• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kuptimi i fjales pasion ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Kuptimi i fjalës "Pasion"!
Deshira per dike,obsesioni i turbullt,ndjenja,adhurimi,netet pa gjume,lumturia e te qenit dy! Cfare do lloj pasioni te jete,ai lind nga dashuria.
A nuk eshte Romantizmi,ajo deshire e çmendur dhe aq e nevojshme e njerezimit,per te cilen poetet dhe shkrimtaret me te medhenj te te gjithe koherave i kane shkruar duke u munduar ne te njejten kohe, te zbulonin fytyrat e tij aq enigmatike dhe aq te fshehta?...
Nje dashuri e mbushur me pasion,eshte sinonimi i nje dashurie " te eger",,nje deshire per te dhene me shume se trupi yne,zemra dhe vete shpirti...
Por pasioni nuk mund te jete dhe aq shkaterrues,nqs ne te vertete na ka futur ne rrethin e vertete te dashurise. Kjo lloj ndjenje na ben te lumtur,ne harmoni te plote me veten tone dhe me ate qe duam,por njekohesisht ajo dhe mund te na djege nga flaka e tij e dendur dhe rrebele,e cila lind ne zemren tone si papritur ,duke kaluar ndonjehere ne obsesion dhe duke u rritur perdite e me shume,ne menyre te pashmangshme,saqe ndonjehere mendojme se vetem vdekja do mund te na liroje nga kjo lloj roberie!..
Pikerisht kete gje na tregoj dhe vete Shakespeare me vepren e tij dedikuar pasionit dhe vdekjes,ate pasion qe do i shoqeronte dhe mbas vdekjes..

Megjithate mendoj se pa pasionin dashuria nuk do ishte ajo qe eshte dhe per secilin nga ne kjo ndjenje ka nje kuptim te veçante...Kete doja te dija!

Per ju, çfare fsheh fjala "Pasion"?!!
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Ach sikur te dija Shqip si ti..............Une shume pasione edhe i kam vene ne jete.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Alem,ti sigurisht qe ti shqip ,amdje shume mire! Per me teper qendrimi jashte shtetit i ka edhe keto problemet e vogla gjithsesi jam e sigurte qe ti asnjehere nuk e ke harruar shqipen tende panvaresisht se ke levizur jashte shtetit ne moshe te vogel ;)!

Gjithsesi me behet qejfi qe i ke permbushur te gjitha pasionet e tua ne jete ndonese jam kurioze te di se cfare kupton ti me termin pasion. Per problemet gramatikore ne te folur mos ki merak se je mese i kuptueshem :)!
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Pasioni eshte prirja apo shtytja instiktive e pa arsyeshme qe na terheq apo qe na largon ndaj nje njeriu apo nga nje gje e dhene.Eshte dashuria apo urrejtja qe na lidh me te, eshte vrulli qe na shtyn me hir apo me pahir per te vepruar ne nje veprim te dhene, dhe kur arsyetimi na keshillon dicka tjeter.Eshte flaka qe na ben te provojme kenaqesi, epsh , gezim ne sakrificat me te medha, eshte nje force qe jeton jashte arsyetimit e qe i heq arsyetimit cdo energji, eshte ndjenja qe gjendet ne rrenjet e cdo gezimi ose te cdo vuajtjeje, sepse nuk ka gezim me te medha se pasioni i plotesuar , ose vuajtje me te madhe se pasioni i deshtuar.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Shume flm per mir kuptimin dhe mir njohjen.Nga kultura shqipetare kam marre shume nga prinderit,por edhe nga kultura gjermane.Nga te dyja kam marre me te mirat.Me paione,kuptoj deshirat,dhe prirjet e piksynimet e mia.Cfar kam dashte i kam realizuar.Gabimet orthografike mos i shuko te lutem se jam katastrofe.Je shume e mir sjellur.Kompliment.
 

Era

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
13
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Pasion = moment cmendurie... jo i dobishem ne disa raste e shume frytdhenes ne te tjera. Ndryshon me rritjen, me kohen, me ambjentin e nga vete jeta.
 

Angel`BoY

Atje ku ti nuk je :)
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
169
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Ketu Nuk flas dot :p kjo eshte dicka qe jepet me prova :p
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,348
Pikët
113
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Pasioni hyn me teper ne kategorine e emocioneve dhe jo ate te ndjenjave. Emocionet jane te perkoheshme, intensive por kalimtare, qe nuk le gjurme te thella ne kontrast me ndjenjat qe jane me te thella, mbresa lenese dhe shume kuptimplote.
Emocioni ka vetem nje kohe: te tashmen.
Ndjenja ka 4 dimensione: past, present , future and time/space

Pasioni eshte shpjeguar keshtu:

- Dashuria intensive seksuale
- Nje dashuri e forte ose entuziazem per nje koncept, objekt, nje pasion per poezi, art etj
- Cdo emocion i ndjere fort, te tilla si dashuria, urrejtja, zilia.
- Nje shperthim i emocioneve ne menyre intensive apo entuziazmi
- Vuajtjet e Krishtit nga Darken e Fundit te vdekjes se tij ne kryq
"vuajtje, durim i forte" qe ka kuptimin " emocion i forte, deshire e forte, entuziazem"

1. Cdo emocion i fuqishem ose imponues si dashuri ose urrejtje.
2. Ndjenja e forte dashurie apo deshire te forte sexuale, dashurie, ngrohtesie.
3. Nje shembull ose pervoje intensive, epsh.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
18,420
Pikët
113
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

According to Kitty's post: Kuptimi i fjale pasion = Mistrece. :p
 

Cleopatra

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 1, 2015
Postime
70
Pikët
0
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Pasion eshte kur e ke me qef shume dicka,mund te jete:
Puna qe beni,piktura,kenga,kercimi,sex etj etj
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
21,635
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Kuptimi i fjalës "Pasion"!
Deshira per dike,obsesioni i turbullt,ndjenja,adhurimi,netet pa gjume,lumturia e te qenit dy! Cfare do lloj pasioni te jete,ai lind nga dashuria.
A nuk eshte Romantizmi,ajo deshire e çmendur dhe aq e nevojshme e njerezimit,per te cilen poetet dhe shkrimtaret me te medhenj te te gjithe koherave i kane shkruar duke u munduar ne te njejten kohe, te zbulonin fytyrat e tij aq enigmatike dhe aq te fshehta?...
Nje dashuri e mbushur me pasion,eshte sinonimi i nje dashurie " te eger",,nje deshire per te dhene me shume se trupi yne,zemra dhe vete shpirti...
Por pasioni nuk mund te jete dhe aq shkaterrues,nqs ne te vertete na ka futur ne rrethin e vertete te dashurise. Kjo lloj ndjenje na ben te lumtur,ne harmoni te plote me veten tone dhe me ate qe duam,por njekohesisht ajo dhe mund te na djege nga flaka e tij e dendur dhe rrebele,e cila lind ne zemren tone si papritur ,duke kaluar ndonjehere ne obsesion dhe duke u rritur perdite e me shume,ne menyre te pashmangshme,saqe ndonjehere mendojme se vetem vdekja do mund te na liroje nga kjo lloj roberie!..
Pikerisht kete gje na tregoj dhe vete Shakespeare me vepren e tij dedikuar pasionit dhe vdekjes,ate pasion qe do i shoqeronte dhe mbas vdekjes..

Megjithate mendoj se pa pasionin dashuria nuk do ishte ajo qe eshte dhe per secilin nga ne kjo ndjenje ka nje kuptim te veçante...Kete doja te dija!

Per ju, çfare fsheh fjala "Pasion"?!!

Për t'u lehtësuar anëtarëve pjesëmarrjen në diskutim, ndoshta është e nevojshme që ata ta dinë kuptimin e fjalës pasion:

PASION m.
1. psikol. Ndjenjë e fuqishme, e thellë dhe e qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe që përcakton sjelljen e veprimtarinë e njeriut; afekt i fuqishëm. Pasion i madh. Ndez (frenon) pasionet. Mposht (shtyp) pasionin.
2. Dëshirë a prirje e zjarrtë për diçka, dashuri e madhe për diçka; zjarr, vrull i brendshëm kur dikush bën diçka. Ka pasion për këngë (për muzikë, për matematikë). Flet (diskuton) me pasion. E bëri me pasion. Punon me pasion. E mbronte me pasion.
3. Diçka, për të cilën dikush ka prirje a dashuri të zjarrtë, diçka që i pëlqen a e tërheq shumë dikë, ndaj së cilës ai është shumë i dhënë. Pasioni i tij është muzika (piktura, gjahu).

PASIONOHEM vetv. libr.
Jepem me zjarr pas diçkaje. Ishte pasionuar pas letërsisë.

PASIONOJ kal. libr.
E bëj dikë që të jepet me zjarr pas diçkaje.

PASIONUAR mb. libr.
Që është i dhënë me gjithë shpirt pas diçkaje, që i kushtohet me zjarr diçkaje; që bëhet me pasion. Studiues (mbledhës) i pasionuar. Piktor i pasionuar.
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,871
Pikët
63
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Se di, kur te hidhem ne gjimnaz do e mesoj si fjale.
Tani per tani me mjaftojne detyrat e Dituris. :D
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Pasioni eshte si uji....e krijon vet shtratin e rrjedhjes...

p.s. ku ka pasion, mungon logjika
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,275
Pikët
113
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

1.........
https://www.youtube.com/watch?v=6y1YPKpgGXs
2!!!!!!!
https://www.youtube.com/watch?v=5lzTllgRl4M
GRANDE.
3-??????????????????????????????????????????????
 

Attachments

Smokkie

V.I.P
Anëtar
Oct 6, 2015
Postime
2,209
Pikët
113
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Une gjithemone e kam ditur pasjon me j. Sa te rrojme do mesojme.
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Me rrudha na u mbush fytyra,
U thye mosha si nje qelq,
Ne hapim syte, dhe pasqyra,
Perpara nesh tregon dy pleq.

Le te ikin vitet, pune e madhe
Ne prap shihemi ne sy
Kaluam bashke brenga dhe halle
dhe ja ku jemi, prap vetem ne te dy.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,275
Pikët
113
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Qeshtje kendveshtrimi......
https://www.youtube.com/watch?v=pXTzB0JAAE4
Ne fund te fundi ku qendron dallimi midis ushtarit jerman dhe atij siberian(do thoshte toSUM Baqi).
PS: ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh u nrof koha ne po boj i gjiro me biqiklete.
TUNG.
 

Attachments

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
43,516
Pikët
113
Përgjigje e: Kuptimi i fjales pasion ...

Ndryshe quhet dhe obsesion. .lol I kam kaluar ca ne jete shyqyr qe dola gjall :D

P.o. ne fakt kam kuptuar dicka...eshte e gjitha iluzion ...personi qe idealizon mund te mos jete fare ashtu si deshiron por per ca koh dehesh me deshir sepse ne fund te fundit eshte nature njerezit e te gjitheve n.a. pelqen te genjehemi ndonjeher -qesh- vetem kur arrin te shohesh nga jasht e kupton kte gje dhe pastaj te vjen pak inat se ke dhene aq shume nga vetja :) pastaj arrin ne fazen e faljes dhe vazhdon jeten ne kerkim te eksperjencave te tjera...
 
Top