• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krasniqi......Boksieri shqipetar qe sundon boten...

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,634
Pikët
113
Vendndodhja
Junikasi Luan Krasniqi u lind dhe u rrit në Kosovë, në moshën 16 vjeëare shkoi në Gjermani duke ëndërruar për një jetë qytetrare në Rottweil ku babai i Luanit jetonte prej vitit 1970. Ai mënjeher u angazhua në sport, dhe filloi shkollimin e tij në gjimnaz të cilin e mbaroj me sukses dhe mbaroj edhe një shkoll të lartë për tregti. Luani intereset e para të sportit i kishte në Atletik, kalimi në nje Klub të boksit amator në Rottweil ishte një rastësi, aty e takoj trainerin Kerekesch i cili zbuloj talentin dhe fuqinë e Luan Krasniqit. Këta te dy punuan shumë se bashku dhe nga kjo punë doli një Boksier i zhvilluar mirë në peshën e rënd. Pasi që pranoj nënshtetësin Gjermane, Luani doli në skenë ndërkombtare si amator arriti suksese madhështore me shumë Medalje të arta dhe tituj me vleft të lart botërore.

Pas atyre sukseseve si amator, Luani vendosi tëju bashkangjitet profesionistëve, pati oferta nga Klubet më te medha në Botë, Luani vendosi dhe nënshkruajti për "Panix Promotions" në Angli, jo rastesisht se ishte ky Klub i paisur me emra të mëdhenj të peshës së rënd si p. sh. LENNOX LEWIS. Luani e pati të qart se aty do të gjej një legjend ku do te ushtroj dhe punoi se bashku plot 3 vite dhe do të perfitoj shumë nga kjo kohë me LEWIS. Luani bëri stervitje te shumta edhe në Ring me Lennox Lewis ku ai pergatitej për lutrat e mëdha me Evander HOLYFIELD, Shannon BRIGGS e shumë të tjer.

Lewis tha një herë se Krasniqi ishte partneri më i fortë qe pata për sterivtje në ring (Sparing) dhe se e djatha e tij nëse të godiste mirë, ishte ëelik.

Me 2. Shtator 1997 e pati luftën e parë si profesionist, pas 3 viteve të suksesshme por pa ndonje titull në Angli tek Klubi "Panix Promotions" Luani lidhi Kontrat me Klubin "Universum Box Promotions" në Hamburg të Gjermanisë. Ky Klub tani është edhe Klubi më i madhi dhe më i Organizuari në Europë. Me 21. Korrik 2001 Krasniqi u bë Kampioni i Gjermanisë në peshën e rënd dhe disa muaj më vonë, pikërisht me 5. Janar 2002 e fitoj edhe titullin e EUROPëS.

Në mbroitjen e parë të titullit kunder "Przemyslaw Saleta" Luani bëri një luftë të gabuar dhe humbi tër fuqinë e tij qysh në raundet e para dhe kështu që ne raundin 9 e dorzoj luftën dhe e humbi titullin e Europës. Prej nga humbja e parë, karriera e Luan Krasniqit mori permasa te ndryshme, dhe përmes dorzimit te meëit pothuaj se te fituar te tij, Luani u bë shumë i popullarizuar nga mediat Gjermane, mirëpo i vetmi shpetim i karrieres se tij ishte hakmarrja kundër "Saleta", kështu që Luani shumë shpejt u ndesh për her të dyten herë me Polakun "Saleta" dhe e nokautoj në raundin e parë, por titullin e Evropës nuk e fitoj prapë sepse "Saleta" e patë humb titullin kundër Boksierit turk "Sinan Sami Sam". Atëhere e kishte radhen "Samil Sam", edhe kjo luftë u bë e mundshme nga Universum Box Promotion edhe pse të dy boksierat ishin garues nga ky Klub. Kundër "Samil Sam" luftonte Luani me 14.02.2004 dhe e bëri një luftë burrërore me 12 raunda cilësi te madhe te boksit dhe fitoi titullin e Eropës për herën e dytë. Pas luftës me "Samil Sam", Krasniqi mbrojti titullin e ti edhe 2 herë dhe pastaj e dorzoj këtë titull për shkak se arriti shumë lart në ranglistat e mëdha botërore, ishte Organizata WBO e cila i ofroi një "Eliminator-Fight" (luftë eliminatore) për titullin e botës në WBO. Kundershtari vinte nga Amerika "Lance Whitaker" këta te dy u ndeshën në Gjermani dhe Luan Krasniqi e nokautoj Amerikanin në raundin e 6-të dhe bëri vetën edhe ma te njohur në botën e boksit. Asgjë nuk pengonte më rrugën për realizimin e ëndrrës se Luan Krasniqit, për luften e titullit botëror, dhe shumë shpejt u caktua termini nga Promotori i Luanit "Klaus Peter Kohl" dhe Promotori i Kampionit "Don King". Kampioni i WBO-s ishte "Lamon Brewster" i cili e fitoi titullin e ti me KO senzacionale kundër Wladimir Klitschko një vit me parë.

Erdhi edhe nata e madhe e boksit kur Luan Krasniqi si Shqiptarë e synoj këtë titull për herë te parë në Histori dhe si Gjerman pati bindje të madhe ta fitoi këtë titull pas 70 viteve qe i mungonte Gjermanisë, i vetmi Gjerman që pati ndonjehere një titull botëror ne peshën e rënd ishte "Max Schmeling" një personalitet i lart i vëndit i cili vdië si 99 vjeëar vetëm pak muaj para këti meëi që u zhvillua me 28.09.2005 në Hamburg të Gjermanisë.

ëdo gjë filloi mirë në Ring, salla me 13.000 shikues Shqiptarë dridhej nga bertima e tyre duke e thirrur Luanin por tragjedia nuk ke për tu ndalur edhe pse Krasniqi ishte me pikë para kundershtarit Brewster, ai disi u hutua dhe mori disa goditje të rënda që e hodhen në dysheme ne raundin e tetë, Krasniqi ngritej prap në këmbë dhe kaloj në raundin e 9-të, në këtë raund edhe pse ishte pa mas i lodhur dhe i tronditur Luani luftoj si një Luan dhe goditi disa herë kundërshtarin fuqishëm i cili në ato momente ishte edhe vetë pranë një KO-je, mirëpo ishte akoma ma i kthjellët dhe e goditi Luanin edhe një here fort, derisa gjygjtari e ndërpreu këtë luftë dhe Luan Krasniqi nuk ja arriti qellimit të tij, por emri Luan Krasniqi asësesi nuk u zvoglua ai u bë akoma më i madhë dhe më i njohur për shkak të luftës se mirë që bëri.
 
Top