• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kontrollues i disponueshmërisë së emrave me jQuery

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum

Në rrjedhën e guidave praktike që ju shërbejnë për aplikacione reale, vjen edhe kjo guidë ku do ju tregoj si të kontrolloni në kohë reale nëse një emër përdoruesi (username) egziston në databazë. Emrat do t’i ruajmë në një databazë MySQL, proçesimet do i bëjmë me PHP dhe kontrollimet nga kahu i klientit dhe thërritjet AJAX do mbulohen nga jQuery. Logjika e përdorur dhe kodi që do shkruajmë është i thjeshtë, por besoj se do gjeni diçka për të mësuar.

Implementimi i një kontrolluesi të tillë është perfekt për forma regjistrimi, në mënyrë që t’a informoni vizitorin në kohë reale se emri që ka zgjedhur është i zënë. Shtojini formës një indikator për fortësinë e fjalëkalimit dhe validim nga kahu klientit dhe nuk do ketë njeri të ankohet për proçesin e regjistrimit. Megjithatë, jam i sigurt që mund të shfrenoni fantazinë e t’a përdorni të njëjtën teknikë për gjëra që mua as më shkojnë në mendje.

Në pak fjalë, kodi që kam shkruar ofron:

  • Kontrollues i disponueshmërise së emrit, në kohë reale me Javascript.
  • Shtim me Javascript i emrit nëse është i lirë.
  • Validim nga kahu i serverit me PHP për mos t’i besuar plotësisht Javascript.
  • Alternativë standarte me PHP nëse Javascript është çaktivizuar.
Më duhet t’ju paralajmëroj se kontrollimi i emrit në kohë reale është pak intensiv sepse bëhet një query në MySQL për çdo karakter të futur. Për pjesën më të madhe të aplikimeve s’duhet të jetë problem, por mendova t’ju paralajmëroj. Sidoqoftë, kodi Javascript mund të modifikohet lehtësisht për t’a bërë të kontrollojë emrin kur shtypet një buton.

Kujt i shërben kjo guidë

Duke qenë një guidë praktike, supozohet që të jeni i njohur me PHP dhe jQuery. Njohuri bazë në HTML dhe CSS janë gjithmonë të detyrueshme, por kjo është pjesë që programuesit s’duhet t’a kenë problem, ose thjeshtë nuk i intereson sepse merren me logjikën e aplikacioneve dhe jo prezantimin. Nga ana tjetër, fillestarët mund të mësojnë si menaxhohet një projekt që lidh kodin PHP me atë Javascript dhe të njihen me jQuery, por fillestarët absolutë (ata që e kanë për herë të parë) nuk i këshilloj t’a lexojnë sepse thjeshtë do humbasin kohë.

E mira e guidës është se krahas funksionalitetit Javascript dhe thërritjeve AJAX, ofron validim nga kahu i serverit dhe proçesim të formës me PHP nëse Javascript është çaktivizuar. Pra mund të mësoni edhe si të bëni validim dhe funksionalitet të dyfishtë me shumë pak (pothuajse fare) lodhje.

E mira e dytë është se kodin PHP e kam shkruar me objekte. Po nis t’a bëj praktikë këtë për guidat, edhe pse flasim për vetëm një klasë shumë të thjeshtë me disa funksione. Qëllimi im është t’ju mësoj të kodoni të organizuar përveç se thjeshtë të krijoni funksionalitete dhe kodimi me objekte është i pari në listë. Kush nuk është konfident me objektet në PHP të mos frikësohet sepse bëhet fjalë për gjëra themelore të cilat s’do i keni fare problem t’i kuptoni.

Kodi Bazë

Do krijoj strukturën HTML që është fare e thjeshtë, me vetëm 1 formë, 1 label, 1 input, 1 span dhe 1 buton. Inputi kuptohet që është vendi ku shkruhet emri; butoni shton emrin ndërsa spani shfaq statusin me Javascript. Gjithçka e kam rregulluar me CSS, në të cilën ndodhen edhe 2 klasa (.ok dhe .gabim) që shërbejnë për të ngjyrosur mesazhet në status. Shkarkoni kodin në fillim të guidës për të parë rregullat CSS (të cilat s’janë qëllimi i guidës, por thjeshtë për t’a bërë të duket bukur).

Emri i Perdoruesit

Shto PerdoruesMe të shkruar kodin bazë HTML, vijojmë të kodojmë logjikën e kontrollit dhe shtimit të emrave në PHP.

Klasa e Emrave

Klasa përmban 2 funksione fare të thjeshta, që nuk kryejnë asgjë më tepër se një query selektimi dhe një hyrjeje. Komentet përshkruajnë çdo rresht dhe nëse flas më tepër s’ka kuptim, sepse seriozisht s’ka asgjë për të shpjeguar këtu.
 
Top