• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ksenocentrizmi...

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Mar shkas per te hapur kete teme pasi verehet gjithnje e me shume tendenca per tu dukur sa me Europiane apo per ti`u afruar sa me shume Perendimit..


Ksenocentrizmi nenkupton parapelqimin e kulturave te huaja ne krahasim me vlerat tona,apo thene me mire dashuria e tepruar ndaj vlerave te huaja dhe ne kete menyre duke nenvleresuar dhe mos cmuar vlerat tona.
Ksenocentrizmi dhe perkrahesit e ksenocentrizmit jane te bindur se cdo gje e huaj eshte e mire,cdo gje si pershembull kultura,menyra e jeteses,dhe ajo me rendesishmja eshte se mendojne se dhe idete e krijuara jashte jane shume me te mira dhe me kete nevleresojne cdo gje te veten dhe i shikojne te tjeret me syrin superior dhe veten nga kendveshtrimi i me te dobetit dhe me inferior ne krahasim keta.


Si e gjykoni ju kete dukuri?
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ksenocentrizmi...

ndoshta asht edhe i vertetum shkenctarisht ky fenomen , por vetemse ne teori...
praktika asht krejt tjeter , po flas per popullin Shqitar , se gati te gjith qe kan dal ne perendim , e kan leshue vendin shkaku i gjendjes se keqe materiale ku fajtore ka qen politika e asaj kohe . une personalisht , nuk e njoh asnje Shqiptar i cili ka dal ne shtete tjera se i ka pelqye kultura apo tradita e atij shteti...
kete e deshmon edhe fakti se te gjitha mjetet i investojn ne vendlindje ...
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ksenocentrizmi...

Busavata!
Une do te fokusohesha me shume tek Shqiptaret e Shqiperia.
Po te veme re gjuhen shqipe eshte bere sallate ruse, Eshte e tmerrshme se cpo i bejme ne shqiptaret asaj. Po te shikosh te gjitha televizionet kane tendence te huaj, emisionet, dokumentaret , filmat shqiptare po shkojne drejt harreses, Prodhohet pa mase muzike Shqip( por ne vetvete e huaj) e shume gjera si keto. E kuptoj fare mire e te gjithe e kemi te qarte qe jetojme ne epoken eevoulimi, internetit, epoken e globalizimit, Teknologjise qe ecen me hapa te pershpejtuar, Dhe qe e gjithe kjo con ne bashkimin e gjuheve. Por te mos`mundohesh te mbrosh gjuhen: Thua te ishte nje gjuhe e vdekur, vetem ne shqiperi ndodh. Sheh pamase Titra ne shqip te miksuar me gjith gjuhet e botes. njerez qe flasin 7 gjuhe ne nje fjali thua se flasin percart. Emisionet mbajne tituj Europiane Ose perendimore, Politikane qe s`flasin Shqip si per te bere te pakuptueshme ate qe thone... etj etj.
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Ksenocentrizmi...

Ne shqiptarët jemi majmunë imitues të shëmtuar dhe sigurisht viktima të propagandës, si edhe kemi qënë gjithmonë. Gjenerata e re influencohet shumë nga media pamore dhe e shkruar, që të themi të drejtën fabrikojnë FEKALE! Kur antivlerat shiten për vlera, një shoqëri është drejt degjenerimit të saj.

PS: globalizmi është një tumor gjigand
 
Top