• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kristina ylli që po shkëlqen në univers

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Kristine Elezaj, e cila së fundmi ka shpërthyer në industrinë muzikore amerikane me këngën e saj “Warpath”, ka deklaruar për Shekulli se ajo ka në plan që të lansojë dhe albumin e saj të parë, i cili pritet të bëjë një ‘boom’ të vërtetë.


E pyetur se si ndihet që kënga e saj “Warpath” dëgjohet kudo, Kristina tha se ajo ndjehet mirë që kënga e saj është bërë hit edhe pse ajo nuk mund të parashikojë dot se cila nga këngët e saj mund të jetë hit.

“Kënga e ardhshme mendoj se do të jetë ritmike dhe e cila titullohet “Barbwire”, ndërsa më pas do të lansoj një baladë. Ka shumë mundësi që ajo të jetë “Light Years”. Një këngë shumë e këndshme, të cilën e kam shumë për zemër”, theksoi Kristina.

Ajo foli dhe për përmbajtjen e albumit “No Questions Remains”, në të cilin thotë ta ketë gjetur veten si shkrimtare. Në të, këngëtarja shprehet se mund të gjendet një gërshetim mes zhanrit dance dhe baladave, ndërsa si dy balada të mrekullueshme të albumit ajo i vlerëson “Light Years” dhe “Momentum”.

Në albumin tim kam punuar me producentë të mrekullueshëm. Brandon Beal, Godwill&MGI, janë emra të cilët kanë punuar me të tilla yje si Sean Kingston, Justin Bieber, Chris&Teeb dhe 50 Cent”.

Ylli shqiptar, i pyetur se si i duken krahasimet e saj me disa prej pop superyjeve si Britney Spears, Rihanna, Lady Gaga, Pink, apo Shakira, tha: “Mendoj se është kënaqësi! Ata më kanë krahasuar me disa prej femrave më të bukura dhe më të talentuara në industrinë muzikore”.

“Tani më pret promovimi i kënëgs “Warpath”. Kam koncerte në shumë klube dhe një turne është në projekt e sipër. Albumi im “No Question’s Reamins” del në tregun amerikan më 5 tetor”, përfundoi Kristine Elezaj.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,475
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: Kristina ylli që po shkëlqen në univers

Vajza Nga Bosnja – Aida , Gruaja Më E Bukur E Botës Për Vitin 2013





Bosanka Aida Gjapo është një vajzë e cila e mundi konkurrencën e fortë e cila u gjend në mësin e Monica Bellucci, Megan Fox, Adriana Lima, Eva Mendes Irina Shaek …

Në portalin “Gruaja më e bukur” , në përzgjedhjen e titullit gruaja më e bukur në botë për vitin 2013 i përket bukuroshes Idi Van Munster , i cila është me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe emri i vërtëtë i kësaj është Aida Gjapo.

Bukuroshja Aida ka lënë prapa 50 bukuroshe, duke përfshirë edhe një nga aktoret më të bukura në botë dhe model të modës.

Në portalin “Gruaja më e bukur”, Aida është përshkruar si zonjë e re magjike nga Bosnja, tejet karizmatike, të edukuar, të talentuar, e mprehtë, dhe bukurinë e saj origjinale dhe mënyrë jetese unike e bëjnë atë të veçantë.

Aida përndryshe është një artiste dhe punon si një modele nën emrin Idi Van Munster.
 
Top