• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kontributi i gruas shqiptare ndër shekuj

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë se burri, sepse fëmijet së pari nga nëna marrin arsimimin dhe mësimet.(N.Frashëri)


Njerëzor

-Në historinë mijëravjeçare të njerëzimit nuk është i madh numri i grave që paten mundësi të shquheshin në sferat e ndryshme të jetës.
U njohën,kryesisht,emrat e atyre grave që zëvendësuan burrat e tyre sundimtarë apo ato që përkrahën burrat e shquar.Një numër i madh i grave ngelën anonime dhe u përfshinë me emrin e përbashkët:grua.

-Bota e ngulfatur vepruese dhe krijuese e gruas nisi të gjente shprehje vetëm nga shekulli XVIII. Në shekujt vijues ,falë energjisë dhe këmbëngulësisë individuale të femrave në Perëndim dhe,më pas,mëtimeve kolektive,nisi shpalimi i botës krijuese të gruas.Fundi i shekullit XX shënon inkuadrimin e gruas në të gjithat sferat e jetës dhe begatimin e trashëgimisë së çmuar të njerëzimit.
-Jashtë rrjedhave të përgjithshme historike nuk ngeli as gruaja shqiptare.Duke pasur parasysh katrahurat historike të kombit shqiptar,një mori grash shqiptare e meritojnë te përmendim në këtë shkrim sepse ishin shtyllë e qëndrueshme e kombit.
-Sipas burimeve historike,qëndresa e sakrifica,si formë e rezistencës së gruas shqiptare në luftërat për liri e pavarësi,paraqitet në vazhdimësi.Ato u rezistuan tendencave të asimilimit e fortunave të akulturimit,perms edukimit human familjar e ruajtjes së traditës krijuese popullore e urbane që nga kohët antike.Por, ky nuk ishte fushëveprimi i vetëm i gruas shqiptare ,ajo u shqua në lëmin e arsimit,të kulturës,të shkencës,të politikës etj.
-Nga shumësia e femrave shqiptare ,të cilat qëndruan dhe vepruan në rrethana ngulfatëse të kohëve,dolen personalitete të shquara,vepret e të cilave tejkaluan kufijtë kombëtarë e botëror.Me veprat e tyre dëshmuan se nuk ka fuqi që mund t’i ndalë synimet e shenjta në drejtim të emancipimit të gjithmbarshëm.
-Gruaja në botën ilire,ndryshe nga ai i botës antike greke,kishte një vend të veçantë,madje edhe trashigiminë.Kështu në antikë Teuta e mori fronin e burrit,Agronit,në mesjetë Komita dhe,më pas vajza e saj Rugina trashëguan Despotatin e Vlorës,Helena Topia trashëgoi zotërimet e Topiajve në Krujë ,Skënderbeun e mbështetën fuqimisht motra e tij Mamica dhe gruaja Donika.Mjerisht,rënia e Perandorisë Osmane nuk solli lirinë për gjithë popullin shqiptar.Konferenca e Ambasadorve në Londër në vitin 1913,lane gjysmën e popullit shqiptar jashtë Shqipërisë dhe I detyruan këta që ta vazhdonin luftën për liri,tani nga zgjedha serbe e greke.Lëvizja e Kaçakëve ishte një prej rezistencave më të fuqishme të armatosura ndaj pushtimit serb ndërsa Shote Galica u bë personifikim i rezistencës së gruas kosovare.Përfundimi I Luftës së Dytë Botërore nuk e zgjodhi qështjen shqiptare dhe mësimet për bashkim kombëtar vazhduan.Në Organizatën Nacionale Demokratike Shqiptare u angazhuan edhe shumë gra.Me hapjen e Univerzitetit të Prishtinës në vitet ’70 nisi shkollimi I hovshëm I femrave shqiptare ,dhe femra shqiptare u bë shkëmbë I palëvizëshem I drejt synimit kombëtar.
-Pas okupimit ushtarak të Kosovës (1989) gruaja kosovare u bë kompetente e rëndësishme e rezistencës paqësore dhe ushtarake e UÇk-së,ku mund ta përmendim heroizmin e Xhevë Lladrovcit rënë në fushen e nderit.
-Në rrugën e stërgjatë të histories së popullit shqiptar meritat e gruas shqiptare zënë një kaptinë të veçanta. Ajo e bëri këtë permes edukimit të gjeneratave ,edukim ky që niste nga ninullat e para dhe mbajti frymën liridashëse,kultivoj ndjenjat e mosgjunjëzimit dhe të respektit ndaj vlerave kombëtare e njerzore.Meritat e gruas shqiptare i njeh edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit ,sipas të cilit gruaja kishte të drejtë të merrte pjesë në kuvende.Prandaj ne do ti shpalosim vlerat dhe guximin të pakufishëm krijues,intelektual dhe njerzor të disa garve që lan gjurmë në historinë tone.
Mbretëresha Teuta- shek. III p.e.s. Udhëhoqi shtetin Ilir në vitet 230-228 nën organizimin e saj shteti Ilir u zgjerua dhe u forcua sa që i përballoi shumë vështirësi të brendshme dhe të jashtme. Zhvilloi luftën iliro-romake 229-228, pushtoi Korkyren dhe në fund u strehua në Rizon.


Donika Kastrioti- shek. XV. Ishte vajza e Arianit Komenit. U martua në vitin 1451 me Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Ishte krahu i djathtë i Skënderbeut, lindi një djalë, Gjonin ku pas vdekjes së Skënderbeut, me frymëzimin e Donikës nipi i saj Gjergj Kastrioti II erdhi në Shqipëri për organizimin e kryengritjeve kundër turqve.

Nora e Kelmendit shek. XVII. Ishte një vashë nga Kelmendi (Malësia e Shqipërisë veriore). E frymëzuar me idetë patriotike dhe duke mos duruar terrorin e osmanëve në këto anë,ju bashkëngjit forcave vullnetare shqiptare. Nora hyri në legjendën kreshnike shqiptare pasi vrau pashain turk.

Elena Gjika 1829-1888 shkrimtare, shkencëtare, publiciste dhe diplomate e cila e sensibilizoi çështjen shqiptare në arenën botërore në ato kohë kur kombi ynë ishte në rrezik nga hordhitë sllavo-greke.

Sevasti Qiriazi – Dako -1870-1949 Pedagoge, publiciste, diplomate, luftëtare për emancipimin e gruas shqiptare. Ishte drejtoreshë e Shkollës Shqipe të vashave në Korçë (1891) dhe e Institutit femëror Kyrias në Kamëz (Tiranë)1922. Së bashku me motrën e saj Parashqevin kontribuuan pa ndalë drejt përhapjes së shkollimit të femrës shqiptare.

Marigo Pozio 1878-1932 U shqua për angazhimin e suksesshëm për emancipimin e femrës shqiptare. Marigo apo Marigona njihet edhe si grua që me duart e saj qëndisi flamurin kombëtar, i cili valoi në Vlorë me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.

Shote Galica 1895-1927. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore çështja e kosovarëve ishte e pa zgjedhur, pasi ata ranë nën sundimin sllav. Shote Galica u bë figura më karizmatike e Lëvizjes Kaçake në Kosovë, ku pas rënies së burrit të saj Azemit ajo e udhëhoqi luftën çlirimtare.


Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereza 1910-1989. Humaniste, mbajtëse e Çmimit Nobel për Paqe. Shenjtëresha e gjallë Gonxhja, u quajt nga bota Nëna Terezë humanistja më e madhe e shekullit XX.

Marie Shllaku 1922-1946. Politikane, luftëtare për lirinë e Kosovës. Maria ishte një prej veprimtareve më të denja të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ju bashkua qetave të Shaban Polluzhes e Mehmet Gradicë për ta luftuar sllavo- komunizmin.

Katarina Josipi 1923-1969 Ishte aktore shumë e çmuar dhe kreative, ishte një prej shtyllave të rëndësishme të nismës dhe zhvillimit të teatrit dhe filmit kosovar.

Nexhmije Pagarusha 1933 Legjendë e këngës shqiptare. Ambasadore e kulturës shqiptare në botë, Primadona e melosit shqiptar, Bilbili I Kosovës, Poezia e gjallë e kombit, Fyti i kristaltë, Madam Baterflaj këto dhe epitete të tjera të ngjashme janë bërë sinonime për emrin e Nexhmije Pagarushës.
prof.GAZMEND MIRENA
 
Top