• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kujtime nga bankat shkollore

Sia

V.I.P
Anëtar
Oct 24, 2017
Postime
5,332
Pikët
113
Here here ne ndonje fushe sporti, dhe per fatin tim te keq fusha ishte afer shtepise.
Kshuqe ulesha dhe haja buken duke pare shtepine.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,776
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Ke harruar edhe ekskursionet dhe "marshimet" siç quheshin asokohe.
Autobusi mbushur plot me neve nxënësit dhe kori jonë :
- Shoferi jonë është kampion
Gjithë makinave ja kalon!

-urra--urra--urra--qesh-
Jalla shofer jalla mos e pi konjakun , se ajo ty ta shton merakun
Jalla shofer jalla mos e pi rakinë......
Nuk më kujtohet dhe aq mirë rima, po diçka e tillë
Iknim në punë prodhuese nga shkolla me kamionë nëpër kooperativat tona pararojë...
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,917
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Jalla shofer jalla mos e pi konjakun , se ajo ty ta shton merakun
Jalla shofer jalla mos e pi rakinë......
Nuk më kujtohet dhe aq mirë rima, po diçka e tillë
Iknim në punë prodhuese nga shkolla me kamionë nëpër kooperativat tona pararojë...
Ka qenë dhe nji tjetër :
- Jepi shofero se na zuni vapa... 🤣 🤣 🤣
 

Lorè

My heart is now your home.
Staff member
Anëtar
Jun 13, 2020
Postime
478
Pikët
93
Kujtimet kanë qenë të bukura, por marredhënia mësues nxënës ka qenë skandaloze. Shumica thonë "figura e arsimtarit nderohej asokohe, ndërsa sot jo". Nuk nderohej nga respekti, por nga frika! Nxënësit kishin frikë sepse ushtrohej një dhunë që gati-gati ishte çnjerezore ndonjëhere. Mbaj mend një nga mësuesit në 8 vjeçare aq shumë e ka goditur një nga djemtë saqë filloi ti dilte gjak nga hundët. Mu duk aq denigrues si veprim sa sdi çtë them. Nuk aplikohej asnjë metodë përpos dhunës mbi fëmijët problematikë. Shihej si zgjidhja për çdo problem. Ndër arsyet që një pjesë sot janë bërë të pa sukseshëm, të padobishëm për veten, madje disa janë bërë kontigjent kriminal. Bashkë me dhunën u vrisnin dhe vetëbesimin që fëmijë.
Pastaj në gjimnaz shumë më ndryshe. Nuk mbaj mend asnjë rast dhune. E vetmja dhunë ishte ajo midis djemve që lanin hesapet jashtë në pushim, lol.
Kam qenë gjithmonë mbi mesataren me nota, pra 9 e diçka gjithmonë. Por mësoja për vete, nuk më pëlqente konkurenca. Shoqet që mësonin më shumë i respektoja dhe vlerësoja. Madje njëra prej tyre doli maturantja më e mirë e vitit. Mbresa më ka lënë profesori i letërsisë i cili mundohej me çdo kusht të na intimidonte. Na e zhvillonte lëndën si matematike, fikse. Nuk na linte të shpreheshim lirshëm, madje nëse i hiqje një presje nga shënimet që jepte, të detyronte ta hapje dhe t'ia lexoje ashtu siç i kishte dhënë. Le që skishte gramin e mëshirës me detyrat. Iku shyqyr në vit të fundit, erdhi një zyshë e ëmbël.
Ishte edhe profja i fizikës, serioz, i sertë dhe shumë ironik. Më pëlqente shumë kur flisnte me ironi.
Ndërsa njëra nga zyshat irritohej dhe acarohej shumë nga çunat. Sa hynte ngrinte vetullat dhe i ulte veç kur dilte, lool. Zap çunat gjithë orës me atë. Një rast ikën të gjithë, dolën për bilardo më duket, edhe hyn kjo, me nerva, sa e pa që nuk ishin ia plasi " uaa, nuk janë mii, le të ikin aman, le të mos vijnë hiç, o sa mirë". U kënaqëm atë ditë me zyshën, vetëm buzëqeshte, sikur ishte një person ndryshe, lool.
Ndërsa kujdestare kemi pasur zyshën e biologjisë. Kur shpjegonte Aparatin e Riprodhimit, tek mësimet mbi organet gjenitale i nxirrte djemtë jashtë, gjoja iu jepte ndonjë punë për të berë, pastaj iu thoshte lexoni vetë mësimin në shpi. Ça loti ka qenë, lol. Veç tek hormonet i mbante në klasë.
Ndërsa orët e historisë ishin orët e gjumit. Perdet e klasës i kishim ngjyrë akuamarinë, të kaltra. Edhe bëhej si dhomë gjumi fiks kur binte dielli. Ulesha gjithmonë në bankë të parë që të përqëndrohesha, po ndërkohë shumicën e rasteve kërciste muhabeti me ndonjë.
Ka qenë një kohë, mix, përzierje e shumë ndjesive.
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
6,303
Pikët
113
Gjithmone e kam urryer matematiken. Lodhesha kaq shume me te edhe me dukej sikur isha e vetmja femi shqiptar qe ishte tape topi për matematike sepse për te gjithe shqipot e tjere qe njihnim, matematiken e kishin lenden me te mire, me te preferuar. Akoma kam komplekse nga kjo gje.
 

Jolene

🌫
Staff member
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,396
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Se mu kujtua zysha e biologjise ka qene nga jugu, sme kujtohet tamam vendi por ka patur nje theks te lezetcem lol
Edhe ka qene aq e shendoshe sa kur donte ti shkulte veshin ndonjerit i thoshte hajde ktu dmth duhej te shkonin tek karrikja e asaj se pertonte te ngrihej 🤣
Zbor I bente veshit ajo ashtu ulur
Kur e kujtoj tani profesionalizmi zero, respekti zero!
Sme duket cudi qe kercet druri haptas ne shqiperi!
 
Top