• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krepa

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa




Perberesit

250gr miell

1/2 liter qumesht

40gr gjalp

3 veze

60gr sheqer

1 bustine vanilje

pak kanelle ,pak rum ose konjak

PERGATITJA

Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel), pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.

Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire (shtojme edhe nje gote te vogel rum apo konjak nese po pregatisim krepa te embel).

Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute

Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur.



*Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere,vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes.
 
Top