• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kurani tani edhe në hungarisht

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Më parë libri i Kuranit ishte përkthyer pjesë-pjesë nga përkthyes jo-myslimanë. Këtë herë teksti u përkthye i plotë nga një mysliman.

Hungaria është një vend i vogël i këndshëm në Evropën Qendrore.

Vendi për një shekull e gjysmë ka qenë nën sovranitetin osman. Shumica e banorëve janë të besimit katolik.

Edhe pse i vogël në numër në Hungari jeton edhe një komunitet mysliman.

Kurani i madhëruar më herët ishte përkthyer pjesë-pjesë nga një përkthyes jo-mysliman. Për herë të parë libri i Kuranit është përkthyer në hungarisht i plotë nga një hungareze myslimane.

Myslimanët e Hungarisë u mblodhën në Budapest për prezantimin e versionit të Kuranit në hungarisht.

Programi filloi me ezan dhe këndim të Kuranit nga imami i Xhamisë së Fatihut në Stamboll, Hafiz Osman Shahin.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë jo vetëm besimtarët myslimanë, por edhe klerikë të krishterë dhe disa hebre.

Programi u bë edhe më i larmishëm me koncertin që dha grupi i Muzikës Mistike të TRT-së.

Përkthyesja Halima më parë kishte punuar si përkthyese në një firmë private dhe librin e Kuranit në hungarisht ajo e përktheu me kontributin e Fondacionit të Kulturës Islame Hanifi.

Halima ishte ndikuar nga myslimanët me të cilët kishte punuar dhe kishte zgjedhur fenë islame.
 
Top