• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kur bëhen bashkë “Kthjellu”, Aurela dhe Flaka

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Fundjavës që lamë pas, një nga bandat më të mira të trevave shqiptare, “Kthjellu” ka qenë prezent në Tiranë.

Ata kanë performuar në një club në kryeqytet për dy net radhazi. Fansat dhe miqtë e tyre në muzikë nuk kanë nguruar t’i ndjekin. Pikërisht mes tyre prezente ka qenë edhe këngëtarja Aurela Gaçe dhe Flaka Krelani.

Pasi ka shijuar si një dëgjuese dhe shijuese e muzikës këngët dhe grupin e mrekullueshëm së bashke me performimin e këngëtares kosovare Flaka Krelanit që prej kohësh këndon në Tiranë, Aurela në një çast është ngjitur në skenë për të shoqëruar liderin e “Kthjellu”, Mentor Hazirin në hitin e tyre të fundit “S’të fal”.

Atmosfera është gjallëruar më tej dhe thirrjet e publikut nuk kanë pushuar, duke bërë tifo për kombinimin e mrekullueshëm të këngëtares Gaçe me grupin “Kthjellu”! e Imagjinoni vetë se cfarë ka ndodhur kur gjatë kësaj mbrëmje të pushtuar nga zërat më të bukur të trevave shqiptare. (Bluetooth/BalkanWeb)



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top