• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kujtime nga bankat shkollore

Sia

V.I.P
Anëtar
Oct 24, 2017
Postime
9,168
Pikët
113
Here here ne ndonje fushe sporti, dhe per fatin tim te keq fusha ishte afer shtepise.
Kshuqe ulesha dhe haja buken duke pare shtepine.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
9,680
Pikët
113
Vendndodhja
My own way
Ke harruar edhe ekskursionet dhe "marshimet" siç quheshin asokohe.
Autobusi mbushur plot me neve nxënësit dhe kori jonë :
- Shoferi jonë është kampion
Gjithë makinave ja kalon!

-urra--urra--urra--qesh-
Jalla shofer jalla mos e pi konjakun , se ajo ty ta shton merakun
Jalla shofer jalla mos e pi rakinë......
Nuk më kujtohet dhe aq mirë rima, po diçka e tillë
Iknim në punë prodhuese nga shkolla me kamionë nëpër kooperativat tona pararojë...
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,459
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Jalla shofer jalla mos e pi konjakun , se ajo ty ta shton merakun
Jalla shofer jalla mos e pi rakinë......
Nuk më kujtohet dhe aq mirë rima, po diçka e tillë
Iknim në punë prodhuese nga shkolla me kamionë nëpër kooperativat tona pararojë...
Ka qenë dhe nji tjetër :
- Jepi shofero se na zuni vapa... 🤣 🤣 🤣
 

Lorè

My heart is now your home.
Staff member
Anëtar
Jun 13, 2020
Postime
1,035
Pikët
113
Kujtimet kanë qenë të bukura, por marredhënia mësues nxënës ka qenë skandaloze. Shumica thonë "figura e arsimtarit nderohej asokohe, ndërsa sot jo". Nuk nderohej nga respekti, por nga frika! Nxënësit kishin frikë sepse ushtrohej një dhunë që gati-gati ishte çnjerezore ndonjëhere. Mbaj mend një nga mësuesit në 8 vjeçare aq shumë e ka goditur një nga djemtë saqë filloi ti dilte gjak nga hundët. Mu duk aq denigrues si veprim sa sdi çtë them. Nuk aplikohej asnjë metodë përpos dhunës mbi fëmijët problematikë. Shihej si zgjidhja për çdo problem. Ndër arsyet që një pjesë sot janë bërë të pa sukseshëm, të padobishëm për veten, madje disa janë bërë kontigjent kriminal. Bashkë me dhunën u vrisnin dhe vetëbesimin që fëmijë.
Pastaj në gjimnaz shumë më ndryshe. Nuk mbaj mend asnjë rast dhune. E vetmja dhunë ishte ajo midis djemve që lanin hesapet jashtë në pushim, lol.
Kam qenë gjithmonë mbi mesataren me nota, pra 9 e diçka gjithmonë. Por mësoja për vete, nuk më pëlqente konkurenca. Shoqet që mësonin më shumë i respektoja dhe vlerësoja. Madje njëra prej tyre doli maturantja më e mirë e vitit. Mbresa më ka lënë profesori i letërsisë i cili mundohej me çdo kusht të na intimidonte. Na e zhvillonte lëndën si matematike, fikse. Nuk na linte të shpreheshim lirshëm, madje nëse i hiqje një presje nga shënimet që jepte, të detyronte ta hapje dhe t'ia lexoje ashtu siç i kishte dhënë. Le që skishte gramin e mëshirës me detyrat. Iku shyqyr në vit të fundit, erdhi një zyshë e ëmbël.
Ishte edhe profja i fizikës, serioz, i sertë dhe shumë ironik. Më pëlqente shumë kur flisnte me ironi.
Ndërsa njëra nga zyshat irritohej dhe acarohej shumë nga çunat. Sa hynte ngrinte vetullat dhe i ulte veç kur dilte, lool. Zap çunat gjithë orës me atë. Një rast ikën të gjithë, dolën për bilardo më duket, edhe hyn kjo, me nerva, sa e pa që nuk ishin ia plasi " uaa, nuk janë mii, le të ikin aman, le të mos vijnë hiç, o sa mirë". U kënaqëm atë ditë me zyshën, vetëm buzëqeshte, sikur ishte një person ndryshe, lool.
Ndërsa kujdestare kemi pasur zyshën e biologjisë. Kur shpjegonte Aparatin e Riprodhimit, tek mësimet mbi organet gjenitale i nxirrte djemtë jashtë, gjoja iu jepte ndonjë punë për të berë, pastaj iu thoshte lexoni vetë mësimin në shpi. Ça loti ka qenë, lol. Veç tek hormonet i mbante në klasë.
Ndërsa orët e historisë ishin orët e gjumit. Perdet e klasës i kishim ngjyrë akuamarinë, të kaltra. Edhe bëhej si dhomë gjumi fiks kur binte dielli. Ulesha gjithmonë në bankë të parë që të përqëndrohesha, po ndërkohë shumicën e rasteve kërciste muhabeti me ndonjë.
Ka qenë një kohë, mix, përzierje e shumë ndjesive.
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Gjithmone e kam urryer matematiken. Lodhesha kaq shume me te edhe me dukej sikur isha e vetmja femi shqiptar qe ishte tape topi për matematike sepse për te gjithe shqipot e tjere qe njihnim, matematiken e kishin lenden me te mire, me te preferuar. Akoma kam komplekse nga kjo gje.
 
J

Jolene

Guest
Se mu kujtua zysha e biologjise ka qene nga jugu, sme kujtohet tamam vendi por ka patur nje theks te lezetcem lol
Edhe ka qene aq e shendoshe sa kur donte ti shkulte veshin ndonjerit i thoshte hajde ktu dmth duhej te shkonin tek karrikja e asaj se pertonte te ngrihej 🤣
Zbor I bente veshit ajo ashtu ulur
Kur e kujtoj tani profesionalizmi zero, respekti zero!
Sme duket cudi qe kercet druri haptas ne shqiperi!
 

shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,336
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Se mu kujtua zysha e biologjise ka qene nga jugu, sme kujtohet tamam vendi por ka patur nje theks te lezetcem lol
Edhe ka qene aq e shendoshe sa kur donte ti shkulte veshin ndonjerit i thoshte hajde ktu dmth duhej te shkonin tek karrikja e asaj se pertonte te ngrihej 🤣
Zbor I bente veshit ajo ashtu ulur
Kur e kujtoj tani profesionalizmi zero, respekti zero!
Sme duket cudi qe kercet druri haptas ne shqiperi!
Prandaj je bere as ne biologji ti.
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
3,038
Pikët
113
E kam pase nji shoqe te klases ne te mesmen, po e quej me germen e pare te emnit te saj: Vajza H.
Ajo ka qene ne gjuhe dhe letersi ma e talentuemja nga te gjithe ne. Ka qene qef me ndigjue kur recitonte ajo, se recitonte bukur.
Disa her me pat ndihmue ne referate, qe i benim kur lexojshim ndonji lektyre shkollore, s`pritonte e m`i shkruente.

Si person ka qene tiger, po e ngacmoi kush, reagonte vrullshem me kundersulm !
Per cudine teme ma te madhe, ndaj meje ishte shum e bute! Kjo gja me pengonte vazhdimisht.
Nji her i mora do copa letre, i palova e i bana te vogla dhe fillova e gjujsha ate.
Me te dyten e rroka (qellova). Kur u kthye ajo vrullshem e me ftyr te terbueme,
si me pa mue, per habine teme, ndrroi qehre, u zbut e me tha: „faleminderit!“
Me ka myte me at reagim, prap e ndjeva vehten si ne kafaz, sic ndjehesha gjdo her kur isha pran saj !

Njiher i thashe: i kam shkrue do vargje, si te duesh t`i tregoj.
Ajo ma ktheu: patjeter ! M`i jep se jam shum kurreshtare me i lexue.
Ja dhashe. Ajo i lexoi dhe rrinte ne mendime…kaluen nja 10 minuta e dikur m`i ktheu vargjet e
me tha: s`i ke shkrue vet!
Ky ka qene komplimenti ma i madh qe kam marre nga ajo.

Ne klase i kishim disa vajza, njana ishte ne pamje e ne gjeste fort e lezetshme, po nuk e kishte as per se afermi talentin e vajzes H.
Kishim nji ore mesimi e duhej te shkruenim dicka, kur po e ndegjoj peshperitjen e asaj te lezetshmes,
me thrriste ne emen e po me thote : nese i ke dy lapsa, ma jep nji se s`kam !
Ja dhashe lapsin tem e vet mbeta pa laps…“si te ja bej tash?“, mendova me vehte…ju drejtova vajzes H. qe e kisha nji banke perpara.
Ajo me tha: te pashe qe ja dhe asaj lapsin ! Une vec nji laps e kam, ta jap me kusht qe te shkruesh ne fletoren teme! Po, i thashe.
E mora une fletoren e saj dhe si pisi ma i madh e vuna nen fletoren teme e po shkruj ne fletore teme!
U krye ora. Kur ia dhashe asaj fletoren e vet me faqe te paster dhe lapsin, do ta kem lendue teper,
se e vrejta si ju zbeh ftyra aq shum ! Ajo i muer fletore e laps e nuk foli.

E kishim pushimin e gjate (20-25 minutash) dhe dolem. Kur u ktheva nga pushimi u ula dhe hapa
fletoren, e pashe qe mungonte fleta ku pata shkrue ne oren qe kaloi !
S`vonoi e m`u afrue ajo, ne dore e kishte fleten qe ma kishte ckye nga fletrorja, e kishte ba duq ,
ma qiti mbi fletore e me tha: „ ti je teper i vogel me ma hedh mue!“

Une ne te vertete e meritova nji lloz n`krye per veprimin e poshter qe e bana.
Po kur m`i tha ato fjale, m`u dok qe ma celi deren e kafazit, ne te cilin me mbante gjat gjithe kohes qe sillej aq butesisht me mue dhe me la te lire !!
Nga ai cast, kurdoher qe kam qene pran saj, jam ndje i lire, jo ma si perpara, si ne kafaz !
Nga ajo ndodhi nuk kemi fole ma me njani tjetrin, as s`kemi pase konflikt.
Sa ishim ne shkolle e nuk flisnim, ajo filloi e shoqnohej me nji shok klase. Nuk e dij a e ka pase qellimin me m`ba xheloz, po une kam qesh kur i shihsha sepse ai shoku nuk e kishte nivelin tem, as me pamje as me mesime.
Per cudi, sa her e shihja vajzen H. edhepse nuk flisnim, gjith kam pas respekt te vecante per te,
deri sa e perfunduem maturen dhe s`ja kam idene pse ?!
E kemi krye maturen dhe s`kemi fole ma mes veti.

Kaluen 4-5 vjet, disa nga ne nderkoh i kishim krye studimet. Une Isha ne rruge per ne pune, kur rastesisht e pashe vajzen H. me nji shoqe tjeter te klases sone, me te cilen as kisha miqesi as kundershti.
I pashe nga larg pran fakultetit juridik ne Prishtine. M´kapi nji siklet kur i pashe, se shpejt m`u kujtue poshtersia qe ja pata ba asaj,
po ne te njajten kohe ndjeva nevoje aq te madhe t`i afrohem.
U afrova e i pershendeta.

Vajza H. me pershendeti me dashamiresi e me ftyre te qeshun !
E kishim nji bisede te shkurt e te kandshme.
Me tregoi qe ishte ne perfundim te studimeve juridike, per cka me erdh fort mire.
Nuk e zgjatem, ju deshirova dite te mbare dhe shkova.

Nuk mund ta spjegoj me pak fjale lehtesine shpirtnore qe e kam perjetue kur u ndava nga ato !
Do te ket qene nji si guri ne bark, qe do ta kem mbajte gjithe kohen, qe nga veprimi i poshter qe ja bana asaj e deri kur me foli aq njerzishem e me ftyre te qeshun dhe m`i deshiroi te gjitha te mirat ne jete! Ateher e ndjeva qe m`u zhduk ai guri, ajo brenge e mshefun, ai shterngim shpirtnor dhe e perjetova nji freski e qetesi shpirtnore qe e kisha prite kohe te gjate.
 

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
53,816
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Mbaj mend klasa e pare ne greqi (sa kisha ardhur) as nuk kuptoja cfare thoshte mesuesia, dhe per cfare arsyeje kisha ardhur ne shkolle 🤣. Po e shikoja qe po fliste dhe shkruante dicka ne tabel dhe meqe se kuptova ja futa gjumit….me tundte motra (atehere na vuren te gjitha bashk ne muajin e pare meqe nuk dinim greqisht)..dhe mire zgjohesha, kopjoja cfare kishte shkruar ajo dhe ja kepusia gjumit perseri. Kur mora deftesen, cdo gje 0 pervec gjimnastikes…mami dhe babi duke pershperitur “mos e kemi vajzen pak te ngadal” 😒
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
31,655
Pikët
113
Mbaj mend klasa e pare ne greqi (sa kisha ardhur) as nuk kuptoja cfare thoshte mesuesia, dhe per cfare arsyeje kisha ardhur ne shkolle 🤣. Po e shikoja qe po fliste dhe shkruante dicka ne tabel dhe meqe se kuptova ja futa gjumit….me tundte motra (atehere na vuren te gjitha bashk ne muajin e pare meqe nuk dinim greqisht)..dhe mire zgjohesha, kopjoja cfare kishte shkruar ajo dhe ja kepusia gjumit perseri. Kur mora deftesen, cdo gje 0 pervec gjimnastikes…mami dhe babi duke pershperitur “mos e kemi vajzen pak te ngadal” 😒
Ti ja paske bere sikur ai Petriti gjitha notat 1-she, vetem ne muzik 5-se, ta rrafi baba i tij, tha gjitha keta 1-sha dhe po te kendohet :D
 
Top