• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kur duhet shkuar te gjinekologu

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Para se të vendosni që të shkoni për kontrollim gjinekologjik, duhet kushtuar rëndësi disa gjërave, që në shikim të parë duken të parëndësishme.
"Disa veprime, para se të vizitoheni te gjinekologu mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultateve të testit Papa, por edhe të kontrollimeve të rëndomta" - tërheq vërejtjen dr. George Saway, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në San Francisko. Është mirë që kontrollimi mjekësor të bëhet disa ditë para ose dy javë pas mujoreve (menstruacioneve), nëse nuk ju ka këshilluar ndryshe mjeku juaj.

Nuk është e këshillueshme:

Shpëlarje intensive e pjesëve intime, sidomos dushi.
Pse: Në këtë mënyrë mund të shpëlahen edhe bakteret, të cilat mund të jenë tregues të infektimit ose të karcinomit, të cilat do të mund të zbulonte testi Papa.
Sa duhet të jetë kohëzgjatja? Së paku 3 ditë para kontrollimit. Shumë gjinekologë kundërshtojnë larjen intensive të këtyre pjesëve te trupit, sepse kështu shpëlahen edhe bakteret e shëndosha “të dobishme”, ato që parandalojnë infeksionin.

Seksi pa përdorim të kondorit.
Pse? Sperma mund të turbullojë rezultatin e strishos.
Sa duhet të jetë kohëzgjatja? Së paku një ditë para kontrollit.

Përdorimi i vaginaleteve, lubrifikanteve ose kremrave spermicide
Pse? Sepse mund të ndikojë në pasaktësinë e rezultatit të testit papa, por edhe te kontrollimet e rëndomta.
Sa duhet të jetë kohëzgjatja? Tri ditë para kontrollimit.
 
Top