• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Koncerti i Ramazzottit më 9 gusht?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Koncerti i legjendës italiane Eros Ramazzotti, i caktuar të mbahej më 30 korrik, është shtyrë për datën 9 gusht- thonë zyrtarë të kompanisë UBBOSS.
Menaxherja e kompanisë UBBOSS, e cila është duke u marrë me organizimin, Armenda Filipaj, ka thënë se gjithçka është në rregull dhe se janë marrë vesh për datën e re.

“Këto katër ditë që kanë shkuar kanë qenë të tërat me negociata me menaxhmentin e Eros Ramazzottit. Ne e morëm një datë, 9 gushtin, dhe më pas kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës që të na sigurojë se nuk do të ketë probleme të ngjashme me ato të së mërkurës që i lamë pas”, citohet Filipaj nga Koha.net.

Sipas saj, ministri Lutfi Haziri i ka dhënë garanci se do ta mbështesë këtë koncert, duke qëndruar pas pagesës së 15.000 eurove për qiranë e stadiumit të Prishtinës.

Ndërkohë, nënkryetar i klubit të futbollit “Prishtina” që menaxhon stadiumin e kryeqytetit, Afrim Muqiqi, ka qenë i prerë: “Vetëm le të vinë dhe ta nënshkruajnë kontratën dhe unë jam OK”.
 
Top