• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Konfiskohen pronat e shtetit shqiptar neper bote per te paguar gjoben e Beketit.

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,754
Pikët
113
Skema eshte shume e qarte. I mbyllin televizionin,ky i hedh ne gjyq,ne fund paguajne taksapaguesit shqiptare dhe 110 milionet ndahen. Gruaja e Erion Veliajt eshte pjese e avokatise se Beketit "kundra" shtetit shqiptar. Dhe populli vazhdon degjon perallat e Babe Myslym Shallvares.
Po kastrato Zisi?
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,187
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.


Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?
Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.
Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?
Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,845
Pikët
113
Kjo bisede e s´pastrimit ka qene me Berishiotet apo me Ramiotet ?

Topi eshte i PS -> spastrohen leket e PS
Klani eshte i PD -> spastrohen leket e PD

Keshtu funksionon ? (pak a shume?!)
jo jo nuk funskion me keshtu topi eshte me ps ndersa klani me ate qe eshte ne pushtet...
 

Tiku

YshForti….
Anëtar
Feb 11, 2021
Postime
3,366
Pikët
113
Vendndodhja
Kalimthi neper Bote.
Ta nisim check un ne , apo ska ardhur akoma rradha per te paguar pjesen qe i detyrohemi atij legenit italian se keta legenat qe na e shtuan borxhin skane pergjegjsi perkundrazi.:p
 

Tiku

YshForti….
Anëtar
Feb 11, 2021
Postime
3,366
Pikët
113
Vendndodhja
Kalimthi neper Bote.
Mesa duket - Mafia italiane ka zbritur ne Shqiperi dhe keto legjislatat boterore po mbyll syte !

Eshte kaq e rende qe ligjvenesi injoron Fakte te qarta te rrethanave ne te cilen eshte zhvilluar ky biznes.

Keta te tanet s´kane goje te hapin se jane te perfshire deri ne gryke, ndaj rrine une dhe kete 110.000.000 € do dalin nga taksat e shqiptareve.

Diskutim i mbyllur ne forum ose ne ndonje emision ABC ose Gjurme Shqiptare dhe na ka puthur halla ne dy faqet ne :)

Ehm BOH - ketu duhet te behet dicka se keshtu se di si te shkojm perpara ! S´e kuptoj.
Jau kane ngordhur nervin shqiptareve o iDeA...
 

Tiku

YshForti….
Anëtar
Feb 11, 2021
Postime
3,366
Pikët
113
Vendndodhja
Kalimthi neper Bote.
Shqiptaret kane te tjera priorite dhe ka shume vuajtje - populli eshte i traumatizuar !

Ca termeti
Ca Pandemia

Kane halle njerezit - ne perditshmeri s´arrijn te shohin diellin.
Po keta I kane futur ne keto skuta dhe ky ka qene qellimi, ose ul kurrizin ose ik pastaj.
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,187
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
S´te kuptoj - nga drejtshkrimi.
Megjithate marr vesh qe e kemi nje pikepyetje te madhe per kete gjendje.

S´mund te leme te gjithe te vine te hane e te dh... e ne t´i marrim era !

C´eshte kjo qe vete me ne ?!

Te pakten Ertogruli po ben gjasme nje Spital - po ve nje dore.

Dhe perhere i qendroj mendimit - ITALIANI ESHTE POPULL I PABESE dhe DINAK. Po lane italianet ne Shqiperi do na haj VDEKJA.
Nuk i kemi lënë gjë mangut edhe ne, j'ua kemi kopjuar veset fije e për pe.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,187
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Par mund te me sqarosh pak te lutem.
Becchetti ndertoi biznes gjate kujt qeverrie ?

Dhe gjate kujt qeverrie u mbyll biznesi i tij ?

Faleminderit :)
Nuk jam i sigurtë se cila qeveri i dha një leje konçesionare për hidocentralin e Kalivaçit në mos gabofsha, qeveria Nano apo ajo e Berishës.
Por ashtu si shumë pastrues të parave të pista të Shqipërisë hidhte një kamion inerte dhe e shiste me dyfish çmimin e investimit tek të afërm/të njohur të tij.
Kështu vazhdoj dhe më 2013-2014 hapi një media për të gjurmuar/denoncuar keq qeverisjen dhe korrupsionin e tij.
Mori gazetarët më të paanshëm të Shqipërisë me paga tepër të larta krahasuar me tregun.
Vazhdimi dhe përfundimi i zallamahisë dihet pas dasmës së një pensionistje që martoj velinën e tij nëpër kalatë e Shqipërisë me kursimet e saja të pensionit.
 

Tiku

YshForti….
Anëtar
Feb 11, 2021
Postime
3,366
Pikët
113
Vendndodhja
Kalimthi neper Bote.
Në cdo investim qe eshte bere ne Shqiperi jane pastruar para. Edhe ato pak firma serioze qe mund Te kene ardhur kane vjedhur pa meshire.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,754
Pikët
113
Ka filluar qe me berishen dhe vazhdoi me ramen.
E ka filluar qe me Tosin e Nanes,..vazhdoj ne kohen e Birishes.

Ne fakt ka dashur te ndertoje Inceneratore, qe ne kohen e Tosit, por ne ate kohe pati protesta dhe nuk umla, e nejta gje ndodhi edhe ne kohen e Birishes.

Se e kishin lone me i ndertu ne kohen eSkenderVerit, me aTe fierakun, tre cope pernjeheresh,..

Sdi nese do na ka hedhur ne gjygj, edhe pse se lane te ndertonte incineratore,..

P.s

Gruan e ka Shqiptare, kshu qe nje pjese te evrove, do kthehen prape ne Shqypni..

Ndersa ndihmesin kryesor qe ka pasur, ka qene keshillar i Meksit fillimisht dhe Tosit te Nanes, 8 vjet,..
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,672
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
E ka filluar qe me Tosin e Nanes,..vazhdoj ne kohen e Birishes.

Ne fakt ka dashur te ndertoje Inceneratore, qe ne kohen e Tosit, por ne ate kohe pati protesta dhe nuk umla, e nejta gje ndodhi edhe ne kohen e Birishes.

Se e kishin lone me i ndertu ne kohen eSkenderVerit, me aTe fierakun, tre cope pernjeheresh,..

Sdi nese do na ka hedhur ne gjygj, edhe pse se lane te ndertonte incineratore,..

P.s

Gruan e ka Shqiptare, kshu qe nje pjese te evrove, do kthehen prape ne Shqypni..

Ndersa ndihmesin kryesor qe ka pasur, ka qene keshillar i Meksit fillimisht dhe Tosit te Nanes, 8 vjet,..
Ja paskemi mare kalane nga brenda,vetem 50 mln do paguajme dmth.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,187
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Sa euro duhet të paguajë vetëm qarku Kukës për Francesco Bechetin?!


Nga Ermal Mulosmani
Sa është shuma që do i paguajnë shqiptarët Francesco Becchetit? Sa është detyrimi total dhe çfarë mund të bëhej me aq para?
Përtej marazit që na kap kur kuptojmë se duhet të paguajmë për tekat e Kryeministrit, adjutantit të tij Agaçi dhe Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, secili nga ne duhet të kuptojë se çfarë përfaqëson shifra prej 118 milion e 500 mijë Euro që, sipas të gjitha gjasave, shteti shqiptar duhet t’i paguajë një tregtari Italian, investimet e të cilit në Shqipëri nuk i kaluan kurrë 20 milion Euro.
Nëse pjesëtojmë shumën totale të gjobës me banorët rezident në Shqipëri, sipas INSTAT-it, në 01 Janar 2020 (po të jetë e azhornuar me të dhënat e sotme del edhe më pak njerëz me siguri) del shuma 41,6 € për person. (118,500,000€/2,845,955 njerëz) Nëse këtë shifër e shumëzojmë me numrin e banorëve për çdo qark, atëherë do të kemi të dhënat e mëposhtëme:
Pra, një qark i varfër si Kukësi, fjala vjen, duhet t’i paguajë Becchettit 3,120,000 Euro! Edhe nëse mbledhim kursimet jetësore të këtyre banorëve (gjysma e tyre me siguri nuk kanë kursime por borxhe) shuma e të gjithë kursimeve nuk do të kapte atë shumë. Çdo familje me 5 persona nga Kolesjani, Bicajt, Shishtaveci, Dragobia, Geghyseni, Golajtt, Helshani apo Leniqi do t’i paguajë biznesmenit Italian 200 e ca Euro nga paratë e tyre!
Nuk kanë?! Problem i madh. I paguan Kryeministri nga paratë e shtetit. Do shkonin për asistencë sociale për fukarenjtë e Shqipërisë, por, meqë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi nuk donin media opozitare, atëherë, le të rrinë pa bukë fukarenjtë. Zorra e thatë le të thahet edhe pak!

Nuk kanë? Le të marrin borxh, të shtojnë borxhet! Le të bëjnë siç kanë bërë deri tani, le të durojnë edhe pak. Fundja ata janë njerëz të butë. Ata veç qeshin me batutat e Kryeministrit….
Nëse Beccheti do t’i investonte aq para në qarkun e Kukësit, për të blerë vota do të merrte dy deputetë nga tre që ka qarku!
Nëse Beccheti do të formonte Parti dhe të konkuronte në Shqipëri, do të ishte Parti e parë! 118 milionë Euro po të paguhen për të blerë vota do të blenin 590 mijë njerëz! Dhe me çmim të mire jo hauhiu, 200 €/votë! Çdo familje me 5 anëtarë do të merrte 1000 € po të votonte Becchetin!
Të gjithë me siguri do ia kishin dhënë votën për të kursyer aq para. Fundja ne nuk mendojmë më shumë se sa hallin e sotëm. Rama dhe Basha do të humbisnin pushtetin, Beccheti do të bëhej udhëheqësi ynë. Punë e madhe, le të vinte. Ama mos të na i merrte paratë nga xhepi.
Por fatkeqësisht Francesco ka një plan tjetër. Me paratë tona do blejë Evertonin.
Sa bukur! Për blerjen e një klubi të Premier League paguajnë katundarët e Geghysenit!
 
Top