• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kujdesi ndaj mëlçisë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Mëlçia, nëse është e shëndetshme, shërben kryesisht si filtrues dhe është fabrikë procesimi për trupin tuaj. Detoksifikon substancat vdekjeprurëse dhe zbërthen eritrocitet e harxhuara. Përveç këtyre punë, ky organ gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Kjo ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë. Përveç detoksifikimit, mëlçia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminën A dhe substancat që janë instrumentale në mpiksjen e gjakut. Në industrinë e mirëqenies ka shumë pohime se mëlçia duhet detoksifikuar (ç’helmuar). Ata pohojnë se mëlçia juaj është bërë toksike dhe duke përdorë dietën e tyre të veçantë ju do ndihmoni që të pastroni mëlçinë tuaj. Fakti i kësaj pune është se mëlçia nuk ka nevojë të detoksifikohet sepse në vetvete është makinë detoksifikimi. Nëse mëlçia nuk bëhet toksike atëherë çka bëhet? Epo, nëse mëlçia mbi-ngarkohet dhe nuk mund të largoj të gjithë materiet toksike, trupi juaj do të absorbon të gjithë këto kemikale të padëshiruara. Në fund, trupi juaj është ai që bëhet toksik. Pirja e tepërt nuk i bënë mirë mëlçisë tuaj. Kur ky shokë i heshtur i trupit tuaj lëndohet apo sëmuret nuk ka se si të ankohet gjersa të bëhet vonë për ty. Kjo është për shkak se nuk ka nerv të veçantë për të krijuar alarm. Me fjalë tjera ska se si të të tregoj se është lënduar apo sëmurë nga moskujdesi juaj! Duke marrë një qasje të kuptueshme për tu kujdesur për mëlçinë dhe duke bërë disa ndryshime sjelljesh në mënyrën e të jetuarit tuaj, ju mund të zgjasni shëndetin e mëlçisë tuaj dhe të shmangni dëmtimin dhe sëmundjen e mëlçisë.
 
Top