• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kur i vdekuri flet

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Vetëm netët në shkretëtirën e pafund prej rëre mund të jenë aq të ftohta. Dhe aq të pamëshirshme. Veçse në atë moment kur topi i zjarrtë kolosal shuhet në perëndim dhe hëna e zbehtë rrëshqet nëpër dunat e shumta, rëra vrullshëm fillon të ftohet. Dhe ftohet, ftohet... Pëlcasin shkëmbinjtë në vargkodrinat e djegura që shtrihen në largësitë e zbardhëllyara të hapësirave të Lindjes.
Dhe po qe se nga koha në kohë qetësinë e paprekshme nuk do ta thenin zhurmat misterioze që vinin nga nata, do të mund të mendoje se ishte kjo mbretëria e shkretëtisë dhe vdekjes.
Gjithë ditën Yan Enderson bredhërin kësaj hapësire të pamëshirshme kolosale. Dymbëdhjetë orë dielli e ka pjekur dhe munduar njeriun i cili tashi është duke u dridhur nga ftohtësia të cilën e ka sjellë nata e shkretëtirës. Veçse është bërë i palëvizshëm. Lëvizjet e tij janë të plogështa e të pasigurta. Këmbët i ngreh zhagas. Buzët i ka të thara e të pëlcitura. Shikimin të turbullt. Është i panikosur.
Kur në mëngjes u nis nga llogori-bazë bëri mend se disa mile deri tek punëtoria do t’i kalonte për më pak se një orë të plotë. Është nisur shtegut të njohur dhe kurrsesi nuk e kishte të qartë se ku e kishte bërë gabimin, kur e kishte humbur drejtimin dhe ishte gjendur në regjionin e vrazhdë e të panjohur, në të cilin, ja, ende po bredh tërë ditën. Megjithatë, një e kishte të qartë – e dinte se kishte humbur në pafundësinë e shkretëtirës dhe se kishte gjithnjë e më pak shpresa që të nxirrej nga labirinthi shkretinor i vdekjes.
Rreth mesnatës plotësisht është bërë i palëvizshëm. Etja ishte e tmerrshme dhe i ndrydhte të gjitha ndjenjat. Më nuk e ndiente as lodhjen, as dhembjen. Endersoni i katandisur më nuk kishte forcë as të shkonte rrëshqanas. Thërrmia të imëta rëre i përvidheshin në sy, ia mbushnin gavrat e hundës si dhe e ngulfatnin në mushkëri. E megjithatë, e tërë kjo ishte mahi e vërtetë në krahasim me etjen e padurueshme...
Filloi të mendonte për Londrën, qyteti ku kishte jetuar me bashkëshorten e vet Megi dhe me djalin shtatëvjeçar Christifor-in. E kishte të qartë se ata nuk mund ta parandienin se në ç’pozicion ndodhej ai momentalisht. Diku në thellësi të zemrës si tehu i briskut rrymonte mendimi i tmerrshëm se kurrë më në jetë nuk kishte për t’i parë. E pastaj mendimet i humbën tek Christifori shtatëvjeçar...!
I kujtonte momentet e lumtura të kaluara para disa muajsh në lojë me të. Valëviteshin mbi tepihun e gjelbër të barit duke luajtur me topin prej gome, e pastaj ishin drejtuar në ëmbëltore, ku ishin kënaqur me akulloren prej çokollate e me sallatë pemësh. Pastaj ngadalë duke shëtitur ishin kthyer në shtëpi...
Koka i është bërë gjithnjë e më e rëndë dhe memzi e ka mbajtur mbi zallin e butë të shkretëtirës. Yan Enderson-it i është dukur se e ka humbur tërë fuqinë dhe se më nuk mund të lëvizë... Ujë. Oh, një gëllënkë ujë... Koka ngadalë i është përkulur mbi rërën e cila është bërë gjithnjë e më e ftohtë. Ai këtë, dorën në zemër, nuk e ka ndier. Më, në të vërtetë, Yan Enderson nuk ka ndier kurrgjë. As ftohtësinë, as mundimin, as dhembjen, as etjen... Asgjë.
A ka qenë, vallë, ky fundi i Yan Endersonit të mjerë?!
Me mija mila larg hapësirave famëkëqija shkretinore veriafrikane, në Londër, në një shtëpi tullash, çfarë në këtë kuart janë me dhjetëra, jetonte familja Enderson. Ishte kjo familje krejt e zakonshme treanëtarëshe angleze, njerëz nga klasa e mesme, të rinj dhe ambiciozë, të gatshëm për sakrifica dhe shërbime për realizimin e një jete më të mirë. Shtylla e familjes, Yan-i, veç disa muaj ndodhej në Afrikë, në skuadrën e ekspertve ndërtimorë të cilët kishin detyrë të rëndë të përcaktonin shenjimin e drejtimit rrugor për rregullim nga oaza e largët El Mesihi kah autostrada e gjatë e cila gjarpëronte luginës së Nilit.
Duke ndejur atë natë para ekraneve televizive Megi pikërisht mendonte për Yanin. Me ditë të tëra ndiente njëfarë zbrazëtie dhe e kishte të qartë se ai po i mungonte. O Zot, çfarë bën tash ai?! Mendimi i mbështillej për koke dhe e bënte të shqetësuar e të brengosur. Çfarë bën tashi Yani im?!...
- Nënë, shkova për të fjetur!
Ishte ky Christifori. Pikërisht sa e piu qumështin, i lau dhëmbët dhe iu ofrua kanapesë së mamasë për ta puthur para se të shkonte në dhomen e tij.
Megi e shikoi me dashuri të pafshehur. Megjithatë, në sytë e saj kishte diçka që fëmijës i dhanë shkas për ta pyetur:
- Nënë, pse je e pikëlluar?!
Megi provoi të qeshte.
- Jo, nuk jam e pikëlluar, shpirt... Vetëm isha e menduar. Diçka rreth punës... E tash eja të të puth.
I është afruar pothuajse teatralisht dhe ajo butësisht ia ka ledhatuar flokët, duke e puthur në majë të hundës.
- E di, prapë po mendon për babin!... Mos u brengos, nënë, unë i ndihmoj...
Nuk e ka përfunduar mendimin, pasi që Megi ka qeshur me zë.
- Ti përsëri po i lexon mendimet e mia!... E tashi, natën e mirë!
Christifori ka nxituar në dhomën e tij, është shtrirë në shtrat dhe me kujdes është mbuluar me mbulojsë. E gjersa është zhytur në ëndërr, në përfytyrimin e tij është krijuar një pamje e jashtëzakonshme...

~ o ~

Yan Enderson e ngriti kokën e lodhur. Mos, vallë, dëgjoi ndonjë pëshpërimë?!... Mos, vallë, dikush e ftoi?!...
- Baba!
Nëpër vetëdijen e Yanit rrymoi përsëri diçka ngjashëm me pëshpërimën.
Christifor!
Ky është zëri i Christiforit!
O Zot, mos po marrosem?!
Mendimi plot dëshprim futi në trupin e Yanit forcë të re. U kthye mbrapa. As një metër prej tij, nën hënëzën e paqartë, të mjegulluar, qëndronte djaloshi. Dukej disi joreal, i tejdukshëm, si ndonjë shpirt.
- Baba!
Përsëri e ka dëgjuar atë zë të qetë, pëshpëritës të Christiforit.
- Merre, baba!
Hija e tejdukshme është përkulur. Yani i ka ofruar duart e dridhura. Përnjëherësh ka ndier qelqin e ftohtë. Poçe (krikëll)?! Po, ishte ajo poçe! Ua ofroi buzëve. Në fyt ndjeu lëngun e rrjedhshëm i cili rrëshqiti teposhtë, duke freskuar çdo pore të qenies së tij të palëvizshme. Me ujin iu kthye edhe fuqia...
- Baba! – përsëri e dëgjoi zërin e qetë, pëshpëritës. E tashi nisu sipas hënës!
Yani ishte plotësisht zgjuar. I vetëdijshëm për pozitën e tij. E ka dëgjuar freskinë në trup dhe forcën e pazakonshme. Asnjë gjurmë nga molisja dhe etja skëterrore. Shikoi rreth vetes. Askund fantazma e pazakontë e tejdukshme. Por, në veshët e tij ende tingëllonte ajo pëshpërimë: “E tashi nisu sipas hënës!” E ka ngritur kokën. Hëna ka qenë krejtësisht në jug. Rreth i madh i artë.
Po, duhet të nisem, mendoi. Është ngritur dhe është nisur kah topi i madh i hënës. Shkonte në jug.
Në mëngjes, më 18 janar të vitit 1987, Yan Enderson doli në shtegun i cili e dërgoi në llogorin-bazë. U kthye nga skëterra...
Të njëjtin mëngjes, siç tani mund të supozojmë, në Londër Christifor i ka rrëfyer së ëmës ëndrrën e pazakonshme:
- ...Babai qëndronte shtrirë në shkretëtirë. I molisur dhe i etur. E kam marrë poçen me ujë dhe ia kam dhënë ta pijë. Pastaj ia kam treguar rrugën kah llogori, të cilën nuk mund ta gjente.
Megi ka shpërthyer në të qeshura dhe butësisht e ka pyetur:
- Si vërtet po ia del të trillosh këso tregimesh?!... Kur të rritesh , domosdo ke për t’u bërë gazetar!...

Fragment nga libri “Jashtë trupit”
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,648
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kur i vdekuri flet

Ah...nga titulli mendova qe do jete noj histori reale .... por qenka e shkeputur nga liber :)

Shpirti ka aftesi pothuajse, ta ndiej kudo 1 te vdekur.... madje edhe te pretendoje qe po flet/komunikon.. me ate person/ne ne jeten e perditshme ( sikur jeton me ty)

Dicka qe e kam arritur vete, dhe them qe eshte forma e duhur nese e arrin dicka te tille ... te largosh vuatjen e perditshme ndaj k'tij personi/nje te dashur qe ke humbur.... pra te mbash komunikim :)
 
Top