• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

LinuxoiD

Anëtar
Anëtar
Dec 20, 2009
Postime
64
Pikët
8
Vendndodhja
@PC
Aleksandri i vdekur, skulptura e shek. II-të para krishti, ekspozuar ne Galeinë Oficiale te Firencës.


Sipas gojdhanes së njohur, para se te vdes Aleksandri, e la porosi qe doren e tij te djathtë ta lenin jashtë sarkofazhit, kuptohet domethenja e tij profetike; "gjysmen e botes e pata në dor, më në fund dora mbetet e zbrazët.."
Ashtu edhe u veprua sipas deshires së tij, Perdikasi i kishte ndertuar një sarkofazh dhe mbshtjellur më një mbuloj te dyfishtë prej ari qe donte ta mbarti trupin e tij ende te ngrohët në Maqedoni por ndodhi diçka e papritur...
Trupin e tij e kerkonin tani edhe gjeneral të tjerë, Ptolemeu Soter, i biri i Lagosit, deshironte te behej faraoni i Egjiptit, edhe ai donte ta varrosi trupin e tij në Aleksandri dhe pas nje beteje te ashpër mes kater udheheqsve te mbretnise se Aleksandrit, më në fund fiton Ptolemeu i cili e dergon sarkofazhin në Aleksandri dhe më vonë Ptolemeu i II-të, i biri i tij, e varros në një tempull në Aleksandri në vitin 280 para krishti, por më vonë, Ptolemeu i IV-të e nderton një Mozole të stilit maqedonian, në një dhom prej albatri te ngritur mbi një tumul prej gurve si ato qe u gjeten ne Vergina ne vitin 1978, mirëpo ne Vitin 89 P.K, Ptolemeu X e zëvendëson arin dhe e vëndos trupin e Aleksandrit në një sarkofazh prej albatri te tejdukshëm qe e shofim pastaj edhe sips deshmis te Straboni i cili e vizitoi varrin e Aleksandrit aty kah viti 20 para krishti, por edhe Jul Qesari e viziton ne vitin 48 P.K, pas tij edhe Oktavian Augusti në vitin 30, mirëpo Augusti shkon më tej, per simpati ndaj Aleksandrit ai e nxjerr trupin e tij qe ishte ne sarkofazhen prej albatri ku ia vendos mbi koken e tij një kuror prej ari, mirepo edhe e dëmton shumë trupin e tij qe deri ketu ishte i ruajtur mirë. Sipas të dhenave të Flavius Zhozefit, edhe Kleopatra e famshme e kishte hapur këtë sarkofazh për ti marrur disa gjësende prej ari !
Sipas Seutonit, perandori Kaligula ia kishte vjedhur gjamadanin e famshem te Aleksandrit, kurse Karakala ia kishte vjedhur xhaketen e purpurt, unazen dhe rrypin ne vitin 215 pas krishti...
Mirëpo në vitin 365 pas një vershimi të madh u demtua tërë Aleksandria dhe më këtë rast edhe mozoleu i Aleksandrit te Madh, qe prej kesaj kohe ende edhe sot, arkeolog e amator nga e tere bota e kerkojnë varrin e Aleksandrit, pa sukses !
Pershatatur nga Dardan Leka per renesancen ilire 2011
Mbeshtetur sipas burimit "Le Figaro" Hors-series, autor: George de Brulon, Tetor 2011
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,437
Pikët
113
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Aleksandri u kishte kerkuar te tijeve ta hidhnin ne lume( qe te mos i gjenin trupin), ne menyre qe te mbijetuarit te mbanin gjalle mitin qe ai ishte marre ne qiell te jetonte bashke me zotin Amon(vini re, e kishte nderruar me Zeusin).

nuk ka varr Aleksandri.

qashtu o Dardan Leka aka Kreksi.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Ndodhej ne Aleksandri simbas burimeve e fakteve historike.Ka dhe shume supozime te tjera te cilat nuk jane te vertetuara,jane e mbeten te tilla,si oazi egjiptian Siwa ,San Marko Venecia,e kthimi ne Maqedoni...etj etj..
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,437
Pikët
113
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

te dhenat me te sakta i jep instituti amerikan arkeologjik(The Archaeological Institute of America), Aleksandri nuk ka varr.

teori spekullative ka sa te duash, njera bile thote qe varri i Aleksandrit eshte ne australine perendimore:p

shif kur te dale ndonje sharlatan ta gjeje varrin e Aleksandrit ne shqiperi:p
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Ne Shqiperi eshte vetem Troja dhe Atlantida.(Por meqenese Aleksandri ishte ilir mund ta ken varrosur tek varrezat e deshmoreve.).

Aleksandrit sot nuk i dihet varri,megjithate dihet qe varri i tije ka egzistuar ne Aleksandri,te pakten simbas kronikave e historianeve te kohes.
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,437
Pikët
113
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

nje gje dihet, Aleksandri vdiq ne brigjet e lumit eufrat ne babiloni, dhe ai ishte eksplicit ne deshiren e tij para se te vdiste, qe ti hidhej trupi ne lume.
ka spekullime qe trupi i tij te jete transportuar ne tre varre te ndryshme ne dy qytete egjiptiane.

ps. megjithate nese nuk e kane hedhur ne lume, patjeter duhet te jete tek varrezat e deshmoreve, tani ka mbet pa shoqeri, se me pare bente muabet me shokun enverhahaha
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Aleksandri eshte njeriu me i madh qe historikisht ka njohur njerezimi.Madheshtia e tije nuk mund te krahasohet me asnje figure historike,eshte i vetmi "mit" qe simbas historis ka qene real.

Land,qe trupi i tije te hidhej ne lum,nuk e di nuk e kam lexuar.Me sa mbaj mend me duket se deshira e tije ishej te varrosej ne oazin e Siwas ku ishte dhe orakulli i Amonit...(simbas Robin Lane Fox,qe ka bere vertet nje biografi te bukur...edhe simbas Valerio Massimo Manfredit,qe ka bere nje liber apostafat per Varin e Aleksandrit...)
 

Fiore

ON/OFF
Anëtar
Mar 3, 2012
Postime
915
Pikët
0
Vendndodhja
Venus
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Aleksandri vdiq nga ethet ne moshen 33 vjecare ne Babiloni.
Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu,te cilit ia kish lene amanet ,dhe e coi ne Egjipt ku e ballsamosen.Por,ne vitin 30 ,Augusti xheloz per famen e bemat e Aleksandrit e dogji ,mesa duket qe te harrohesh figura e tij dhe te behej ai me i famshem se Aleksandri.
egziston dhe nje mendim tjeter se, Aleksandri mund te jete helmuar si rezultat i nje komploti.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Aleksandri vdiq nga ethet ne moshen 33 vjecare ne Babiloni.
Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu,te cilit ia kish lene amanet ,dhe e coi ne Egjipt ku e ballsamosen.Por,ne vitin 30 ,Augusti xheloz per famen e bemat e Aleksandrit e dogji ,mesa duket qe te harrohesh figura e tij dhe te behej ai me i famshem se Aleksandri.
egziston dhe nje mendim tjeter se, Aleksandri mund te jete helmuar si rezultat i nje komploti.
sa pa fat ne edhe ketu nuk e gjetem dot ``Bej_dy_pompa``
(teme interesante)
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

Eshte mbjelle e u be peme, eshte prere e u be dhome gjume, eshte hedhur poshte se doli jashte mode, u kalb se e lagu shiu, tani eshte dhe, rrit pemen...

(riciklimi e gjeti varrin e Lekes se Madh)
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,437
Pikët
113
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

varri i aleksandrit duhet te jete prane varrit te dashnorit te tij hephaestion-it :p
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,437
Pikët
113
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

Aleksandri eshte njeriu me i madh qe historikisht ka njohur njerezimi.Madheshtia e tije nuk mund te krahasohet me asnje figure historike,eshte i vetmi "mit" qe simbas historis ka qene real.

Land,qe trupi i tije te hidhej ne lum,nuk e di nuk e kam lexuar.Me sa mbaj mend me duket se deshira e tije ishej te varrosej ne oazin e Siwas ku ishte dhe orakulli i Amonit...(simbas Robin Lane Fox,qe ka bere vertet nje biografi te bukur...edhe simbas Valerio Massimo Manfredit,qe ka bere nje liber apostafat per Varin e Aleksandrit...)
pa dyshim qe ka qene i madh, ka qene nje gjeni kriminel po ashtu si hitleri dhe napoleoni, vetem se keta dy te fundit e mbyllen jeten si losers.

ka qene gay me i famshem ne histori, me pas vijne keta elton john, george michael etc.haha
 

kreksi

Metropolis
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
2,830
Pikët
113
Vendndodhja
France.
pa dyshim qe ka qene i madh, ka qene nje gjeni kriminel po ashtu si hitleri dhe napoleoni, vetem se keta dy te fundit e mbyllen jeten si losers.

ka qene gay me i famshem ne histori, me pas vijne keta elton john, george michael etc.haha
landi, kujdes nga floçkat...-paqe- ... Vtem për arkivolin e Aleksandrit u bênë kater luftëra, humben jeten rreth 40 000luftetar...secili nga te kater komandantet kishin deshiren e tyre ta varrosin ne vendin e tyre ...prandaj, nuki dihet ai mozoleu ne shkretirat e Sives ku ishte dikur Amoni, e qe si duket Aleksandri ia mori briret dhe ate helmentene famshme Amonit dhe u nis kah ndia me qellimin qe dihet....te ne nuk thonê koti; "shkoi t'i merrte brinat i la edhe veshët"...Pra, grekët koheve te fundit kane gjetur një tum te madhe afer Vergines dhe po presin.. diçka po zihet..

-A rron apo nuk rron Leka i Madh ?
nga Bahri Brisku:Autoktonia shqiptare e bregdetit

Krijimet e detarëve dhe të peshkatarëve tanë në rajonet buzdetare dhe jo vetem aty degjohën në shumë prralla legjenda si dhe gojdhana te ndryshme si ajo me peshkun Delfin.
Në të gjitha këto rrefime fabula parësore është shpetimi i njeriut permes këtij delfinit, keshtuqë njeriu edhe per ate mishin e delfinit nuk e perdor per ushqim ne asnjë menyr se konsiderohet peshku i mençur dhe bamirës i njeriut. detaret dhe peshkataret tregojnë shuë detaje ne lidhje me delfinin, i cili i ka shpetuar detarët në rastet tragjike, kur anijet e tyre kane pesuar ndonje avari ose permbytje.

Një tregim mbi delfinin na bene me dije se ky kishte shpetuar nga vdekja e sigur një fëmijë, i cili duke u larë në plazh e kishin marrur valet e detit...
Në rrafshin semiologjik e krahasues disa motive lidhur me rrefimet per delfinet i hasim edhe tek autoret antik si Plini i Ri dhe Plutarku, te vargjet e Hesiodit per shoqerimin entuziazmues te delfineve anijeve neepr detin Mesdhe.
Sipas mitologjisë greke, poashtu edhe sirenat, gjysem peshkë e gjysem femra nukkanë cilësi fizike siç kanë floçkat në tregimet shqiptare te cilat janë femra të bukura, më flokë të gjata dhe më të gjitha tiparet e tjera natyrore të femrave me ideale fantastike.

Kështu sirenat greke gjasojnë më figurat mitologjike të engjëjve nga Bibla kurse floçka shqiptare edhe vete nga emri tregon një imazh ndryshe, te njê femre reale me bukurin e saj të rrallë por qe iu mungonte lundertareve ne lundrimet e tyre te gjata. Floçkat në tregimet shqiptare janë femra jo vetem prej mesit e sipër, si i shofim tek Sirenat, por kur ato e zhveshin këmishën e detit, ato janë femra teresishtë edhe prej mesit e poshtë te cilat edhe pranojnë te bien ne dashuri më lundertaret dhe nganjehere te martohen me keta lundertar e pashkatar.

Këto bukurosh e te detit janë femra çapkene, lozanjore te cilat kur dalin të rreziten nëpër shkëmbinj zhvishen, heqin lëkurën, këmishën e detit duke u shendrruar menjëherë nga femra peshkë në vasha te hieshme dhe natyrore.
Në mitologjinë shqiptare shqiptare përmenden si femra dinake qe deshirojnë ti rrembejnë detarët e peshkatarët e bukur e te fuqishëm.

Për keto bukuroshe detare edhe sot është i gatshëm te deshmoje çdo detar i vjeter i rajoneve shqiptare, një Floçkë ishte lidhur me një detar qe e quanin Isa, i cili posa ishte zemruar më shokë në brigjet e Spanjës, niset natën dhe ashtu i vetmuar kthehet në Durrës ku gjatë udhëtimit ndalon në një ishull të shkretë, të pa banuar, u takua më një Floçkë, e cila e çoi në sarajin e vet dhe u martua më të.
Isai kishte lënë gruan dhe fëmijët në Currilla të Durrësit dhe për shumë vite s'kishte më se a janë a s'janë gjallë familja e tij.
Një ditë ia tha floçkës;
-Ti je e bukur shumë dhe besa më pelqeni, por unë kam lanë atje ne vend timin gruan dhe femijët dhe nuk e di se a i kam gjallë a jo !

Kur degjoi këto fjalë Floçka kundershtoi;
- Ti duhet me i harrua ta çe i ke në vëndin tëndë- i tha bukuroshja e detit.
Pas një kohe të gjatë dhe lutjeve te shumta qe ia bênte Isja, më në fund Floçka u mêshirua dhe e liroj qe te shkonte ta vizitonte familjen.
Në rrafshin krahasues kjo gojëdhenë gjason më ate te bukuroshes Kalipse, e cila e ndaloi Uliksin kur kthehej nga lufta e Trojës, kundër deshires së tij se në Itakë e priste gruaja e tij besimtare Penelopa, keshtu edhe detari shqiptar në kêtë tregim e le bukuroshen Floçkë dhe se dashuria e tij ndaj gruas së vërtetë ishte më e madhe.
Në hapsiren e thellë të detit Floçka u del përpara me shoqet e veta dhe i pyet detarët;
-A rron apo nuk rron Leka i Madh ?

Ata detarë qe i pergjigjen ketij zërit se "Po, Leka i madh është gjallë, ai rron" atyre detarve floçkat ua lirojnê udhen dhe i mbrojnë nga veshtirsit e lundertarêve kur është koha e ligë. Por ndokush, ndonjë lundertar iu pergjigjej; " Leka i Madh nuk rron më " ! dhe floçkat hidheroheshin pertej mase dhe me te gjitha mënyrat perpiqeshin per t 'ia degjuar gjamën tragjike anijes se tyre, pra keta perfundojshin në fund të detit !

Siç dihet Leka i Madh, Aleksandri i Maqedonisë ishte nga Iliria, thuhet se kryente të gjitha ritet e detarisë dhe falej zotit të burimeve te ujrave dhe detarve ilirë Bindit.
Ketu duhet kerkuar edeh enigmën mitike të nderlidhjes së floçkave të cilat lejojnë dhe u ndihmojnë detarëve të cilët pergjigjên se Leka i madh rron !

Tematika e rrëfimeve lidhur më floçkat është thellë e lidhur me traditën e detarisë shqiptare qe këto fragmente me tregime e gojdhana nga te parët e tyre deshmon për lashtesin dhe autoktonin shqiptare qe i lidh me detin ku ndoshta edhe i kan takuar keto floçka dikur ne brigjet e detnave te largëta.
Fantazia e gjeniut tonë ka begatuar fuqinë krijuese të tegimtarëve qe jetonin buz detit kanë krijuar një fond të terë prozash në lidhje me floçken e cila begati pâ hamendje i tejkalon te gjitha krijimet tjera ne hapsiren ballkanike.

Struktura artistike e krijimeve të tilla është aqë e pasur sa që në shumë raste tejkalon caqet e një prodhimi shpirtnor të një populli, si ne rastin e tregimeve "Martesa e Floçkes" e shumë rrefime tjera, mbesin deshmi e pakontestueshme e autoktonise shqiptare ne lidhje te pa nderprere me detin qe nga lashtesija deh sot trashegojm këtë pasuri brez pas brezi si ne gojdhana ashtu edhe në realitet.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Re: Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Aleksandrit te Madh ?

pa dyshim qe ka qene i madh, ka qene nje gjeni kriminel po ashtu si hitleri dhe napoleoni, vetem se keta dy te fundit e mbyllen jeten si losers.

ka qene gay me i famshem ne histori, me pas vijne keta elton john, george michael etc.haha
Duhet te ket qene i vetmi kriminel qe realizoi ate qe njerezimi nuk e imagjinonte ne mungese te kurajos qe ta enderonte.
Nuk e dija qe komandantet Elton e Michael vinin mbrapa Aleksandrit,si gay mbas tije vine Piro e Shipione.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,370
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

 

Albpelasgian

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 27, 2012
Postime
380
Pikët
0
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

Nje hipoteze e mundshme eshte qe varri i Lekes se Madh mund te jete ne Aleksandri. Nje autor guxonte te spekulonte se varri i Lekes mund te kete qene tek nje tyrbe prane nje xhamie tani te zhdukur ne Aleksandri, e cila ne mesjete quhej Ískander Zul-Qarneyn (arabisht: Aleksander dybrireshi). Por kjo s'eshte gje tjeter vecse nje nga hipotezat e shumta. Nje perandori romak i mbeti ne dore nje pjese e kokes se ballsamosur te Lekes kur e vizitoi ne Aleksandri.

Por le te shohim cfare na rezervon e ardhmja kur pseudo-arkeologet e FYROM-it do te gjejne varrin e Lekes poshte shtepise se Gruevskit. Nje mangesi e madhe ne kete drejtim do te jete burgosja e Pashko Kuzmanit, drejtorit te Muzeut ''Dizneyland'' ne FYROM, i cili u zu me pele per dore duke shitur ne te zezen artefakte te vjetra. Ky Indiana Jones modern mbante per jave te tera ne ethe audiencen e FYROM-it se varri i Lekes gjendej diku afer Gjevgjelise. Edhe kamermanit qe po incizonte emisionin nuk u permbajt nga e qeshura dhe e pyeti nese vertete maqedonasit do te guxonin te varrosnin mbretin e tyre ne tokat e armiqeve me te rrezikshem te tyre - tek dardanet dhe peonet? :)

Tani mediat e FYROM-it i kane ra ne fije varrit te Lekes, qe eshte ne Uzbekistan :)

http://www.youtube.com/watch?v=S_Hzff6ARQM
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,403
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

e paska kap mallkimi,tu humbt varri, shokun Aleksander.Sa thon ne Egjipt,ne Persi,ne Uzbekistan,ne Berat,ne Rashan,pore spo ja gjejn e skan kurre per ta gjetur se mallkimi tu tretshin eshtrat si duket e paskan prek.Sllavet jon te ardhur shum vone per te pretenduar se ju takon ai varr,po ashtu edhe greket kote kokorisin e mundohen te vjedhin prrallat me bubazhel.mitt do te mbetin vetem mite,as gje me shum.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,149
Pikët
113
Përgjigje e: Ku ndodhet varri i Lekës së Madh?

Po, por mitet gjithmone kane krijuar identitete te priviligjuara !

Jo, une mendoj se nuk eshte per tu tallur fare

Ne video inkurajohet investim i permasave te gjera akademiko-historike nga i tere aparati shteteror per "ndricimin" e historise se Aleksandar Makedonskit, "trashegimise historike Maqedonase" si dhe perforcimin e identitetit Maqedonas.

Fatkeqesisht, keta shoviniste sllave, ne tentimet e tyre historiografike gjithmone do ta kene me lehte deri sa ne mesin tone ekzistojne diletante te cilet me ide eksentrike, antishkencore e antikombetare, mohojne migrimet sllave ne trojet tona !
 
Top