• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kreativiteti

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Meqenese kreativiteti eshte nje proces qe studiohet nga shume shkenca, une zgjodha kete vend per te hedhur temen. moderatorret mund te bejne levizjet e nevojshme po ta shohin te arsyeshme....

Duke qënë një proces mental, i krijimit të ideve të reja ose rrjedhimeve të reja prej ideve egzistuese, ky proces meriton një vend elitar në morinë e proceseve trunore.
Nga pikpamja shkencore një process, quhet kreativ vetëm atëhere kur paraqet origjinalitet dhe saktësi skrupuloze, pra saktësia e origjnalitetit ndërthuret tepër ngushtë me një kristalizim fin të ideve. Eshtë kështu në këtë këndvështrim një proçes i tërë, një shtjellim i rrjedhshëm dhe i pandalshëm deri në momentin që nga moria e ngacmimeve bioelektrike, qelizat trunore sintetizojnë një lëndë të re, inegzistente, jashtë dimensioneve të të zakonshmes.
...Truri edhe në kushte qetësie është konsumator i etur energjie të gjallë. Kryeja e një vepre të rë, në këtë rast shoqërohet me thithje energjish në mënyrë gjiganteske. Vetëm vrimat e zeza mund të krahasohen me dëndësine e përbindshme të intensitetit kreativ dhe ky nuk është aspak një ekzagjerim. Vetëm ato mund të thithin lendë pa ndalur dhe vetëm ato mund të shpërthejnë në forma të reja egzistence. Vetëm ato mund të krahasohen me procesin e krijimit edhe për një aspekt tjetër-misticitetin që e mbështjell atë akoma, pamundësinë e humanëve për t’u afruar dhe eksploruar këto fusha divine.
Shkenca të ndryshme i japin kreativitetit përkufizime fare të përafërta, pamvarësisht nga detyra që ato kanë si shkenca të sakta.
Megjithse i janë dhënë shumë përkufizime, dhe megjithëse është studuar jashtëzakonisht tepër, akoma shkencat nuk janë në gjëndje që të kuptojnë këtë proces kaq normal fisiologjik; është një dhuratë divine apo një sëmundje (devijim nga norma) mendore, një përkryerje teknike apo fat, rastësi? Kush e ka mundësinë dhe dhuntinë e krijimit? A mund të fitohet kjo aftësi, apo është e dhënë njëherë dhe vetëm njerëzve të caktuar?
Sidoqoftë ajo që dihet mirë është që ky fenomen kaq special i trurit nuk ka lidhje me subkonsiencen në nivelin fiziologjik, aspak, por ai është produkt i qelizave më të specializuara të trurit. Kreativiteti ngjizet, gatuhet dhe merr formë vetëm në laboratorin special të kores së trurit.
Sigurisht që katet e ndryshme të trurit janë të lidhur organikisht me njëri tjetrin dhe ndryshimet e nivelit hormonalo-humoral tek njëri nivel, do të sjellin përshpejtim apo ngadalësim të kreativitetit.
Që të arrihet në momentet shpërthyese duhen patjeter kushte të përshtatshme, të vecanta të ambjentit, duhet ajo që quhet ndihma e të tëres për pjesën.
Vetëm kur përputhen këto, atëhete qelizat përgjegjëse do të gjenerojnë ide të reja, apo do të nxjerrin rrjedhime të reja prej ideve të mëparshme. Njerëz të ndryshëm kanë prirje drejt formave të ndryshme të kreativitetit…disa parapelqejnë të parën pra të gjenerojnë rezultate nëpërmjet deduksionit dhe nje pjesë tjetër e njerzve kanë afektivitet për te ashtuquajturin “prodhimtari divergjente”(e para quhet konvergjente), e cila konsiston në aftësinë për të gjeneruar përgjigje shumëplanëshe dhe shumëngjyrëshe për një problem, situate apo gjëndje emocionale të caktuar. Por nuk duhet harruar që ka edhe njerëz që kanë apasionim për të dyja…Ata dinë të japin zgjidhje të sakta dhe koncize për problema të caktuara që ofrojnë shkencat e sakta, por gjithashtu keta njerëz po të vendosen në kushte të përshtatshme , mund të krijojnë mrekullira artistike. Historia ka mjaft shembuj të tillë.
Eshtë interesant fakti që grekët e lashtë e ndanin krijimin poetik nga proceset e tjera artistike.Shprehja "poiein"(pi-in), përkthehet të bësh të krijosh, prej këtej vjen edhe fjala poezi. Pra ndërsa poetit i vinin muzat dhe ai kijonte poezi, artistet e tjerë pak a shumë imitonin. Ata pra kopjonin natyrën e dhënë.
Përgjithësisht, kreativiteti studjohet ngashkenca e fiziologjisë, por shumë shkenca të tjera janë përpjekur të interferojnë me njëra tjetrën dhe të spjegojnë nga drejtime dhe aspekte të ndryshme këtë fenomen.
Një nga këto shkenca eshte edhe “psikodinamika” dhe “frojdizmi” vete si filozofi.Psikodinamika duke analizuar korelacionet dhe interelacionet e pjeseve te ndryshme te trurit, sugjeron që kreativiteti është rezultat i dëshirave të ndrydhura për famë, sukses dhe dashuri. Kjo energji e shtypur në korniza neurozash, sublimohet në kreativitet dhe aksion formator. Interesante është që vetë Frojdi e tërhoqi krejtësisht këtë pikpamje dhe ishin të tjerë shkencëtarë, ndoshta jo aq të famshëm që u përpoqën t’a adaptonin.
Nën një këndvështrim anatomofisiologjik kreativiteti i korespondon zonave me dëndesi më të madhe të qelizave të glias. Procesi i krijimit është një proces dinamik, që ka pra edhe një kohëzgjatje të caktuar, por dihet gjithashtu që krijimi mbasi kalon disa faza pregatitore , vjen si një errupsion në sipërfaqe, si një ndriçim i beftë që shoqërohet edhe me emocione të mprehta intelektuale. Momenti i iluminacionit, pra është i shoqëruar me interkomunikime të befta neuroelektriike midis zonave të tilla të trurit që në kushte normale nuk kanë ndonjë komunikim të shënuar.( Në kushte normale, truri punon nëpër labirinthe që ai i njeh mirë dhe përgjithesidht zgjedh të quajturat”rrugë dominante”, p.sh.: mbasi kemi mësuar të hamë me lugë, ne nuk mendohemi me si duhet kapur luga, si duhet ruajtur që të mos derdhet etj etj.)
Përgjithësisht nuk gjendet një lidhje direkte midis kreativitetit dhe inteligjences(jane sutdjuar subjekte me IQ mbi 120 dhe është parë që këta nuk kanë pasur ndonjë aftësi të vacantë krijuese)
Jane studjuar edhe lidhjet e mundshme te kreativitetit me gjëndjen shpirtërore, atë emotive, gjumit, bile edhe lidhjet që mund të ketë me së mundje te ndryshme të trurit si, depresioni, hiperreaktiviteti etj.
A ka ndonjë lidhje midis kreativitetit dhe stadeve te skizofrenise?Eshte e njohur një shkallë më e lartë kreativiteti tek skizotipalët , të cilët kanë një dëshirë të madhe për vetëizolim dhe vetëbindjen se kanë aftësi të larta sensore, por jashtu në nivele të ulta tek skizofrenikët dhe me shume në rastet me çrregullime bipolar, por kjo nuk do të thotë që kreativiteti është dominion i të sëmurëve mendorë, në asnjë mënyrë jo. Duhet të shtoj domosdoshmërisht se nuk mund të ketë kreativitet tek një person i izoluar social. Njeriu nuk mund të prodhojë nga hiçi (ex nihilo).Ne kushtet praktike ky fenomen merr një karakter që qëndron pak më larg strukturave shabllone të teorive të mësipërme.
Kreativiteti patjetër kërkon sakrifica, vetmohim, punë të rëndë. Si ajo ndërtesa e lartë që për t’u ngritur kërkon jo vetëm lëndën e parë, por edhe truallin, do strukturën e plotë arkitektonike.
Vek kësaj ndërtesa ka edhe një pjesë shumë të rëndësishme e cila kur përfundon ndërtimi nuk duket më, është e mbuluar nën tokë, ka pra themelin aq të nevojshëm, pa të cilin do të jetë një krijim jo solid dhe i paqëndrueshëm. Ai do të thërmohej në mijra copëza të vogla të pavlefshme. Kush është pra ky bazament, pa të cilin nuk dimë a do të kishte edhe kreativitet. Eshtë së pari pra, ndihma që duhet të ketë e famshmja materje gri; ndihma ushqimore, morale nxitja e vazhdueshme nga rrethi social. Eshtë mënyra e furnizimit të trurit me energji, prirja për të kërkuar prej miqve aprovim, një buzëqeshje një ngacmim, ajo që fshihet nën tokë dhe harrohet shumë lehtë prej admiruesve të artit, por nganjëherë edhe prej vetë kreatorëve.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Kreativiteti- Imagjinata Krijuese



SI TË ZHVILLOJMË KREATIVITETIN TONË ?

Kreativiteti është aktiviteti i cili lind diçka të re nga ana cilësore që në të kaluarën nuk ekzisonte kurrë. Kjo temë mund të preket edhe nga pikëpamja filozofike ashtu si edhe nga ajo psikologjike. Psikologjia e kreativitetit studjon proçedurën, ‘’mekanizmin psikologjik’’ nga ku buron veprimi i kreativitetit.

Një model që përdoret për të përshkruar në mënyrë fenomenale ecurinë e mendimit krijues, është ai i Uallasit, i cili e formoi duke u bazuar në dëshmi individësh, si në rastin e matematicienit Poincare.

Kështu dallohen 4 faza:

* Përgaditja – njohja e mirë e cështjes dhe angazhimin serioz me problemin e caktuar.



* Inkubacionimi – pushim midis përpjekjeve zgjidhëse



* Ndricimi – zgjidhje e papritur e problemit, nepërmes vegimit



* Vërtetimi – testimi i dobishmërisë së zgjedhjes





Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të përcaktuar mendimin kreativ:

1. 1. Është ai lloj mendimi që udhëheq në produkte krijuese, në produkte të rinj, prototipe, unike dhe të pazakonshme, por që janë të dobishme për individin apo për shoqërinë në të cilin ai jeton. Të tilla janë zbulimet, teoritë, veprat artistike, ndërtimet teknologjike, ligjet, zbulimet mjekësore. Madje edhe ndryshimi në fushën dekorative apo në mënyrën e jetesës është një produkt krijues.

1. 2. Duke u bazuar tek proceset njohura, mendimi kreativ përcaktohet si zgjidhja e problemeve, të cilat nuk kanë vetëm një zgjidhje, por shumë. Për këtë arsye quhet mendim prodhues dhe anësor, me kuptimin se kërkon zgjidhje të menjëhershme, duke përdorur elementët përreth problemit dhe jo vetëm të dhënat e problemit, ashtu siç bën mendimi vertikal. Humori për shëmbull, shpesh herë, është një përgjigjje krijuese ndaj një rrethane konvencionale.



1. 3. Mendimi krijues si aftësi përcaktohet duke u bazuar në rezultatin e veprave që kërkojnë prototipe, ide të pazakonta dhe mendime të largëta. Nga këto lloj veprash përbëhen teste të veçanta për matjen e tij.

Karakteristikat e një njeriu me imagjinatë krijuese janë si në vazhdim:

- Lehtësi shprehjeje.

-Fleksibilitet. Individi është i aftë të analizojë një gamë të madhe afrimesh për ndonjë problem, por pa humbur nga sytë qëllimet kryesore të tij.

-Ndjeshmëri ndaj problemeve. Merret me zbulimin, jo vetëm për të zgjidhur problemet, atje ku të tjerët nuk kuptojnë asgjë të çuditshme.

-Origjinaliteti. Ai ushqehet me habinë, ndryshimin (udhëtimet, ndryshimin e aktiviteteve, zhytje drejt së papriturës), ka nevojë të rinovojë eksperiencat.

-Kureshtja. Është aftësia për të admiruar. Nevoja është nëna e të gjitha zbulimeve , por babai është kureshtja.

- Hapje ndaj mallëngjimeve dhe nënvetëdijes. Nevojitet që dikush të ketë më tepër energji, me tepër vrull, tu përgjigjet mallëngjimeve dhe ndjenjave më mirë se gjithë të tjerët.

- Ka kauza. Ka një dëshirë të fortë për të krijuar, një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe detyrës, si dhe të qëllimit që do të arrij. Jeton në të tashmen.

-Durim dhe përqëndrim. Një total i përpjekjeve të dështuara nxit krijimtarinë, aktivizon proçesin e vetëdijshëm të meditimit dhe inkubacionin e ideve. Pa seanca pune, vetëdija ruan qëndrueshmërinë e saj.

-Aftësia për të menduar me figura. Nevojitet që dikush ti përceptojë figurat mendore para se të kalojë tek stadi i formimit eklektik të koncepteve që gjeti, sepse përndryshe mund të shkojë në pikën e prishjes së tyre.

-Aftësia për të “luajtur” me idetë, si një njw ‘’stretching’’ psikologjik. E ndihmon individin që të gjejë “rastësisht” zgjidhje fantastike për probleme disa vjeçare.

-Aftësia e analizës dhe sintezës. Analiza është coptimi i tw dhwnave, ndërsa sinteza krijuese është që të riformojë elementët e ndryshëm në mënyrë që të rezultojë një element i ri, rezultat i gjykimeve tërësore.

-Durim në gjërat e ndryshme. Nuk i ka frikë paqartësitë. Është i vetëdijshëm dhe i sigurtë për shumicën e gjëndjeve që janë të nderlikuara, absurde, dhe kaotike.

-Dallueshmëri dhe eklektizëm. Aftësia që të dalloi dikush thelbësoret nga ato që janë jo thelbësore.

-Aftësia e durimit gjatë izolimit, në mënyrë që të jetë i aftë që të krijojë.

-Kujtesë krijuese, e cila ka nevojë për rrjedhshmëri dhe dinamikë në elementët e saj dinamikë.

Metoda më e njohur e kultivimit, veçanërisht të kreativitetit në grup është metoda brainstorming, katalogu i ideve krijuese, zgjedhja e ideve të të tjerëve, analogjitë dhe metaforat, kohezioni (ta shohim të njohurën nëpërmjet të çuditshmes, nga pika të tjera referimi).Në përgjithsi kreativiteti është e mundur që të lehtësohet kur ekziston një ambjent që nxit ndryshimet dhe i përforcon.

Filozofia nga ana tjetër, kontrollon temën e esencës së kreativitetit, e cila ka vendosje të ndryshme në epokat historike të ndryshme. Por megjithatë vëndi i përbashkët që nga kohët e lashta (Platoni) e deri tek modernet (Seling dhe romantikët e Ienas) është se kreativiteti, dhe veçanërisht kreativiteti i artistit dhe i filozofit është një formë më e lartë i aktivitetit njerëzor: këtu njeriu komunikon me gjithësinë.

Platoni thoshte se gjërat në këtë botë janë thjesht hijet e ideve, që banojnë në Botën Mendore. Por për shkak se mëndja njerëzore mendon me anë të figurave dhe nuk arrinë në idetë e pastra dhe të kulluara, ka nevojë për ndërhyrjen e imagjinatës, si aftësia më e lartë e botës Shpirtërore. Ajo përdor imazhe, shëmbëlltyra, të cilat janë “rrobat” e ideve te kulluara të Botës Mendore. Është organi i Shpirtit, organi i Metamorfozës, i Ripërtëritjes.

Rrjedhimisht e vetmja mënyrë që njeriu të ketë akses në Botën e Lartë Shpirtërore është nëpërmjet përdorimit, zhvillimit dhe kontrollit të Fantazisë Kreative. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyre do të lindë brënda nesh Uni ynë i vërtetë, i ashtuquajturi Uni Kreativ. Nëqoftëse njeriu mëson ta përdori ashtu siç duhet dhe nuk bie në kurthin e fantazisë së shfrenuar, mund ta vërë në kontakt me të padukshmen dhe metafiziken.

Imagjinata Krijuese nuk prodhon elementë të rinj (prandaj dhe nuk është krijim i vërtetë), por përpunon, kombinon, sintetizon ose thjeshtëzon ato që janë tashmë të njohura në mënyrë krijuese, rikrijuese, subjektive ose objektive. Lind, sajon ose mishëronë idetë.

Asocionet nga vetë natyra e saj me emocionet e larta dhe krijimtaria është një “pastrim” emocional dhe shpirtëror, që zbukuron dhe vesh gjithçka. Atëhere kemi të bëjmë me artin.

Kjo aftësi e imagjinatës krijuese varet nga zhvillimi i vetëdijshëm që ka bërë te vetën çdo njeri. Nuk është e mundur që të gjitha qëniet të “krijojnë” njësoj. Por të gjithë krijuesit e mëdhenjë kanë njohur mrekullinë e Imagjinatës– Kreativitetit të kontrolluar dhe të drejtuar nga Vullneti.

Më praktikisht, që dikush të zhvillojë imagjinatën krijuese duhet të mësojë që të mos i deformojë format ose imazhet dhe ti mbajë në trurin e tij për shumë Kohë, pra të zhvillojë një shpirt shumë të pastër. Kjo do të thotë paralelisht:

-zhvillimi i Vëmëndjes

-zhvillimi i Kujtesws

-qetësi dhe kontroll i pasioneve që trondisin Psikikën.

Ky kontroll, zbutja e pasioneve, duhet të bëhet duke filluar nga niveli fizik e deri tek ai mendorë, të paktën në fushën e dijes, ku tentohet kreativiteti ose frymëzimi, domethënë aty ku dikush do të kanalizojë Fantazinë Krijuese.

Gjithashtu nevojitet që njeriu të fitojë një mendim të pavarur dhe autonom. Disa kujtojnë se tregojnë kreativitet, ndërkohë nuk bëjnë asgjë më shumë se sa të përsërisin idetë që u janë ngulitur ndër vite, qoftë nga trajnimi apo qoftë nga ambjenti ku jetojnë, duke bllokuar kështu perceptimin e drejt të realitetit, një gjëndjeje të caktuar ose problemi.

Pra që dikush te ketë idetë e tij, fantazinë e vet, nevojitet të ketë një trup mendor të lirë, i cili ka arritur te jetë i pavarur nga mendimet e të tjerëve, duke ndjekur pak a shumë modat e ndryshme.

Mendimi krijues ka nevojë për një shpirt që të jetë i hapur ndaj një shumllojshmërie të madhe temash. Njeriu duhet të pyesë veten për njeriun, qytetin, botën, historinë, shkencën, artin, problemet moderne. Duhet të drejtohemi drejt njohurive tërësore të cilat do të na lehtësojnë një ekuilibër emocional.

Që dikush të zhvillojë kreativitetin duhet të mbizotërojë mbi personalitetin e tij. Pra të mësojë të zotërojë nivelet e ndryshme të saj (fizik, energjik, emocional dhe mendor) në mënyrë që të jetë i saktë dhe rezultativ në sjelljen e tij kundrejt botës, me veprime harmonike dhe pozitive.

E sigurtë është që idetë, imazhet, skeptomorfozat siç quhen, nevojitet që të krijohen. Nëqoftese nuk veprojnë, të bllokuara dhe të braktisura në botët e hollë të nivelit mendor do të kalben, ashtu siç ndodhë me ujin e ndenjur. Imagjinata dhe Realizimi japin duart: Mendim i Drejtë dhe Zbatim i Drejtë të çojnë në Veprimin e Drejtë.

Kështu duhet ta “imagjinojmë” Historinë e Ardhëshme me perspektiva optimistite, pasi nga imazhi i së tashmes do të vijë bota e së Ardhmes. E sotmja është rezultati i së Djeshmes. Gjithçka që ekziston filloi nga një imazh. Prandaj nëqoftëse i shmangemi fantazisë iluzionare do të fitojmë Unin tonë më të thellë që është burimi i kreativitetit të vërtetë.
 
Top