• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Koreja Jugore e pakënaqur me Google

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Zyrat e kompanisë Google në Seul të Koresë Jugore kanë qenë subjekt i kontrollit policor për të cilin urdhër kanë dhënë autoritetet e këtij shteti.
Brenga më e re e zyrtarëve jugkoreanë ka të bëj me grumbullimin e paqëllimtë të informatave të përdoruesve me anë të sistemit të Google për incizimin e rrugëve të quajtur Street View.

Në fakt, ani pse ky shërbim ende nuk është bërë aktiv në Korenë Jugore, autoritetet kanë frikë se do të mund të përsëritej rasti si në disa shtete evropiane kur automjetet e Google kanë qarkulluar rrugëve dhe kanë incizuar pamjet e rrugëve dhe në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme kanë grumbulluar të dhëna të besueshme.

Nga ana e saj, Google ka pohuar se nuk ka pasur keqpërdorim të informatave të grumbulluara
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Koreja Jugore e pakënaqur me Google

Po mire mer, po a ia vlen te hapesh nje teme te re per kete subjekt? Mendoja qe forumi eshte nje vend ku njerezit vijne dhe diskutojne per gjera qe i interesojne. A thua na intereson se cfare mendon koreja e jugut per Google?
Dhe si puna e kesaj teme ka disa dhjetera qe kur hyra dje.
Natyrisht qe admin dhe moderatoret jane te lire ti japin fizionomine qe duan forumit por nqs pranoni keshilla, mos e mbytni forumin me kuriozitete apo lajme te tilla sepse eshte e lodhshme per ata qe duan te gjijne fillin e atyre qe kane shkruajtur apo diskutuar me pare.
Perse nuk i mblidhni te gjitha ne nje teme te llojit " te rejat nga shkenca" apo gjeografia" ao "politika" apo ku di une cfare. Ne kete menyre ata qe duan mundet te lexojne dhe te shprehen per cfare te duan.
 
Top