• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Do te paraqes nje studim timin te permbledhur lidhur me kontestimet per emrin Maqedoni , aktivitetet diplomatike te te dyja paleve trajtuar me objektivitet te plote si dhe zbulimin e disa fakteve ndoshta te panjohura historike me krizen ballkanike. Ky Punim eshte bere prej meje gjate vitit te dyte te studimive universitare ne Lenden: 'Media dhe Propaganda'
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Hyrje

Me shpalljen e pavarësisë, Maqedonia fitoi të drejtën e shkëputjes nga ish- Jugosllavia, duke përfituar sovranitetin e plotë. Por kjo periudhë në dukje e favorshme për Maqedoninë do të kishte koston e saj të faturuar nga fqinjët, e cila lidhet me problemet për çështjet e identitetit, gjuhës, emrit, kishës, kombit. Në të vërtetë të tria vendet fqinje të Maqedonisë mbajnë hapur çështje kotestuese ndaj saj: Greqia çështjen e emrit, Bullgaria çështjen e gjuhës, Serbia çështjen e kishës. Nga të gjitha kontestimet me të cilat përballet Maqedonia, më problematike mbetet ajo me Greqinë për emrin. Tensionet duken se janë në rritje mes saj dhe Greqisë gjatë viteve të fundit.
Me gjithë përpjekjet e aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht të ShBA–ve për zgjidhjen e problemit, konflikti mes Maqedonisë dhe Greqisë është kthyer në një problem vetëm rajonal. Duke qenë që mosmarrëveshjet mes dy venedve po zgjaten shumë lindin pyetjet se mos vallë Greqia nuk është e shqetësuar vetëm për çështjen e emrit dhe ashtu si Maqedonia kanë arsye të tjera për tu shqetësuar dhe nëse po cilat janë ato? Pala greke e konsideron territorin e Maqedoninë si trashëgimi helene, ndaj shtetin që sot quhet maqedonas e akuzon për uzurpim të tij. Ndërsa maqedonasit iu përgjigjen grekërve se paraardhësit e tyre kanë qënë në këtë tokë, përpara paraardhësve grekë, kështu që kjo tokë u përket atyre.
Cështja e emrit shihet në këndvështime të ndryshme si një problem mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe si një problem që ka rrënjë të thella. Unë do ta trajtoj në një këndvështrim tjetër, por pa përjashtuar këndvështrime si: strategjia bullgare për marrjen e territoreve të Maqedonisë. Problemin do ta trajtoj nëpërmjet analizave dhe shqyrtimeve të fakteve historike si dhe atyre shkencore. Gjatë rrugës do të përpiqem tu përgjigjem pyetjeve të tilla si : A e kanë banalizuar këtë konflikt, mbështetësit e të dyja palëve, si të tezës maqedonase ashtu dhe asaj greke? Cila tezë është më e besueshme? Sa i rëndësishëm është emri i Maqedonisë për të dyja palët? Cialt jane qëndrimet diplomatike të të dyja palëve? Pasojat e vërtëta të këtij konflikti?
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Një histori e shkurtër dhe kontestime.

Fillimet e kontestimeve rreth Maqedonisë datojnë që në mesin e viteve ’70 të shek.XIX. Me shpërthimin e Revolucionit Francez, nis edhe kriza në Ballkan. Në fillim serbët dhe bullgarët duke ndjekur politikën e Rusisë, interesimin dhe përkrahjen e saj ndaj tyre, nisën trazirat dhe shpallën kërkesë për pavarësi nga Perandoria Osmane
Revoltat ndaj Perandorisë Osmane shënojnë dhe fillimin e ‘krizës lindore’, e cila do të përfshinte edhe fuqitë e mëdha në zgjidhjen e saj. Kështu Rusia do t’i shpallte luftë Turqisë, kjo do të çontë në thellimin e krizës.
Me përfundimin e luftës ruso-turke, Maqedonia do të njohë momentin kryesor të kontestimeve rreth saj. Rusia fituese do të përcaktonte rregullat e lojës në Traktatin e Shën Stefanit, i mbajtur në mars 1878. Kostoja e humbjes se Perandorisë Osmane do të pasonte në krijimin e një shteti të ri bullgar, të zgjeruar në territoret e Maqedonisë së sotme. Ky krijim i Bullgarisë së Madhe do të shqetësonte Anglinë dhe Perandorinë Austro-Hungareze, të cilat shikonin me frike fuqizmin e Rusisë dhe ambicien e saj për të dalë në ujërat e Mesdheut. Kështu me 13 qershor 1878 do të mblidhej Kongresi i Berlinit, i cili do të rishikonte vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, aq të kontestuara nga Greqia dhe Serbia.
Vendimet e marra në Kongresin e Berlinit për Ballkanin i zhgënjyen mjaft vendet e këtij të fundit. Rikthimi i territoreve të Maqedonisë, Perandorisë Osmane, prishi projektet e Bullgarisë së Madhe së Shën Stefanit, pra dëmtoi krijimin e një blloku bullgar të sponsorizuar nga Rusia. Pas kthimit të Maqedonisë në Perandorinë Osmane territoret e saj u bënë fushëbetejë, ku përplaseshin interesat e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe të Fuqive të Mëdha.
Neni 23 i Kongresit të Berlinit ngarkonte Perandorinë Osmane me ndërmarrjen e reformave të veçanta në rajonet që zotëronte në Evropë. Pas Kongresit të Berlinit, rajoni më i rëndësishëm, që i mbeti Turqisë ishte Maqedonia, por ajo duhej qeverisur dhe mbajtur. Popullsia e saj e përzier dhe kufijtë që ndryshuan përsëri, e bënin më të vështirë qeverisjen në këtë vend. Fill pas kongresit do të fillonin revoltat, organizimet revolucionare, ritmi i të cilave sa vinte dhe shtohej. Maqedonia kthehet kështu, në temën e kërkimeve gjuhësore, etnike, antropologjike dhe historike, ku shkenca vendoset në shërbim të propagandës. Bullgaria, e cila shfaqej si përkrahëse e reformave nga Porta e Lartë, nisi lëvizjet taktike për Maqdoninë nëpërmjet formave të ndryshme të propagandës dhe mbështetjes financiare.
Në vitin 1880 u krijua Liga Maqedonase, e cila kishte si platformë të saj nenin 23 të Kongresit të Berlinit dhe krijimin e një parlamenti për Maqedoninë. Maqedonia duhej të mbetej në sovranitetin e Portës së Lartë dhe nën patronazhin e Fuqive të Mëdha Evropiane.
Në fakt Liga Maqedonase dështoi në realizimin e objektivave të saj. Krahas saj u krijuan edhe organizata të tjera si VMRO ( Vnatresna Makedonska Revolucionerna Organizacija ), e cila u formua ilegalisht në Selanik më 23 tetor 1893, por që me nxitjen dhë përçatjen e qeverisë bullgare krijoi ambiguitet në qëllimet e saj. Sofja i vuri përballë ‘Komitetin Suprem Maqedonas’, i cili u themelua në vitn 1895 në Sofje, nën drejtimin e gjeneral Danail Nikolaev. Kjo organizatë kërkonte bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë. VMRO, ishte e përbërë nga dy struktura paralele të cilat kishin projekte të ndryshme për Maqedoninë: njëra kërkonte inkuadrimin e Maqedonisë në Bullgari, ndërsa lëvizja tjetër kërkonte një Maqedoni autonome.
Në fillim të shek.XX fati i Maqedonisë ishte kthyer në një problem evropian. Moszbatimi i reformave në Maqedoni nga Perandoria Osmane, kryengritja e Ilindenit , revolucioni i xhonturqve i dhanë një impuls të ri konflikiti në Ballkan nga vetë ballkanasit. Ndërkohë që Rusia dhe Austro - Hungaria angazhoheshin për ruajtjen e statusqous në Ballakn, vendet fqinje si Serbia dhe Bullgaria, që prej Traktatit të Berlinit bisedonin për çështjen e Maqedonisë. Propozimi bullgar ishte për autonominë e saj, ndërkohë që Serbia kërkonte ndarjen mes tyre.
Në viti 1911 u thellua kriza ballkanike, e cila nxiti vendet e Ballkanit të krijonin aleanca mes tyre kundër Perandorisë Osmane. Megjithë vështirësitë dhe mosmarrëveshjet për territoret e Maqedonisë, më 13 mars 1912 u arrit aleanca serbo-bullgare e mbështetur nga diplomacia ruse. Edhe pse Bullgaria dhe Serbia arritën që të krijojnë aleancë, antagonizmat që ekzistonin mes tyre dhe Greqisë për territoret e Maqedonisë nuk do të zbeheshin, qoftë edhe me marrëveshje formale mes tyre. Cështja e Maqedonisë shkaktoi ato që sot njihen si luftërat ballkanike, të cilat destabilizuan marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë Evropën Juglindore.
Lufta e Parë Ballkanike shpërtheu më 18 tetor 1912, pasi u arrit marrëveshja mes vendeve ballkanike: Serbi, Bullgari, Greqi, Mali i Zi, të cilat kishin edhe mbështetjn e Antatës kundër Perandorisë Osmane. Vetëm pas disa javësh Maqedonia iu nënshtura kontrollit të Aleancës Ballkanike. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Ballkanike ushtria bullgare arriti të pushtotnte pjesën më të madhe të territoreve maqedonase.
Epilogu i Luftës së Parë Ballkanike u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Vendimet e kësaj konference dhe presioni austro-hungarez e detyruan Serbinë të tërhiqej nga Shqipëria, gjë që bëri që ajo t’i drejtohej tashmë Maqedonisë. Në këtë kohë Serbia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje tjetër të fshehtë mes tyre, kundër Bullgarisë, për t’i marrë asaj territoret që zotëronte në Maqedoni, gjë që shkaktoi tjetër konflikt për Maqedoninë me ish-aleaten e tyre.
Lufta e Dytë Ballkanike përfundoi me 13 gusht me Paqen e Bukureshtit, ku u caktuan kufijtë e rinj në Ballkan. Vendimi kryesor i kësaj konference kishte të bëntë me statusin e Maqedonisë, e cila u nda në tri pjesë: mes Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, akt ky që u konfirmua edhe me Traktatin e Versajës në vitn 1919.
Në prag të Luftës së Parë Botërore të dyja blloqet ndërluftuese: Antanta dhe Aleanca Tripalëshe i ofronin Bullgarisë territoret e Maqedonisë. Antanta i propozoi Trakën dhe Maqedoninë, por Bullgaria vendosi të mbantë anën e Fuqive Qendrore në luftë. Kështu ajo hyri në aleancë më Gjermaninë, Austo-Hungarinë dhe Perandorinë Osmane dhe arriti që më ne fund të pushtonte Maqedoninë. Lufta e Madhe nxorri në pah dhe thelloi konkurrencën e egër mes Serbisë dhe Bullgarisë, të nisur që me Kongresin e Berlinit. Bullgaria e shtriu ushtrinë e saj në tërë territoret e Maqedonisë gjatë tre viteve të pushtimit të saj, që zgjati prej vitit 1915 deri në vitin 1918.
Më 1 janar 1918 u zyrtarizua shpallja e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, në kuadër të së cilës bënte pjesë edhe Maqedonia, e cila u quajt Bonovia e Vardarit. Krijimi i saj nuk ishte në përputhje më strukturën etnike, duke pasur parasysh se në Bonovinë e Vardarit nuk ekzistonte vetëm një komb. Gjatë viteve të ekzistencës së mbretërisë, dhe më vonë duke filluar që nga viti 1918, Maqedonia nuk përfitoi asnjë status të veçantë në kuadër të Mbretërisë së serbëve, kroatëve, sllovenëve. Kjo mbretëri nuk njohu as gjuhën dhe as popullin maqedonas. Regjistrimiet e kësaj periudhe i citojnë maqedonasit si folës të gjuhës serbo-kroate-sllovene dhe nuk citohej asnjë specifikim i nacionaliteteve të vendit që quhej Serbia e Jugut. Nuk do të ishte vetëm mohimi i emrit të Maqedonisë, por edhe përhapja e serbizimit në këtë vend, i cili preku sistemin arsimor, fetar dhe gjendjen civile ( emrat e familjeve), të cilët morën prapashtësën –oviç. Serbizmi i Maqedonisë kishte filluar që në luftërat ballkanike dhe tashmë pas Luftës së Parë Botërore, ky vend që quhej Serbia e Jugut iu nënshtura një asimilimi të egër në të gjitha nivelet, duke eleminuar kauzën maqedonase në të gjitha aspektet dhe duke forcuar karakterin serb të Borovinës se Vardarit.
Ndarja territoriale e Maqedonisë në Bukuresht kishte lënë çështjen e saj të hapur edhe të pazgjidhur. Edhe në periudhën që do të vijonte mes dy luftërave botërore, Bullgaria, Serbia dhe Greqia do të kontestonin identitetin maqedonas. Përvetësimi dhe pushtimi i sërishëm i territoreve të saj krijoi kushtet për sensibilizimin dhe formimin e grupeve të ndryshme politike në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç veprimtarive të këtyre organizatave për sensibilizmin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me çështjen maqedonase, ku u dallua së tepërmi angazhimi i intelektualëve maqedonas në Petrograd, u shfaqën edhe dallime mes inteligjencës dhe forcave të ndryshme politke maqedonase rreth zgjidhjes së çështjes së saj, veçanërisht në Bullgari, ku jetonin shumë emigrantë politkë. U dalluan dy fraksione: VMRO dhe Komiteti Ekzekutiv Maqedonas i Vllazërimit në njërën anë, dhe në anën tjetër ishin përfaqësuesit e forcave dhe lëvizjeve progresiste të majta. Të dyja fraksionet kërkonin bashkimin e Maqedonisë, por prirjet e ndryshme ideologjike vëreheshin në programet dhe në mjetet për realizimin e këtij qëllimi.
Pretendimet bullgare ndaj Maqedonisë nuk përfunduan me Luftën e Parë Botërore, madje ato u shtuan veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve 1941-1944 Sofja u pozicionua përkrah aksit Romë –Berlin dhe u kompesua me marrjen e Maqedonisë së Vardarit, të cilën e konsideronte si territor të saj. Edhe në këtë periudhë politika bullgare ndajt erritorit të Maqedonisë lidhej me rikthimin në idetë e Shën Stefanit. Në marrëveshjen e bllokut fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte paraparë hyrja e trupave gjermane në Shkup, pjesa perëndimore e Maqedonisë nën pushtimin italian dhe ajo lindore të pushtohej nga Bullgaria. Veprimet e qeverisë bullgare në Maqedoni krijuan probleme edhe në marrëdhëniet mes Partisë Komuniste Jugosllave dhe asaj bullgare. Rezistenca maqedonase u organizua në bashkëpunim me partizanët e Titos. Lindja e Jugosllavisë më 29 nëntor 1947 shënoi dhe njohjen e popullit maqedonas. Maqedonia fitoi për herë të parë të drejtën e qeverisjes. Ky vendim nxjerr jashtë loje përpjekjet e mëtejshme të Bullgarisë për Maqedoninë.
U zgjata me historikun e kontestimeve rreth Maqedonisë për të kuptuar më mirë se kur kanë filluar realisht kontestimet rreth saj, kur është krijuar a njohur si shtet dhe komb Maqedonia, pse mban qëndrime të ashpra lidhur me çështjen e emrit, dhe të tjera si këto që lidhen me identitetin kombëtar të maqedonasve.
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Natyra e kontestimit rreth emrit

Përfshirja e historisë së kontestimeve ndaj Maqedonisë u bë për një arsye të thjeshtë: Për të kuptuar më mirë qendrimet e maqedonisë për çështjen e emrit: për të zbuluar disi rëndësinë e emrit Maqedoni për shtetin që sot quhet kështu. Cështja e emrit të Maqedonisë mbeti e padebatuar nga pala greke për aq kohë sa republika fqinje ishte pjesë e IRFJ. Konflikti politiko-semantik mes dy vendeve nisi në vititn 1991, kur Maqedonia u shkëput përfundimisht nga IRFJ dhe shpalli pavarësinë duke marrë emrin kushtetues: Republika e Maqedonisë.
Me lindjen e problematikës së emrit, këto dy vende i kontestojnë pa rreshtur historinë njëri-tjetrit, por siç dihet historia prek të gjitha dimensionet duke përfshirë identitetin apo përkatësinë territoriale. Historianët dhe studiuesit maqedonas mbrojnë tezën se kur sllavët erdhën në Ballkan në shek. VI-VII, grekët e lashtë ishin larguar nga Greqia dhe të tjerë u vendosën në vendin e tyre. Ata e braktisën Greqinë në shek IV, por paraardhësit e maqedonasve antikë mbetën në të gjithë Maqedoninë që ishtë në atë periudhë provincë romake. Sipas tyre këta maqedonas u asimiluan nga sllavët duke u bërë kështu në ditët tona pasardhësit e maqedonasve antikë. Sipas tyre Maqedonia nuk ka qënë kurrë greke, as në periudhën romake, kur ajo dhe Greqia ishin koloni romake dhe as më vonë .
Për maqedonasit e sotëm emri Maqedoni i përket vendit dhe njerëzve dhe heqja e këtij emri do të thotë për ta vetëm mohim identiteti. “Po të humbasim këtë emër ne humbasim identitetin tonë…Nëse mbetemi pa emër, pra pa identitet do të ringjallen orekset e vjetra”, shprehej ish-presidenti maqedonas Gligorov.
Cështja për emrin ka rrënjë të thella që lidhen me Maqedoninë antike, identifikimin e maqedonasve të sotëm me historinë antike të Maqedoisë gjeografike. Të gjitha këto lidhen me frikën e ngjalljes së aspiratave sllave për Greqinë Veriore dhe daljen në ujërat e ngrohta të Mesdheut, të cilat u mbështetën në Paqen e Shën Stefanit. Nëse pala greke do të pranonte emrin ‘Maqedoni’, ajo do të legjitimonte kontestin më të madh me vendin fqinj, duke pranuar kështu se trashëgimia antike e Maqedonisë do t’i takontë Maqedonisë aktuale politike. Sipas Prevalakis, Maqedonia ishte epopeja e Aleksandrit te Madh dhe qytetërimit helen. Grekët e konsiderojnë këtë periudhë si një ndër kapitujt më të rëndësishëm të historisë së tyre. Krijimi i një vendi të ri që mban emrin Maqedoni perceptohet si uzurpim i kësaj trashëgimie historike.
Motivet e sipërpërmendura bëjnë që grekët të kenë një ndjeshmëri lidhur me këtë .ështje. Ata e konsiderojnë përdorimin e emrit Maqedoni nga IRJM si mohim të identitetit grek. Sipas grekërve maqedonishtja është një ‘idiomë e Shkupit’, dialekt i deformuar dhe i vjetër i bullgarishtes. Greqia kundërshton ekzistencën e minoritetit maqedonas në Greqi bashkë më të, ata e konsiderojnë popullin maqedonas antik si popull grek. Emri ‘makedonia’ nga rrjedh emri Maqedoni është fjalë greke, nëse do t’i referoheshim Homerit, por nga ana tjetër është vetë Homeri ai që do t’i ‘tradhëtojë’ grekët dhe tezën e tyre.
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Aktiviteti diplomatik i Greqisë.

Kur parlamenti i Maqedonisë miratoi deklaratën e pavarësisë, qeveria greke e qendrës së djathtë e drejtuar në atë kohë nga Micotaqis reagoi menjëherë dhe nisi përpjekjet për të bllokuar njohjen e saj. Për palën greke ishte i papranueshëm emri kushtetues i Maqedonisë, por përveç kësaj qeverisë greke i duhej edhe ndihma ndërkombëtare për mosnjohjen e këtij shteti të ri të sapoformuar. Diplomacia greke hapi disa çështje brenda vetë Komunitetit Evropian, që kishin si qëllim bllokimin e njohjes së Maqedonisë. Suksesi i saj i parë u arrit me abstenimin për njohjen e saj nga vendet e KE.
Në këtë linjë ishte edhe letra e Ministrit të Jashtëm grek drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Butros-Galit, në të cilën thuhej se paqja në rajon rrezikohej jo vetëm nga emri i këtij vendi të ri, por edhe nga një seri veprimesh që rezultojnë në uzurpimin e emrit ‘Maqedoni’ me qëllim krijimin e një shteti të ri që ka pretendime territoriale, edhe pse nuk ka ekzistuar historikisht.
Greqia arriti kështu që për një periudhë dy vjeçare të hedhë poshtë pranimin e emrit të Maqedonisë në Lisbonë, edhe me mbështetjen e Komunitetit Evropian
Periudha e viteve 1991-1995, ku ishte në fokus çështja e emrit të Maqedonisë vlerësohet si ngjarja që ka dominuar politikën e jashtme, të brendshme dhe atë ballkanike të Greqisë. Më 16 shkurt 1994 deklarohet fillimi i embargos nëpërmjet portit të Selanikut. Qeveria maqedonase i dërgoi një letër qeverisë greke, ku kërkonte dialog, për marrëveshjen që do të garantonte sigurinë e kufijve .
Në fund të vitit 1993 Greqia theksoi edhe më tepër pozicioin e saj kudërshtues ndaj Maqedonisë, sepse kjo kohë përkonte me zgjedhjet në vend dhe kjo çështje do ta ndihmonte qeverisjen e PASOK. Një vit më vonë Greqia shpalli embargo të njëashme daj Maqedonisë, ku si shkak kryesor shihet fakti i njohjes së Maqedonisë nga ana e ShBA-ve. Kjo do të shënonte dhe përfshirjen e diplomacive amerikane, e cila do të luante një rol mjaft të rëndësishëm më anë të ndihmës-sekretarit të saj, Riçard Hollbruk, i cili deklaroi edhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve. Me anë të kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Ministri i Jashtëm grek, Papulias dhe ai maqedonas Cervenkovski, Greqia e njihte Maqedoninë me emrin IRJM deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. U vendos për vazhdimin e bisedimeve nën Petronazhin e OKB dhe u caktua edhe ndërmjetësi special, Sajrus Ves, i cili do të angazhohej për bisedimet greko-maqedonase për emrin. Edhe pas heqjes së embargos polemikat vazhduan. Më 23 shtator 1999 u zgjodh mediatori i ri Mejti Nimiç .
Pala greke në vitin 1999 nga ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis, gjatë një konferece për shtyp në Shkup hodhi propozimin që Maqedonia të quhet ‘Maqedonia e Sipërme’, propozim i cili ngjalli shumë polemika në qarqet e ndryshme në Maqedoni
Pas zgjedhjes së Nimiç, vërehet një angazhim më intensiv i OKB në këtë çështje. Në takimet e viteve të fundit janë intensifikuar deklaratat e diplomacisë greke për gjetjen e një kompromisi, por pala greke konstaton se Shkupi zyrtar po ndjek një politikë racionaliste dhe anakronike, me anë të së cilës kërkon të monopolizojë identitetin maqedonas .
Vetëm disa ditë para Samitit të NATO-s në Bukuresht, ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis shkruante: “Maqedonia është emri që lidhet me historinë e civilizimit grek që prej tre mijë e pesëqind vjetësh dhe ka të bëjë me provincën greke në veri të vendit”. Sipas Bakojanis, kur Tito e pagëzoi provincën në jug të Jugosllavisë me emrin Republike Socialiste e Maqedonisë, e bëri për të mbyllur përçarjen në rajon, në veri të Greqisë dhe për të pasur dalje në detin Egje .
Negociatat arritën pikën kritike para Samitit të NATO-s, i cili u mbajt në Bukuresht më 4 prill 2008. Pritej që në bisedimet e fundit të mbajtura më 2 mars të po atij viti, pala maqedonase dhe ajo greke do të arrinin të gjenin një kompromis për emrin e Maqedonisë. Por këtë rradhë më shumë së kurrë, palët nuk lëshuan pe në qendrimet e tyre. Kështu qeveria greke dukej tepër e vendosur dhe bëri të qartë se mosgjetja e një zgjidhjeje do të çonte në vendosjen e vetos greke për marrjen e ftesës së Maqedonisë në NATO. Ky qëndrim u bë realitet në Bukuresht, ku vetoja greke me mbështetjen e vendeve si Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Sllovakia, Hungaria, Portugalia, Islanda, Luksemburgu dhe Hollanda, arriti të linte Maqedoninë jashtë NATO-s.
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Aktiviteti Diplomatik i Maqedonisë

Pas tendosjes së marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë që prej vitit 1991, konflikti për emrin ka kaluar në disa faza, të cilat nuk kanë arritur t’i japin zgjidhje çëshjtes së emrit të Maqedonisë.
Konflikti diplomatik ka përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar, i cili arriti që të bindë Greqinë dhe Maqedoninë për formalizimin e raporteve bilaterale mes tyre me një marrëveshje të përkohshme të nënshkruar në Neë York më 13 shtator 1995.
Që prej vitit 1995, maratona e emrave të rinj të propozuar ndryshoi kohë pas kohe nga Maqedonia e Re, Maqedonia e Sipërme, Sllavo-Maqedonia, Maqedonia-Shkup etj., por të gjitha këto propozime nuk u pranuan as nga pala greke dhe as nga pala maqedonase. Pala greke insistonte për emra që do të përjashtoin një emërtim vetëm me emrin Maqedoni, ndërsa ajo maqedoanse nuk merrte në konsideratë asnjë propozim në të cilën nuk përmendej emri maqedoni. Klasa politike maqedonase nuk arriti t’i shërbente zgjidhjes së problemit.
Ish-kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski, këmëbengulte për pranimin e formulës së dyfishtë për emrin, sipas së cilës Greqia të mund të përdorte emrin ish-Rep. Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa Komuniteti Ndërkombëtar të përdorte emrin Republika e Maqedonisë, por kjo u kundërshtua fort nga opozita.
Diplomacia maqedonase ka qënë gjithnjë e drejtuar nga politika dhe interesat e saj, e cila në këtë çështje kaq të ndjeshme, që kërkon një zgjidhje, është më shumë e interesuar për forcimin e pozicioneve partiake. Diplomacia maqedoase ka folur me zërin e politikës nacionaliste, pa ofruar propozime të koordinuara, të cilat do të ndihmonin përshpejtimin e proçesit.
Të gjitha hapat e ndërmarra nga Maqedonia, veçanërisht gjatë viteve të fundit dëshmojnë së forcat politike maqedonase janë marrë me akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit, duke iu larguar kështu zgjidhjes konkrete të çështjes së emrit, që për Maqedoninë do të thotë ngecje dhe izolim. Pasojat e para të këtij konstatimi u panë në Samitin e Bukureshtit, i cili edhe pse ishte një ngjarje historike për Shqipërine dhe Kroacinë solli zhgënjim për Maqedoninë. Para mbajtjes së Samitit, u hodhën shumë hipoteza nga ekspertë analistë, të cilët krijuan bindjen se të tri vendet e Kartës së Adriatikut, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia do të merrnin ftesën për në NATO.
Edhe pas këtij dështimi të diplomacisë maqedonase për hyrjen në NATO, nuk vërehet asnjë lëvizje nga ana e drejtuesve të qeverisë maqedonase; kryeministri Gruevski, i cili është edhe kryetari i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, dhe presidenti Ivanov potencojnë vazhdimisht idenë e mbajtjes së një referendumi, i cili sipas tyre do të përcaktonte vullnetin e vet banorëve të Maqedonisë në lidhje me ndryshimin e emrit. Kjo situatë e krijuar është paradoksale, nëse kihet parasysh se kjo qeveri ka marrë shumicën absolute të votave dhe gëzon legjitimitetin për të marrë vendimin në lidhje me çështjen e emrit. Mbajtja e një referendumi do të vinte në pikëpyetje aftësinë e qeverisë dhe të diplomacisë maqedonase për një çëshjte kaq të rëndësishme dhe në anën tjetër do të përballte vendin me vështirësi të mëdha. Partitë opozitare pajtohen me një emër i cili nuk do të kërcënojë identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën dhe veçoritë kombëtare të Maqedonisë.
Diplomacia maqedonase nuk ka orientimin e duhur , nuk ka një strategji. Ajo po bën një politkë të jashtme aventureske për sa i përket çështjes së emrit. Aspiratat e diplomacisë së Maqedonisë nuk janë në koherencë me proçeset që ka kaluar dhe po kalon Maqedonia, e cila për këtë çështje duhet të tregojë përgjegjësi, për të ardhmen e saj, atë të shqiptarëve dhe të kombeve të tjera, që jetojnë dhe janë pjesë e historisë dhe trashëgimisë së përbashkët të këtij vendi.
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Dallimet mes koncepteve historike: historisë së territorit dhe historisë së popujve

Në një analizë të tij Arbën Xhaferi shkruan se maqedonasit e paraqesin popullin maqedonas si një entitet trashedential, gjithëkohor që ka lënë gjurmë të vazhdimësisë gjatë periudhave të ndryshme historike. Sipas Xhaferit ky qendrim i hap shtegun një lloj imperializmi unikal historik, përmes të cilit përvetësohen të gjitha ngjarjet, personazhet dhe vlerat që janë krijuar nën kuadratin e sotëm gjeopolitik që ndërkombëtarisht njihet me emrin FYROM. Kjo premisë në doktrinën e këtij vendi po ashtu ka përuruar një metodë paradoksale hulumtuese, që nënkupton projektimin e koncepteve të sotme në të kaluarën. Mbi këtë perceptim ndërtohen teori apo doktrina politike për kërkesa territoriale, aspirata për territoret që sot gjenden në Maqedoninë e Pirinit, të Egjeut madje dhe në disa pjesë të Shqipërisë. Aspiratat territoriale gjithnjë shoqërohen edhe me ato kulturore. Së këndejmi, kjo doktrinë rezulton edhe me përvetësim të personazheve të famshme historike , origjinash të ndryshme, duke filluar nga Leka i Madh, Cirili dhe Metodi, car Samuilli, Skënderbeu e deri të Nënë Tereza.
Maqedonia gjeografike nuk ka qënë një entitet shtetëror specifik. Përcaktimi i saj territorial daton që prej Kongresit të Berlinit dhe kufizohej në veri nga Mali Sharr, në lindje nga Pirini, në jug nga Olimpi dhe në perëndim nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespës. Ky rajon banohej nga popullsi të ndryshme, si sllavët, grekët, shqiptarët, turqit, vllehët, çifutët dhe ciganët. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX qëndrimi i Evropës pësoi ndryshime sa i përket raportit mes kombit dhe territorit. Përcaktimi i kufijve kishte si bazë kriterin etnik, por pa kërkuar pëlqimin e banorëve të vendit. Kriteri që merrej për bazë për përcaktimin e një kombi ishte kriteri gjuhësor dhe ky ishte edhe kriteri kryesor, që përcaktoi edhe vendimet e Konferencës së Paqes në Paris në vitn 1919. Pretendimet për autoktoni tregojnë së Greqia dhe Maqedonia kërkojnë të dëshmojnë një ndjenjë përkatësie, legjitimiteti territorial, të cilat prekin shumë dimensione edhe atë të pretendimit për hapësira më të gjera territoriale.
Emrat gjeografikë kanë historinë e tyre dhe territoret që përshkruajnë ndryshojnë ndonjëherë, siç është rasti i Maqedonisë antike, por edhe ai i Belgjikës së Jul çezarit, që nuk duhet ngatërruar me Belgjikën aktuale. Një shembull tjetër përbëjnë turqit, të cilët nuk e kanë turqizuar historinë e Azisë apo të Trojës, ndërsa maqedonasit kërkojnë ta përvetësojnë Maqedoninë Antike.
 

Akhmoss

Son of Ammon-Ra
Anëtar
Jan 7, 2011
Postime
19
Pikët
0
Vendndodhja
Campus Nubi
Sugjerime dhe përgjigje

Kur flasim për telashet e Maqedonisë me emrin dhe kombin kemi parasysh inferioritetin maqedonas në kuptimin e identitetit. Nëse analizojmë kontekstet historike, politike, sociologjike vërejmë se maqedonasit e sotëm shoqërohen nga moria e komplekseve. A është e vërtetë që maqedonasit shprehin komplekse të quhen sllavë? Përgjigja është po! Duke marrë parasysh të vërtetat historike, sot mungojnë dokumentat e shkruara për vazhdimësinë e ekzistencës së një kombi maqedon me përmbajtje gjuhësore, kulturore, etj. Që mund të kenë të përbashkëta mes maqedonasve antikë dhe të sotëm.
Mendoj se në kushtet dhe rrethanat e sotme shtetarët maqedonas duhet të pranojnë se Maqedonia është një shtet multietnik i përbërë nga shqiptarë, bullgarë, serbë, turq, vllehë dhe trakas. Nëse Maqedonia sot është në krizë përgjegjësia bie mbi shtetarët maqedonas, ndërsa pasojat mbi popujt që jetojnë aty. Kur Kosova shpalli pavarësinë, pranoi se ishte një shtet që përmbante edhe etni të tjera brenda kufijve të saj. Respektimi i tyre vihet re në politikat kosovare deri te simbolet kombëtare të shtetit të ri kosovar.
Elita maqedonase vazhdon të këmbëngulë mbi emrin Maqedoni dhe vazhdon të propagandojë gjithfarë enciklopedish(?) për të krijuar një identitet kombëtar të paqenë. Lidhur më këtë mendoj se është e rrezikshme që formimi i këtij pseudoidentiteti të mos ndalet. Duke iu referuar historisë, injektimi i psikozave nacionaliste ndër territore me popullsi të ndryshme sjell lindjen e vatrave të konflikteve.
Mendoj se konflikti i emrit është i përkohshëm dhe se klasa maqedonas nuk mund të bëj hapa përpara duke mospranuar asnjë lloj zgjidhje dhe tërhequr gjylen e rëndë të popujve të tjerë që e përbëjnë atë, Maqedoninë.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,169
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"



Protesta në Athinë – për mbrojtje të emrit ‘Maqedonia’ ose kundër Qeverisë?

Nën masa të forta të sigurisë, me rrugë dhe stacione të mbyllura në sheshin Sintagma para Parlamentit grek do të mbahet protesta e paralajmëruar, me qëllim të, siç thonë organizuesit “mbrojtjes së emrit Maqedoni”.

“Selaniku e tha, tani është rradha e Athinës të thotë: Maqedonia është një dhe greke, porositën organizuesit e protestës në një video inçizim duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive.


Sipas deklratave të organizuesve për mediat greke, parashikimet janë se në protestë do të ketë së paku 1 milion qytetarë.

Kush janë organizuesit e protestës?

Sipas lejes së dhënë nga komuna e Athinës, organizues zyrtar i protestës është “Komiteti koordinues i protestës mbarëkombëtare të lidhjeve maqedonase të botës”.

Pasi që Kisha ortodokse greke deklaroi se e përkrah protestën dhe disa herë doli me deklarata nacionaliste, patriku dhe kryepeshkopi i Konstantinopojës, Bartolomeu I publikoi deklaratë speciale në lidhje me negociatat mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit.

Ai ftoi për gjakftohtësi dhe mendje të shëndoshë në lidhje me këtë çështje shumë të ndjeshme dhe kritike për popullin grek, që të mund të zgjidhet në mënyrë të qetë.

Kundërprotesta

Në mënyrë paralele me protestën në sheshin Sintagma, në largësi prej 800 metrash, anarkistët përgatisin kundërprotestë, gjegjësisht tubim antifashisht. Fillimi zyrtar është në ora 12, dy orë më herët nga ai për “Maqedoninë”.

Dy protestat, sipas mediave greke, kanë kyçur alarmin në policinë greke. Ekziston frikë, brengosje, por edhe lëvzije e shtuar e policisë për shmangien e incidenteve të mundshme.

Mijëra protestues dje marshuan në Selanik, si paralajmërim për këtë të sotmin në Athinë. Protestuesit i bllokuan rrugët e qytetit për dy orë dhe kërkuan që në propozimin për zgjidhjen e kontestit të emrit të mos qëndrojë termi ‘Maqedonia’./Telegrafi/
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,169
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

https://www.youtube.com/watch?v=VPLMV5Bd6fc
 

drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
32,303
Pikët
113
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

me popull derdimen nuk kam pa.
 

MrCool

Moskokcares
Anëtar
Jun 9, 2017
Postime
155
Pikët
0
Vendndodhja
ParajsaNeToke
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Te dyja palet kane deri diku te drejte..

Per aq kohe sa sllavomaqedonasit e llogarisin veten pasardhes te maqedonasve antike, per aq kohe sa neper librat shkollore akoma shfaqet harta e "Maqedonise se Madhe" me pretendime per gati te gjithe veriun e Greqise, per aq kohe sa mundohen te pervetesojne Leken e Madh, FIlipin dhe historine antike ne pergjithesi, eshte normale qe pala Greke do e kontestoje dhe nuk do e pranoje kete term...

Nga ana tjeter eshte Maqedonia, nje shtet i vogel dhe i pafuqishem ne c'do aspekt kunder Greqise, te cilit i rrezikohet identiteti (pa marre parasysh se si e kane krijuar ate) dhe nuk besoj se ka popull ne bote qe mund te beje kompromis me emrin e tij..


Gjithsesi, mendoj se do te gjindet nje zgjidhje, sepse shoh disponim tek te dyja palet edhe pse protestat masive ne Greqi e demtojne procesin.. Besoj se ne fund fare, do arrihet nje marreveshje ku Maqedonia do te mund te perdore emrin por me nje prapashtese si "Maqedonia e eperme, veriore, E Re ose dicka te tille qe te mund te veje ne dukje qe Maqedonia si territor nuk shtrihet vetem ne kete shtet por se nje pjese e madhe e saj shtrihet edhe ne Greqine veriore..

Poashtu do te arrihet kompromis per heqjen e te gjitha statujave e permendoreve te personazheve historik qe kane te bejne me Maqedonine antike. Do te hiqen edhe emertimet e rrugeve, shesheve dhe objekteve te ndryshme qe kane te bejne me kete,

Gjithashtu do te korigjohen te gjitha tekstet shkollore ne te cilat pretendohet territori, historia dhe kultura antike maqedonase...

Eshte ceshtje shume komplekse gjithsesi.. Te shohim si do perfundoje!
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
14,361
Pikët
113
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Pse s'arrin te ma kape rradakja mua qe ndersa bullgaret dhe greket po theren per emrin. ... shqiptaret pjekin kafe ne qebap
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,443
Pikët
113
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Te dyja palet kane deri diku te drejte..

Per aq kohe sa sllavomaqedonasit e llogarisin veten pasardhes te maqedonasve antike, per aq kohe sa neper librat shkollore akoma shfaqet harta e "Maqedonise se Madhe" me pretendime per gati te gjithe veriun e Greqise, per aq kohe sa mundohen te pervetesojne Leken e Madh, FIlipin dhe historine antike ne pergjithesi, eshte normale qe pala Greke do e kontestoje dhe nuk do e pranoje kete term...

Nga ana tjeter eshte Maqedonia, nje shtet i vogel dhe i pafuqishem ne c'do aspekt kunder Greqise, te cilit i rrezikohet identiteti (pa marre parasysh se si e kane krijuar ate) dhe nuk besoj se ka popull ne bote qe mund te beje kompromis me emrin e tij..


Gjithsesi, mendoj se do te gjindet nje zgjidhje, sepse shoh disponim tek te dyja palet edhe pse protestat masive ne Greqi e demtojne procesin.. Besoj se ne fund fare, do arrihet nje marreveshje ku Maqedonia do te mund te perdore emrin por me nje prapashtese si "Maqedonia e eperme, veriore, E Re ose dicka te tille qe te mund te veje ne dukje qe Maqedonia si territor nuk shtrihet vetem ne kete shtet por se nje pjese e madhe e saj shtrihet edhe ne Greqine veriore..

Poashtu do te arrihet kompromis per heqjen e te gjitha statujave e permendoreve te personazheve historik qe kane te bejne me Maqedonine antike. Do te hiqen edhe emertimet e rrugeve, shesheve dhe objekteve te ndryshme qe kane te bejne me kete,

Gjithashtu do te korigjohen te gjitha tekstet shkollore ne te cilat pretendohet territori, historia dhe kultura antike maqedonase...

Eshte ceshtje shume komplekse gjithsesi.. Te shohim si do perfundoje!
dmth .... GREQI - GRAECI - [email protected] . Mund te dali njeri qe i [email protected] gruaja dhe te thote...dale ore se jam une [email protected] nuk jeni. Duhet te nderoje emrin Greqia? Ai duhet te hape gjyq dhe ne fund po humbi, cduhet ti thote Greqise ...Ok mbajeni ju kete emer. Se ju jeni [email protected]
Greket e dine kete pune, ndaj e therrasin vetem Hellenaqis. Por bota i therret ashtu sic jane.

P.S.
Thone prej historise: meqe burrat greke ja mbeshtillnin njeri-tjetrit , e njohur si boterisht e mbeshtjelle grekce, romake, qe s'ju ngeli gje tjeter vetem te benin burrin me grate e grekerve , i quajten ata [email protected] (GRAECI,GRAEQI), duke e huajtur kete fjale nga fqinjet veriore te grekerve(shqiptaret), qe e benin kete pune me para se te dyndeshin romaket.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
50,250
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Eshte per tu habitur se si keto dy gruime migmash identitetesh, duan te pervetsojne dhe nderkombetarizojne duke bere legjitime jo vetem historine por edhe duke krijuar identitet e vazhdimesi gjenetike.

Greqia nuk e ben per here te pare kete dhe me sa duket do ta perserise e do te fitoje sepse eksperienca dhe mbeshtetja e krijuesve te saj eshte solide kurse ne krahun tjeter ka shum boshlleqe dhe problematike.

Pastertia artificialisht e krijuar etnike e ka bere qe ne krye te ketyre levizjeve pupuliste greke te jene kleri dhe e djathta.....kurse ne anen tjeter jane inatcorrlliku dhe krenaria.

Ndodhur midis kesaj katrahure histori-shkepesish e hijenash te identitetit, ne s'perfituam kurre asgje....politikplerat tane lemuan fundshpinat e njeri-tjeterit dhe si komb humbem bashkimin e kaq deshiruar me pjesen Shqiptare te ishave bullgarovllehe dhe politikisht treguam se na pelqen mjegulla dhe rehatlliku ...mereni me hallve tani.
 

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,773
Pikët
113
Vendndodhja
Marvel Universe
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Kot qe nuk e con ne referendum ceshtjen Tsiprasi...edhe te beje te kunderten si heren e kaluar! :D
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914
Pikët
113
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Qeveria: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në ndërtimin e besimit me Qeverinë e Republikës së Greqisë, me një qëllim të qartë për zgjidhjen e çështjeve të hapura të dy vendeve fqinjë evropiane në një mënyrë dinjitoze.
Ky është qëndrimi zyrtar i qeverisë lidhur me protestën e djeshme në Athinë.
Ne besojmë se në Greqi dhe në Maqedoni shumica e qytetarëve duan marrëdhënie të mira fqinjësore dhe qëndrueshmëri ne stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë rajonin”, thonë nga Qeveria.
Njëkohësisht, Qeverisë e Republikës së Maqedonisë përfaqëson qëndrimet që kontribuojnë në zhvillimin dhe perspektivën në mes dy vendeve

Telegrafi

Shenimi im: njeri ne forum ka shkruajtur me ironi qe ylliriatKOTET jane du pjeka kafe me qebap....veda thona. jane tu pi qajna me ibrika ne sokak.

Tunga.
 

Attachments

jarigas

Vete zot, vete shkop
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
516
Pikët
18
Vendndodhja
Napoli,Italy
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Pyetje: Sa ndryshon pretendimi i sllaveve te jene pasardhes te Filipit dhe Maqedonasve nga pretendimi i shqiptareve te jene pasardhes te Lekes dhe Ilireve nga pretendimi i grekerve te jene pasardhes te Agamemnonit dhe heleneve nga pretndimi i turqve te jene te perligjur ne zoterimin e vendit qe zoterojne?!
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,871
Pikët
63
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

Pyetje: Sa ndryshon pretendimi i sllaveve te jene pasardhes te Filipit dhe Maqedonasve nga pretendimi i shqiptareve te jene pasardhes te Lekes dhe Ilireve nga pretendimi i grekerve te jene pasardhes te Agamemnonit dhe heleneve nga pretndimi i turqve te jene te perligjur ne zoterimin e vendit qe zoterojne?!
Turqit nuk pretendojne me sa di une qe kane qene atje ku jane tani.
Pasardhesit e grekerve te lashte deri diku mund te jene banoret e disa ishujve. Deri diku se normale qe ka pasur kontakte me jashte dhe ose te izoluar
Pjesa tjeter e greqis pastaj nje lesh arapi jane.
Edhe ne me shume mundesi kemi pasur boshlleqe ne ate vazhdimesin iliro-arber-shqiptar sepse jemi pushtuar shume here. Kshu qe dhe ne sjemi aq te paster sa mendojme apo hiqemi.
Sa per sllavet e maqedonis..sja vlen as me u marr. :d
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
6,127
Pikët
113
Përgjigje e: Kundërshtimet për emrin "Maqedoni"

...
Sa per sllavet e maqedonis..sja vlen as me u marr. :d
Faktorit Shqiptar ne IRJM ose nuk i intereson fare emri qe mund te mare shteti ku bejne pjese, ose nuk i pyet ose merr ne konsiderate ndokush.

Perndrysh, do te degjohej ndonje ze/opinion ne favor te nje mendimi/propozimi sa me te perafert me realitetin e sotem etno-gjeografik te IRJM.

Gjithmone druejtje nga ana Shqiptare se mos po prishen balancat, mos ndoshta nuk shkon per momentin, mos ndoshta hasim ne mospajtim me nderkombetaret, e te tjera tabu te trasheguara dhe te imponuara.
 
Top