• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kujtime nga bankat shkollore

Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,379
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

hahaaha....kam qesh me te madhe, sakrifice te madhe po me kerkon, po dhe te vendos origjinalin tim pak diference do bente, sepse jemi njesoj.............! Do e vleresoj kte opsion dhe ka mundesi te vendos George Clooney, me qellimin e mire qe ti shtohet oreksi kujdo qofte qe e sheh! Nuk dua te mbaj ne ndergjegje njerez qe "ngordhin" urie per shkakun tim! Jam i shqetesuar per gjendjen ne BURUNDI, imagjino ti shtoj vetes dhe kte siklet te ri mu ne mes te perendimit!!!!!!!!
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
26,043
Pikët
113
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Ver nje det aty, s'ke pse lodhesh me gjet foto. Sinqerisht, nuk ha dot buke, se zakonisht e marr ipadin ne tavoline kur ha.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Schneider.....si aktore
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

SYSTEMA- me nom ka qene maratona 24 oreshe e filmit, tek kanali i 2 i BG por qe kapej vetem me kanoce, ku u transmetua Tango e Fundit e Parisit, me M.BRANDO dhe R. SCHNEIDER ku per 3 dit me rradhe u diskutonte ne shkolle vetem tlyni (apo margarina) e Marlon Brando-s! kohe te arta......!
Degjoje per Schneider
[ame]http://www.youtube.com/watch?v=dsryGBHiAIg[/ame]
 
Sunflower

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 18, 2014
Postime
952
Pikët
0
Vendndodhja
Tek shtepia ime :p
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Une kam pas nje presor matematike i cili sa hynte nklase shkruante daten nregjister dhe mconte nderrase. Hajd bej detyrat e shpise nderrase. Pse i them une?!. Po qe ti marrin shenim kush nuk i ka bere.Lol...Ndersa kur biente zilja mbarimit ishte i pari qe e degjonte dhe sic ishte ne fund klases fluturonte shkumesin te tabela zeze dhe merrte regjistrin e ikte pa pershendet. I thoja ndonjeher: o presor pse sna korigjon detyrat ti? Ai: pff. Pse per mua po i beni? Po sdeshet mos msoni. Un msimin jua shpjegoj. Lol

Ndersa nje sem kemi patur nje zysh biologjie. Ajo kishte llafollogji ama sdinte shume. Benim msim nga gjys ore dhe pastaj luanim me letra. Lol. Vinim denime per ate qe humbte. Kur humbte zysha i kerkonim ti vinte note tmire filanit psh. Dhe ajo tyryfyle shkonte dhe i vendoste vertet. Lol
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,379
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

ka plot qyfyre, por me fame te madhe ka qene edhe ajo e kaushit me luledielli e shokut te bankes, i cili me shume durim shembullor dhe stil te tipit 007, qeronte luledielli ne ore te mesimit pa e ulur koken , duke e pare ne sy mesuesen per ti krijuar pershtypjen qe ja po te degjoj dhe jam i interesuar per shpjegimin, dhe nga ana tjeter i bente garrumull(grumbull) farat e qeruara gati poshte bankes, por qe per fat te keq i binte lapsi te ngrehej ne mesim, dhe kur ulej ne banke shifte qe as levozhgat nuk i kshin ngelur se ja kisha perrla te gjitha( ca te bojsha, ishin te mira dhe te qeruara gati) dhe smerrte dot guximin te ankohej asgjekundi! (ca do thoshte qyqari, qe Baba m,ka honger lulet qe kisha qeru n,ore te mesimit m,ceftas?)
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Maj men qe haja mucmolla si dhe nje lepirese me sheqer te djegur(sme kujtohet si quhej)
 
Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,655
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

mbaj mend qe ne fizike ishim tre shoke ne nje banke (tavoline) te vogel...e beme presorin e fizikes per te qare sa na u lut te dilnim jashte...dhe ne vajtem e u beme tap...kur u kthyem ishte mbasdite....
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,586
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

...edhe pastaj me perjashtuan nga shkolla .
 
Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
40,704
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Vit i pare ne gjimnaz, kishim orarin e notit. Ky ishte viti i dyt ne Amerik per mua. Akoma nuk isha ambjentuar mire dhe ndihesha shume e friksuar. Nejse si orar noti, kisha veshur rrobabanjo. Rreshtohen vajzat ne nje ane, dhe meshkujt ne anen tjeter. Shikoj rreshtin e vajzave…dhe cte shikoj? Ato kishin veshur bluza mbi rrobabanjove (i vinin turp te tregonin rrobabanjet para meshkujt te klases)…. do notonin me bluza!!! E friksuar po mendoja "bohh jam e vetmia me rrobabanjo. Kisha shume inat te ishia ne dukje, sepse e bente nervozimin me keq. E gelltita turperimin, dhe vendosa qe here tjeter te vishja dhe un bluz mbi rrobabanjove. Vin koha per klasen e notit, dhe un vendos te dal me bluze…kur cte shikoj, te tera vajzat ishin me rrobabanjo…thash me vete "cfare dreq problem kan keta amerikanet se si marr vesh " :/
 
*ARiel*

Tip i qetë
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
8,320
Pikët
113
Vendndodhja
Planet earth
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Hahah Rexhina, te kane pare ty me rroba banje edhe u ka dale turpi.

Ne gjimnaz ne kishim nje presor gjeografie qe mbante nje shkop te holle ne dore edhe kush nuk pergjigjej i gjuante dureve. Sa here kishim te nesermen gjeografi une perserisja gjithe naten , malet, vargmalet,fushat, gropat, fushgropat, ngushticat.... e ca kishte ne rruzullin toksor se kur nuk pergjigjej ndonjeri i plotesoja une. Ariel hajde tregoje ma bente :D ishte i sigurte se une do i gjeja gjithmone. Une i mesoja me zor nga frika. Hajde tregoja Ariel, ma beri edhe nje dite. Dola ne harte une... Cili ishte presor? :confused: me pa njeher i habitur! Nxirre doren! - ma beri :eek:
 
nga frika ben ate qe se pret :D
dhe un kam nje histori cik te ngjashme…perseri ne gjimnaz :).

Babin e kam sportist, dhe qe kur ishim te vogla na tregonte si te benim stervitje. Dy motrat e mia te medhaja i ngjajn babit, dhe ne gjimnastik kan qene gjithemone mire. Un i ngjaj mamit, keshtuqe nuk me pelqente aspak stervitjet, sidomos vrapi. Nejse ketu ne amerike, pompat qe bejn vajzat jan ndryshe nga djemt…jan cik me te lehta…dmth ve kembet ne toke dhe thjesht ngre trupin. Un mendova qe kjo ishte perfekte per mua :D.
NJe dite sic po flisnim gjithe familja, po tregonim kush ben pompa me shume. Dhe vin rradha ime…un vazhdoj te bej sic mesova ne klasen e gjimnastikes. Babi i tronditur me thot "Rexh keto sjan pompa…shiko si i ben babi"…i them keshtu i bejm ne gjimnastik dhe keshtu do i bej…i ngriten nervat :D me bertiti ti mesoj ashtu si behen tamam. DHe ja un duke qare dhe duke bere pompa :p. Ne fund i mesova dhe un sadoqe me erdhi inat qe sme la ti beja si desha un :D. Shkoj ne gjimnastik, dhe i bej pompat si djemt. PRofesorit i pelqye kjo gje, dhe ne fund te vitit kur kishte nevoj te zgjidhe 5 studentet me te mire te gjimnastikes te bej kompeticion me klasat e tjera te vitit te pare…ky me zgjedh mua!!! Me ra te fik nga frika. Desha ti thoja "hmm pervec pompave, stervitjet e tjera nuk i bej mire, te lutem me ndrysho me nje tjeter"…por me vinte turp ti flisja gjitheashtu se mezi sa flisja anglisht dhe spara me pelqente te ankohesha tek mesuesit. Gjat gjithe javes isha e stresuar jasht zakonisht. Vin rradha e pompave…dhe i bej shume mire. VIn rradha e vrapit…sa filloj hapin e pare, kompeticioni im ishte ne fund tek viza e mbarrimit…dhe ja te qeshurat e studentve…ne ate moment po shaja baban "qesh".
 
Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,363
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtinë
Përgjigje e: Kujtime nga bankat shkollore

Me kujtohet nga fakulteti ne vitin e tret nga lenda Teoria e Qarqeve Elektrike kishim pjesen e dyte te provimit dhe ishte afati i Janarit viti1991.Pas dy jav pregaditjesh kisha vendos ta perfundoja ket provim nga prof dr.Besnik Kastrati (Tani i ndjer).
Ne ket provim kam pas vuajtjet me te medhaja ne jeten time,plot dy jav duke mesuar dit dhe nat,nuk flija me net te tera,kur me afrohej gjumi mirrja sasi te kafes.Me kujtohet Babai ma fikte driten duke then boll eshte per sot dhe pusho ,athere un prap ne menyr tinzare e dhezja driten dhe mesoja deri ne mengjes..
Keto kan qen perjetime te renda plot 14 dit te muajit janar .Kur erdhi momenti i se vertetes ishim gjithsej 15 student qe kishim kaluar pjesen e par,Profesori tha a ka dikush qe don ta shtyej provimin?,te gjith e shtyen provimin kurse un reagova dhe i thash profesorit qe nuk dua ta shtyej provimin,profesori buzqeshi dhe me tha "Qengji qe ndahet nga kopeja e ha ujku..",un pastaj ju pergjegja do ta shofim profesor!,me keq nuk do te behet i thash ndoshta eshte dita ime e fatit..
Provimi filloi ne ora 17 30,dhe isha ulur ne tavolin dhe me ofroi nje mal fleta me pyetje ,kurse mua me kapi stresi ne at moment dhe dheza nje cigare "PARISIEN"dhe gradualisht u qetsova dhe mbusha nje ushtrimore me pergjigjjet adekuate te cilat i diskutuam bashk ne tabel..
Kur dola ne tabel,profesori me tha fehmi 6-e ke vetem per bukurshkrim,kurse nota nvaret nga pergjgjjet qe mi thua ne pyetje,mbas nje ore ferri morra noten 8,ishte ky gezimi me i madhi ne jeten time sepse ai profesor ka qen shum rigoroz!!!
Kur i kujtoj disa gjera nga studimet dhe vuajtje ne kohen time,shpesh her pendohem qe kam ecur ne keto rrug,eshte dashur te shkoj ne rrug te tjera sepse njerzit e kan nje enderr jetsore dhe ajo duhet te realizohet ne kohen dhe vendin e duhur,kthim mrapa nuk ka ne pune te medha..
 
Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,760

Lejohej cigarja gjate provimit prof?
 
Top