• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Komunizmi, çfarë është?

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën e ideve dhe fiksion imagjinate të sëmurë.

Epistemologjia na mëson se ligjet e natyrës nuk janë të barabarta me ligjet e shkencave dhe kurrë nuk venë në akord me këto; na mëson edhe se ligjet e shkencave nuk janë absolutisht të vërteta, por relativisht: 2+2 nuk bëjnë 4 as në fizikë, as në kimi. Nuk ekziston barazi absolute në asnjë ligj të jetës dhe të natyrës (mendo inteligjencën mendore njerëzore dhe shtazore).

Porse kjo mosbarazi jep barazinë harmonioze të çdo jete organike. Po të prishim këtë ekuilibër, vemi në gabim të sigurt. Komunizmi, marksizmi, leninizmi janë të dënuar si një utopi, nga të gjithë heronjtë e mendimit të shekujve të 19-të dhe të 20-të.Epistemologjia që vjen si kritikë matëse: peshim distance në të katër dimensionet e esencës dhe ekzistencës së filozofisë së shkencave, provon që komunizmi, me brenda marksizmin, engelizmin, leninizmin, nuk ka bazat e nevojshme për t’u quajtur filozofi, sepse nuk paraqet asnjë strukturë aparati origjinal të mendimit ndërtonjës, por është vetëm një spekulim idesh sofistike të prejardhura nga baza false, subjektive dhe nga statistika të pasakta dhe të painterpretuara në kohë të caktuar, në vend të caktuar, në funksion të caktuar.

Kështu, komunizmi mbetet vetëm një fushatë politike për atë kohë kur u konceptua, u shkrua dhe u përhap, në një popull të prapambetur: anakronik për qytetërimin perëndimor dhe teknologjinë moderne.Po të kuptohet mirë Sooren Kierkegard, Martin Heideger, Jean Paul Sartre, Gabriel Marcel, Benedeto Croce –(për të përmendur vetëm pak heronj të mendimit) zbulohet mirë dhe shpjegohet qartazi dobësia, sipërfaqësia, fjalamanëria, falsiteti integral i komunizmit, i cili, duke shkuar nëpër shoshën e logjikës së lirë, reduktohet në hime dhe nuk mbetet tjetër, veçse një novelë fiksioni e një imagjinate të dobët, që nuk respekton as ligjet më të thjeshta të mendimit natyral (senso commune), pale ligjet e logjikës shkencore.

Statistika e komunizmit, që jep përfundimin në Mbivlerën, është një anëvështronjëse (unilaterale – të një ane të interesit), është sipërfaqësore, përgjithësonjëse, që i vështron gjërat në përgjithësi dhe jo në analizë e në veçantësi, sikurse janë virtytet e Epistemologjisë, prandaj nuk është shkencore në interpretimin gjenetik, duke mos përmendur që nuk është as matematikisht e saktë. Materializmi është vetë një filozofi gjysmake, sepse mohon ose harron, ose nuk sheh si i verbuar nga dukja dhe mirazhet aspak vlerat e instinktit, intuitës, imagjinatës, evolucionit krijues të neuro-transimterve femra, që, me një fjalë, me një term teologjik, quhen SHPIRT, vlera, aktivitete mendore të jetës ndjenjëse (sensibiliteti krijonjës) që kanë krijuar qytetërimet (21 sipas Toynbee) dhe sidomos qytetërimin e 21-të euro-amerikan. Po të zbresim nga materializmi i gabuar në interpretimin materialist të historisë, atëherë gabimet e Komunizmit zmadhohen shumëfish në teori, derisa arrijnë aberracione mendore në praktikë, si një shkëmb me borë, që, duke u rrëzuar nga mali, duke u rrukullisur, mbledh borë të re dhe bëhet aq i madh sa më shumë distancë udhëton tatëpjetë. Për të provuar këtë të vërtetë, nuk është nevoja që njeriu të jetë as filozof, as epistemolog, mjafton t’i hedhësh një sy Historisë së Shkencave, për të parë e kuptuar që qytetërimin nuk e kanë krijuar masat proletare, porse e kanë krijuar gjenitë individuale me dritë truri mbi normale.

Kjo është një nga padrejtësitë e Natyrës, që në funksion të dinamikës, siç është netropia në fizikën e nxehtësisë së pakthyeshme, që është Drejtësia e Shenjtë, e cila formon ekuilibrin dhe harmoninë e Përparimit. Vini një milion proletarë bashkë për njëqind vjet imagjinarë, në kazerma studimi dhe pritni që ata të shprehin një sistem filozofik ose një krijim shkencor si telefoni i Belit, penicilinën e Flemingut, ose ligjet elektromagnetike të Ajnshtajnit. Pritni që masat proletare të përparojnë (jo që të krijojnë) teknologjinë moderne. Pritni që ata bashkë të shkruajnë një poezi; poezi, jo himne diktatorëve që u ngjajnë kakarimave të patave natën kur e ndiejnë dhelprën përreth qymezit… Po të vemi nga Komunizmi si filozofi agnosticiste që polli (dështoi) Marksizmin dhe Engelizmin si teori ekonomike dhe politike dhe nga kjo fazë mendoni, të shohim në praktikë, marksizmin si aparat shteti, do të gjejmë në praktikë falsitetin e teorisë, në falimentin e trishtuar konkret.

Brenda gjatë 70 vjetëve, ashtu si prova laboratorike me më shumë se treqind milionë derra të Guinesë ose minj të butë, ky regjim e pruri të gjorin popull rus në mjerimin ekonomik më të tmerrshëm që njeh historia universale, duke mos përmendur këtu degjenerimin mendor, moral dhe fizik. Gorbaçovi tha: “Komunizmi falimentoi në misionin e tij historik: nuk kemi sapun në spitale që të lajnë duart mjekët, nuk kemi bukë në vatër, nuk kemi një buzëqeshje miqësore në popull…”. Kur kapitalisti i vërtetë dhe i lirë vete në shtrat, nuk e zë gjumi, duke menduar disa orë se si ai të përmirësojë fabrikën e tij që kjo të prodhojë prodhime më të mira e më të lira. Nuk ka rëndësi fakti që këtë sakrificë e bën për interesin e tij financiar, sepse ai nuk do të shpjerë në varr ose në qiell thesarin e tij për të blerë një apartament luksoz në Parajsë, por ka rëndësi shqetësimi, kërkesa, rropatja etj., për përmirësinë, përparimin që ai bën në shërbim të shoqërisë njerëzore.

I dimë të gjitha të metat e Kapitalizmit, porse këto të meta janë aq të vogla dhe aq të kollajshme për t’i korrigjuar që t’i pranojmë përkohësisht, derisa me një proces evolutiv të arrijmë në ligje më të sakta që të rregullojnë marrëdhëniet mes punës e kapitalit, siç po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Veriut, në Kanada dhe në Europën Perëndimore. Po të zemërohemi për të metat e kapitalizmit dhe të hidhemi në ekstremin e kaosit komunist, vemi kundër ligjeve të natyrës, sepse ata kapitalistë dhe ky sistem e bënë Amerikën në 100 vjet shtetin më të fortë në botë, popullin më të lumtur në botë, teknologjinë më të lartë në botë dhe vendin fatbardhë, sa që të quhet Vendi i Perëndisë = God’s Country.

Të refuzosh kapitalizmin e demokracive për të metat e tij, është njëlloj sikur një vashëz refuzon të martohet me një djalë me cilësi mendore, shpirtërore, morale ose punëtore, sepse djali ka flokët e kuq, ose sytë të verdhë, ose hundën e madhe! Marksi “gjenial” parashikoi që sa më shumë të përparojë teknologjia, aq më shumë vobegësi do të kenë popujt, sepse punëtori do të zëvendësohet me makinën automatike… dhe tani ne shohim që ndodhi e kundërta: në vendet më të përparuara në teknologji (SHBA, Europa Perëndimore) masat proletare kanë standard jetese më të lartë. Në këto vende masat proletare kanë, sipas rastit, prej 20-30-40 për qind kursime bankare, shtëpi dhe makinë moderne dhe siç tha Gorbaçovi: “punëtori amerikan ka konfort më të mirë se unë që jam kryetar shteti”. Si konsekuencë e gabimeve, të metave dhe falsiteteve të filozofisë marksiste, shtetistët komunistë edhe sikur të ishin gjeni (gjë që s’ka ndodhur deri më sot, sepse në këtë rast do të hiqnin dorë nga UTOPIA)janë të detyruar të falimentojnë siç falimentuan të gjithë në botë, sepse nuk e kanë fajin ata 100 për qind, porse e ka fajin TEORIA, e cila e ka mikrobin e kancerit në bërthamën e farës së saj.

Ky kancer fare në teori forcohet në praktikë, si çdo farë tjetër ideje ose organike dhe jep rezultatin e saj. Kështu që shtetistët komunistë, përpara falimentit politik, ekonomik, shoqëror, shkencor, artistik, përpara frikës së popullit të deziluzionuar e të zhgënjyer, transformohen në tiranë (satrapë, kasapë, gjaksorë, cinikë) dhe, për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe të klikës, krijojnë policinë sekrete, e cila bëhet aparati mbishtetëror; shteti rrëgjohet në një aparat burokratik, qeveria rrëgjohet në një zyrë ekzekutive si një kryepunëtor dhe të tërën nën tmerrin e Tiranit, ky nën tmerrin e vetes së tij, që jep si pasojë eliminimin fizik të çdo njeriu mendonjës, qoftë ky edhe shoku i tij.Roli i policisë sekrete është zhdukja e vlerave mendore dhe morale, e mendimit të lirë, sepse këto vlera për ligje natyrore i përkasin idealit antirobëri, qoftë dhe jo liri perfekte.

Ku dhe kur ndonjëherë në histori kemi bërë përparim e mirëqenie ekonomike, politike, mendore në regjime tiranike? Në gjysmën e parë të shekullit XX, Historia, që është bija e Politikës, pranoi të vërtetën e madhe që Italia, Gjermania dhe Japonia kishin të drejtë për luftën që shpallën, sepse nuk kishin mjaft “tokë” për të ushqyer popujt e tyre as me bukë thatë. Filozofia e Historisë dhe Epistemologjia provuan që me po atë tokë të vogël, këta popuj jetojnë 200 % më mirë me demokraci, sesa kur patën koloni dhe jetonin në mizerje, duke u shtuar pas Luftës së Dytë popullsia afër 42% në Itali, 38% në Gjermani dhe 31% në Japoni. Engelizmi (ose Socializmi Shkencor) është një teori ekonomiko-shoqërore anakronike dhe utopike, që gabimisht pretendon të përkufizojë dhe të caktojë ligjet që do pjellin Kodet e legjisluar në mes kapitalit e të punës. Falimentoi në të gjitha Legjislaturat e shteteve komuniste dhe popujt e Europës Lindore e Juglindore që ishin më të përparuar se popujt e prapambetur të Bashkimit Sovjetik (një Babiloni racash, besimesh, gjuhësh, traditash etj.) e kuptuan shpejtazi pas pak vitesh robëri komuniste-ruse, p.sh.: Hungaria, Polonia, Balltikët, Gjermania Lindore, Çekosllovakia (dhe Jugosllavia e akrobatit majmun Josif Broz Tito), porse nuk dilnin dot më nga thonjtë e Moskës.

Me zhvillimin e teknologjisë moderne në vendet e lira, punëtorët që kanë tri koqe në karroqe, transformohen në aksionistë të industrisë, tregtisë, duke kursyer dhe blerë aksione në bursat e vlerave tregtare. Sipas statistikave, në SHBA ka, sipas shteteve 15-20-30 deri 42% të punëtorëve aksionistë (pjesëtarë pasurie) të grupeve konglomerate kapitaliste; në Europë statistikat tregojnë më pak përqindje punëtorësh të kapitalizuar, megjithëse, ironikisht, Europa Perëndimore ka legjisluar relacionet në mes të punës e të kapitalit më në favor të punëtorit, sesa janë në SHBA.

Provë e kësaj të vërtete është fakti që në vendet e lira popujt dhe masat punëtore përbëjnë turizmin më pasanik të botës. Shifrat e statistikave duken të pabesueshme: nga SHBA fluturojnë në të gjitha kontinentet 58% punëtorë amerikanë. Në Europë, vitin e kaluar hynin në Itali dhjetë milionë automobila në javë nga veriu e verilindja; por më impresionante janë shifrat që vetë italianët dilnin nga veriu me 6 deri 8 milionë automobila në javë dhe niseshin nga veriu i Italisë për në jug 8 deri 10 milionë automobila në javë. Shumica e këtyre janë “proletarë”, sipas termit marksist. Leninizmi është një kopje e keqe e këtyre tri teorive: Komunizëm –Marksizëm –Engelizëm që, transformuar në platforma politike – administrative dha si rezultat gabime, falimentime dhe llahtare më të shproporcionuar, sesa e parashikonin sociologët, psikologët, shtetistët e lirë të Europës Perëndimore dhe amerikanë; jo vetëm pruri vobegësinë ekonomike lindore deri në uri buke, por shtypi dhe zhduku vlerat morale, intelektuale, shpirtërore, sa miliona njerëzish nuk prodhuan dot as shkrimtarë, poetë, as teknologë gjatë 70 vjetëve në rusi, 50 vjetëve në Europën Lindore e Juglindore. Shih statistikat e Çmimeve Nobel, shih teknologjinë ruse, industrinë e rëndë, industrinë e lehtë. Mundohen vetëm të vjedhin me anë të spiunazhit formulat fizik-kimike të luftës, si energjinë nukleare etj. Hrushovi tha se kemi nevojë të mësojmë nja dhjetë vjet nga amerikanët për të arritur të prodhojmë ushqimin e nevojshëm në agrokulturë, industri, konfort dhe u impresionua kur pa një fermë, ku njëqind mijë pula lëshuan vezët kur dëgjuan sirenën-urdhër.

Stalinizmi, kopje e keqe e leninizmit dha atë përfundim që dimë: statistikat që dha Hrushovi thonë që në vitin 1950 ekzistonin në Rusi 219 fusha përqendrimi, afër 40 milionë njerëz kryenin punë të detyruar, 8 deri 12 orë në ditë punë, pa pagesë, me ushqim nën 600 kalori në ditë. Po të mendojmë që, për të ushqyer këto pellgje me elementë njerëzorë, gjatë 50 vjetëve, duke zëvendësuar të vdekurit me të gjallë të rinj, me “fajin” që ishin mendonjës të lirë, ose pa faj, me artimetikë të thjeshtë, pra, numri i atyre viktimave të gjora i kalon 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë frymë). Po të zbresim nga Stalinizmi me njëfarë rrethi njerëzish kompetentë tek tirani i vogël i popullit tonë dhe në 14 grupet etnike të Europës, pas Perdes së Hekurt, do të gjejmë një nga pikturat më të shëmtuara të komunizmit dhe të komunistëve që administruan 45 vjet të mjerin popull shqiptar: uri buke, robëri aziatike parakristiane, terror nazist, degjenerim fizik e moral, zhdukje të vlerave morale shqiptare: Besë, Nder, Burrëri, Dinjitet – Pudor – Drejtësi – deri gjykimin logjik.

Kanë vdekur një përqindje shqetësonjëse e njerëzve nga Azeimer Disease (çmendje, humbje kujtese dhe ndërgjegjeje) që njeriu vegjeton si një bimë deri sa vdes, për mangësi ushqimi. Duket e pabesueshme që tirani vocrrak dhe xhandarët e tij kanë depozituar në bankat e Europës miliona dollarë në po atë kohë kur vdisnin foshnjat nga tuberkulozi për mungesë antibiotikësh e të tjera, dhe populli vdiste për bukën e gojës dhe vlerat morale e intelektuale në atdheun tonë të gjorë, ose jetonin në anonimi, në terr, shurdhë, qorra dhe memecë, ose vdisnin në burgje, ose në plumb e litar, ose pasi konvertoheshin në kufoma ambulante, mbaronin në pleh. Ana tjetër e medaljes është tallja cinike ose ironia e fatit që ka akoma, disa Iliro-Thrakë mendjetredhur ose ndërgjegje shterpe që mbahen për përparim të Epokës së Tmerrit, sepse u vunë disa tuvulla për mure, u shtruan disa udhë qorre, u ndezën disa llamba elektrike ose u shpuan disa vrima në dhe për të nxjerrë metale e minerale gjatë afro gjysmë shekulli pune me 10 dollarë në muaj rrogë.

Në SHBA rroga e punëtorit të thjeshtë fillon me 3.75 dollarë në orë, ligjërisht, porse në realitet nuk ekziston punë që të mos paguhet prej 10 dollarë në orë deri 37 dollarë në orë. Ata mendjemykur të gjorë shohin vetëm prapa, duke e krahasuar epokën e Tmerrit me atë të shkuarën, porse nuk kanë mendjen femër t’u pjellë imagjinata se ç’do ish bërë në Shqipëri brenda 47 vjetëve me një shtet-shtet, me një fuqi legjislative europiane, me një qeveri demokratike moderne, me një brez rinie të shëndoshë, në një vend të Europës, prej ku me ajër, me tokë ose me det, në pak orë arrin në Romë, Paris, Londër, Berlin, duke pasur atdheu ynë klimën më të mirë të botës, me një sasi të lumtur rezervash të nëndheut në metale e minerale; që është toka ose shprehja gjeografike më e pasur e botës, po të marrim në konsideratë proporcionin me vendet e tjera; vajguri, çimento, krom, flori (ar) etj. Përpara panoramës gjeopolitike, ekonomike e shoqërore – fetare, psikologjike, morale, shpirtërore, një shqiptar që njeh jetën në botën e lirë, po të mendojë shumë fatin tragjik të kombit, ose sëmuret, ose prishet nga mendtë, ose vdes nga dëshpërimi, po nuk pati fuqi vullneti të mbijetojë si nëna pas vdekjes së djalit të vetëm që e rriti pa baba. Përndryshe, duhet të ketë lindur njeriu me ndërgjegje të fshehur nën lëkurën e elefantit, që të mos ndiejë as gëzimin e përkëdheljes, as kërbaçin që rreh. Është ligj i natyrës që mediokriteti bashkohet kundër gjenive dhe fiton mbasi është shumica: Sokrati, Krishti, Galileo Galilei, Xhordano Bruno, Martin Luteri, Savonarola dhe legjione martirësh, në të gjitha kombet, në të gjitha kohët. U duk me kohë që komunizmi dështoi në ligjin e tij dhe në palcën e lëndës së tij që kur u provua që nuk mundi dot të edukojë breza marksistë as në Europë, as në Amerikën Latine, as në Azi.

Për këtë arsye diktatorët komunistë kur e ndien qartë që ideja nuk zuri rrënjë dhe nuk pati vazhdim, s’kishin udhë tjetër veçse të formonin shtet policesk, me një polici sekrete të zgjedhur për karakteristikat tipike të punës që do të kryenin: besnikëri të paskrupullt, të pa vlerash morale, gjaksore, mentalitete të mbyllura që veprojnë qorrazi nën urdhrat e një diktatori ose tirani, pa ligj, pa rregullore, pa përgjegjësi. U pezulluan të gjitha ligjet njerëzore dhe, si konsekuencë, njeriu arrestohej, burgosej, internohej, vritej dhe zhdukej pa asnjë justifikim, pale më arsye. Në një proces evolutiv, Policia Sekrete u bë vegël e domosdoshme e tiranit, sepse sa më shumë krime bënte tirani, aq më shumë armiq shtoheshin, aq më shumë tirani kish nevojë për atë. Kështu, Policia Sekrete në të gjitha regjimet komuniste u bë Fuqi Mbishtet. Nga ana tjetër, edhe Policia Sekrete kish nevojë për tiranin, kështu që Qeveria dhe të gjitha organet e shtetit zbritën në shkallë ligjore, duke u konvertuar në zyra burokratike në shërbim të Policisë Sekrete.

Gjenocidet e Policisë Sekrete në të gjithë botën kanë vrarë më shumë njerëz të vlefshëm e të pafajshëm, sesa vrau Lufta e Dytë Botërore. Sipas gradës së kulturës së popujve dhe sipas peshës specifike të qytetërimit të secilit, në këtë graduacion iu desh popujve të kuptonin Falsitetin e Komunizmit. Popullit rus dhe kombësive heterogjene të Rusisë Sovjetike iu deshën 70 vjet; Europës Lindore dhe Juglindore 30 vjet, Kinës 40 vjet dhe ende s’e ka kuptuar mirë; Kuba pas saj; Italisë 3 vjet; Francës një ditë; Anglisë një orë; SHBA kurrë nuk i pëlqeu dhe as që e vuri në bisedim. Epistemologët mendojnë që vetëm mentalitetet e prapambetura pranojnë qorrazi si solucion të vetëm dhe të vetmen udhë shpëtimi nga çdo tirani ose kolonializëm komunizmin. Duke qenë komunizmi, për natyrë të tij, një ideal absurd dhe kanceroz, nuk mund të japë tjetër rezultat veçse: ateizmin, absurditetin, korrupsionin, imoralitetin, tradhtinë, degjenerimin, depersonalizimin, vdekjen e të gjitha vlerave mendore, morale, shpirtërore.

Ky proces evolutiv negativ ndodh, sepse një ligj gjenetik i natyrës provon që, kur duam të bashkojmë, të shartojmë ose të martojmë elementë heterogjenë me elementë homogjenë, një në shtatë ka shans që të na japë si konkluzion elementë të një kategorie të pastër, qoftë heterogjene, qoftë homogjene. Ky ligj është 100% i provuar në pemë, në kafshë, në insekte dhe më mirë në njerëz. Prej këtu, në sociologji (shoqëri njerëzore të organizuar), prej këtu në Shtet dhe organet e tij. Psikologjia luan një rol kryesor, përveç biologjisë dhe raca, gjuha, tradita, besimi e zakonet janë përvojë nga do të rrjedhin konsekuencat. Në shoqërinë shqiptare të mesit të shekullit XX patëm një formulë kimike elementësh të ndryshëm të pabashkueshëm: a) për mentalitetin; b) kulturor; c) fetar; d) ekonomik; e) nivel inteligjence natyrore; me ndërhyrjet dhe presionet e jashtme: a) Traditat turko-bizantine; b) embrione sllave, greke, latine; c) influenca politike dhe ideologjike fashiste, komuniste. Në këtë kazan, ku po valonin elementë heterogjenë, duhej të gatuhej brenda një ide hegjemone, që të dilte gjella: KOMUNIZËM.

Për fat të keq të kombit shqiptar, udhëheqësit komunistë ishin të gjithë njëqind për qind të huaj, të panjohur dhe të panjohshëm me filozofinë e shekullit XX dhe me Ekzistencializmin që shpjegon esencën dhe ekzistencën, gjenin dhe eksperiencën, të vetmet vlera të ndërtimit të njeriut dhe, për konsekuencë, të shoqërisë njerëzore dhe Shtetit. Pas kancerit të ideologjisë komuniste shtoheshin të tjera sëmundje, që vinin nga padituria e drejtonjësve të Partisë Komuniste, duke filluar që nga udhëheqësi; një student i falimentuar në studime, pa asnjë kulturë qoftë dhe sipërfaqësore, deri te shokët e tij që ishin studentë të falimentuar që në fillore e shkolla të mesme, elementë negativë, Zero absolute për procesin filozofik konstruktiv.

Mbi gënjeshtrën nuk mund të ndërtohet kështjellë. Atë që natyra s’ta jep, salamanka (Salamanka qe i pari Universitet) nuk ta jep dot hua dhe, kur s’ke as natyrën, as salamankën, je i detyruar të falimentosh, thotë një proverb spanjoll. Si rrjedhim: nga një ideologji kanceroze e përqafuar nga elementë sifilitikë, tuberkulozë, xhahilë, gjaksorë, tradhtorë, aventurierë, ç’rezultat do të pritej? (Këtë studim e kam bërë që në vitin 1954, në librin tim “Lumenjtë zbresin të kuq”, (LOS RIUS BAJAN ROJOS), botuar nga Editoriali ULTRAMAR - SPANJOLL-ARGJENTIN; që tani vonë gazetarët e këtyre vendeve, duke ekzagjeruar (siç është mentaliteti i gazetarit) e kanë mbiemëruar “Libri Profetik”). Përveç këtyre faktorëve negativë heterogjenë, të sëmurë e të paditur, vjen si konsekuencë fatkeqësia e ligjit kimik të Pasterit “Origjina e mikroorganizmave” dhe ai i Mendelit në pemë “Gjenet” dhe ai i August Compte në Sociologji. Ç’ndodhi si konsekuencë në shoqërinë tonë njerëzore të viteve 1939-1945? 1) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin Filozofinë e lirë dhe askush Epistemologjinë. 2) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin aspak Komunizmin e përfaqësuar nga Marks, Engels, Lenin. 3) Pati pothaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin kritikën amerikane të Ideologjisë Marksiste. 4) Pati komunistë që nuk interesoheshin të dinin, as që do mund të dinin se ç’ishte Komunizmi as në praktikë, pale në teori; ky grup i fundit (i katërt) përbën masën e tërë udhëheqësve luftarakë ose lapurakë. Në pati në gjirin e partisë ndonjë djalë (me aq sa mund të dinte një djalë i ri në atë kohë, qoftë mjek, oficer, mësonjës) kjo klasë njerëzish të vlefshëm pësoi njërën nga dy alternativat: ose plumbin, litarin, burgun, ose u vu më një anë si i tredhur apo amorf.

Fatkeqësisht, edhe ana tjetër e medaljes nuk kish një formulë kimike më të mirë dhe të ngjashme me të parën, me përbërjen heterogjene – homogjene të njëllojshme, me përjashtim të pak të rinjve që kishin një kulturë të mjaftueshme sa për të dalluar të zezën nga e bardha. Kjo ana tjetër, demokracia, kish brenda viruse dhe mikrobe që e shpinin në falimentimin e idealit demokratik. Le të mendohet në bashkëpunëtorët me të huajt (ndonëse pakicë); mbeturina të kalbura turko-bizantine në hierarkitë anakronike: Kapitalistët iliro-thrakë (MENTALITET) dhe aventurierët, si dhe në kategorinë e mëparshme. Më së fundi, ishin dy anët po ajo… hallvë… e gatuar po me… ata elementë kimikë; me po atë fuqi centrifugale, fizike, me po ata numra, që u ngjajnë aplikimit të teorisë së kuanteve, në gatimin e energjisë nukleare që do të pëlcisnin si një bombë atomike që pëlcet brenda në një vatër familjare, që ish familja shqiptare e gjorë, si vëllavrasjet absurde. Këtij konglomerati homogjen-heterogjen i ra përsipër si një mallkim a dënim publik padituria, inkompetenca, sipërfaqësia mendore ose fati i zi, të mbledhur të gjithë në trurin e sëmurë të rakitikut Ruzvelt, i cili, i dështuar siç pati lindur, mendjetredhur, xhahil, sa një dembel Stambolli, ra viktimë e buzëqeshjes cinike të Stalinit dhe në mes të vodkës e haviarit në Jaltë, ia dhuroi Europën Lindore e Juglindore çeço Stalinit. Konsekuencë e këtij vendimi, Radio BBC e Londrës me bukuroshin Tajar Beu, e anestezoi pjesën e shëndoshë të popullit shqiptar që qëndroi spektator i ftohtë përpara tragjikomedisë së kombit, duke pritur kush do fitojë, kur të bjerë perdja e skenës së fundit të Dramës së Kombit, për të rrahur shuplakat ftohtësisht në një duartrokitje: NERONIT.


Në një bisedim të shkurtër që pata me filozofin frëng Zhan Pol Sartre, kur ky erdhi mik i thirrur i Universitetit ku unë mësoja filozofinë e tij (si një pjesë të kurseve të ekzistencializmit), ky më tha: “Sa më shumë i sinqertë, i vendosur, i zgjuar, trim të jetë një komunist – kryetar shteti, aq më shumë gabime, aq më të pakorrigjueshme gabime, aq më të tmerrshëm gabime do të bëjë, pa pasur tjetër alternativë veçse krimit, për të vazhduar në udhën e tij të gabuar, i udhëhequr nga filozofia e gabuar marksiste-engeliste-leniniste”.Epitafë lapidarë?

Dëmi më i madh që i bëri popullit shqiptar komunizmi nuk është vetëm terrori, krimet, gjenocidi 1944-1945, burgjet 1945-1990, nuk është verbimi xhahil me deklaratën ateiste, nuk është tradhtia vetëdashëse e paimponuar nga të huajt, kundrejt historisë; jo. Dëmi më i madh që i bëri kombit tonë komunizmi është demoralizimi – degjenerimi – pluhurizimi – çoroditja – mallkimi që i bëri popullit shqiptar në tru – në nerva – në të gjitha shtresat e ndërgjegjësore Frojdiane, deri në gjenin (xhinin), që dhanë për pjellje, një seri brezash shqiptarë me të gjitha vlerat morale të vdekura.

Në panoramën që paraqet kombi ynë, në këta pesë vjetët e fundit, kur deri diku u la i lirë të thoshte kush ish, të shihej në pasqyrë sa i shëmtuar ish; të analizohej në laborator, gjeni – esenca dhe ekzistenca të sëmura, në këtë panoramë, njëkohësisht heroi-komike dhe tragjikomike, duket qartazi vdekja mendore, shpirtërore, morale e popullit tonë shqiptar i njohur nga disa sociologë europianë:

Fillimi i radioterapisë dhe kimioterapisë Për të shëruar popullin shqiptar nga kanceri i kuq, duhet një proces intensiv dhe ekstensiv paralel: A) Radioterapi – kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjike, rrënjësore, si pastrimi i trurit, nervave, gjakut, xhinit deri në mikrozomin më të thellë. Faza e dytë është një terapi higjienike, duke i larë trurin popullit nga kanceri i kuq me anë të edukatës në të gjitha mjetet e saj: shkollat, librat, radio-televizioni, revista, gazeta etj. Duke pastruar bibliotekat nga leukemia që i mbulon dhe duke rimbushur bibliotekat me libra të qytetërimit euro-amerikan: filozofi-sociologji – epistemologji – me kurse mbi filozofinë e historisë, diplomacisë – shkencave. Me interpretimet të besimeve, p.sh., Gabriel Marcel – Journal metaphysique. Për vazhdim natyror më pastaj shkencat – teknologjia. Të gjithë këta faktorë mund të imponohen nga qytetërimet e shëndoshë që kanë dhënë për rezultat – lumturinë e njeriut.

Populli shqiptar duhet të njohë sinqerisht gabimet e tij dhe si përfundim të njohë veten e tij; ta vendosë veten e tij në pikën e trajektores së ekzistencës së tij; të rindërtojë ndërgjegjen e tij, të njohë kimikisht mikrobet e tij, t’i vdesë këta dhe të zërë udhë të re, me një ideal të ri, për një demokraci të sinqertë, për një jetë të re, besim në Zotin, besim në historinë fatmadhe të tij, besim në vlerat morale, besim në veten e tij, për t’i hapur udhën e re Historisë Kombëtare, sa më shpejt, përndryshe, do të humbasë akoma 50 vjet të tjerë, në një lëkundje tutje-tëhu; një çap para, dy çapa prapa. Po qe akoma i aftë, i sëmuri të ngrihet në këmbë (jo si kufomë ambulante, po si hero), atëherë lind shpresa që në një ditë të afërme të mund të zërë vendin që i përket, si një popull historik, në qytetërimin europian dhe në shoqërinë e kombeve. Le t’i lutemi Zotit për këtë mrekulli!
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

...eshte nje politike, menyre te te menduarit dhe ideologji se si shoqeria duhet te punoje dhe te organizohet.
Komunizmi eshte nje lloj socializmi që thote se nuk duhet te kete as klasa shoqerore as shtet.

Ne patem fatin te mos e perjetojme kete periudhe..do ishte mire te komentonin me mire disa qe e kan jetuar disi..po mund te shtoj qe ka lene shum pasoja ..qe sot ky vend po i vuan , e do vazhdoje dhe per shum kohe.. dhe ne memorie kane ngelu vetem disa kujtime te hidhura si..

Njerez që flitnin kunder qeverise dërgoheshin në burg ose të vriten.

......po do shtoja meqe dhe e kam te qarte e te sigurte ketu ku jetoj ne disa vende demokratike sot partitë komuniste i kane aktive, si per shembull ne France , Itali e Indi.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

ne fillim komunizmi ishte shumë i mirë , i liroi popujt e ndryshem nga feudalizmi pastaj ma vonë edhe nga nacizmi , ju dha te drejta edhe pak pasuri shtreses se varfun popullore ... ma vonë filuan udhëheqsat politik qe ta ndryshojn .... vetemse per ti ruajtun pozitat dominuse qe i kishin...filluan ti vrasin e masakrojnë intelektualët edhe njerëzit e pa fajshem ...duke u mundue qe friga te jet mbrojtje e tyre .. por deshtuan...
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

-Ky lexioni qe thote kjo per komunizmin eshte nje deshmi autentike se kur njeriu eshte i mbushur me skrupuj urejtje ..-------eshte kafsha me e eger qe ka krijuar nena natyre--------- dhe nga ana tjeter tregon se mediokrit perdorin gjithmone Injorancen e tyre si nje Argument per te sulmuar dicka qe nuk ju pelqen dhe per te cilen nuk e kane haberin fare , dhe ne kete rast nuk e kane haberin fare se cili ishte qellimi i komunizmit -----------------

-----------Komunizmi ka si parim te tij kryesor Barazine e Njeriut -----dhe natyrisht do deshtonte sepse ishte shume i parakohshem dhe tjetra eshte se ndersa predikonte barazine ,------- nuk i lejonte edhe kundershtaret e tij te kishin shance te barabarta por perdorte dhunen ndaj tyre,pra ndoqi ruge te gabuara ne Ekonomi dhe ne maredheniet midis klasave te ndryshme te shoqerise -
-----------Por duke perdorur dhunen ndaj kundershtareve te tij politike Komunizmi dilte nga natyra e tij e Barazise, dhe vellazerise se njerezve midis njeri tjetrit , pavaresisht se cfare kishe qene ti me perpara-----------dmth difekti i tij ne maredheniet me njerezit ishte lufta e klasave
---------------Por te thuahs qe komunizmi ashte anti- natyral--kjo eshte gjeja me e papranueshme qe mund te thuhet --sepse KOMUNIZMI PREDIKON BARAZINE ----
--------Dhe duke predikuar barazine komunizmi esht ne te njejten ritem edhe me librat fetare te cilat thone se para zotit njerezit jane te gjithe njelloj-----------
-
--------Komunizmi kishte qellime Humane sepse ai kishte si qellim te tij Mireqenien ,vellazerimin dhe Barazine e njerezve por ruget qe ndiqte i kishte te gabuara --ndaj dhe deshtoi ne ekonomi dhe degjeneori ne dhune ....----------
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Predikim....utopi....demagogji...E c`rendesi ka teorikisht se cfare eshte Komunizmi ?!

Shkaterrues....rrenues....mbytes...vrases....Ja efektet e tij ne perpjekjet Praktike !
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Une mesova qe ndau njerezit per se gjalli.... andej e ketej kufijve........
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,160
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Një shoqëri pa klasa dhe pa shfrytëzim. Nuk ka një instrument shtetëror që mund të përdoret nga njëra pjesë e shoqërisë për të mbajtur nën kontroll dhe për të shfrytëzuar pjesën tjetër. Nuk ka nevojë për ushtri apo për forca policie. Nuk është e nevojshme për të shkëmbyer prodhimin me para për ta pasur. Shoqëria ekziston në bazë të parimit: Nga secili sipas mundësive, gjithsecili aq sa i nevojitet.

Përkufizim i gabuar: (që besohet nga të gjithë por që është krejt i pavend)

• Sundimi i shtetit nga një parti e vetme në një sistem mono-partiak që shtyp çdo lloj forme opozite. Kontrolli i ekonomisë nëpërmjet centralizimit. (Shembuj të këtij përkufizimi të gabuar: Shqipëria komuniste, Ish Bashkimi Sovjetik, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, etj.)

Ku ka ekzistuar komunizmi?
Asgjëkund. Komunizmi, në kuptimin e një shoqërie pa klasa dhe pa shfrytëzim nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Fjalët "Komunizëm" dhe "Socializëm" keqpërdoren jo rrallë për të përshkruar një shoqëri e cila hidhet në revolucion popullor për të hedhur nga pushteti klasën sunduese dhe imperializmin e huaj, si dhe ku marrëdhënia me pronën dhe cilësia e jetës së masave ndryshon në mënyrë rrënjësore. Këto revolucione popullore meritojnë mbështetje për t'i bërë ballë sulmeve imperialiste. Megjithatë, është e nevojshme që të bëhet dallimi kolosal mes këtyre revolucioneve popullore dhe sundimit të klasës punëtore.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Komunizmi eshte nje Utopi,ku nuk finksionon as gje.Po te ishte sistem i mire do ta kishimm vene ne jete ne gjermanet.Se ne e kemi shpik (K.Marks)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Me habite alem_de.Nese e ka thene Marksi kete....!!!, ........po me "urën" ca pati ai ?!"


:p
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Me habite alem_de.Nese e ka thene Marksi kete....!!!, ........po me "urën" ca pati ai ?!"


:p
Me fal se nuk e kuptova (po me uren ca pati ai).Te lutem shume me sqaro.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Ore, po sa shume inat e paskeni komunizmin bre! Komunizmi eshte nje filozofi socjale e ekstremit te majte, dhe si cdo ekstrem eshte i demshem per njeriun.

Do doja te nenvizoja qe fajin na e kan gjermanet, dushmanet, se ata na e sollen edhe komunizmin edhe fashizmin. Gjermanet duhet te vazhdojn te prodhojn Mercedesa dhe ta lene menjane filozofin sepse kan treguar qe nuk jan te zotet ne filozofi.

Pra, sic jua shpjegonte Qazim Mulleti katunarve faxhizmin, si hallve me shume sheqer, po ashtu jua shpjegonte edhe Enveri komunizmin. Ndryshimi i vetem ishte se Qazimi merte per shembull topin e hallves, kurse Enveri lugen e floririt per ta ngrene... dhe e ngreni populli shqiptar sa krahu!!!! :D

Ps. Alem, gjermon je ti mer lal, si Marksi? Jo se kshu n'shkrim nuk ke shume theks. Une po t'isha moderator do te kisha perjashtuar nga forumi! :D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Me fal se nuk e kuptova (po me uren ca pati ai).Te lutem shume me sqaro.
alem_de te "detyrohem " nje shpjegim :

"po me urën ç`patën" eshte nje batute filmi qe perdoret rendom ne momente humori....Po i bie shkurt qe te dale gjate :p
ideja ne ket rast eshte : Ky Marksi qe e shkrujti ne veprat e tij me kapake te rende...e me shume teori...mire qe i thurri e i thurri bukur... por belanë e la pas...ama!
per me shume, s`te le radhe dbh -pis-se e shpjegoi shumeee shkurt.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Komunizmi eshte nje Utopi,ku nuk finksionon as gje.Po te ishte sistem i mire do ta kishimm vene ne jete ne gjermanet.Se ne e kemi shpik (K.Marks)
si po shihet edhe Demokracija po deshton :d:d
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Ore, po sa shume inat e paskeni komunizmin bre! Komunizmi eshte nje filozofi socjale e ekstremit te majte, dhe si cdo ekstrem eshte i demshem per njeriun.

Do doja te nenvizoja qe fajin na e kan gjermanet, dushmanet, se ata na e sollen edhe komunizmin edhe fashizmin. Gjermanet duhet te vazhdojn te prodhojn Mercedesa dhe ta lene menjane filozofin sepse kan treguar qe nuk jan te zotet ne filozofi.

Pra, sic jua shpjegonte Qazim Mulleti katunarve faxhizmin, si hallve me shume sheqer, po ashtu jua shpjegonte edhe Enveri komunizmin. Ndryshimi i vetem ishte se Qazimi merte per shembull topin e hallves, kurse Enveri lugen e floririt per ta ngrene... dhe e ngreni populli shqiptar sa krahu!!!! :D

Ps. Alem, gjermon je ti mer lal, si Marksi? Jo se kshu n'shkrim nuk ke shume theks. Une po t'isha moderator do te kisha perjashtuar nga forumi! :D

------------Komunizmin e sollen gjermanet si filozofi-Por komunizmigjerman e lejonte Opoziten ------dhe Une kam degjuar nje itnerviste te Nobelistrit Mexican te Ltersise Fuente tek BBC --qe thote se --Roza Luxemburg i tha Leninit qe ti s'ke te drejte ta eliminosh Opoziten-----------Dhe pastaj Fuente tha dicvka me te vertete Interesante qe :......Komunizmi deshtoi se perkrahu raca sllave e Rusise dhe jo Anglo-saxonet --Nese do e kishin zbatuar anglo-saxonet komuniozmi do ksihtetriumfuar ....por natyirhst duke e lejuar opoziten,sic e parashikonin komunistet gjermane .....-kjo ishte nje pjese nga itnervista e Fuentes
--------Tani kur flasim per komunizmin ne flasim per principet e tij qe ishin te bazuara tek Iluministet Francese Ruso,Volter ,etj te cilet e vinin thexin tek parrulat Egalite & Fraternite -----Pra Barazi dhe VLLAZERIM,-----
----Ndaj - dhe principet e komunizmit ishin po Barazia para te mirave materiale --sepse Zoti na ka bere te gjitheve njelloj, dhe duhet te kemi mundeisne qe te gjithe per ti gezuar ato------Mirpo ne fuedalizem kur lindi komunizmi , barazia ishte zerooooooo------------------Shfrytezimi i te pasurve ndaj te varfereve ishte kriminal, C'njerezor -ndaj dhe kjo solli si pasoje Institucionalizimin e Komunizmit ---si nje shpetim deshperues i miliona njerezve te varfer qe punonin ne kushtet e skllaverise se plote -------Sae psh ne France fshatari ishte i detyruar ta merte ne krahe kalipec Feudalin neqs ky i fundit e shifte te arsyeshme qe te mos ilagesgin kepucet, te mos flaism pastaj per kushtet cnjerezore te puntoreve ne fabrika e miniera ku njerezit vdisnin si mizat , kujdesi hsteteror per te varferit ishte zero --- sic eshte sot ne Shqiperi po te vesh ne spitale duhet te marresh carcafet me vete ----sepse ne Shqiperi Sala duke e cuar ne zero cdogje e coi Shqiperine ne Kapitalizmin feudal te mesjetes kur ishte lufta kunder makinerive
-----------Pra une them se Komunizmi ne Princip te tij ishte me qellime pozitive --por ruget q endoqi komunizmi kur u zbatua per ehre te pare ne Rusi ishin krejtesisht te gabuara -----------dhe duhet thene se Komunzimi ishte edhe nje Utopi seps enukmuind te harihej ne ketokushte te zhvillimit te Historise sone njerezore ----------Por natyrisht ne te ardhemn atje do shkoje, se paqia do mbizoteroje edhe prodhimi doritet gjithmone e me shume,edhe shkencat do zhvillohen shume -dhe do harihet ajo qe imagjinonte John Lenon ne kengen e tij IMAGINE

-----Ne fakt shumica e shqiptareve jane pro komunizmit, por nuk e shprehin , te pakten ne Shqiperi, sepse kur krahasojne keto 20 vjet demokraci me 50 vjet tekomunizmit njerezit shikojne se sot ne nuk kemi SHTET FARE --Ne fakt nuk kemi azgje ,me perjashtim qe jemi te lire tja mbathim nga Shqiperia ne emigrim ---------Por ky ka qene zanati jone per qindra vjet ndaj kur s'kemi pasur shtet

---Mirpo shqipot qe jane jashte Shqiperise flasin kunder komunizmit duke nenkuptuar patriotizmin e tyre,----------------Por eshte interesant fakti qe Lideret Komunzite te huaj nga 1919 dhe deri tani kane qene gjithmone pro Krijimit te shtetit Shqiptar ,dmth pro interesave tona kombetare ---
------------Biles edhe Marxi ka folur pro Shqiperise , duke e mburur Skenderbeun kundrejt genjeshtrave te Papes ne ate kohe ----------Ne 1919 Trocki minsiter i jashtem i Rusise demaskoi tarktain Italo-Grek per coptimin e Shqiperise
---------- Te mos flasim pastaj per Stalinin qe e ka ndihmuar Shqiperine ne menrye te jashtezakonshme, biles me shume se popullin rus.---------Eshte interesant fakti qe Stalini ishte i intersuar edhe per historine tone te vjeter si komb----------Dhe ndihma qe dha Stalini per Shqiperine ishte Moderne dhe shpetimtare per Shqiperine -------Vetem per ato 3-4 vjet --Stalini i dha Shqiperise Industrine e Nxjerejes dhe perpunimit te Naftes me te miren ne Evropen lindore--na dha Industrine Textile nga me modernet,ne Enmergjititke na dha Hidrocentrale ,Amratimin me modern ne Mesdhe --- dha ndihma ne specialiste- Inxhinjere te industrise ,Bujqesise ,Ndertimit te urave ,rugeve, -shkolloi ne universitetet me te mira te Rusise me mijera studente shqiptare, etj etj dhe te gjitha keto Ndimha qe kushtojne miliarda dollare na i dhuroi ...........FALAS --------NE NUK PAGUAM ASNJE QINDARKE--------
--Mos te flasim pastaj per ndihmen diplomatike q ena dha kunder perendimit , dhe pikerisht ndaj Anglise e cila donte ti jepte Juugn tone Greqise -----------Kush te jep ty sot ndihma falas
-----------Tani ta quajme armik te Shqiperise sepse ai ka vrare popullin rus ?????
--------Ok ,ai ka kryer krime cnjerezore ndaj popullit rus--------Por neve na ka ndihmuar ama
--Ndaj shqiptaret duhet ta kene parasysh ndihmen qe keta lider t ekomunizmit i dhane Shqiperise para se te hidhen si te xhindosur kunder tyre
-------Dhe sa per sistemin po e perseris edhe njehere Nuk mburrim krimet e komunzimit, por mburrim faktin qe:-------- IDEALET KOMUNIZMI I KISHTE HUMANE DHE KERKONTE QE TE GJITHE TE ISHIN TE LUMTUR, jo ca te lundrojne ne pasuridhe te tjeret t emos kene buke te hane -------------------Sic thote diku ajo kenga e Bashkim Alibalit me titull ---"S'ma njohe zemren"--kur diku thote keto fjale :"......Se lumturia te jete e vertete s'mjafton vetem me ty dhe mua por me mijera zemra bashke kerkon ajo......"----
--------Dhe sa per komunizmin ne Shqiperi ----------Komunizmin shqiptar e c'renjosi Shqiperine nga feudalizmi otoman ku e kishin futur bejlurcinat qe isht enje feudalizem700 vjet i prapambetur kur thote Konica

--Sa per Komunizmin e Kines mos e zini ne goje se eshte turp----Kina ka komunizme krijues , dinamik, qe e zhvillon edhe pronen private por ne funxion te shoqeirse --dhe kjo ka bere qe Kina sot po behet nje superfuqi kercenuese ekonomike per USA ,me nje zhvillim inpresionues ku per 15 vjet nga 1990 ne 2005 pretendohet se ka nxjerre 500 milion njerez nga varferia ,sic thone specialsitet amerikane -----
------Por sidoqofte ata jane kines dhe nuk po na ruhet shume per ta ,por e them si kuriuozitet --se ne kemi 20 vjet dhe nuk kemi azgje ne terezi ......
--Nejse seicili ka opinonin e vet
 

bamatat

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 13, 2010
Postime
1
Pikët
0
Vendndodhja
Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja r
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Makineri e madhe fyerjesh dhe shpifjesh pa argumente logjike ! Komunizmi si teori dhe si praktike eshte prodhim i qenieve njerezore , pikerisht e atyre qe krijuan Romen dhe skllaverine , Mbreterite dhe bujkroberine , Kaptalizmin dhe proletariatin e me radhe ...

Nuk po shkruaj me shume se besoj edhe me kaq sa shkruajta ndonje mendje shkurter me ka vene emrin , me siguri , komunist ! Kjo eshte gallata qe afrojne ata qe jane shkeputur vone nga majmuni !

Vriteni mendjen per argumentet dhe provat per sistemet e fundit shoqerore qe ka provuar bota , kaptalizimin dhe socialkomunizmin , dhe do te kuptoni se nuk eshte ceshtje individesh !
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Eshte e vertet qe Stalini ka bere shume me teper per Shqiperine sesa kan bere te gjithe udheheqesit e saj se bashku, por kjo nuk e ben komunizmin nje sistem te mire per vendin.

Po te krahasohet sistemi demokratiko-anarshist i sotem me ate komunistin e djeshem, ky i sotmi eshte me frutdhenes.

Komunizmi kinez nuk eshte komunizem ne kuptimin e plote te fjales, sepse lejohet prona private dhe 'pabarazia' e njerzeve, por eshte nje sistem unik ne llojin e vet. Kinezt paten zgjuarsin te kuptojn qe diktatura shteterore mund te funksjonoj paralelisht me ekonomin e lire, dhe asnje shtet tjeter komunist nuk arriti te beje dicka te tille.

Dhe rroft 'komunizmi' kinez se eshte motorri i ekonomis boterore!
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Eshte e vertet qe Stalini ka bere shume me teper per Shqiperine sesa kan bere te gjithe udheheqesit e saj se bashku, por kjo nuk e ben komunizmin nje sistem te mire per vendin.
--------Sipas kesaj qe shkuran ti ketu --ti paske mangesine thelbesore por edhe me lementaren qe nuk di te lexosh
--Une aty nuk mburr komunzimin si sistem --Por mburr ato qe duhen mburrur nga ai sistem
--Ndersa per Shqiperine ne vitin 1944 --Komunizmi ishte shpetimi i saj sepse vendet perendimore donin ta coptonin Shqiperine--
Megjithate Shqiperia vajti ne Komunizem sepse e cuan te medhenjte, dhe jo se vajti vete-pavaresisht tendences pro komunsite te Enverit
------Edhe te donte Enveri nuk mund te vente ne perendim,sepse u caktua te veje nen Jugosllavine
----Nga ana tjeter Komunzimi e zhvilloi Shqiperine me shpejt se kedo tjeter ne 30 vitet e para
Biles ne 1970 kur Shqiperia kishte bere elektrifikimi e pLote te vendit ishte vendi i vetem ne Europe , ne Lindje dhe perendim
------ Natyrisht ju nuk i dini keto gjera sepse nuk lexoni ,por c'eshte me keqja eshte se ju kerkoni te impononi Injorancen tuaj te neveritshme....

--Dy fjale per te gjithe ju :

----Nga sa ju kam lexuar deri tani --------Jeni pa asnje dyshim Forumi shqiptar me nivelin me te ulet ne Planet, ju nuk keni lexuar asnje liber serioz ne lidhje me politiken , historine,filozofine azgje fare dhe aq me keq akoma
ju nuk keni lexuar azgje nga sa thone enciklopedite serioze te botes moderne per historine 50 vjecare te Komunizmit Shqiptar .... dhe nga ana tjeter menyra juaj e arsyetimit eshte ajo e nje njeriu te gjymtuar mendersht qe brenda kokes se tij mund te kete cdo gje me perjashtim te trurit njerezor
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Komunizmi, çfarë është?

Filozofia e komunizmit eshte si nje plan qe vetem inxhinjeret e afte mund ta zberthejne. Te pa aftit e shohin, nuk kuptojne asgje e flakin me perbuzje dhe nisin e tallin duke u gajasur ne primitivitetin e tyre therres.

Une nuk do ndalem tek filozofia komuniste dhe vertetimi i Markesizmit si teori ekonomike krejtesisht e vertetuar dhe analizuar nga Markesi dhe Engelsi. Por do t'a shikoja ceshtejen ne nje prizem tjeter.

Renia e shteteve aspiruese per te qene komuniste te bllokut te lindjes dhe pasojat ne ekonomin boterore. Me renien e atyre shteteve Kapitalizmi eshte bere me i eger dhe me agresiv duke i hequr pak nga pak te gjitha leshimet qe i kishte bere me pare puntoreve(klases puntore) si ne paga ashtu edhe ne pensione. Te gjithe jemi deshmitare per rritjen e moshes per daljen ne pension per puntoret keto vitet e fundit. Kujtojme protestat e fundit ne France, Greqi etj... Duket qe gjitheshka qe kapitalizmi kishte leshuar nga frika e komunizmit tani po e merr prap.

Pra ishte Komunizmi ai qe e mbante Kapitalizmin me te pranueshem dhe me njerzor. Tani me renien e Komunizmit kapitalizmi pa tregon fytyren e tij te vertet. Dale se eshte heret akoma!
 
Top