• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Korridori Adriatiko-Jonjan, autostrada e së ardhmes

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,744
Pikët
113
Një autostradë e re e emëruar Korridori Adriatiko-Jonjan është projekti më i ri i Bashkimit Europian, që mendohet të kushtojë 4 miliardë euro e që do të ketë ndikim të menjëhershëm në gjithë Ballkanin Perëndimorë.

Kjo autostradë, sipas studimeve ndërkombëtare, të jetë e efektshme, do të duhet që të kalojnë rreth 15 mijë makina në ditë ose mbi 5 milion në vit.

Geri Selenica, Drejtor ekzekutiv i qendrës shqiptare për studime strategjike, ka shkruar rreth kësaj autostrade duke e cilësuar këtë shteg sikur njërën nga vendimet më të rëndësishme strategjike që do t’i marrin shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

“Për qeveritë ballkanike kjo autostradë do të jetë një nga vendimet e tyre më strategjike, që kërkon nivelet më të larta të profesionalizmit dhe bashkëpunimit”, ka shkruar Selenica.

Bëhet fjalë për programin e rrjeteve të korridoreve Europiane TEN-T që ka qëllim ndërtimin e infrastrukturës për të forcuar dhe integruar ekonominë e Europës.

Autostrada Adriatiko-Joniane në idenë e saj fillestare duhej të niste nga Trieste dhe të mbaronte në Kallamata, Greqi.

Por, sipas Selenicës, në “kushtet kur ekonomia e BE-së, e vendeve të Ballkanit dhe sidomos Greqia janë në një krizë të tejzgjatur, autostradës i është ndërruar drejtimi dhe duhet së pari t’i shërbejë qëllimit kryesor të Korridoreve Europiane, lidhjes së qendrave më të rëndësishme ekonomike të Ballkanit Perëndimor”.

“Rëndësia ekonomike e autostradës rritet ndjeshëm, pasi ajo është rruga më e shkurtër e mundshme Trieste-Tiranë-Pire 1500km, ose 200km më e shkurtër se Trieste-Beograd-Pire”.

E njëjta autostradë mendohet t’i shpërbejë një masterplani kinez të një rruge që fillon në Kinë dhe përfundon në Roterdam dhe Afrikë, “ai ka për qëllim të krijojë një infrastrukturë interkontinentale për t’i shërbyer një tregu prej 4,5 miliardë banorësh (Europë, Azi, Afrikë)”, shpjegon Selenica.

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rëndë dakord që autostrada të hyjë në Shqipëri midis Muriqanit dhe Velipojës.

“Kalimi i kësaj autostrade nga Buna nëpër Torrovicë dhe me tunel në Lezhë (30km) është rruga më e shkurtër e më ekonomike”.

“Por, Qeveria Shqiptare sipas informacioneve në media, ndryshe nga vendimi i drejtë, që morri për hyrjen nga Mali i Zi, duket që pikëtakimin me Greqinë e ka vendosur njëanësisht në Qafë Botë.

Kjo për Selenicën është e gabuar, sepse, “Autostrada Adriatiko Joniane” në Shqipëri duhet të kalojë në gjurmën: Bunë-Lezhë-Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë Plloçë-Kapshicë-Jeropigji (kufi i ri me Greqinë), ku për 13km lidhet me Egnatia Odos, pranë Kosturit.

“Rrugëzgjidhja që gjithë ky korridor pan-europian të përfundojë në Qafë Botë na duket tejet jo profesionale, pa logjike ekonomike”.

“Gjurma nga Qafë Bota, por edhe nga Kakavija, ja ul dukshëm efektivitetin autostradës”.

“Çdo devijimi i gjurmës së Autostradës nga rruga më e shkurtër e mundshme midis Triestes, Pireut dhe Stambollit, ul gjithashtu konkurueshmërine e saj në raport me Korridorin 10 (Pire-Selanik-Shkup-Beograd-Trieste)”.

“Distanca Tiranë-Qafë Botë është 310km ndërsa Tiranë-Kapshticë 180km (gjurmë e re). Pra 130km më e shkurtër”.

Sipas listës së botuar në media, 7 nga 11 projektet që do t’i paraqiten BE-së janë në favor të Serbisë.

“Ajo krahas Korridorit 10 i ka shtuar atij edhe 5 lidhje të tjera me Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Bosnjën, Malin e Zi e Kroacinë, duke e bërë Beogradin aksin infrastrukturor të Ballkanit”.

Sipas Drejtorit për Studime Strategjike, serbët janë treguar aq profesionalë sa edhe “Korridorit 5C boshnjak i kanë shtuar një aks për në Banja Luka.

“Shkurt me këtë hartë projektesh të gjitha rrugët të çojnë në Beograd”.

“Do të qe mire që Qeveria Shqiptare të paraqesë si projekt shtesë – segmentin “Elbasan-Qukës-Kapshticë/Jeropigji (GR)” si pjesë e “Autostrades Adriatiko Joniane”.

“Le të shpresojmë që BE në takimin e Vjenës do të japë financim të plotë për këtë Autostradë”.

“Nëse BE nuk mund ta financojë 100% këtë autostradë dhe në kohë sa më të shpejtë, do të qe mirë që të 4 qeveritë pjesëmarrëse, të kërkojnë një investitor privat”.

“Përfundimi i shpejtë i saj do të kishte një ndikim ekonomik shumë pozitiv për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Selenica.

Klan Kosova.
 
Top