• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kur Athina fliste shqip

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
For the "Greeks" that are still in delusion that Suliots where something other than Albanians... check this greek song about the Suliots in 1807... written by a greek (Ioannis Ksouris) that was a fighter in the same battle with suliots....

F9161FCA-AB29-422D-832D-7F01694D3F7E.jpeg
 

Seyfert

Anëtar
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
33
Pikët
18
Jeni ne terezi apo jo?
Athina fliste shqip? Ne Athine mund te kene jetuar Ilire plot, por te thuash se Athina fliste shqip eshte mese e ekzagjeruar.
Kemi nje "ves" te keq ne shqiptaret, jemi te verbuar nga ndjenja e patriotizmit.
Greqia eshte themelimi i qyteterimit modern. Roma vete eshte ndertuar me parimet dhe kulturen e Greqise antike.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
Jeni ne terezi apo jo?
Athina fliste shqip? Ne Athine mund te kene jetuar Ilire plot, por te thuash se Athina fliste shqip eshte mese e ekzagjeruar.
Kemi nje "ves" te keq ne shqiptaret, jemi te verbuar nga ndjenja e patriotizmit.
Greqia eshte themelimi i qyteterimit modern. Roma vete eshte ndertuar me parimet dhe kulturen e Greqise antike.
Po ti lexoje te gjitha postimet dhe burimin e tyre nuk do dilje ne kete konkluzion. Ne 1832, Otto mbreti i Greqis kthehet ne Bavari , duke treguar se atje nuk ka asnje grek te lasht, dhe gjuha qe flitet eshte Shqipja. Ke shume burime ne forum per kete pjese.
 

Seyfert

Anëtar
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
33
Pikët
18
Po ti lexoje te gjitha postimet dhe burimin e tyre nuk do dilje ne kete konkluzion. Ne 1832, Otto mbreti i Greqis kthehet ne Bavari , duke treguar se atje nuk ka asnje grek te lasht, dhe gjuha qe flitet eshte Shqipja. Ke shume burime ne forum per kete pjese.
Nuk po flas per ato vite.
Une shkruajta per vitet kur Greqia shpallet qyteterimi i pare modern.
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,622
Pikët
113
Jeni ne terezi apo jo?
Athina fliste shqip? Ne Athine mund te kene jetuar Ilire plot, por te thuash se Athina fliste shqip eshte mese e ekzagjeruar.
Kemi nje "ves" te keq ne shqiptaret, jemi te verbuar nga ndjenja e patriotizmit.
Greqia eshte themelimi i qyteterimit modern. Roma vete eshte ndertuar me parimet dhe kulturen e Greqise antike.
Roma eshte ndertuar ne shekullin e VII para krishtit, dhe nuk kishte kembe greku ne itali. Ne fillim Roma ishte mbreteri( mbreterit e Alba Longa), kaluan shume shekuj u be republike, dhe kur u be perandori pushtoi greqine.
Si ke dale ne konkluzionin se Roma u ndertua me parimet e greqise antike??..

Roma u ndertua nga kultura e Alba Longa-s, ishte nje popull aty, i cili quhej Albensis.

Si nuk i late njehere traplleqet ne temat serioze historike.
Ne keto tema nuk duhet te shkruajne injorante.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,527
Pikët
113
Jeni ne terezi apo jo?
Athina fliste shqip? Ne Athine mund te kene jetuar Ilire plot, por te thuash se Athina fliste shqip eshte mese e ekzagjeruar.
Kemi nje "ves" te keq ne shqiptaret, jemi te verbuar nga ndjenja e patriotizmit.
Greqia eshte themelimi i qyteterimit modern. Roma vete eshte ndertuar me parimet dhe kulturen e Greqise antike.
Nje here e nje kohe u lejoheshte njerezve te mendonin se Greqia paska qene themelimi i qyteterimit modern. Kurse sot jo sepse mundesite per te thelluar njohurite nga autore te gjithanshem nuk mungojne. Ata qe akoma mendojne ate qe ke shprehur ti me lart e kane me te degjuar.

Miti i Romes fillon me Rumelin sipas mitit besoj se e ka zanafillen ne vitin 700BC. Ne ate kohe gjuha e se ashtuquajtur 'greqishtja e lashte' as qe nuk ka egzistuar fare e lere me nocioni i identitetit grek dhe i kultures!

Kam nje pyetje per ty: Cilet jane greket antik?

P.s t'i paska thene edhe magnus!
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
18,076
Pikët
113
Nje here e nje kohe u lejoheshte njerezve te mendonin se Greqia paska qene themelimi i qyteterimit modern. Kurse sot jo sepse mundesite per te thelluar njohurite nga autore te gjithanshem nuk mungojne. Ata qe akoma mendojne ate qe ke shprehur ti me lart e kane me te degjuar.

Miti i Romes fillon me Rumelin sipas mitit besoj se e ka zanafillen ne vitin 700BC. Ne ate kohe gjuha e se ashtuquajtur 'greqishtja e lashte' as qe nuk ka egzistuar fare e lere me nocioni i identitetit grek dhe i kultures!

Kam nje pyetje per ty: Cilet jane greket antik?
Mos me thuj qe e beson mitin qe ujkonja e ka rrit dhe i ka dhene gji Rumelit!
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,527
Pikët
113
Mos me thuj qe e beson mitin qe ujkonja e ka rrit dhe i ka dhene gji Rumelit!
Nuk ka rendesi a besohet apo jo, rendesi ka kronollogjia e etapave te historise ne kete rast.
 
  • Like
Reactions: JAM

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
18,076
Pikët
113
Nuk ka rendesi a besohet apo jo, rendesi ka kronollogjia e etapave te historise ne kete rast.
Maqo te besohen mitet dhe te mirren si referenc eshte cmenduri, shume gjera mjerisht raste historike bazohen ne disa mite. E qe mendoj qe e fyen intelegjencen e se cilit qe ka dy koqe mend.
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,622
Pikët
113
Mos me thuj qe e beson mitin qe ujkonja e ka rrit dhe i ka dhene gji Rumelit!
Ca e ke kto muhabete, pash zotin, nuk po flisja per mitologji, por histori te vertete. Renojat e Romes datojne ne shekullin e VII para krishtit. Ai populli Albensis qe permenda nuk eshte mit.

Po qe per mite, i kane helenet traplluqet me thes. Si mbreti Cekrops i Athines, nga koqet e poshte ishte zvaranik, dhe siper njeri:p
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
18,076
Pikët
113
Ca e ke kto muhabete, pash zotin, nuk po flisja per mitologji, por histori te vertete. Renojat e Romes datojne ne shekullin e VII para krishtit. Ai populli Albensis qe permenda nuk eshte mit.

Po qe per mite, i kane helenet traplluqet me thes. Si mbreti Cekrops i Athines, nga koqet e poshte ishte zvaranik, dhe siper njeri:p
Hahahahahah, po e kisha per Romulin more qe e kan ushqy ujkonjat lool, eshte kafshat qe nuk kaperdihet, e per greket mos te flasim vetem zoterat qe i kan pas lool ose kulmi qe Akili vetem ne thember ka qene i mposhtur nuk do koment me shume hahahahah.
 

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,622
Pikët
113
Hahahahahah, po e kisha per Romulin more qe e kan ushqy ujkonjat lool, eshte kafshat qe nuk kaperdihet, e per greket mos te flasim vetem zoterat qe i kan pas lool ose kulmi qe Akili vetem ne thember ka qene i mposhtur nuk do koment me shume hahahahah.
Muhabeti i Akilit ishte keshtu. Kur ishte i vogel, e ema e tij, hyjnesha Tetis, e zhyti ne lumin styx per ta bere te pavdekshem. E kapi nga njera kembe dhe e zhyti me koke poshte, vetem thembra i mbeti pa lagur nga uji i shenjte i styx, prandaj vetem aty ishte i vdekshem:p
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,372
Pikët
113
Jeni ne terezi apo jo?
Athina fliste shqip? Ne Athine mund te kene jetuar Ilire plot, por te thuash se Athina fliste shqip eshte mese e ekzagjeruar.
Kemi nje "ves" te keq ne shqiptaret, jemi te verbuar nga ndjenja e patriotizmit.
Greqia eshte themelimi i qyteterimit modern. Roma vete eshte ndertuar me parimet dhe kulturen e Greqise antike.
1596321257297.png

Ja cfare thote ky greku tek .

Dokumentari i SKAI 1821-përkthyer në shqip.wmv


Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me Greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç'thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :"Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal." Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :" E vërteta kalon nëpër 3 stade: Stadi i parë, tallen e qeshin me të. Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër. Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë." Ndërsa thënia e Aristotelit : "Amicus Plato, sed magis amicas veritas", e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës.

Dhe me shume akoma ...


Intelektualët e shtetit grek përvec problemit të përplasjes me cështjen sllave me Falmerayerin (duke mbrojtur mitin kombëtar që krijuan) u përballën gjithashtu që në fillim me një problem të pa thënë , por të gjallë, me ekzistencën e arvanitasve.
Athina kryeqyteti i mbretërisë së re gjendej gjeografikisht në qëndër të një deti njerëzish shqipfolës pasi rrethohej nga dhjetra fshatra arvanitase.
Dikush që do të vendoste të udhëtonte në vitet e para të krijimit të shtetit grek nga Malësina dhe Martini i Lokridhës deri në Kastri (Ermioni) dhe në Kranidhi të Peloponezit , një distancë që me mjetin e vetëm të transportit karrocën do i duheshin 75 orë ose me ndalesa deri edhe në një javë ishte e mundur që përvec se në Thiva dhe në Megara të mos takonte në rrugë asnjë njeri nga fshatrat ku kalonte me të cilin të mundej të fliste greqisht.
Arkeologu gjerman filohelen Ludwig Ross i cili erdhi në Greqi për të marrë përsipër drejtimin e shërbimit arkeologjik si dhe drejtorinë e arkeologjisë greke në Universitetin e Athinës duke parë numrin dhe shtrirjen e popullsisë arvanitase , shënonte i zhgënjyer në vitin 1832 duke qenë në Greqi : Isha me të vërtetë në një tokë greke, mes grekësh ? Në të vërtetë jo. Shkëmbi i zhveshur i Hydrës (ishull) , ishujt e afërt si Speces, Poros, Kastri dhe Kranidhi ishin pushtuar prej shqiptarëve arvanitas. (Ross 1976 faqe 25)
Arkeologu francez Edmond About i cili jetoi dy vjet në Greqi , shkruantë më 1855 : vetë Athina kur u themelua ishte vecse një fshat arvanitësh , cdo natë kur perëndon dielli takon përreth Athinës shoqëri shqiptarësh që kthehen me gratë e tyre nga punët në fusha. (About faqe 70)
cc


Historiani skocez George Finlay që jetoi gjysmën e jetës së tij në Athinë dhe e njohu këtë vend aq sa shumë pak njerëz e njohin do të shkruante më 1861 : Në Marathonë, në Platees, Në Leuktra, në Salaminë, në Mandinia, Ira e Olimpia nuk banojnë më grekë, por shqiptarë. Akoma dhe në Athinë që është tashmë një cerek-shekulli kryeqytet i mbretërisë së Greqisë dëgjon dikush fëmijët që luajnë në rrugë afër Thisionit dhe Portës së Adrianit të flasin në gjuhën shqipe. (Finley faqe 46)
Cdo i huaj i cili vizitonte vendin duke parë numrin e banorëve arvanitas dhe shtrirjen e tyre cuditej kur dëgjonte intelektualët e Athinës që flisnin me krenari për prejardhjen e popullsisë së tanishme greke nga helenët e lashtë dhe nxirrte të njëjtat përfundime me Falmerayerin : Të gjitha ato vende që dikur ishin zemra dhe qendra e grekëve sot janë Shqipëria e Re. (Falmerayer faqe 74)

ds


Ekzistenca e arvanitasve përbënte kaq problem serioz për arkitektët e mitit kombëtar grek sa që vetë Kostandinos Paparigopulos patriarku i historiografisë kombëtare greke pasi u detyrua të pranonte realitetin arvanitas , sugjeroi më 1854 dhe masat për ta përballuar: Dy fise e banojnë Greqinë, ai grek e ai shqiptar. Por fisi shqiptar përbën komb më vete ? Një dhe vetëm një element kombëtar ka ky fis, gjuhën, por edhe kjo po humbet gradualisht prej vrullit pushtues të Helenizmit. (Dhimaras 1986, faqe 153)
Në politikën greke, në sektorin e “zhdukjes” së minoriteteve, ekziston një urdhëresë e pashkruajtur për ata që përpiqen të mendojnë në bazë të nacionaliteteve dhe detyrohen të flasin për minoritete: Flasim në përgjithësi dhe në mënyrë të paqartë, nuk e vendosim gishtin në vende që mund të lëndojnë dmth nuk tregojmë në hartë fshatra minoritare sepse ekziston rreziku i menjëhershëm i ndryshimit të ngjyrës së saj blu (ngjyra e flamurit).
Në rastin e arvanitasve i pari që ndërmorri një regjistrim të përgjithshëm të banimeve të tyre ishte Athanasios Cigos, (Cigos 1991, faqe. 56 – 61) por puna e tij mbeti në sirtar për tu publikuar vetëm gjysëm shekulli pas vdekjes së tij. I dyti ishte Gjeorgjios Nakraxas (Nakraxas 1992, faqe. 80, 85, 143, 145, 151, 153, 156, 161) i cili përmblodhi në harta të gjitha informacionet që kishte koleksionuar përvec të tjerash edhe për fshatrat arvanitase.
Regjistrimi i fshatrave minoritare, përvec ndryshimeve të ngjyrës në hartë, na lejon dhe një studim të dytë, përllogaritjen e saktë të numrit të pakicave, pra hedhjen poshtë të statistikave të shtrembëruara zyrtare rreth gjuhës mëmë dhe kjo për pikëllimin e shkrimtarëve nacionalistë grekë.
Këtë regjistrim pra të fshatrave arvanitase ,hartëpiketimin e tyre dhe llogaritjen e popullsisë së tyre sipas fakteve të regjistrimit të popullsisë më 1879 dhe 1907 dmth në një periudhë ku gjuha ishte në përdorim të përditshëm do të përpiqemi ta shpjegojmë në vazhdim. Për përpilimin e këtyre tabelave , përvec veprave të sipërpërmendura të Cigos dhe Nakraxait u përdorën edhe disa tekste ndihmuese për disa zona si psh Miliarakis 1886, Philippson 1890,Korylos 1903,Anagnostopulos 1939,Aivaliotakis 1941, Georgacas Mc Donald 1968, Gjikas 1978, Saltaris 1986, Johalas 2000,Johalas 2002.
Popullsia e përgjithshme e arvanitasve të vendit arrinte në vitin 1879 në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707 banorë. Këta numra në përqindjen e popullsisë greke arrijnë në 10.65% dhe 9 % përkatësisht. Në numrin e arvanitasve ama nuk llogariten ata që jetojnë në qytete. Ndërkohë të dhënat zyrtare të Shërbimit Statistikor të popullsisë për arvanitasit na jepen si 58916 ose 3,56% për 1879-ën dhe 50975 ose 1,94% për 1907-ën pra shumë më pak.
410 fshatrat arvanitase sipas shpërndarjes gjeografike ishin të vendosura në 1907-ën :
1. Prefektura Athinës 50 fshatra 46.105 banorë.
2. Prefektura Μegara 9 fshatra 15.341 banorë.
3. Prefektura Egjina 4 fshatra 1.180 banorë.
4. Prefektura Thiva 48 fshatra 30.898 banorë.
5. Prefektura Lokridha 11 fshatra 7.073 άτομα.
6. Prefektura Livadhia 11 fshatra 4.841 banorë.
7. Prefektura Korinth 61 fshatra 31.759 banorë.
8. Prefektura Argolidha 19 fshatra 8.674 banorë.
9. Prefektura Ermioni 8 fshatra 15.560 banorë.
10. Prefektura Nafplio 16 fshatra 5.933 banorë.
11. Prefektura Trizina 19 fshatra 15285 banorë.
12. Prefektura Karystia 53 fshatra 13.299 banorë.
13. Prefektura Andro 17 fshatra 5.227 banorë.
14. Prefektura Trifilia 17 fshatra 10.512 banorë.
15 Prefektura Patra 31 fshatra 7.988 banorë.
16. Prefektura Kalavryta 1 fshat 981 banorë.
17. Prefektura Mandinia 1 fshat 1.207 banorë.
18. Prefektura Ilia 17 fshatra 6.303 banorë.
19. Prefektura Laqedhemonia 17 fshatra 10.773 banorë.
rr


1 gg
2 www


Të dhënat zyrtare statistikore të vitit 1879 gjenden në “ Rregjistrimin e popullsisë së Greqisë viti 1879“, vepër e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 1881. Ato tregojnë numrin e banorëve të mbretërisë greke të cilët nuk flasin greqisht në shtëpitë e tyre dhe paraqiten të grupuara sipas Bashkive. Le të shikojmë se si shfaqen këta numra :

Bashkia e Athinës 1.080,
Bashkia Aharnon, 2.711,
Bashkia Κropias 5.841,
Bashkia Lavrio 1.066,
Bashkia Marathona 2.625,
Bashkia Pire 132,
Bashkia Fylis 2.037,
Bashkia Oropo 479,
Bashkia Idhilia 2.316,
Bashkia Elefsina 4.288,
Bashkia Erythrea 1.759,
Bashkia Salamina 4.497,
Bashkia Thiva 316,
Bashkia Thespies 4.037,
Bashkia Thisvis 2.183,
Bashkia Platees 2.278,
Bashkia Tanagra 2.573,
Bashkia Eurostini 1.047,
Bashkia Nemeas 544,
Bashkia Pelini 2.453,
Bashkia Perahora 1.196,
Bashkia Sikyona 538,
Bashkia Solygias 2.942,
Bashkia Dhistomo, 818,
Bashkia Heronea 1.240,
Bashkia Dhafnusion 59,
Bashkia Elatea 62,
Bashkia Thermopyle 60,
Bashkia Thronio 35,
Bashkia Larymni 1.447,
Bashkia Korfuz 1.428,
Bashkia Karystiona 501,
Bashkia Styron 836,
Bashkia Nafplio, 37,
Bashkia Epidauro, 512
Bashkia Midea 562,
Bashkia Gaurio 910,
Bashkia Trizina 206,
Bashkia Patra 532
Vec të tjerash ekziston në libër shënimi i vetë shkrimtarit : “Fatkeqësisht , gjatë regjistrimit të 1879-ës nuk u saktësua në vecanti numri i atyre që flasin shqip dhe për këtë i citova këto Periferi dhe Bashki si jo-grekfolëse sepse është e ditur që në këto zona gjuha mbizotëruese është gjuha shqipe”.
Këta 57.918 banorë shumica prej tyre arvanitas ishin dmth sipas regjistrave zyrtarë të 1879-ës ata që në shtëpi nuk flisnin greqisht ose sepse nuk dinin, ose sepse nuk donin. Bëhet fjalë pra për numrin zyrtar të banorëve të pahelenizuar të mbretërisë dhe shtetit grek gjysëm shekulli pasi ajo ishte krijuar. E theksojmë numrin zyrtar sepse sic ju kam treguar edhe në tekste të tjera numrat e regjistrave statistikorë të shtetit grek për banorët e tij që nuk flisnin greqisht ishin gjithmonë shumë më të vegjël nga sa duhej të ishin në të vërtetë me qëllim që ti afroheshin mitit kombëtar grek të prejardhjes prej grekëve të lashtë. Numri i arvanitasve që flisnin në shtëpinë e tyre edhe shqip edhe greqisht nuk përmendet fare në këto statistika zyrtare.
Në shkrimin e mësipërm bëhet fjalë për Mbretërinë Greke e cila në këtë kohë nuk përfshin Epirin, Maqedoninë, Thesalinë, Thrakën, Kretën dhe 12-Ishujt të cilat iu shtuan këtij shteti më vonë.

Informacioni gjendet në linkun : http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-–-1907-2005
Shkruar nga Dhimitri Lithoksou
Përkthyer në shqip nga Ilia Kola

Bibliografia
Aivaliotakis 1941: Aivaliotaki Ν., Luginat malore të Feneut – Stymfalias, Athinë 1941.
Abou: Abou Edmond, Greqia e Othonit / Greqia moderne, përkthimi Α. Spiliu, pa datë botimi.
Anagnostopulos 1939: Anagnostopulu Ν. – Anagnostopulu Δ., Periferia e Thivës, Athinë 1939.
Regjistrimi i 1879: Ministria e Brendshme, Regjistrimi i popullsisë së Greqisë viti 1879, Athinë 1881.
Regjistrimi i 1907: Rezultatet statistike të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë 27 Tetor 1907, Vëllimi 2 , Athinë 1909.
Gjikas 1978: Gjika Jani, Arvanitët dhe kënga arvanite në Greqi – Kërkim në Evian Jugore, Athinë 1978.
Johalas 2000: Johala Τ., Andros – Arvanitët dhe Arvanitika, Athinë 2000.
Johalas 2002: Johala Τ., Evia – Arvanitika, Athinë 2002.
Dhimaras 1986: Κ.Θ. Dhimara, Konstandinos Paparigopulos / Epoka e tij – jeta e tij – vepra e tij, Athinë 1986.
Korylos 1903: Korylou Χ., Koreografia e Greqisë, Α΄ Prefektura e Ahaisë, Athinë 1903.
Lithoksou 1983: Lithoksou Dhimitri, Studime dhe shënime në lidhje me gjendjen ekonomike në Greqi vitet 1830 – 1840, Fletore të dialogut politik Kërkim dhe Kritikë, vëllimi i 7, Prill 1983.
Miliarakis 1886: Miliaraki Antoniu, Gjeografi politikë e re dhe e lashtë e prefekturës së Korinthit dhe Argolidhës, Athinë 1886.
Molosos 1878: Molosu Zotu, Studime epirote / Vëllimi i katërt: Rrugëtimi i gadishullit grek, Athinë 1878.
Nakraxas 1992: Nakraxa Gjeorgjiu, Ngjasimi i ngushtë etnik i grekëve të sotëm bullgarëve dhe turqve / Epir – Greqia jugore, Selanik 1992.
Ross 1976: Ross Ludvig, Kujtime dhe shënime nga Greqia 1832 – 1833, përkthimi Α. Spiliu, Athinë 1976.
Saltaris 1986: Saltari Niku, Jeta e arvanitasve, Athinë 1986.
Cigos 1991: Cigu Athanasiu, Tekste për arvanitasit, Athinë 1991.
Falmerayer 1984: Jakov Filip Falmerayer, Rreth prejardhjes së grekëve të sotëm, përkthimi Kostandino Romanu, Athinë 1984.
Finley: Finley George, Historia e revolucionit Grek, vëllimi Α΄, Athinë, pa datë botimi.
Gell 1827: Gell William, The itinerary of Greece, London 1827.
Georgacas – McDonald 1968: Demetrius Georgacas – William McDonald, Place Names of Southwest Peloponnesus, Peloponisiaka, vëllimi 6, Athinë 1968.
Philippson 1890: Philipson Alferd, Zur Ethnographie des Peloponnes, 1890


Po citoj vetem dy autore nga ata qe permenden ne literature (e kam cituar dhe nje here tjeter kete se bashku me nje skocez/anglez qe kane udhetuar apo jetuar ate kohe ne Greqi). Cfare interesi do kishte nje gjerman apo nje skocez te thoshte perralla apo te paqena ... ??? Ata thjesht pasqyruan ate cfare gjeten ate kohe ne Greqi, (aq me teper qe George Finlay shkoi te merrte pjese si luftetar vullnetar per clirimin e Greqise).



Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) was a German-language scholar and historian from southern Tyrol, now in Italy. He grew to fame in Bavaria as a leading expert on the history of Greece in the Middle Ages, and in particular on the role of Slavic and Albanian immigration there. His two-volume treatise “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” (History of the Morea in the Middle Ages), Stuttgart 1830 & 1836, caused consternation and protest in philhellenic circles as he sought to show that Greece, and the Morea (Peleponnese) in particular, were not primarily populated by the descendents of the ancient Greeks, but by hellenized Slavs and Albanians, i.e. that there was no genetic continuity between ancient and modern Greece. In the first volume, provocatively subtitled “Untergang des peloponnesischen Hellenen und Wiederbevölkerung des leeren Bodens durch slavische Volksstämme” (The Fall of the Peloponnesian Greeks and the Repopulation of the Empty Land by Slavic Tribes), he stated: "The race of the Hellenes has been wiped out of Europe. Physical beauty, intellectual brilliance, innate harmony and simplicity, art, competition, city, village, the splendour of column and temple – indeed, even the name has disappeared from the surface of the Greek continent… for not even a drop of noble and undiluted Hellenic blood flows in the veins of the Christian population of present-day Greece.” The second volume of this work includes the following chapter on the mediaeval Albanian immigration to Greece and the Peleponnese.


George Finlay 1799-1875, was a Scottish Philhellene who came to Greece in 1823 to fight in the Greek War of Independence. Living in Athens until his death in 1875, he contributed to the life of the newly established Kingdom of Greece as a Liberal, historian, antiquarian and traveller. His impressive collection of books, maps and pamphlets was left to the British School at Athens in 1899 forming the core of the British School at Athens library.

Scottish scholar and historian, George Finlay (1799-1875) was an early supporter of Greek independence from the Ottoman Empire and set off for Greece in 1823, where he met Lord Byron in Cephalonia in November of that year. He was a close friend of the British naval officer Frank Abney Hastings (1794-1828) and spent much time sailing with him in Greek waters to follow the course of the uprising. After independence, Finlay bought a country estate in Attica and later lived in Adrianou Street in the (largely Albanian-speaking) Plaka district of Athens where he devoted himself to writing the history of Greece and where he is said to have had a certain influence on Greek politics. Finlay was a productive and influential historian of his period. The culmination of his work is his seven-volume “History of Greece from its Conquest by the Romans to the Present Time” (Oxford 1877). He had a strong influence on German scholars, among whom was Johann Georg von Hahn, with whom he exchanged correspondence. Though the focus of Finlay’s work was the history of Greece in general, he provided much information on the Albanians, especially as they made up a good proportion of the native population of central Greece at the time. In the following excerpt from his “History of the Greek Revolution” (Edinburgh & London 1861), Finlay provides a detailed account of the presence of the Albanians in central Greece in the mid-nineteenth century, of the Albanian origin of the “fustanella,” and of the tragic fate of the Suliot Albanians at the time of Ali Pasha.

 
Last edited:

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,372
Pikët
113

1596323185283.png

@shqypenia
1 year ago
Kur Athina fliste shqip Sipas Mbretit Otho, "Athina ishte vetëm një fshat shqiptar, me 8.000 banorë". What Athens was fifty years ago, that Cettinje is to-day. Under King Otho, Athens was only an Albanian village, with 8000 inhabitants ; under Prince Nicholas, Cettinje is a Serb village with 2000 inhabitants. The growth of freedom in the Balkan Peninsula. Notes of a traveller in Montenegro, Bosnia, Servia, Bulgaria, and Greece"
 
Top