• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kultura okulte

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Paradigma të ndërgjegjes
bashkëkohore

Megjithë trysninë e shumanëshme dhe me masat represive që u përdorën, pas monizmit, rezultoi se dukuritë ezoterike nuk ishin zhdukur. Tashmë vihet re një gjallërim i dukshëm i kulturës okulte edhe me dukuri të reja ezoterike siç janë telepatia, dukuri të subkoshiencës, parapsikologjia, reinkarnimi, shpjegimi i ëndërrave, rite e kulte të zeza; ezoterike janë përhapja e fallit, llotaritë, telebingot deri edhe firmat piramidale


Kthesa nga monizmi ideologjik drejt pluralizmit demokratik pasqyrohet në mënyra të shuamanëshme në ndërgjegjen dhe psikologjinë e shoqërisë sonë, të cilat po zhvendosen në kahe të reja. Për të mos përsëritur dogma e këndvështrime të vjetëruara të strukturës së ndërgjegjes psikologjike shoqërore e individuale, ne zgjodhëm për diskutim një fushë dukurish shpirtërore e intelktuale, që spikasin në sfond të zhvendosjes bashkëkohore të tyre dhe që kanë karakter problemor. E kemi fjalën për dukuri të kulturës okulte, që ndryshe mund të quhen dukuri ezoterike (nga greqishtja “ezoterikos”, që do të thotë “e fshehtë”, “e brendshme”). Në këtë fushë përfshihen dukuri të mirënjohura të vjetra si: bestytni të kota, paragjykime e supersticione të lashta, praktika magjike, kulte e rituale sakrale, religjioze, nuska e amulete, mallkime e lutje, të shtënët fall, përfytyrime mitike, astrologjia, alkimia, hiromantia, besimi në syrin e keq”, në forca të zeza etj.
Të tilla dukuri quhen “ezoterike”, sepse përgjithësisht nënkuptojnë ekzistencën e veprimin e forcave misterioze, që nuk i pranon mentaliteti shkencor dhe që parapërcaktojnë fatin e njeriut ose të bashkësive shoqërore.
Të tilla dukuri konsiderohen si bartëse të një fryme të fshehtë, me të cilën lidhen ngjarje, veprime, pasoja (herë pozitive e herë negative) të çuditshme, të habitshme, të pashpjegueshme. Ata që i ushtrojnë praktikat ezoterike njihen si mjeshtra të një komunikimi të jashtzakonshëm me forca misterioze. Në të kaluarën, por edhe sot ngaqë dijet e fshehta u kundërqëndronin, si rregull, ortodoksisë ideologjike zyrtare dhe mentaliteteve shkencore e intelektuale, bartësit e këtyre “mjeshtërive” ezoterike bashkoheshin në shoqata të fshehta ilegale, si ato të pasuesve të Pitagorës, masonerisë etj. Edhe bektashinjtë tek ne lidhjen midis tyre e mbështetin në “Të fshehtën e Madhe”, e cila, nga sa e kemi hulumtuar, mbetet misterioze edhe për vetë pjesëtarët e këtij komuniteti fetar.
Të tilla dukuri e praktika ezoterike kanë ekzistuar dhjetra e dhjetra shekuj me radhë; valët e ndikimit të tyre herë janë ngritur e herë janë ulur, por përbëjnë një prirje që ka bashkëjetuar gati në gjithë epokat e ekzistencës të njerëzimit. Ato janë shpjeguar tradicionalisht si pasoja të pashmangshme të injorancës, të obskurantizmit. Ky shpjegim i cekët e i njëanshëm u jepej dukurive ezoterike (besimeve e supersticioneve të kota) edhe në kohën e luftës së ashpër që iu bë besimeve fetare në vitet ‘60 tek ne; megjithë trysninë e shumanëshme dhe me masat represive që u përdorën, pas monizmit, rezultoi se dukuritë ezoterike nuk ishin zhdukur. Por edhe në kushtet e sotme të pluralizmit e të sigurimit të lirisë të besimeve fetare, vihet re një gjallërim i dukshëm i kulturës okulte edhe me dukuri të reja ezoterike, si me thënë, bashkëkohore ose “moderne”, siç janë telepatia, dukuri të subkoshiencës, parapsikologjia, reinkarnimi, shpjegimi i ëndërrave, rite e kulte të zeza; ezoterike janë përhapja e fallit, llotaritë, telebingot deri edhe firmat piramidale etj. S’ ka gazetë, që të mos u ofrojë lexuesve, krahas lajmeve të ditës, edhe horoskopin; masmediat vazhdimisht përhapin lajme për Ufo, pjata fluturuese ekstrateresterë e komunikime jashtëplanetare. Të tilla njoftime bashkohen në një rrymë me informacione për hulumtime të reja shkencore mbi kozmosin dhe mbi të fshehtat e tij. Madje edhe në sfera të politikës ose ekonomisë janë të pranishme dukurit ezoterike, që identifikohen me ngjarje të papritura, që qëndrojnë përtej shpjegimeve e mentaliteteve shkencore. Kush e besonte rënien e murit të Berlinit ose të komunizmit, disfatat e superfuqive në Vietnam, Afganistan, Irak? Një ngjarje e papritur ishte rrëzimi i perandorisë, monarkisë mijavjeçare të Iranit dhe realizimi i revolucionit të Komejnit? Fenomene të tillë nuk u nështrohen shpjegimeve të vjetra tradicionale. Sigurisht, padituria, mashtrimi e favorizojnë gjallërimin e dukurive ezoterike të kohës së sotme. Gjithsesi ato kërkojnë një shpjegim më të thellë, më tolerant e bashkëkohor, sidomos kur konstatojmë se ato janë të pranishme edhe te intelektualë, te njerëz të arsimuar.http://www.sa-kra.ch/images parapsikologji/okultizmi.jpgNjeriu priret të zbulojë shumë nga ato fenomene që i janë dukur më përpara të pashpjegueshëm,, misteriozë, por në këtë rrughë ai i kapërcen kufijtë e ekzistencës, realitetit. Cili i ka ditur në kohën e fillimit të hulumtimeve të para kibernetike se ku do të çonin oseku mund të çojnë më tej ato? Njeriu për shekuj me radhë e pat ulur kokën mbi Tokën-Mëmë se aty gjente të vetmen bazë për ekzistencën e tij, kurse tani fluturimet kozmike (me njeri osepa të) i çojnë mendimin e njohjen njerëzorwe drejt hapësirash të pafundme, përtej planetare. Studimet gjenetike në fillimet e tyre dukeshin si hulumtime abstrakte, por ato shpunë në inxhinierinë gjenetike, e cila e ka venë njeriun para problemesh të rëndësishme ekzistenciale të frikshme, të pashpjegueshme e tronditëse morale, juridike, filozofike e shkencore dhe shumë prej tyre nuk është në gjendje t’i sqarojë as shkenca. Në këtë kuadër njeriu i drejtohet njohjes ezoterike, e cila nuk bën të vlerësohet thjesht si rrugë mashtrimi sharlatanësh, por edhe si kërkim e meditim për dije të reja.

Ç’ i jep njeriut bashkëkohor njohja ezoterike?
Së pari, ajo vlen të tolerohet si zhvendosje e njeriut drejt botës së tij të brendshme, drejt vetvetes, drejt subjektivitetit, që është realitet njerëzor. Se ç‘rëndësi ka kjo prirje, do të rikujtonja
shprehjen e famëshm “Njih vetveten!” të Sokratit, që është një nga meritat më të shquara të filozofisë antike. Njeriu e ndien se ndodhet brenda natyrës, kozmosit dhe realitetit objektiv shoqëror, por shumë gjëra të këtij raporti mbeten ende të panjohura. Prandaj, ai e kupton se në shumë drejtime bota e jashtme, domosdoshmëria natyrore e sociale janë mospërfillëse, ndrydhëse, të vrazhda ndaj vetëdijes së individit, aspiratave, kërkesave shpirtërore individuale të tij; dhe në një situatë të tillë përpiqet t’i shpëtojë kësaj trysnie të jashtme, duke u zhytur në vetvete, duke u interesuar e pranuar dukuri ezoterike. Njeriu mbyllet në “qelinë e nëndheshme” (po të përdorim termin e Dostojevskit) që të ruajë veten të barabartë me vetveten, për shpëtimin e vlerave të brendshme shpirtërore. Bota e jashtme e kërcënon njeriun me tërmete, suname, shtërgata, përmbytje të tmerrshme, e bën të palumtur, atëhere njeriut i duket se e bën veten zot sendesh të ndryshme që e lumturojnë (me byzylukë, vathë, gjerdanë, amulete, nuska, kuklla) që u beson se do t’i sjellin fat të mirë dhe kështu e qetësojnë e i krijojnë një ndienjë kënaqësie, ekulibri , harmonie në raport me forcat e jashtme tjetërsuese. Pra, njohja e praktika të caktuara ezoterike edhe në qytetërimin e sotmë modern mund të shërbejnë si rrugë që forcon identitetin e subjektivitetit të individit.
Së dyti, Njohja ezoterike është edhe lëvizje e zhvendosje e ndërgjegjes së individit drejt lirisë, një shkalle virtuale ose reale të lirisë së brendshme. Regjimet autoritare diktatoriale u mohojnë individëve shumë të drejta e liri dhe këta ndihen ndaj forcë shtypëse shtetërore të pafuqishëm, por ruajnë fuqinë e lirisë së brendshme. Ka individë që nuk besojnë në Zotin e feve, por mbajnë në qafë një kryq ose hajmali dhe për ta është shprehje lirie shpirtërore, pavarësie, mosnënshtrimi.
Së treti, njohja ezoterike zhvillohet në trajtën e kërkimeve hipotetike, propabalitetit, lojës së rastësive, determinizmit informativ, që i gjallërojnë pasionet për falle, lojra bixhozi, telesport, telebingo etj.. Në situata të tilla, dihet se propabiliteti i fitores së një bilete llotaria është shumë i vogël, por mjafton ta dijë njeriu se qoftë një biletë mund të fitojë, atëhere gabimisht zotëruesi një bilete e identifikon veten në mënyrë imagjinare me të lumturin fitimtar, kurse realisht shumica e pjesëmarrësve në këto lojra janë humbës, domethënë fatkeq.
Toleranca – tolerancë, por nuk bën të harrohen edhe rreziqet që përmban forca tërheqëse e dukurive ezoterike. Horoskopi një ditë i paralajmëron fat të mirë, por mund të sjellë mëndjelehtësinë e subjektit, që humbet syçelësinë, tregohet i pakujdeshëm dhe mund të pësojë aksident fatal. Midis viktimave të aksidenteve ka shumë asish që kanë qenë të paralajmëruar nga horoskopi për ditë të lumtura, të cilët përfundojnë në fatkeqësi edhe po të kishin me vete, amulete, kuklla, kryqe e gjithfarë objekte të tjerë ezoterikë. Kjo do të thotë se njerëzit s’bën t’ia lejojnë vetes të bëhen nga besimet ezoterike lolo iluzionesh të kota, madje edhe të dëmshme. Sigurisht, këshilla konkluzive ime nuk është aspak këshillë për t’i ndaluar me dhunë praktikat ezoterike, por për ta ndihmuar cilindo besimtar të praktikave ezoterike të jetë i kujdeshëm, të mos pranojë vetëm ndonjë përfitim iluzor prej tyre, por t’i njohë edhe rreziqet që mund t’i sjellin njeriut ato, që nga përvojat e njohjes ezoterike të mos braktisë përvojat shkencore. Po t’i ndalonje me dhunë administrative praktikat okulte, do t’ishte një lloj si të ndaloje edhe matematikën ose gjeometrinë, sepse njerëzit që fitojnë dije shkencore nuk e kanë të sigurtë të bëhen të lumtur në jetë prej tyre, as fatkeqë. Ka njerëz që vdesin të lumturuar se janë nisur për në Parajsë. Iluzion, sigurisht. Po a s’kish për të qenë vrazhdësi nga ana e ndonjë ateisti që do të përpiqej t’i zhdukte në orët e fundit të jetës këtë besim, që të mos bëhej pre iluzionesh të pavërteta?! Mos vallë ateisti
që s’beson në Parajsën, vdes më i lumtur? Veçse ka edhe ateistë, që vuajnë duke besuar në ca utopi jo më pak iluzore. Toleranca është e domosdoshme ndaj individit, që çmon lirinë personale dhe që priret të bëjë zgjedhje me vullnet të lirë, veçse nuk është pa rëndësi të aftësohet për të dalluar mirë zgjedhjet që e çojnë drejt lumturisë dhe ato që e çojnë drejt fatkeqësish. Edhe liria është e ndryshme: ka liri që e afron individin tek vlerat autentike shpirtërore, ka edhe liri që ia vjedh lirinë individit, duke e bërë viktimë paragjykimesh e supersticionesh të kota. Me gjithë këtë, toleranca është kusht i domosdoshëm për të siguruar lirinë e individit dhe të zgjedhjeve të moralshme të tij.
(Nga revista "Milosao")
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Here we go , persa i perket ne lidhje me temen tjeter te fjales 'occult' dhe librit ne fjale :D
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Yeap . LoooL
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Kultura okulte

Nga librat e shumte qe kam lexuar mbi shoqerite sekrete dhe ato ezoterike, me ka bere pershtypje libri me titull KABAALAH dhe jam munduar ta kuptoj disi boten e erret te PESHAT sepse eshte siperfaqsore por teper e thelle ne kuptim. dhe me pas vjen REMEZ apo interpretimi i fshehte i doktrines Kabaalah, ndersa DERESH ishte me intriguesja ne librin e Kabaalah sepse riafteson shkrimet e TORAS dhe rivlerson ato ne nje kendveshtrim totalisht revulocionar.
gjithmone kam lexuar libra te kesaj natyre, por rabinet me kabaalah dhe sabaetizmin me kane dhene nje koncept te ri mbi te fshehtat e TORAS.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Na e pershkruaj pak k'te boten e erret, meqe ke filluar ta kuptosh :S
Ku ndodhet, qysh duket, si behet jeta ... etj etj
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Kultura okulte

*

'okulte' (occult) dhe 'ezoterike' (esoteric) eshte e njejta gje.


Ezoterike/okulte eshte gjithcka e panjohur per ne.
Ateqe e njohim quhet ekzoteri. Ato, te paditurat deri me tani (okultet,ezoteriket), kur i mesojme behen ekzoteri.

Duhet cekur se jo cdo gje qe quhet okulte/ezoterike automatikisht eshte e tille. Sikur ne cdo lemi tjeter, edhe me kete rast, kemi te bejme me shume me pretendime (per te qene, wanabe) se sa per thelbin e ceshtjes.

Ja per shembull per mua shpirti dhe Zoti jane e njejta gje, dhe kjo per mua eshte EKZOTERI, kurseper ata qe nuk e dijne kete eshte ezoteri, okulte, sekrete, e panjohur... :D

*
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Kultura okulte

Na e pershkruaj pak k'te boten e erret, meqe ke filluar ta kuptosh :S
Ku ndodhet, qysh duket, si behet jeta ... etj etj
Kam thene rikonceptim dhe aspak konkretizim, gjithsesi edhe nese nje bote e tille kuptohet sipas pikepamjeve te TORAS nga gjithsecili prej nesh, eshte teper e veshtire per tu thene me fjale, por per mua libra te tille jane te pavdekshem. Brenda tyre gjen mister, enigme, gjeagjeze, dhe aritmetike te çuditshme.
Mbase une jam i sogjustionuar nga te tille libra dhe spara gjykoj kthjellet per to, e perseri them do ti lexoj dhe rilexoj libra te tille sepse per mua te afrojne me driten.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Shtyp celesin, aty e ke driten looool

Enigma/Mistere te tilla, te lodhin psikologjisht pa lidhje....
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Kultura okulte

Zana, ne fakt, "Satanic Bible" e LaVey, eshte vene gabimisht ne kete kontekst dhe ne ate foto. Dikush qe e ka lexuar ate liber mund te te thote te njejten gje, idenik - let them come forth if there are any.
Ai eshte nje liber per njeriun, te tera gjerat qe shkruan LaVey atje jane vetem njerezore dhe ai kete gje e ben te qarte. Ne ate liber, ka shume gjera pervecse okultizem apo magji, etj. Psh flet per rituale dhe pershkruan rituale, por nderkohe ka bere te qarte qe sherbejne vetem per te genjyer mendjen, per te dhene nje sens dhe nje ndjesi ne ndergjegje qe po i perket dickaje me te madhe sesa vetvetja, shprehimisht nje grupi shoqeror i cili identifikohet nga emri qe ka dhe nga doktrina, ndersa individet perberes te ketij grupi identifikohen midis njeri tjetrit pikerisht nga praktika e ritit, nga nje mesim permendesh i nje sekuence te caktuar veprimesh apo literature e cila si te thuash i mbush mendjen dhe bind anetaret e grupit per vertetesine e secilit ne pretensen e te qenit pjese te ketij grupi. Sipas LaVey, rituali eshte nje nder elementet me te rendesishem lidhes ne unitetin e grupit (group cohesion), dhe meqenese mendja njerezore karakterizohet ne menyre te pashmangshme nga harresa, eshte po aq e rendesishme qe ritualet te jene te perseritshem - menyra me e thjeshte per kete eshte qe te shpallen periodike. Dhe e ben te qarte qe ritualet e pershkruar, vargjet e perdorur, etj, jane te shpikur prej tij pikerisht per kete arsye dhe askush nuk duhet te mbushet me endrra dhe dokrra per ate se cfare jane - thjesht fjale autosugjestionimi.

It is a marvelous book in getting to know Man better.
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Kultura okulte

Shtyp celesin, aty e ke driten looool

Enigma/Mistere te tilla, te lodhin psikologjisht pa lidhje....
Ju pyesni e pastaj talleni, nuk te kuptoj thjesht te gjendet kola ne pune! thua pa lidhje! jo çdo gje qe i pelqen Nikoles apo zanes kane lidhje, nejse puna juaj.
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,350
Pikët
48
Përgjigje e: Kultura okulte

Shtyp celesin, aty e ke driten looool

Enigma/Mistere te tilla, te lodhin psikologjisht pa lidhje....
Ha, ha...pikerisht. Nese lidhjet e telave elektrik jane ne rregull, funksionon per bukuri...
Keto libra, shkrime propagandike mediale, (une i quaj "me permbajtje irrituese, te pazgjidhura misterioze"), nuk jane tjeter, perveq se mjete devijimi nga linja normale te botekuptimit njerezor.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Nikola, nuk kishte gje per tallje aty... lexoji pa emocione lool

Ps...gurax , prandaj i kane vene nickname " Black Pope " :p

There is a beast in man that needs to be excersised, not exorcised.”
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Kultura okulte

Nikola, nuk kishte gje per tallje aty... lexoji pa emocione lool

Ps...gurax , prandaj i kane vene nickname " Black Pope " :p

There is a beast in man that needs to be excersised, not exorcised.”
Emocion! na çudite tani!

Tema eshte e bukur dhe ska pse te kthehet ne humoristike, Kryeplaku eshte nje nga anetaret me te vjeter te forumeve dhe sbesoj do i pelqente ta shikonte me te tilla shkrime temen qe vetem me temen skane lidhje por merren me individet.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Nese te riktheva humorin , me falendero lool

Tema shume e bukur/interesante, e hapur qe ne 2011- e zgjova une nga gjumi kshu rastesisht mbreme ....
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,350
Pikët
48
Përgjigje e: Kultura okulte

Emocion! na çudite tani!

Tema eshte e bukur dhe ska pse te kthehet ne humoristike, Kryeplaku eshte nje nga anetaret me te vjeter te forumeve dhe sbesoj do i pelqente ta shikonte me te tilla shkrime temen qe vetem me temen skane lidhje por merren me individet.
Ok, mund te jet faji im per pershtypjen tende, Nikolle se, tema po kthehet ne humor. Me falni....
Temat e tilla me lodhin psikologjokisht se koti. (Zana, kjo ishte thenia yte me lart qe une e pelqeva ta perdor tani. Is ok per ty?)
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,650
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kultura okulte

Patjeter Samiu, :))

Ps...Nikola, une te pyeta se isha kurioze te lexoj si e pershkruan boten e erret ti, meqe kto libra kane efekt te tille, dhe po i lexon ...
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Kultura okulte

Kultura okulte. Fjale e madhe me duket mua dicka e tille. Me shume okultizmi mua me duket dicka me e vogel, me intime dhe private, me e fshehte dhe qe cdokush ne nje menyre apo nje tjeter ndjen nje lloj kenaqesie shume personale ne lidhje me te. Okultizmi lind pa ndonje nevoje per te patur regullatore, madje sa me ezoterik dhe i mistershem qe te jete, aq me i 'besueshem' konsiderohet. Gjithashtu perhere shperhapet me lehte ne popullata ku niveli i injorances eshte me i larte. Kjo eshte e ditur duke pare popullatat aktuale ne bote, por rasti me ilustrues i ketij procesi eshte ai qe ka ndodhur jo me larg se keto muajt e fundit, me rrenje ne vetem keta vitet e fundit.

Ne Kaliforni, keto vitet e fundit ka patur ndryshime te theksuara te klimes dhe nje rritje te frikshme te thatesires. Fermeret jane perhere e me teper ne gjendje deshperimi per mbjelljet. Dhe tashti - keto muajt e fundit po nje here, por ndoshta ka qe vjet - po ndodh perhere e me teper qe te kerkojne ndihme nga Divinatoret. Keta jane "magjistare te ujit", dhe bejne nje mbeshtjellje spektakolare me inxhinieri sociale te pseudoshkences apo mitologjise se veteformuluar - ose edhe te dyjave se bashku per te qene edhe me te besushem. Ne menyre tipike, perdorin shkopa apo shufra te divinizuara, apo ndonje lloj praktike rituali apo ndonje intuite nga eksperienca, per te 'gjetur' uje. Keta profesioniste, sigurisht e bejne kete gje perkundrejt pageses. Dhe me e bukura eshte se ky lloj biznesi eshte duke patur nje sukses te papare dhe vetem ne rritje. Nese ky fenomen shihet me nga afer, zbulohet se jane pjese te nje tradite delikate sharlatanizmi pseudoshkencor te cilet shfrytezojne kete etje per uje. Jane te specializuar per metoda te ndryshme qe kerkojne secila nivele te larta ekspertize, qe nga gjahtaret e reve, e deri tek prodhuesit e makinerive qe sjellin shiun, e deri tek ritualet 'New Age' per shtrengatat.

Nuk e di, nese keto gjera jane per te qeshur apo per te qare.
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Pikët
0
Përgjigje e: Kultura okulte

Nga librat e shumte qe kam lexuar mbi shoqerite sekrete dhe ato ezoterike, me ka bere pershtypje libri me titull KABAALAH dhe jam munduar ta kuptoj disi boten e erret te PESHAT sepse eshte siperfaqsore por teper e thelle ne kuptim. dhe me pas vjen REMEZ apo interpretimi i fshehte i doktrines Kabaalah, ndersa DERESH ishte me intriguesja ne librin e Kabaalah sepse riafteson shkrimet e TORAS dhe rivlerson ato ne nje kendveshtrim totalisht revulocionar.
gjithmone kam lexuar libra te kesaj natyre, por rabinet me kabaalah dhe sabaetizmin me kane dhene nje koncept te ri mbi te fshehtat e TORAS.
A mund të na japësh një shembull ilustrues mbi ndonjë të fshehtë nga librat e Torahut?
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Kultura okulte

"The Occult Significance of Blood" - Honoraret per Fleur Blanche per sjelljen e ketij linku ne nje teme tjeter.

baaroar, thjesht hap linkun dhe lexo rreth 10 min random neper liber gjera te ndryshme qe mund te te interesojne. You'll know what it deals with, very soon.

Me pas, ky liber rekomandon edhe tre te tjere ne fund:

"The Kabala of Numbers"
"A Manual of Occultism"
"The Tarot of the Bohemians"

Kultura okulte eshte plot e perplot me materiale. Mijra vjet eksperience ne sharlatanizem - por qe ne fakt dinin shume shume pak per subjektin e trajtuar dhe njohuria disparse duhej lidhur patjeter me elemente te shpikur e fantastike dhe te magjishem per t'u administruar ne menyre sensibel nga mendja - kane prodhuar edhe dokumenta te shumte ne lidhje me kete gje.
 
Top