• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e ivanoviçit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,291
Pikët
113
Këta janë personat e arrestuar në veri, dy prej tyre zyrtarë policor

Policia e Kosovës ka arrestuar sot disa persona, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda nën udhëheqjen e Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të RKS-së, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, sot më 23.11.2018, pas hetimeve disa mujore dhe me urdhëresë të gjykatës, ka kryer kontrolle në katër lokacione në qytetin e Mitrovicës-Veri.

“Në këtë operacion janë arrestuar katër persona, tre prej tyre që dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, kurse një person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Policia konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit


[ame]https://www.youtube.com/watch?v=jlMBBhgKDfs[/ame]


Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: A.C. 1965; N.S. 1976, njëherësh zyrtar policor në Veri të Mitrovicës; D.M. 1970, po ashtu zyrtar policor në Veri si dhe M.R. viti i lindjes 1993.
Ndërsa personi i cili ende mbetet në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e tij është M. R, 1978.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit. /Telegrafi/
__________________________________
https://telegrafi.com/keta-jane-personat-e-arrestuar-ne-veri-te-dyshuar-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit/
 
Last edited:

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,291
Pikët
113
Përgjigje e: Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e iva

Policia konfirmon se është në kërkim të Radoiçiqit



Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa i katërti është arrestuar që ti pengojë zyrtarët policorë gjatë arrestimit të të tjerëve. Ndërkohë, që Policia konfirmon se është në kërkim edhe të Milan Radoicicit, shkruan Gazeta Express.
Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU, sot kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.
Policia njofton se të arrestuarit janë N.S, M.R. D.M, A.C, ndërsa ende janë në kërkim të Milan Radojicicit.
Kjo është komunikatë e Policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda nën udhëheqjen e Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të RKS-së, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, sot më 23.11.2018, pas hetimeve disa mujore dhe me urdhëresë të gjykatës, ka kryer kontrolle në katër lokacione në qytetin e Mitrovicës-Veri.
Në këtë operacion janë arrestuar katër (4) persona, tre (3) prej tyre që dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë;
1. N.S. viti i lindjes 1976, M/S/K, njëherit zyrtar policor në Veri të Mitrovicës.
2. M.R. viti i lindjes 1993, M/S/K;
3. D.M. viti i lindjes 1970, M/S/K, po ashtu zyrtar policor në Veri të Mitrovicës.
4. A.C. viti i lindjes 1965, M/S/K;
Ndërsa personi i cili ende mbetet në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e tij është;
5. M.R. viti i lindjes 1978 po ashtu M/S/K;
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit.
_____________________________________
https://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-konfirmon-se-eshte-ne-kerkim-te-milan-radoiciqit-598131/
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,291
Pikët
113
Përgjigje e: Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e iva

Bëhen të ditur emrat e katër të arrestuarve në Mitrovicë



Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti, transmeton Koha.net.
Merret vesh se është arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, të arrestuarit janë dërguar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Daut Hoxha ka konfirmuar arrestim e katër personave, por nuk ka dhënë emra.
08:24
Katër të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës
Sot para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.
Pjesëtarë të Njësisë speciale të të Kosovës, ROSU, sot në orët e hershme të mëngjesi kanë arrestuar katër persona në bastisjet që kanë bërë në katër lokacione, tre në lidhe me hetimin rreth një lënde dhe të katërtin për kundërvënie zyrtarëve policorë, citon Kossev zëdhënësin e Policisë së Kosovës Daut Hoxha, transmeton Koha.net.
Mediate Beogradit njoftojnë se është arrestuar pjesëtari i policisë së Kosovës Dragisha Markoviq, Sasha Çurçiq dhe Marko Roshiq.
Aksioni për arrestimin e këtyre personave, sipas medieve serbe, është zhvilluar nga ora 6:00 dhe ka zgjatur deri pak pas orës 7, kur pa ndërprerë janë dëgjuar sirenat për rrezik nga ajri që ka zgjuar dhe shqetësuar qytetarët, shkruajnë këto medie.
Janë dëgjuar edhe të shtëna nga armë zjarre si deh rafale në qendër të qytetit.
Raportohet se në shehsin “Shumadija”, në pjesën veriore të Mitrovicës, rreth përmendores së Car Lllazarit, sot shihen turma të vogla qytetarësh që vijnë e rriten.
Video e bërë nga një qytetarë i Mitrovicës, Arbër Peci.
__________________________________________
https://www.koha.net/arberi/130431/kater-te-arrestuar-per-vrasjen-e-ivanoviqit-ne-veri-te-mitrovices/
 
Last edited:

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,291
Pikët
113
Përgjigje e: Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e iva

Qeveria Kosovës tregon pse u ndërmor aksioni policor në Mitrovicë


Përmes një kumtese Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar pse është marrë aksioni i sotëm në Mitrovicën veriore, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se aksioni policor në veri të Kosovës që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas kumtesës, veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.

Në kumtesë Me këtë rast, Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë, përfundon kumtesa.
___________________________________
https://www.koha.net/arberi/130457/qeveria-kosoves-tregon-pse-u-ndermor-aksioni-policor-ne-mitrovice/
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,193
Pikët
113
Përgjigje e: Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e iva

News 21 Nov 18
Kosovo Serb Leader Expands Businesses in Serbia
Milan Radoicic, widely seen as the real power holder in northern Kosovo, is expanding his business operations through a partnership with another controversial Kosovo Serb figure, Zvonko Veselinovic.
Filip Rudic, Jelena Veljkovic
BIRN
Belgrade

Milan Radoicic (centre, without tie), after he was named vice-president of the Kosovo Serb party Srpska lista. Photo courtesy of Kossev.

Milan Radoicic, a leading figure in northern Kosovo close to Serbia’s ruling Progressive Party, has expanded his business operations in Serbia by becoming part-owner of a construction company with another Kosovo Serb, Zvonko Veselinovic.

Radoicic entered the ownership of Inkop construction company, which was previously reported to be linked with Veselinovic, on September 19, a BIRN investigation has shown.

The previous owner, Veslinovic’s sister, Dusica Maksimovic, who was believed to act as a front for her brother, signed off 40 per cent of the company to Radoicic and Veselinovic each, handing the remaining 20 per cent to Zvonko’s younger brother, Zarko Veselinovic.

Through Inkop, Radoicic is also linked with other Serbian business entities. Inkop owns about 25 per cent of Granit Pescar company and 100 per cent of Dolly Bell, which opened a luxury hotel on Mt Kopaonik in Serbia in 2015.

In September, he was named a representative of Trepca Football Club, based in northern Mitrovica, in Kosovo.

The Kosovo Serb politician Oliver Ivanovic, who was murdered in front of his party headquarters in Mitrovica on January 16, named Radoicic as a key figure in an intimidating system of power in northern Kosovo.

In June, Radoicic was named vice-president of Srpska Lista, the main Kosovo Serb party, which is backed by Belgrade.

Radoicic declined to talk to BIRN about his entry into the ownership of Inkop, saying that he has no obligation to explain himself, as he holds no office in Serbian institutions.

"Do you really think I have the time, with all due respect, to explain to you how I got [the share]?" Radoicic said.

He said that while he officially entered politics by becoming vice-president of Srpska lista, the party is "not registered in Serbia".

Zvonko Veselinovic is also reportedly close to the Serbian Progressive Party.

A consortium linked with Inkop reached a deal worth 75 million US dollars from a Serbian state-owned company in 2015 to build a section of the Corridor 11 highway connecting Belgrade to Montenegro.

Inkop itself had a gross profit of about 7.7 million euros in 2017 and more than 9.5 million euros in 2016, according to financial reports from the Serbian Business Register.

Radoicic, Veselinovic and two other defendants are currently standing retrial before a Serbian court for alleged abuses during the construction of Corridor 10, another highway that passes through Serbia and stretches from Austria to Greece, through which they gained 26.5 million dinars.

Radoicic and Veselinovic were also tried for the illegal acquisition of 32 trucks owned by Hypo Aple Adria Leasing, but were acquitted in 2016.

Radoicic was convicted of falsifying a personal ID in 2010, and Veselinovic was arrested in 2003 in the southern Serbian town of Novi Pazar for possession of more than three kilograms of heroin, according to BIRN’s findings.
Ivanovic Named Radoicic as North Kosovo Dark Ruler
Veselinovic-linked Consortium Bags 75m Dollar Contract in Secret Deal
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,291
Pikët
113
Përgjigje e: Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e iva

Presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq, ka thirrur në një takim urgjent

kryeministren Brnabiq, ambasadorin e Rusisë, Aleksander Cepurin, dhe atë të Kinës Li Machang, pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.
Ky takim është paraparë që të fillojë në orën dhjetë, shkruan ‘alo’, transmeton Gazeta Express.
Siç shkruan mediumi serb në këtë takim Vuçiq do të njfotojë ambasadorët me lëvizjet e fundit të Prishtinës.
Lidhur më aksionin e Policisë së Kosovës në veri ka reaguar edhe Milovan Dreçun. Ai e ka quajtur si një lëvizje të rrezikshme ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri./GazetaExpres/
_______________________________________________
https://www.gazetaexpress.com/lajme/vuciq-vihet-ne-levizje-pas-aksionit-te-forcave-speciale-ne-veri-598144/
__________________________________

Po dridhen si qente urdheruesit e vrasjes se kriminelit ivanoviç.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,291
Pikët
113
Përgjigje e: Kosove : policia e shtetit arreston 4 serbe te dyshuar per vrasjen e iva

Vuçiqi e quan gënjeshtar NATO-n, thotë se Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq thënë sot se Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa në ditën e sotme, transmeton Koha.net.
Ai, bashkë me kryeministren serbe Ana Bërnabiq janë takuar sot me ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang.
Siç përcjell FoNet, dy zyrtarët e lartë të Beogradit e kanë lutur ambasadorin e Kinë që ta njoftojë udhëheqjen kineze për zhvillimet në Kosovë.
"Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën Veriore ka dëshmuar se forcat e KFOR-it , përkatësisht të NATO- s, qëllimisht kanë mashtruar opinionin e gjithëmbarshëm dhe tash të gjithë e kanë të qartë se me urdhër të kujt dhe në bashkëpunim me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Li Manchan ka thënë se Kina e kupton shkëlqyeshëm se çfarë po ndodh në Kosovë.
Po sot, Vuçiqi është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ndërsa më herë rreth Kosove kishte folur me përfaqësuesit e ushtrisë e të policisë.
____________________________________________
https://www.koha.net/arberi/130491/vuciqi-e-quan-genjeshtar-nato-n-thote-se-serbia-kurre-nuk-ka-qene-ne-situate-me-te-veshtire/

__________________________________

Nato & Republika e Kosoves dine saktesisht kush jane kriminelet serbe qe egzekutuan krimineli serb ivanoviç; madje kush e ka dhan urdhenin e egzekutimit te kriminelit multirecidivist ivanoviç.
 
Last edited:
Top