• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Koreja Veriore kyçet në Twitter

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gazeta e Koresë Veriore “Uriminzokkiri”, që në përkthim i bie “Kombi ynë i madh”, rishtazi ka hapur llogari të vet në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetëzim Twitter.
Uriminzokkiri është një nga mediet e rralla të këtij vendi të largët të cilët shkruajnë edhe në gjuhën angleze, e kur merret parasysh se pjesa dërmuese e banorëve të Koresë Veriore nuk kanë qasje në internet, mund të thuhet se faqja e tyre e internetit, si dhe llogaria e porsahapur në Twitter e cila gjendet në adresën @uriminzok, janë të dedikuara për të huajt.

Nga pikëpamja e përmbajtjes nuk ka ndonjë befasi të madhe: porosia e parë, e cila është publikuar javën e kaluar, thjesht shkruan se “Kombi ynë i madh” tani gjendet në Twitter. Pas saj janë vendosur disa lidhje interneti në dokumente historike, e porositë më të reja drejtojnë në lajmet nga faqja Uriminzokkiri të cilat, siç mund t’ua merr mendja, janë propagandë e thjeshtë.

Kohë më parë, Uriminzokkiri ka hapur edhe profilin e vet në video-shërbimin YouTube, në të cilin gjenden mbi 70 video materiale, kryesisht lajme nga televizioni kombëtar koreano-verior.
 
Top