moj c’paske qënë
Na largove atë gjë-në
Po e shohim në distanë
Para nesh plot arrogancë
Para nesh triumfatore
Sot e pash’ vec gjysëm ore
Por dhe kësaj ju gjet gjetja
Sepse më erdhi Sadetja
Nëpër këmb’ të policisë
Më erdhi mes të shtëpisë
Buckaritur dhe gjith’ zjarrë
Thash’ ka ardhur për të vrarë
Obobo thash’ cdo më gjejë
Sikur sot këtu të flejë
Tërë natën s’përballoj
Ndaj dhe ardhjen anulloj
Do tja them me marifet
Sepse sinqerisht më vret
Dhe fillova me zë but’
Ti e dashur mos u ngut
Mos mu hidh si luaneshë
Se ke marrë goxha peshë
Edhe jo dhe si arushë
Se un’ brekët mund t’i mbushë
Merre pakëzë më shtruar
Shtrihu duke më sqaruar
Dhe më thuaj si kalove
Policin’ si e mashtrove
Si i the burrit në sh’pi
Por një natë ti mos rri
Se nuk kam kapacitete
Dhe s’dihet puna si vete
Nuk kam dhe respiratorë
Mund të të mbetem në dorë
S’hyn në pun’ as telefoni
S’më shpëton as dhe avioni
Por ma preu menjeherë
Un’ per ty po c’nderoj nderë
Un’ për ty lashë shtëpinë
Mbylla burrin në kuzhinë
Kam shtat’ muaj pa ja dhënë
Rradhën ka ditën e hënë
Negativ nëqoft’ se del
Ndryshe as një karamel
S’ja afroj që ta shijoj
Këtë jo…mor’ ta harroj
Dhe më fshiu…më përplasi
Gati sa dysheku plasi
Edhe un’ thash’ se mbarova
Porse shpejt’ dhe u kujtova
Që do marrë situata
Do ta shpall person non grata
Se sulmon me gjith’ fuqinë
Më mbështjell mua të zinë
Inisiativën dot se marr
Pozicioni fillestar
Dhe i flas prap me të butë
Mos thot’ se m’i nxore trutë
Se ta mora shpirtin fare
Dhe ma thot’ aq ashiqare
Sinqerisht më zë dhe frika
Në k’të rast as Amerika
Në ekstazë si bën gjë
E ka private atë
Ja ka qefi e përdor
Sepse ësht’ sa një traktor
Un’ e marr’ prap me të mirë
Jam dakort që më ke shtrirë
Po pse sipër gjithmon’ ti
Të marr dhe un’ përgjegj’si
Këtë punë ta drejtoj
Të drejtat janë njësoj
Po Sadetja vazhdon planin
Ngrihet edhe vesh fustanin
Si s’ke frikë moj i thash’
Po koronën kur ta hash
Do të t’hip temperatura
S’do ta dalin as gjasht’ burra
Ikë tha boll me fjalime
Nuk më trembet asnjë qime
Se cdo gjë e përballoj
Gjasht’ a shtat’ janë njësoj
Por kam faj që vij tek ti
Her’ e fundit më nuk vi
Po shyqyr thashë me vete
Si të duash moj Sadete
Vec një gjë ti mbaje mend
Se një dit’ do të të cmend
Një dit’ do tregohem burrë
Që të mos më ndahesh kurrë
Por s’ke faj…faj ka korona
Që këtë nën pantallona
Na e trembi e tulati
Për së gjëri për së gjati
Ja mor’ miq kaq qe rrëfimi
Qënka keq koronizimi
Por së bashku ta kalojmë
Sigurisht të mirkuptojmë
Jo cdo gjë që n’rreshta shkruhet
Që të bëhet…oh sa duhet
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Kujt tja mbash e kujt tja ndash…

Më mori në telefon
Sinqerisht po më shqetson
I fola prerë dhe qartë
Nuk punoj dot më me daltë
Dhe në kok’ mirë fiksoje
Koha kur më dashuroje
Paska ikur ka ca ditë
Bashkë dhe me marrëzitë
Nuk ka më puc puc puc
Se tani po mbajm’ kapuc
Për të shtrirë s’më shtrin dot
Llamarinë bleva sot
Mora gërshërët në drekë
I preva i bëra brekë
Lidha dhe këtë shejtanin
E mbylla fare dyqanin
Por ajo nga ana tjetër
Sigurisht je plak i vjetër
Se s’ta mban më edhe vëra
Konsumuar që të tëra
Dhe këtë e konstatova
Her’n e fundit që provova
Të kishte rën’ i gjith’ zjarri
Pa kalitur dhe sqepari
Pa fuqi dhe i drobitur
Para saj i lebetitur
Para saj sikur kolera
Me vrap e dole te dera
Sigurisht që e kuptova
Edhe shum’ u revoltova
Dhe i thash’ prap’ qart’ e prerë
Se tani do ruaj nderë
As syt nuk do tja hedh
Më dashnores s’do tja dredh
Ja këtu bëra gabimin
Edhe prita zemërimin
Sinqerisht kam plot tre vjet
Dashnoren ja mbaj sekret
Ulëriu oshëtiu
S’ulërin aq as ariu
Në gjith’ atë oshëtimë
Beso thash’ tani gjej vrimë
Je apo nuku je burrë
Futu ku s’je futur kurrë
Se Sadetja ka sëpatë
Të grin e të bën sallatë
Dhe thirra dashnoren tjetër
E gjat’ plot një pik’ pes’ metër
Por nga forca e njoh mirë
Ato caste kur të shtrirë
Lufta nuk qënkërka gjë
Luft’ tamam ësht’ me atë
Por këto do t’i tregoj
Kur nga sherri të shpëtoj
Dhe i fola me të qarë
Eja kan’ për të më vrarë
Kush më tha dhe ngriti zërin
Se do ta coptoj të tërin
Kush më prek dashnorin mua
Bëhem tigër s’jam më grua
Hë ma thuaj se po plas
Mos dashnori i mamas’
Mbeta gati i tulatur
Një dashnore që kam patur
Hajde bir nëne c’më gjeti
Më mir’ të kish rën’ tërmeti
Më lëshoi gur’ dhe shkëmbenj
Të gjith’ prrenjt’ dhe ca lumenj
Edhe kjo më tha gjej vrimë
Edhe nga fletorja fshimë
Lekët që më ke shënuar
Vetë ke për t’i paguar
Dhe tju flas miq pa doreza
Kalova orë të zeza
Duhet të gjeja dy vrima
Mos dëgjoja bubullima
Sepse fajin e kam vet
Dy dashnore…oh c’siklet
Kujt tja mbash e kujt tja ndash
Kur capitesh kaq avash
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Duke ju uruar të jeni mirë me shëndet të gjithë, hidhini një sy karantinës…jo koronës.
Lexim të këndshëm!

O moj karantin’…dhe moj

Ora katër e mëngjesit
Pa dal kënga e këndezit
Telefoni oh se c’zile
Thashë do të jet’ një hile
Do të jet’ ndonjë dashnore
Që do ta kem lën’ pas dore
S’jam varur këto ditë
S’i kam shprehur dashuritë
Dhe mesazhet kan’ munguar
Gjumin ja kan’ përgjysmuar
Unë si një Don Zhuan
Që nuk gjej edhe derman
Kush e di me kë kam shkruar
Di që dhjet’ i kam harruar
Edhe pse s’i numuroj
Numrin tridhjet’ e kaloj
Por e them me modesti
Më vin’ vetë në shtëpi
Derën nuk e hap gjithmon’
Në fillim dal në ballkon
Aty bëj verifikimin
Aty marr edhe vendimin
Sic më ndodhi këtë herë
Kur trokiti bam në derë
Kisha bër’ dhjet’ dit’ pushim
Isha në karantinim
Përmirsimi ishte shtuar
Dukesha dhe i malluar
Malli sa më kishte marrë
Dhjetë ditë pa e parë
Gati e kisha harruar
Se si është formësuar
S’po krijoja dot imazh
Ndaj i nisa një mesazh
Eja shpejt gjall’ të më gjesh
Të ma sjellësh si peshqesh
Ta kundroj ta vizatoj
Kur nuk je mos ta harroj
Kur ti ikën merr lëkurën
Por ama e lë figurën
Se tani lëkur’ ka mbetur
Gjashtdhjet’ vjet ta kan’ mbështetur
Gjashtdhjet’ vjet kusur s’ke lënë
Cop e bëre atë gjënë
Hajd or miq pa kur mu kthye
Ti je njollë histerie
Ti s’ke turp e ti s’ke nder
S’do ma shohësh asnjëher’
Katër pal tuta do vesh
Leshtë do të sjell peshqesh
Me kë ti më ngatërron
Me ato që shkon gjithmon’
Dhe nja dy dhe ma kan’ thënë
I pacip’ je dhe ke qënë
Dhe asnjë nuk të zë bes’
Jo tridhjet’ jo tridhtepes’
Ty asnjë nuk të afrohet
Ja dhe un’…sa të sqarohet
Tradhëtia që ke bërë
Nëpër lagje dhe më gjërë
Se ke thën’ dhe në Ballkan
Ke nja dhjet’ por mend s’i mban
Sikur edhe në Angli
Paskan pyetur nja tri
Ja këto sa të sqaroj
Edhe më nuk të takoj
Dhe ma mbylli telefonin
Tash do shes edhe ballkonin
Se nuk kam se kë shikoj
O moj karantin’…dhe moj
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Një nga dashnoret e mia
E sëmur’ nga dashuria
Kishte bler’ një pistolet
Dhe tek dera s’më troket
Por tek dera sec më priste
Po të dilja të më vriste
Dhe tek dera pesë ditë
Mendonte gjith’ marrëzitë
Të madh e kishte inatin
Pes’ vjet pa ma par’ krevatin
Pesë vjet s‘ja vara fare
Dhe ja bëra ashiqare
Nuk i dhashë rëndësi
Nuk i jap as dhe tani
Nuk i dhash’ një përqafim
More as dhe një pickim
Kisha dashnore të tjera
Ato s’më rrinin tek dera
Vinin drejt e në krevat
Kisha a s’kisha takat
Kisha a s’kisha benzinë
Mor më kapën dhe më shtrinë
Me kobure nuk më vinin
Donin vetëm të më shtrinin
Edhe shkonte puna vaj
Më dashnoret ësht’ kollaj
Kur s’të vin’ me pistoletë
Dhe rakin’ ta sjellin vetë
Dhe pak gjiz’ edhe turshi
Dhe atë si rrush të zi
Ndërsa kjo te dera priste
Edhe pordhë të më shiste
Por një gjë ajo harronte
Sepse po më ngatërronte
Me ndonjë tjetër njeri
Që nuk kishte hic fuqi
Sepse dhe kishte harruar
Që un’ ja kisha shpjeguar
Që rridhja nga soj pe trimi
S’trembesha nga kërcënimi
Si familje partizani
S’trembem sot as nga gjermani
As nga Nato nuk kam frikë
Dajon kam në Amerikë
Tërë jetën kam dhën’ prova
Isha kur u dogj Borova
Vrava nja dyqind gjermanë
Dy si pash’ se nga më vanë
Po c’tju flas për trimëritë
Duhen net’ e duhen ditë
Llafi ish te dashuria
Ku derman nuk gjen komshia
Si komshia plot të tjera
Ore se c’më mben te dera
Një her’ s’mbet krevati bosh
Dhe gjyshi gjithmon’ më thosh’
Do të jesh njeri me fat
Do të të eci me grat’
Do jetosh i kërcënuar
Do jetosh shum’ i sforcuar
Do t’ndihmoj biografia
Do t’ndihmoj edhe partia
Merre një teser partie
Ku ka nota pastërtie
Ah mos gjysh c’më bëre gjysh
Partia të do këlysh
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Ora pesë kish kaluar
Shtetrrethimi ish liruar
Thash’ të zbres nja dhjetë shkallë
Bir o nëne c’pash përballë
Zemëruar egërsuar
Një dru mbante me dy duar
Ishte tamam si parvjet
Pesha plot njëqindedhjet’
Pash se punët s’ishin mirë
Të keqen moj egërsirë
S’do pinte ujë fjalimi
More as dhe përqafimi
Shikova vendin e tërë
Thash’ të gjeja ndonjë vërë
E tja mbath edhe të zhdukem
Se po ndënja dhe do ndukem
Porse ma kuptoi planin
Dhe fap e ngriti fustanin
Se ajo huqin ma di
Po pash’ shal’ më kap dalldi
Pastaj uli edhe pak bluzën
Si artiste kafshoi buzën
Ja aty para pallatit
Më kujtoj kohët e fshatit
Kur të dy në një mullar
E bënim atë zarar
Kur ja bënte…fap fustanit
Gati-tu un’ jataganit
Brenda nesh kërciste zjarri
Merrte flak’ edhe mullari
Tym e flakë dashuria
Mbledhje bënte kryesia
Dy tre orë dashuronim
Në korrje të grurit s’shkonim
Edhe kur misri shkoqitej
Shala shalës nuk i shqitej
Porse kohët kan’ ndryshuar
Në qytet jemi strehuar
Dhe ajo kur më shikon
Mo hic fare nuk mendon
Nga dritaret do na shohin
Se tani mua më njohin
Dhe m’i dinë trimëritë
Dhe të gjitha dashuritë
Por ama kjo bot’ ka hile
Është njëqindedhjet’ kile
Si më gjeti ku më gjeti
Se këtu ka faj dhe shteti
Se ajo po të më sulet
Sipër që të gjitha tulet
Shpirti mua do më dalë
Ndaj i thash’ nuk jam më djalë
Të vërtitem rrotullohem
Po u zhvesha edhe ftohem
Mos e ngri fare fustanin
Në remont kam jataganin
Edhe s’di në rregullohet
Edhe mbi sobë nuk ngrohet
Nuk bën më si i marrosur
Moj i gjithi plevitosur
Edhe më i thash’ mos hajde
Se dhe koha s’ësht’ për gajde
As për gajde klarinetë
Shtetrrethim ti e sheh vetë
Un’ të thaj për ca fjalime
Që i kam nga koka ime
Por e pash’ që nuk besoi
Sytë sec m’i rrotulloi
Dhe më tha…dëgjo këtu
Erdha të të jap një dru
Por para teje kur dal’
Zemra zbutet dalngadal’
Ti sikur më bën magji
Por tani do hym në sh’pi
Atje ti më mbaj fjalime
Sepse paske përmirsime
Jo i thashë…brenda nuk hy
Un’ jam një e ti je dy
Nuk ka reciproritet
Shkelim kushtetutën vet
Mirë tha o skile vjetër
Do të vi një herë tjetër
Do ta marr vet’ situatën
Porse nuk ma tregoi datën
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Korones se virusit

Ah c’na bëre ah c’na bere
Na fute brenda një vëre
Na rrënjose veremose
Dhe durimin na e sose
Na e plase e përplase
Afër fare na e qase
Nuk na lë jashtë të dalim
Por ta dish që nuk ta falim
Inati s’na del kollaj
Ndaj mbi ty bie cdo faj
Kush të polli kush të solli
Kush te vendi im të mbolli
Kush të futi pa doganë
Derën hapur si ta lanë
Që na le kështu fakirë
Mbetëm brenda duke fshirë
Dyshemet’ edhe tapetet
Fshimë edhe muhabetet
Dhe fillojmë nga e para
More pa mjaltë dhe arra
Ah virus…brenda nuk rrihet
Cdo tre or’ neve na pihet
Jo se mbarohet rakia
Porse kaq ësht’ dhe fuqia
Na e prishe gjith’ rehatin
Rregullojm’ edhe krevatin
Edhe rroba po palosim
Edhe brek’ po hekurosim
Me gruan lidhëm ca pakte
Po gatuajm’ për tre vakte
Po e tundim kur i flihet
E zgjojm’ vetëm kur i shtrihet
Këmba që e mban të mbledhur
Kur mbi këmbën tjetër hedhur
Këmba këmbën kur e mbante
Pamja mjaft interesante
C’të tregojmë ne më parë
Edhe bashk’ edhe të ndarë
Që të gjithë në shtëpi
S’bëjmë dot një her’ oi
Dhe oho-ja e ndaluar
Se cdo dhom’ e kontrolluar
Hapur dyert për ajrim
Nuk i japim dot drejtim
Larg një metër po qëndrojmë
Larg një metër po kundrojmë
Dhe na mbetet një merak
Se sërish po na ndez flak’
Po na duket si dikur
Tërë naze tërë nur
Kishim kohë që harruar
Largësia kish ndikuar
Ja këtë bëri korona
Na tregoi që dhe grat’ tona
E kan’ si dhe e kan’ patur
Dhe tek vendi e kan’ mbajtur
Njeriu sado të rritet
Ka një vend ku s’do të shqitet
 

Besoja

Super Anëtar
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
528
Pikët
43
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Sigurisht që jeni mërzitur brenda shtëpisë por ka mjete që jua nxjerrin mërzitjen dhe për këtë mendoj vetëm unë! Të ma dini për nder se për nder nuku do tu dërgoj më asnjë llafkë të vërtetë si kjo sonte!
Shpresoj të mos e besoni si të vërtetë por ju e dini vetë!
Nja natë të qetë ju uroj dhe nuk dua të më ankohet njeri se është pa qef!
Lexim të këndshëm!

Kam dy jav’ edhe dy dit’
Ja më placin të dy syt’
Telefonin nuk ja hap
Ajo vazhdon t’i bjer’ prap
Telefonit edhe këmbës
C’paska qën’ t’ëmën e s’ëmës
Si nuk hoqi dor’ nga mua
S’u lodh duke m’thën’ të dua
Dhjetë vjet s’u lodh te shtrati
Për së gjëri për së gjati
Dhjetë vjet s’u konsumua
Se kuptova atë grua
Po njësoj në dhjetë vjet
Unë bëra tatëpjet’
Un’ u mpaka un’ u treta
Për dhjet’ vjet më iku jeta
Në dhjet’ vjet rashë dhjet’ kile
Se në seks më bënte hile
Më mbërthente më shtrëngonte
Të tregonte se më donte
Por organet më dëmtoi
Mëlci shpretkë m’i thërmoi
Tëmthin desh ma dha në dorë
Më rrinte sipër dy orë
Mushkërit’ s’po merrnin frymë
Bile s’më mbeti pështymë
More u thava i tëri
Ajo qefin e saj bëri
More s’pyeti për mua
Si tigreshë mu lëshua
Dhjetë vjet o miqt’ e m’i
Isha në një robëri
M’i kish ngul të gjitha kthetrat
M’i kish heq gjitha të drejtat
Rrobat hequr sigurisht
Në ekstaz’ fliste turqisht
Vec yxhym thoshte yxhym
Ore thash’ më la pa frym’
Por një her’ mora guximin
I fola për armpushimin
Pes’ minuta të pushojmë
Pastaj prap luftën fillojmë
Dhe në kohën që i flisja
Edhe që përgjigje prisja
Më përplasi te tapeti
Fjala në grykë më mbeti
Kockat kërcitën të gjitha
Por asaj si plaste bytha
Ajo s’dinte c’ish pushimi
Më nxorri nga përdorimi
Po ju jap edhe ca prova
Të nesmen u vizitova
Plot tre brinj’ më kishte thyer
Hamendja s’më kish gënjyer
Shtrydhur edhe mushkëria
Ma tregoj radioskopia
Tëmthi në dy vende rrjedhur
Ti më thanë…paske pjerdhur
Nuk të marrim në dorëzim
Nuk je më për përdorim
Por një gjë nuk po kuptojmë
Nga të erdhi ta gjurmojmë
Jo ju thash’ jua them unë
Ish për qef nuk ish për punë
Por qe ish qef me zarar
Edhe c’tju tregoj më par’
Dhe ma vunë në allci
Kam dy vjet si ësht’ se di
 
Top