• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krishtlindje

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Se pari dua ti uroj te gjithe anetaret e forumit qe te gezojne Krishtlindjen dhe vitin e ri 2012.
Uroj qe Perendia do te vizitoje familjet tuaja dhe do te manifestoje fuqine e Tij , pranine dhe lavdine e Tij mes jush.

Para rreth 2000 vjetesh Perendia e vizitoi kete planet jo vetem me pranine e Tij por erdhi edhe vete ne formen njerezore . Prandaj AI ishte kaq i pranishem ne mes te nje bote mekatare dhe te deshperuar.

Ai erdhi si Emanuel- Perendia me ne dhe Perendia per ne.
Ai erdhi ne toke dhe dha jeten e Tij per secilin prej nesh qe te na jape nga jeta e Tij .

Ai vdiq ne kryq dhe me vdekjen e Tij fitoi per ne mbi mekatin, vdekjen dhe satanin(armiku i shpirtrave tane)

Ai u ringjall dhe DO te kthehet serish per te marre me vehte te gjithe ata qe e duan.

Sot pikerisht Sot Ai po te shikon ty dhe deshiron qe te vije ne jeten tende dhe te bekoje dhe ndryshoje ate .

Ai ka ardhur qe ju te keni jeten me bollek dhe ka ardhur si Perendia me ju dhe per ju.

Kjo eshte nje dhurate qe Ai deshiron qe ju te merrni dhe te festoni, shpetimi juaj.

Jezusi erdhi ne kete toke dhe lindi ne nje grazhd. Nuk kishte vend per te ne shtepite e botes se asaj kohe.

AI po pret qe sot do ti hapen dyert e zemrave. Ndoshta ne zemren tuaj ndiheni te vetmuar dhe te percmuar si ai grazhdi ku nuk kishte asnje njeri qe te festoje por lajmi i mire per ju eshte qe te mos ligeshtoheni sepse ju sot mund te perjetoni festen e vertete te Krishtlindjes. Edhe pse mund te ndiheni pa vlere si grazhdi. Mbani mend qe Perendia do tu jape vlere te madhe jetes tuaj dhe personit tuaj.

Sot askush nuk e mban mend ndonje Izraelit te asaj kohe por te gjithe e dine se Jezusi lindi ne nje grazhd, sepse Perendia i jep vlere te c'muar te gjithe atyre qe e pranojne.

Qe Jezusi te lind dhe te vije ne zemren tende dhe shpetimi te hyje ne shtepine e zemres tende.

Nje grazhd perjetoi lavdine e Mbretit te mbreterve qe lindi ne te.

Sot zemra jote mund te perjetoje te njejten lavdi.

Mbreti i mbreterve te jetoje ne ju dhe per ju.

DUhet vetem te hapni ju deren e zemres tuaj.
Dhe vetm atehere kur te hapni deren e zemres tuaj Ai do te hyje dhe do te bekoje jeten tende dhe do te shpetoje jeten tende.

SOt Perendia te do ty dhe perjete , por sot Ai te therret ty qe ti te hapesh zemren Atij.

Sot shume njerez neper bote kane hapur dyert e zemrave te tyre dhe kane pranuar Jezusin si Zot dhe shpetimtar.
Une isha atje ne nje koncert per Krishtlindje dhe e pashe me syte e mi sot se si qindra njerez dhane jeten e tyre Krishtit .

Sot edhe ti mund te besh kete .

Jezusi te do , jepja jeten tende.
Dhe atehere do te perjetosh festen e vertete te Krishtlindjes.

Perendia te bekofte .
Gezuar me gjithe zemer Krishtlindjen dhe festa e krishtlindjes qofte e perjetuar ne jeten tende.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Krishtlindje

GEZUAR KRISHTLINDJEN PER TE GJITHE ANETARET E FORUMIT.

Jezusi lindi ne nje moment kur askush nuk i behej vone per te dhe askush nuk u interesua per ardhjen e Tij. Madje aq u percmua lindja e tij si lindja e nje bebi ne grazhd te nje stalle.
Atje ku ushqehej vici dhe gomari dhe bagetia atje lindi Jezusi dhe erdhi shpetimtari i botes.
Keshtu edhe sot edhe nqs e ndjejme veten te percmuar te vetmuar apo te harruar nga te tjeret , une uroj qe Jezusi SHpetimtari i botes te linde ne zemrat tuaja dhe tu jape gezim , bekim, paqe, vleresim dhe shpetim.
Zoti ju bekofte.

Gezuar nga une Alkoma dhe nga komuniteti i Krishtere Ungjillor.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Krishtlindje

Jezus Krishti nuk erdhi per te shtuar nje feste me shume por per te tu dhene shpengim gjithe te munduarve qe therrasin emrin e tij!

Hebrenjve 13:8-9
8 Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.
9 Mos e lëshoni veten aty e këtu prej doktrinah të ndryshme dhe të huaja, sepse është mirë që zemra juaj të forcohet me anë të hirit dhe jo prej ushqimit, të cilat nuk u dhanë asnjë dobi atyre aq sa ecën.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Krishtlindje

KRISHTLINDJA
C'fare eshte Krishtlindja?

Sot bota ka nevoje te dije me teper se c'fare eshte krishtlindja.

Krishtlindje eshte nje feste qe festohet ne te gjithe boten nga komunitetet kristiane.

Krishtlindja ne fakt nuk eshte ne daten 25 dhjetor por eshte vendosur si date nga perandori Kostandin i cili donte te c'rrenjoste paganizmin dhe zevendesonte festat pagane me festa kristiane.

ne kete teme nuk do te shkruaj nese beri mire apo jo kjo eshte teme tjeter, por jam duke e cekur kete per te hyre ne thelb te temes se krishtlindjes.

Por c'fare eshte Krishtlindja ne te vertete?

Sot Krishtlindja ngaterrohet shume me babagjyshin e veshur me te kuqe. Me teper femijet po e mesojne krishtlindjen si ardhja e babagjyshit me dhurata se sa si eshte ajo ne te vertete.

Se pari Krishtlindja eshte nje ngjarje historike.
1. Krishtlindja eshte nje ngjarje historike.
Ashtu si ngjarje te tjera historike qe kane ndodhur ne kete bote si lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore, kampionati i pare boteror i futbollit, lufta 7 vjecare, revolucioni Francez, kryqezatat, djegja e romes nga Neroni, etj, etj edhe lindja e Krishtit eshte nje ngjarje historike.
Fakti qe kalendaret kane si reference lindjen e krishtit treon per kete ngjarje historike.

Njerez te shkences se hereshme te cilet jetonin afer periudhes se lindjes se Krishtit vertetojne me dokumentat e tyre per kete ngjarje historike te lindjes se Krishtit.

Historia si nje shkence na verteton pikerisht faktin se dikur para rreth 2000 vjetesh ka lindur nje person historik me emrin Jezus Krisht.

Nje dokument i rendesishem historik eshte edhe ungjilli ispas Mateut. Aty pershkruhet lindja e Jezusit.

Mateu 1:18-23
18
Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
19
Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.
20
Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë
21
Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre``.
22
E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
23
``Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"``.

Dhe edhe pse nuk dihet data e sakte e lindjes se Tij sot kujtohet akoma si nje feste e vertete lindja e Krishtit. Ne mbare boten festohet kjo feste e Krishtlindjes.

Se dyti Krishtlindja eshte nje feste.
2. Krishtlindja eshte Feste.

Krishtlindja eshte nje feste pavaresisht se si e festojme.
Ne mund te festojme Krishtlindjen ne menyra te ndryshme:
Me bankete, koktejle, muzike, valle, gezim, me familjen, me shoqerine, duke zbukuruar shtepine, etj.

Por e rendesishme eshte qe Krishtlindja eshte nje feste.

lluka 2:10-14
10
Por engjëlli u tha atyre: ``Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
11
sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
12
Dhe kjo do t`ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd``.
13
Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:
14
``Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!``.


Sic e shikojme nje nga aresyet pse kjo ngjarje histrorike eshte nje feste eshte sepse lindja e krishtit eshte lindja e shpetimtarit te botes nga mekati.

Jezusi lindi dhe shpetimi erdhi.

Ne mund te festojme ne shume menyra por festa e vertete behet kur ne e perjetojme Krishtlindjen ne zemren tone.

Feste e vertete eshte kur ne perjetojme dashurin e Perendise dhe shpetimin e jezusit.

Ketu do te hidhemi tek pika e trete dhe me erendeishme se c'fare eshte krishtlindja.

3. Krishtlindja eshte nje ngjarje e perjetueshme ne menyre personale.

Krishti lindi, ky ishte lajmi historik dhe egzaltues festiv por pse erdhi Jezusi , pse gjithe ky lajmerim dhe ngazellim nga qielli?

Romaket 10:9
9
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.


Pra Krishtlindja nuk eshte vetem nje ndodhi historike per te cilen duhet te dime dhe prej te ciles mund te mesojme, Ajo nuk eshte vetem nje feste qe duhet apo duam te festojme, por me teper eshte nje perjetim personal qe mund te perjetojme ne zemrat tona nqs e ftojme Jezusin si shpetimtarin tone.

Perendia e dergoi Jezusin te vdes ne kryq ne vendin tone per te na shpetuar nga mekati.

Ne te gjithe jemi mekatare dhe per kete aresye Perendia i shenjte dhe i drejte duhet te ndeshkoje mekatin. Nqs mekati nuk do te ndeshkohej ashtu si e meriton atehere ai perhapet dhe ndikon me keq kete bote se sa e shikojme. Keshtu pra Perendia e ndeshkoi mekatin me vdekje. Kush mekaton duhet te vdese.

Por Perendia i dashur kur shikon mekatarin nuk shikon vetem mekatin por ashtu si prindi tek femija Ai shikon krijesen e Vet qe e do, per kete aresye Ai beri nje rruge shpetimi, Ai e ndeshkoi Birin e Tij ne kryq me vdekje ne vendion tone, dhe keshtu meshira e Tij shfaqet permes ndeshkimit te mekatit tone tek Krishti.

Dhe Hiri i Tij shfaqet pikersiht ne ate qe krishti u ringjall dhe AI na ofron falas jeten e re te perjetshme.

Si te mos e pranosh nje dhurate te tille?
Si te besh bisht nje meshire dhe hiri kaq te madh?

Krishtlindja eshte nje perjetim personal i shpetimit, kjo eshte nje feste madje nje moment historik ne jeten tende personale.

Sot Jezusi te fton plot dashuri pavaresisht se kush je , c;fare ke bere, Ai te ofron falje dhe meshire.

Lindja e Jezusit eshte nje fakt historik i dashurise se Perendise per boten.

Gjoni 3:16
16
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.


Krishtlindaj pra eshte nje moment historik i lindjes se Krishtit, ajo eshte nje feste dhe nje perjetim personal qe sicili prej jush mund te perjetoje sot.

Nese do qe pervecse te kesh njohuri per krishtlindjen dhe qe pervecse te festosh , nese do qe ta perjetosh ti mund ti kerosh sot Zotit Jezus te te shpetoje.

Ti mund ta besh me fjalet e tua me gjtihe zemren tende dhe Ai nuk do mendohet dy here por sapo ti te hapesh zemren tende AI do te hyje ne te dhe de te shpetoje .

Zoti ju bekofte nga Alkoma

Perjetoni krishtlindjen.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Krishtlindje

Gezuar krishtlindjen te gjithe anetareve te forumit.

ZOTI JU BEKOFTE SHUME.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
12,212
Pikët
113
Përgjigje e: Krishtlindje

Καλά Χριστούγεννα και Ευτυχισμένο το Νέο Έτος !!
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Krishtlindje

GEZUAR KRISHTLINDJEN 2014 anetareve te Forum-Al.com dhe Stafit te Forumit. Zoti ju bekofte nga Alkoma
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Krishtlindje

Urime krishtlindjet te gjithe atyre qe e festojne,zoti i dhashte mbarsi, shendet dhe suksese ne jete.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Krishtlindje

Mesazh Krishtlindjeje. Krishtlindja NUK eshte nje dite e vecante vetem per te krishteret ajo eshte nje dite e vecante edhe per c'do individ tjeter i kombit tone. Sepse mesazhi i krishtlindjes eshte lindja e Jezus krishtit per gjithe boten. Krishtlindja eshte nje Ngjarje e historise, e mrekullise dhe e rilindjes . Me lindjen e Krishtit mund te ndodhin tre gjera shume te rendesishme ne jeten e gjithsecilit. 1. Me lindjen e Krishtit mund te ndodhi mrekulli ne jeten tende 2. Me lindjen e Krishtit mund te ndodhi rilindje ne familjen tende 3. Me lindjen e Krishtit mund te ndodhi ndryshimi i historise ne qytetin tend VAZHDON.....
 
Top