• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kryetari dha betimin me tri goditje kamxhiku

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Në shenjë falënderimi për besimin e dhënë dhe me dëshirën për të dëshmuar se do të kryejë me përgjegjësi punën e tij, kryetari i ri i qytetit Chilca në Peru, dha betimin me tri goditje kamxhiku
Kjo mënyrë e pazakontë e dhënies së betimit, është bërë duke respektuar traditën e inkasve, që duhet të përkujtojë kryetarin e ri se gjatë mandatit duhet t’i mbajë premtimet, shkruajnë mediat peruane.

Abraham Carrasco Talavera (23 vjeç) dha betimin të dielën, derisa merrte detyrën e kryetarit ra në gjunjë derisa një zyrtar lokal e goditi atë tri herë me kamxhik.
“Mos u bën hajn”, bërtiti zyrtari pas goditjes së parë, “mos u bën gënjeshtar”, e porositi pas fishkëllimës së dytë dhe “mos u bën dembel” pas goditjes së tretë.

“Për komunën Chiclo, të cilën e adhuroj, të cilën e bartë në zemër dhe për këtë popull që më ka besuar mua, betohem se do të punojë për zhvillimin e qytetit”, tha Carracaso, i cili bile edhe ia puthi dorën “xhelatit” të tij. Ai e mori kamxhikun për ta ruajtur për t’ia përkujtuar premtimet e “e shkruara në shpinë”, shkruan gazeta “Correro Huancayo”.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,275
Pikët
113
Përgjigje e: Kryetari dha betimin me tri goditje kamxhiku

Mbase rituale kjo:confused:
Ketu ku une jetoj,kryetari i bashkise(komunes ne rast) ka 30 vjet ne pushtet!
Ne zgjedhjet e fundit nuk kishte kanditat kundra,pasi qe nuk kishin shance.
Perse....kuptohet.
lg
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Kryetari dha betimin me tri goditje kamxhiku

Ky ritual ne Shqiperi nuk do funksjononte sepse perndryshe i binte qe Sala duhet t'ishte rraf perdite!
 
Top