• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kuriozitet ne psikologji !

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
1. Burri ne video quhet Brad Williams, eshte 51 vjec dhe e quajne “Njeriu Google“. Motivi eshte i thjeshte: ky zoteri di gjithcka. Gjithcka qe i thuhet. Gjithcka qe lexon. Madje edhe gjithcka qe degjon me veshet e tij edhe pa vemendje. Nuk arrin te harroje asgje.

Kujton cdo gje, emer apo numer me te cilin ka pasur te beje, madje edhe motin e te gjitha diteve qe ka jetuar. Gjendja e tij quhet shkencerisht ipertimezi (hyperthymesia), dhe eshte kaq e rralle

Njeriu qe mban mend gjithcka

Dyqind orgazma ne dite, te shkaktuara nga cfaredolloj vibrimi i perceptuar: nga kalimi i nje treni, nga nje tharese flokesh madje edhe nga zhurma monotone e nje makine fotokopjuese. Ky eshte fati i Sarah Carmen, nje 24 vjecare londineze e semure me “Permanent Sexual Arousal Syndrome” (PSAS) - semundje e cila ben shtimin e fluksit te gjakut ne organet seksuale.

Qan lehtë? Ja si t’i fshehësh lotët .
Nuk kemi ndër mend të të këshillojmë që të mos qani më. Në fund të fundit është e dobishme përderisa e lejon stresin të shkarkohet. Veçse në disa raste nuk është mirë që të tjerët të shohin se janë dukë të rrjedhur lot nga sytë. Prandaj...

Jo të gjithë e dinë se bashkë me lotët shkarkohet jashtë trupit edhe stresi. Çdo pikë loti aktivizon prodhimin e kortizolit, një substancë në gjendje të minimizojë stresin dhe një seri substancash krejtësisht natyrore kundër dhimbjes, si endorfina . Pra, të qash është e dobishme, është një valvul e mrekullueshme shkarkimi e emocioneve dhe ndjenjave, që nëse nuk shfryhen, mund të jenë pikëfillesa e anktheve dhe depresioneve.
Je një tip nga ata që i kanë lotët nën qepalla? Atëherë ndoshta është mirë të mësosh që edhe në Evropë do të mund të përhapen të ashtuquajturit "crying clubs", lokale që kanë lindur për të kaluar stresin që shkakton lodhja. Në këto lokale është e mundur të qash e qetë, ndoshta duke parë një film prekës. Në veçanti te “Loss”, një lokal trendy londinez, është e mundur të ngashërehesh në paqe të plotë duke gëlltitur një pije dhe duke u përqendruar në faktin që është më keq të hiqesh si e lumtur kur nuk e ndjen se sa të jetosh një mbrëmje që është një antihelm ndaj kërkimit obsesiv të lumturisë.
Megjithatë, jo gjithmonë situatat i ngjajnë këtyre klubeve. Jeta shpesh nuk na tregon mjedise komode për të derdhur lot sa të shkarkojmë gjithë stresin dhe ndjenjat e trishta.
Cila nga ne do donte të qaravitej në skrivaninë e zyrës së saj përballë kolegëve ose të humbiste kontrollin para miqve apo prindërve? Me siguri asnjëra. Por lotët shpesh shpërthejnë papritur e na tronditin në pak sekonda, duke na bërë të dukemi të paparaqitshme dhe të brishta.

Falë disa këshillave do mundesh të kalosh më lehtë këto çaste të sikletshme.
Në rast se në zyrë të mbërrin një sms i papritur me një lajm të keq, përpiqu të mos shpërthesh para kolegëve të punës dhe hiqu sikur nuk ndihesh mirë, për shembull sikur ke një dhembje të fortë koke, që të largohesh e të kalosh pak minuta në tualet që të shkarkosh dëshpërimin.
Nëse duhet të kthehesh në tavolinën tënde të punës, mos jep asnjë shpjegim për gjendjen tënde shpirtërore dhe përpiqu të punosh pa pretenduar të jesh shumë e përqendruar. Nëse ke me vete, vër për disa minuta një palë syze dielli dhe thith flakonin e parfumit që mban në çantë ose një shami letre me aromë: do të të ndihmojë të ndihesh më mirë. Kërko kolegen që i beson më shumë dhe tregoji vetëm asaj stresin tënd.

Një situatë jo e panjohur është ajo kur shefi ka vendosur të të shkatërrojë ditën me kërkesa absurde ose me ndonjë diskutim krejt pa vend, që për shkak të strukturës “open space” të zyrës, merret vesh nga të tërë. Ja si t’ia dalësh.
Pas një çasti tërheqjeje, rinovo para të gjithave grimin me disa lëvizje strategjike: me shami të lagura hiq gjurmët e trukut të prishur; në qoftë se ke, hidh ca pika locion për shpëlarje sysh për të qartësuar vështrimin; pak ruzh ose pluhur mjafton për t’i dhënë ngjyrë fytyrës (mos e ngarko me fondatintë tjetër, do rrezikoje një grim me lara) dhe kalo pak rimel në pjesën e sipërme të qerpikëve.

Për t’u kthyer në tavolinën e punës me një pamje të qetë, bëj disa ushtrime frymëmarrjeje duke e futur ajrin nga hunda dhe nxjerrë nga goja nja dhjetë herë. Përpiqu të përqendrohesh në faktin që ke kaluar vështirësi herë të tjera dhe pikërisht këto të kanë bërë të jesh më e fortë. Fto një koleg që e ke qejf në mënyrë të veçantë për një pushim të shkurtër për kafe. Me siguri do ta dëgjojë me vëmendje problemin tënd e do të të bëjë të ndihesh më mirë.

Je ftuar në një martesë dhe pamja e çiftit të lumtur e të dashuruar të ka prekur e të ka rindërgjegjësuar për problemet në martesën tënde e punët që nuk shkojnë aspak mirë në jetën sentimentale? Thaji menjëherë lotët, para se të të prishet truku, pastaj merr në dorë ftesën apo ndonjë meny e zhytu në një gjoja lexim, deri sa ta ndjesh që sytë të janë tharë. Mos ndjej keqardhje për veten, por prano këtë çast dobësie dhe mendo që jeta është e mbushur me ndryshime të mëdha: jemi të thirrura për të ndryshuar dhe riorganizuar stilin e jetës dhe pikërisht e qara mund të na vijë në ndihmë për të menduar për zgjidhje më me fantazi.
Edhe lotët e lumturisë ndonjëherë dalin papritur: mund të ndodhë kur për festën e nënës djali ose vajza të dhuron një letër ku është formuar një lule me copa të vogla letre të ngjyrosura të ngjitura ose në shfaqjen që jep me fëmijët e tjerë të shkollës, kur sheh një njeri të afërt që del nga spitali. Në një rast të tillë lëre që personat ta shohin emocionin në fytyrën tënde të përzierë me lot, sepse kjo do jetohet nga të tjerët si një çast me ndjeshmëri të rrallë dhe një përfshirje e fortë emotive.

Si të tejkaloni stresin post-traumatik

Presioni, neveritja dhe zemërimi janë aspekte të zakonshme të reagimeve post-traumatike. Mund të ketë edhe simptome fizike duke përfshirë frymëmarrje të dobët, rrahje e zemrës me shpejtësi, frymëmarrje të tepërt, marramendje dhe tension në muskuj. Provoni mënyrat në vijim për t’i zvogëluar simptomat fizike.
Në mënyrë që t’i zvogëloni simptomet fizike është e dobishme nëse ia filloni menjëherë si të vini re shenjave të para të tensionit. Kur i vëni re shenjat të para të tensionit ju mund t’i ndaloni të bëhen shumë të shpeshta duke përdor mënyra të relaksimit. Disa njerëz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke dëgjuar muzikë, shikuar televizor apo duke lexuar libër. Për të tjerët është më e dobishme për t’i vijuar disa ushtrime. Klasat për joga (lloj të ushtrimeve spirituale që vjen nga hinduizmi që përfshin frymëmarrje të kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund të jenë të dobishme, apo mund të dëgjoni kaseta relaksuese.

Relaksimi është një aftësi si çdo gjë tjetër kështu që duhet të mësohet dhe kjo shkon gjatë. Ushtrimet në vijim ju mësojnë t’i relaksoni muskujt dhe shumë njerëz i gjejnë të dobishme për të zvogëluar nivelin e tensionit dhe ankthit. Relaksimi i muskujve në thellësi – është më e dobishme nëse i lexoni udhëzimet para se të ia filloni në mënyrë për t’i mësuar.
Më së pari e gjeni një vend të qetë, të ngrohtë dhe të rehatshëm ku nuk do të keni pengime. E bëni këtë në kohën kur ndjeheni më të qetë. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytë. Koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj për disa minuta. Merrni frymë ngadalë dhe në qetësi duke marrë frymën brenda dhe numëroni deri në tre dhe pastaj e qitni frymën jashtë prapë duke numëruar deri në tre. I përsëritni vetvetes fjalën ‘qetësi’ apo ‘relaksohu’ duke e qitur frymëmarrjen jashtë. Ushtrimet e relaksimit kalojnë nëpër grupe të ndryshme të muskujve duke qenë në tension dhe pastaj relaksoheni. Ju duhet të merrni frymën brenda kur jeni në tension dhe relaksoheni kur e qitni frymën jashtë. Filloni me duart tuaja e shtrëngoni njërën shumë dhe mendoni për tensionin që e bëhet në dorë. Mendoni për tensionin në dorën tuaj për disa sekonda dhe pastaj e relaksoni dorën. Vëni mendjen te ndryshimi i tensionit dhe relaksimit. Ju mund të ndjeni në dorë si shpim të lehtë kjo do të thotë që relaksimi ia ka filluar të zhvillohet. E përsëritni të njëjtin ushtrim në dorën tjetër.
Çdoherë kur relaksoheni muskujt e një grupi mendojnë se si ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni të relaksoheni vetëm ta largoni tensionin. I lejoni muskujt të relaksohen sa më shumë që mundeni. Mendoni për ndryshim që e ndjeni kur muskujt janë të relaksuar dhe kur janë në tension. Tani e përsëritni këtë me muskujt e tjerë në trup. Çdoherë i shtrëngoni për disa sekonda pastaj i relaksoni. Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i relaksoni. Është e dobishme nëse punoni me grupin e muskujve në vijim:

• Gishtat – i shtrëngoni dhe pastaj i relaksoni.
• Duart – lakoni bërrylat dhe shtrëngoni duart. E ndjeni tensionin në duar posaçërisht mbi bërryla. Mos harroni, e bëni këtë vetëm për disa sekonda dhe pastaj relaksohuni.
• Qafa – e mbani qafën drejt dhe shkoni prej një ane në anën tjetër ngadalë. E ndjeni si tensioni bartet. Pastaj e sillni kokën përpara në pozitë të rehatshme.
• Fytyra – Janë disa muskuj në fytyrë por ju mendoni për ballin dhe nofullën. Fillimisht i ulni vetullat teposhtë. E relaksoni ballin. Ju poashtu mund t’i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrëngoni nofullën pastaj relaksohuni.
• Gjoksi – Merrni frymë thellë, mbajeni për disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymë normal.
• Barku – shtrëngoni muskujt e barkut sa më shumë që keni mundësi dhe relaksohuni.
• Prapanica – e shtrëngoni prapanicën dhe relaksohuni.
• Këmbët – i shtrini këmbët dhe i lakoni këmbët nga fytyra juaj. I përfundoni ushtrimet duke i lëvizur gishtat e këmbëve.
Për t’i bërë këto ushtrime ndoshta do të ju ndihmojë nëse dikush mund të ju lexoj udhëzimet përderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumë, bëni aq sa mundeni. Për të pasur efekt të dukshëm për tu relaksuar ju duheni të:

• Ushtroni çdo ditë
• Ia filloni të përdorni relaksimin në situata të përditshme.
• Mësohuni të relaksoheni duke mos pasur nevojë t’i shtrëngoni muskujt.
• I përdorni relaksimin në situata të vështira p.sh. me frymëmarrje të ngadalshme.
• Zhvilloni stil të jetës më relaksues.
Mos harroni relaksimi është një aftësi ashtu si aftësitë e tjera shkon kohë derisa të mësohet. Para se t’i bëni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni në ankth para dhe pas ushtrimeve, e vlerësoni ankthin me numrat prej një deri në dhjetë.

Frymëmarrja e kontrolluar

Frymëmarrja e shpejtuar është shumë e zakonshme kur dikush është në ankth, i zemëruar dhe i nevrikosur. Kjo do të thotë që ndryshimet ndodhin në frymëmarrjen e tyre. Ata fillojnë të gëlltisin ajër, dhe mendojnë që do të ju ndalet fryma apo mund të fillojnë të marrin frymë shumë shpejt. Kjo i bënë ata të ju merret mendja dhe i bie më shumë në ankth. Mundohuni ta njihni nëse e bëni këtë dhe mundohuni të merrni frymë ngadalë. Mësohuni të merrni frymë ritmikisht merrni frymë brenda deri në tre dhe qitni jashtë deri në tre kjo do ta rregullon frymëmarrjen në normale. Disa njerëz e kanë gjetur të dobishme me përdor orën për ta numëruar frymëmarrjen. Të tjerët e kanë gjetur të dobishme për të marrë frymë në një qese të letrës apo në duar të grumbulluara. Me këtë duhet të i mbuloni hundën dhe gojën. Ju duhet tre minuta frymëmarrje të ngadalësuar apo për të marrë frymë në qese të letrës për frymëmarrjen tuaj të kthehet në normale.

Heqja nga mendja

Nëse e hiqni mendjen nga simptomat ju gjeni që simptomat shpesh zhduken. Mundohuni të shikoni përreth juve, i shikoni gjërat në hollësirat më të vogla si regjistrimet e veturave, këpucët që njerëzit e tjerë i mbathin, bisedat. Prapë ju duhet të hiqni mendjen për tre minuta që simptomat të ia fillojnë të zvogëlohen. Përderisa relaksimi, ushtrimet për frymëmarrje dhe mënyrat për ta hequr mendjen që ndihmojnë për ta reduktuar ankthin është shumë me rëndësi të kuptoni që ankthi nuk është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Edhe nëse nuk i përdorni këto mënyra asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. Ankthi nuk është e dëmshme por është e parehatshme. Këto mënyra mund të ju ndihmojnë ta reduktoni këtë parehati.

Zemërimi

Është e vlefshme të bisedoni ndjenjat e zemërimit me njerëzit përreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemërimin tuaj mirëpo,ju mund ta drejtoni zemërimin në ata. Ju tregoni atyre që zemërimi nuk është për shkak tyre por nga ajo që e keni përjetuar. Kërkoni durim nga ata përderisa zemërimi dhe neveritja ju kalon dhe tregoni atyre që mos ta marrin zemërimin tuaj personalisht.

Marre nga Psikologji.net
 
Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Fjalët pozitive, edukojnë fëmijë të aftë

Psikologët janë habitur nga dallimet e mëdha mes të folurit me vete tek njerëzit e lumtur dhe të folurit me vete tek njerëzit e dëshpruar dhe të pakënaqur nga ana tjetër...

Nuk janë vetëm vlerësimi dhe lëvdatat, apo ndrydhja e ndjenjave të fëmijës, ato që përcaktojnë nivelin e besimit të fëmijës tek vetja. Ka rrugë dhe metododa të tjera, me anë të të cilave ne programojmë fëmijët tanë, ku më të rëndësishmen unë do të veçoja mënyrën si u japim udhëzimet dhe urdhërat. Kjo, duke bërë përzgjedhjen pozitive ose negative të fjalëve.

Ne të rriturit, i orientojmë sjelljet dhe ndjenjat tona, me anë të të folurës me veten, pra me bisedat që zhvillohen brenda kokës tonë. Secili prej nesh, bisedon me veten, si p.sh:"Më duhet të mos harroj të bëj sigurimin e makinës" "Oh sa e çuditshme! Paskam harruar portofolin! Kam filluar të harroj shumë kohët e fundit…"

Psikologët janë habitur nga dallimet e mëdha mes të folurit me vete tek njerëzit e lumtur dhe të folurit me vete tek njerëzit e dëshpruar dhe të pakënaqur nga ana tjetër.

Të folurit me vete, është një çështje e cila mësohet direkt nga prindërit ose mësuesit.

Prandaj, ti si prind ke rastin më të mirë për t'i ofruar fëmijës tënd performancën më pozitive të mundshme, të cilën ai e përfton dhe adopton për të formuar një karakter të guximshëm dhe të qetë.

Fëmijët, e mësojnë spontanisht mënyrën si të organizohen dhe si të udhëzojnë. Këtë ata e bëjnë duke parë dhe ndjekur mënyrën e të folurit të prindërve teksa u japim udhëzimet dhe orientimet e duhura. Prandaj, është shumë e dobishme që kjo t'ju jepet në formën e duhur.

Për shembull, ne mund t'u themi fëmijëve para se t'i nisim për në shkollë:"Pash Zotin, mos bëj shamatë sot me asnjë në shkollë!" Por mund t'u themi edhe kështu:"Dua që sot të kalosh një ditë të bukur në shkollë! Luaj vetëm me shokët dhe fëmijët të cilët i don!"

Fakulteti i mjekësisë në Kaliforni, në vitin 1986 thoshte:"Që nga lindja deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, fëmija merr nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë mesazhe negative. Kjo, kundrejt vetëm gjashqind mesazheve pozitive!!"

Në rrjeshtat e mëposhtme, do të përmendim njëzet e dy shprehje të cilat konsiderohen si më negativet me të cilat një i pjekur dhe i rritur, mund t'i drejtohet një fëmije:

Ti nuk bën për asgjë dhe kurrë nuk do të rregullohesh.

Ah sa do të doja mos të të kisha lindur më mirë.

Si mund të jesh kaq idiot?

Je i padobishëm.

Nuk mund të të duroj.

Nëse nuk përmirësohesh, do të të çoj në shtëpinë e riedukimit.

Kurrë nuk do të arrish të bëhesh student universiteti.

Ti gënjen.

Ti nuk e bën dot atë kurrë.

Përse nuk shikon vëllanë dhe motrën tënde?

Ti je trashaluq dhe i shëmtuar.

Ti ke një personalitet të keq, që nuk i përshtatet veçse një tipi idiot si puna jote.

Ne duhet t'i shohim fëmijët, por jo t'i dëgjojmë.

Ti duhet të jesh i lumtur, pasi janë vitet më të bukura të jetës tënde.

Sikur të mos ishe ti, unë dhe nëna jote nuk do të kërkonim divorcin.

Gruan e parë të babait tënd, e donim më shumë se ç'duam nënën tënde. Sa do të donim që ai të mos ishte martuar kurrë me nënën tënde.

Nëse e bën atë gjë, ti nuk je më fëmija im.

Bëj siç të them dhe mos bëj siç bëj unë.

Përse të jesh ti fëmija im, mes gjithë këtyre njerëzve?!

Ti je më i shkurtëri në klasë, prandaj e dorëzon fletën i fundit.

Na vjen keq që nuk luajte me ne, pasi dëshironim t'a fitojmë këtë ndeshje.

Të dua, por...!

Fjalë të tilla janë shumë të ashpra, të cilat mund të thuhen në raste gjaknxehtësie. Fjalë të tilla depërtojnë në zemrën e fëmijës dhe jetojnë brenda tij gjatë gjithë jetës. Prandaj, ne duhet të mendohemi mirë, para se të flasim.

Tridhjetë shprehjet më të dobishme që një i rritur mund t'i drejtojë një fëmije:

Të dua.

Si je?

Ti je njeri i mirë.

Ti mund të bësh gjithçka nëse vendos t\'a bësh.

Ti je shumë i zgjuar.

Unë jam shumë i lumtur që Zoti më ka dhënë një fëmijë si ty.

Je shumë i talentuar.

Kur të vendosësh të bësh diçka, duhet t\'a çosh deri në fund.

Ti je njësh.

Ti meriton përgëzimet e mia, sepse e meriton.

Ti mund të shkosh, dhe unë nuk do të ndihem merakosem pasi besoj në aftësitë e tua.

Je i bukur.

Ti kontribon shumë për këtë familje.

Ti je i shkëlqyeshëm në...

Unë të dua kështu siç je.

Si ndihesh karshi kësaj çështjeje? Çfarë mendimi ke?

Unë të vlerësoj shumë dhe kam respekt të madh.

Ti je më i përgjegjshëm se shumë të rritur të cilët i njoh.

Ti do të arrish t'i realizosh të gjithë ëndrrat e tua, falë personalitetit tënd të mrekullueshëm.

Ke bërë diçka të mrekullueshme, gjë që më bën krenar.

Mua më bëhet qejfi, pasi tashmë mund të mbështetem tek ti.

Unë dhe nëna jote të kemi dashur që në çastet e para që ke lindur dhe kjo dashuri do të vazhdojë gjithë jetën.

Supet e tua mbajnë një kokë dhe një tru të madh.

Ti ke dhunti të pakufizuara.

Unë kam besim tek ti.

Të shoqërohesh me ty, është e këndshme.

Ti më pëlqen shumë.

Puna jote e palodhur, i ka dhënë frutat.

Unë të vlerësoj dhe çmoj.

Unë ndihem i privilegjuar që të njoha.

Tetë gjëra duhen kujtuar sa herë që themi "Të dua".

1 – Është fjala më e rëndësishme të cilën duhet të kujtohesh dhe t\'ia thuash fëmijës tënd. Këtë fjalë duhet t'ia thuash në mënyrë të përsëritur. Nuk ka përse t'i thuash:"Po unë të kam thënë në vitin 1994 që të dua?!"

Kjo fjalë, nuk duhet të jetë e rrallë si vizita tek dentisti, e cila bëhet një herë ose dy në vit.

2 – Kije parasysh se fjala "Të dua" ka dallim të madh nga ndenja e dashurisë e cila konkretizohet në vepra, si (përkujdesja për fëmijën, sigurimi i nevojave, larja e rrobave etj...) Fëmijët duhet t'a ndjejnë dashurinë e prindërve në forma të ndryshme, ku hyn dhe fjala "Të dua".

3 – Mos prit që fëmija të t'a kthejë "Edhe unë të dua". Ti duhet t\'ia shprehësh që e don, i shtyrë nga kjo ndjenjë që të vlon nga brenda.

4 – Shmang çdo lidhje mes fjalës "Të dua" dhe ndonjë sjellje të fëmijës. Mos i thuaj "Të dua kur..." Fjala "Të dua" nuk ka nevojë për pjesë të tjera ligjërate dhe nuk ka përse të kushtëzohet.

5 – Nëse e ke të vështirë t'i thuash "Të dua" shkruaje në një letër dhe vendosja tek jastëku i tij personal. Një nënë që e kishte të vështirë t'i thoshte "Të dua" fëmijës së saj, fillimisht u mësua duke i thënë një kafshe shtëpiake, pastaj arriti t'ia thotë dhe fëmijës.

6 – T'a pasosh fjalën "Të dua" me pjesësën "Por" e bën atë të dyshimtë. Mos e përdor fjalën "Të dua" thjesht për të krijuar një ambjent të pranueshëm dhe më pas të shtrosh një çështje e cila të vendos përballë fëmijës. Ti vetëm mund të kërkosh një mënyrë të sjellurit që dëshiron, ose që nuk e dëshiron.

7 – Fjalët "Të dua" janë shumë private dhe intime ndonjëherë. Kur thuhen në prezencën e shokëve të fëmijës, mund t'i vërë të pranishmit në siklet, sidomos në disa etapa moshore të caktuara. Gjithësesi, kjo është relative.

Burimi: Vizioni Islam

Sindroma down lidhet me stresin

Simptomat e lidhura me sindromen Down mund te shkaktohen nga stresi. Kete zbulim e ka bere nje ekip kerkuesish te “Medical Centre” ne Boston te SHBA-se.

Kerkimi eshte publikuar ne revisten shkencore “Pnas” ku thuhet se semundja shfaqet kur ka cifte shtese te kromozomit 21. Pas analizave qe i jane bere lengut amniotik me dhe pa kete patologji, ne personat me sindromen Down eshte vene re prania e 414 geneve, shume prej te cileve jo te kromozomit 21.

Pjesa me e madhe e ketyre geneve lidhen me stresin qe prodhohet ne momentin qe produktet e metabolizmit nga reagimi i oksigjenit, demtojne qelizat. Hapi i ardhshem i kerkimit do te jete zbulimi i ilacit qe ndryshon sjelljen e ketyre geneve

Semundjet mendore, 500 milione te prekur ne bote
14/09/2009

Semundjet mendore, 500 milione te prekur ne bote
Numri i personave ne mbare boten qe vuajne nga semundjet mendore eshte rreth 500 milione.

Ne Bashkimin Europian, semundjet mendore zene vendin e pare ne klasifikimin e semundjeve te ndryshme qe prekin njerezit dhe ky eshte nje sinjal shqetesues. Keto te dhena jepen nga ekspertet e Kongresit Europian te Neuropsikofarmakologjise qe po zvillohet ne Stamboll te Turqise.

Shifrat tregojne qarte se situata eshte perkeqesuar ndjeshem, pasi 1 ne 12 njerez ne planet vuajne nga problemet e depresionit mendor. Parashikohet qe deri ne vitin 2040 semundja e Alzheimerit te dyfishohet ne Europen Lindore, ndersa do te trefishohet ne perendim. Dy nga shkaqet do te jene pasiguria ne pune dhe renia ekonomike.

TCH
 
Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët

Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që t‘i shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje. Ja si

Vetëkontrolli

Martin Seligman

Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA

Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.

18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.

Bukuria

Chris McManus

Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër

Çfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo "arti" si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për t‘i ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?

Kush jam unë?

Stephen Reicher

Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë

Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?

Vështirësitë e të mësuarit

Mike Posner

Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit

Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.

Ritualet sportive

David Lavallee

Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit

Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që t‘i kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.

Optimizmi

Ellen Langer

Profesoreshë në Universitetin e Harvardit

Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund t‘i bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.

Vdekja dhe falja

Paul Ekman

Psikolog i lirë

Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do t‘u duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.

Ankthet

Elisabeth Loftus

Profesore në Universitetin e Nju Jorkut

Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?

Gazeta Shqip
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

...

Dyqind orgazma ne dite, te shkaktuara nga cfaredolloj vibrimi i perceptuar: nga kalimi i nje treni, nga nje tharese flokesh madje edhe nga zhurma monotone e nje makine fotokopjuese. Ky eshte fati i Sarah Carmen, nje 24 vjecare londineze e semure me “Permanent Sexual Arousal Syndrome” (PSAS) - semundje e cila ben shtimin e fluksit te gjakut ne organet seksuale.
....
Marre nga Psikologji.net
E kam pare kete vajze ne youtube keto kohet e fundit. Arsyeja qe kjo ka 200 orgazma ne dite nuk eshte natyrale. Kjo femer primary eshte multi-orgazmike. Grate qe jane multi-orgazmike gjate nje akti sexual arrijne 6-8 orgazma, shtohet edhe numri i akteve qe kane gjate dites, keshtu qe arrihet nje numer i perafert me 40-60 times per day. Sekreti i kesaj femre londineze eshte se merr birth control pills. Cdo femer qe ka provuar birth control pills e di qe te shtohet blood flow (periodat zgjasin me shume se 2 jave). Ne rastin e kesaj femre qe already eshte multi-orgazmike, i eshte shtuar me shume blood flow nga birth control pills dhe nga 40-60 here ka arritur 200 orgazma ne dite. Birth control pills per femrat jane si Viagra per burrat. I njejti efekt = shkakton blood flow, si rrjedhoje sjell me shume erection.
 
Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,846
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Cdo femer qe ka provuar birth control pills e di qe te shtohet blood flow (periodat zgjasin me shume se 2 jave). Ne rastin e kesaj femre qe already eshte multi-orgazmike, i eshte shtuar me shume blood flow nga birth control pills dhe nga 40-60 here ka arritur 200 orgazma ne dite. Birth control pills per femrat jane si Viagra per burrat. I njejti efekt = shkakton blood flow, si rrjedhoje sjell me shume erection.
ne te vertete eshte e kunderta e asaj qe thua ti. sipas statistikave te nje perqindje e femrave pilula kontraceptive shkakton ulje te libidos. megjithate nivelet e hormoneve te pilulave qe perdoren tani jane shume te uleta per te ndikuar te deshira seksuale, kjo e fundit varet me teper nga faktore psikologjike.
pilula kontraceptive psh u rekomandohet femrave qe kane menstruacione jo te rregullta, me dhembje dhe te bollshme per te parandaluar anemine, pra rregullon ate disbalancen e hormoneve qe krijohet te disa femra, e pamundur qe menstruacionet te zgjasin me shume se 2 jave me marrjen e pilules kontraceptive.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

ne te vertete eshte e kunderta e asaj qe thua ti. sipas statistikave te nje perqindje e femrave pilula kontraceptive shkakton ulje te libidos. megjithate nivelet e hormoneve te pilulave qe perdoren tani jane shume te uleta per te ndikuar te deshira seksuale, kjo e fundit varet me teper nga faktore psikologjike.
pilula kontraceptive psh u rekomandohet femrave qe kane menstruacione jo te rregullta, me dhembje dhe te bollshme per te parandaluar anemine, pra rregullon ate disbalancen e hormoneve qe krijohet te disa femra, e pamundur qe menstruacionet te zgjasin me shume se 2 jave me marrjen e pilules kontraceptive.
Cherry Blossoms, let me tell you something: Para se te marr kurajon te shkruaj dicka ( qofte kjo edhe pak me rendesi) gjithmone rri shume dhe mendohem para se te kthej pergjigje. I lexoj pak a shume te gjitha postimet, por opinionin tim e jap vetem atje ku e ndjej veten ne pozita te atilla qe mund ta back up me prova te mevonshme. Me nje fjale marr info nga shume burime dhe nqs ato perkojne me njera tjetren, atehere marr guximin dhe shkruaj. Ne fjale te tjera ne kete rastin konkret jam bazuar ne legitimate sources si: ngjarje konkrete nga shoqet e mia, nga gjinekologu im...por burimin me te sakte e kam nga nje sex show qe jepej te dielen vone ne Canadian TV- quhet "The Sunday Night Sex Show" and was a live call-in Canadian television show, hosted by Sue Johanson.
Mbaj mend shume shume mire qe exactly nje ngjarje e ngjashme u diskutua ne nje nga programet e Sue Johanson. Pyetja ishte qe a eshte normale rritja e numrit te orgazmave gjate marrjes se birth contol pills dhe pse ndodh? Pergjigja ishte shume e thjeshte - birth control pills shkaktojne a lot of blood flow dhe nuk lejojne vezen e fekonduar to settle down. Kjo "hemorragji' e brendshme shkakton shkeputjen e vezes...and voila- no pregnancy! Klitori nga ana tjeter eshte ai qe "goditet" me shume nga kjo blood flow, pra erethizet shume. Grate gjate periodave jane pak me te "ndjeshme" -right?!

Nje fakt te thjeshte po ngaterron ti ketu - erection (erethizja) nuk quhet libido. Ta them une ndryshimin: erection qendron vetem tek klitori, gje qe perben organin kryesor per grate qe kane multi-orgazem (ato e kane orgazmen tek klitori dhe j'u qendron vetem aty); ndersa libido perfshin all the manifestation e ndjenjave sexuale qe perfshin gjithe trupin duke filluar qe nga klitori, kalon deep deep ne fundin e vagines dhe mundohet te dali nga diafragma (ose sic i thone te shkon mu ne shpirt) dhe shperthen nga miliona poret e lekures. Qe te kuptosh akoma me ne detaje cfare eshte libido dhe erection se pari duhet te dish cfare eshte multi-orgazma dhe ajo mono. Multi qendron ne klitor dhe mono ne fund te vagines. Kjo eshte arsyeja qe grate qe jane multi preferojne erotic asphyxiation - kerkojne ta shtyjne me force me thelle ate qe ndodh ne klitor. Birth control pills japin me shume efekt (erection) tek grate qe jane multi-orgazmike, tek grate mono kalojne unnoticeable.

Makari te ishja doctor ose me mire sex educator, se do t'i bija shkurt dhe straight to the point.
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Pse unaza mbahet në gishtin e katërt ?

Një legjendë kineze ka arritur të shpjegojë në një mënyrë shumë bindëse:Gishti i madh përfaqëson prindërit. Gishti tregues përfaqëson vëllezërit, motrat dhe miqtë. Gishti i mesëm përfaqëson veten tuaj. Gishti unazë (gishti i katërt) përfaqëson bashkëshortin/en tuaj. Gishti i vogël përfaqëson fëmijët tuaj.

Tani bashkoni duart pëllëmbë me pëllëmbë , bashko gishtat e mesit në mënyrë të tillë që të jenë të drejtuar ndaj vetes suaj, siç tregohet dhe në foto dhe bashkoni normalisht dhe gishtat e tjerë.
Tani përpiquni që gishtat e mëdhenj (prindërit) ti largoni nga njëri-tjetri në mënyrë paralele, do të vini re se këta gishta ndahen ,sepse prindërit tuaj nuk janë të destinuar të rrojnë me ju deri në vdekjen tuaj, bashkoni sërish gishtat.
E njëjta mënyrë dhe me gishtat tregues ( vëllezërit, motrat dhe miqtë) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse secili nga ata shkojnë në kërkim të fatit të tyre, bashkoni sërish gishtat.
Tani përpiquni që të ndani gishtat e vegjël (fëmijët) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse fëmijët rriten dhe kur janë në gjendje tia dalin të vetëm atëhere dhe ata largohen, bashkoni sërish gishtat.
Se fundmi prova për të ndarë gishtat e unazës (gishti i katërt) do të përpiqëni për ti ndarë por do të habiteni kur të vini re se nuk jeni dot në gjendje për ti ndarë. Kjo është për shkak të fatit që një çift është i destinuar që të jenë së bashku deri në ditën e fundit të jetës së tyre, dhe kjo është arsyeja pse unaza mbahet në gishtin e katërt

E provova vete, gishti i katert nuk u ndaka... haha
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

E provova vete, gishti i katert nuk u ndaka... haha
Edhe une Kitty,kur e lezova kete Kuriozitet ne nje reviste Psikologjike,te njejten gje bera,provo e provo por nuk ndaheshin -urra-
 
Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Sqarimet goxha interesante,diçka ka lidhje me jetën e bashkëshortësisë. !
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

C’jane duart, c’fare shprehin dhe fshehin duart…?

Përmes duarve prekim botën dhe i japim asaj formë. Duart mund të ledhatojnë dhe rrahin, pajtojnë dhe lëndojnë. Ato shprehin ndjenjat tona dhe janë vegla të intelektit tonë. Vetë Aristoteli që atëhere e kishte kuptuar veçorinë e duarve, kur i cilësonte si vegla të të gjitha veglave.
Mjetet e para që njeriu ka përdorur për ta kuptuar të tjerët kanë qenë duart. Komunikacioni nisi përmes gjesteve. Dhe më pas erdhën fjalët.
Dora u mësoi njerëzve të flasin. Dikur stërgjyshërit tanë nisën të tregonin me dorë sendet dhe pastaj t’u bashkangjisnin tingujt. Gishti tregues u dha sendeve emrin e tyre.
Edhe tani pas 40 000 vjetësh arrimë akoma ta kuptojmë gjuhën e duarve. E përcjellur nga brezi në brez, kjo gjuhë e përgjithshme shenjash e kohëve të hershme të njerëzve ka mbetur e ruajtur, çdo njeri e kupton atë, edhe në se flet kinezçe, rusisht, gjermanisht, shqip apo anglisht .
Përmes duarve mësojnë njerëzit të numërojnë. Sistemin dhjetësh e keni në duart e tuaja. Po ta shohësh me qëllimin e mirëfilltë të numërimit sistemi dymbëshjetësh do të ishte më praktik, pasi ky numër është i mundur të ndahet në tre apo katër pjesë të plota, dita ka dymbëdhjetë orë, po kaq edhe nata.
Ndërsa viti ndahet në 12 muaj. Por njeriu ka në përdorim vetëm dhjetë gishta. Prandaj edhe feston përvjetoret dhjetëvjeçare, qindvjeçare apo mijëvjeçare. Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe kafshët mund të numërojnë deri në tre.
Dora e bëri njeriun atë që është sot.Pra misteri dore eshte i lashtesise njerzore dhe fsheh shume gjera te tjera qe nuk dihet si ndikuan aq fuqishem ne evolucionin njerzor.Ishte dora ajo qe solli ”ne jete edhe Kuranin edhe Biblen”ne formen e saj te shkruar.
Nepermjet duarve e shenjave te tyre,magjistaret stisin magjite e tyre te zeza apo te bardha.Me duart tona ne dergojme ne boten tjeter njerzit pa na u ‘dridhur’ dora.
Kryevepra dorë është e përbërë nga 27 kocka dhe 36 nyje. Asnjë dorë nuk i ngjan tjetrës, as e majta së djathtës. Gjasat që dy njerëz të kenë të njëjtën gjurmë gishtërinjsh janë një në një miliardë. As edhe vetë binjakët njëvezësh nuk kanë të njëjtën gjurme….!!!!?
Për të kuptuar dorën e njeriut nevojitet më tepër vend në tru sa çka i nevojitet ndonjë qenieje tjetër për organin e saj kapës. Kaq i madh është ky vend sa i vënë në përpjesëtim me vendin e organeve të tjera duart duhet të ishin gjigande.
Njeriu ka arritur të ndërtojë makineri që janë më inteligjente se vetë ai. Por shkencëtarët nuk kanë arritur akoma të krijojnë një makineri që është e zonja të bëjë po ato veprime që bën dora jonë…..Ne te ardhmen ndoshta,por jo me perkryerjen qe ka dora e gjalle….

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

C’jane duart, c’fare shprehin dhe fshehin duart…?

Përmes duarve prekim botën dhe i japim asaj formë. Duart mund të ledhatojnë dhe rrahin, pajtojnë dhe lëndojnë. Ato shprehin ndjenjat tona dhe janë vegla të intelektit tonë. Vetë Aristoteli që atëhere e kishte kuptuar veçorinë e duarve, kur i cilësonte si vegla të të gjitha veglave.Mjetet e para që njeriu ka përdorur për ta kuptuar të tjerët kanë qenë duart. Komunikacioni nisi përmes gjesteve. Dhe më pas erdhën fjalët.
Dora u mësoi njerëzve të flasin. Dikur stërgjyshërit tanë nisën të tregonin me dorë sendet dhe pastaj t’u bashkangjisnin tingujt. Gishti tregues u dha sendeve emrin e tyre.
Edhe tani pas 40 000 vjetësh arrimë akoma ta kuptojmë gjuhën e duarve. E përcjellur nga brezi në brez, kjo gjuhë e përgjithshme shenjash e kohëve të hershme të njerëzve ka mbetur e ruajtur, çdo njeri e kupton atë, edhe në se flet kinezçe, rusisht, gjermanisht, shqip apo anglisht .
Përmes duarve mësojnë njerëzit të numërojnë. Sistemin dhjetësh e keni në duart e tuaja. Po ta shohësh me qëllimin e mirëfilltë të numërimit sistemi dymbëshjetësh do të ishte më praktik, pasi ky numër është i mundur të ndahet në tre apo katër pjesë të plota, dita ka dymbëdhjetë orë, po kaq edhe nata.
Ndërsa viti ndahet në 12 muaj. Por njeriu ka në përdorim vetëm dhjetë gishta. Prandaj edhe feston përvjetoret dhjetëvjeçare, qindvjeçare apo mijëvjeçare. Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe kafshët mund të numërojnë deri në tre.
Dora e bëri njeriun atë që është sot.Pra misteri dore eshte i lashtesise njerzore dhe fsheh shume gjera te tjera qe nuk dihet si ndikuan aq fuqishem ne evolucionin njerzor.Ishte dora ajo qe solli ”ne jete edhe Kuranin edhe Biblen”ne formen e saj te shkruar.
Nepermjet duarve e shenjave te tyre,magjistaret stisin magjite e tyre te zeza apo te bardha.Me duart tona ne dergojme ne boten tjeter njerzit pa na u ‘dridhur’ dora.
Kryevepra dorë është e përbërë nga 27 kocka dhe 36 nyje. Asnjë dorë nuk i ngjan tjetrës, as e majta së djathtës. Gjasat që dy njerëz të kenë të njëjtën gjurmë gishtërinjsh janë një në një miliardë. As edhe vetë binjakët njëvezësh nuk kanë të njëjtën gjurme….!!!!?
Për të kuptuar dorën e njeriut nevojitet më tepër vend në tru sa çka i nevojitet ndonjë qenieje tjetër për organin e saj kapës. Kaq i madh është ky vend sa i vënë në përpjesëtim me vendin e organeve të tjera duart duhet të ishin gjigande.
Njeriu ka arritur të ndërtojë makineri që janë më inteligjente se vetë ai. Por shkencëtarët nuk kanë arritur akoma të krijojnë një makineri që është e zonja të bëjë po ato veprime që bën dora jonë…..Ne te ardhmen ndoshta,por jo me perkryerjen qe ka dora e gjalle….
I thuani ketij Aristotelit, se nuk kane qene veglat e duarve qe krijuan ate, por kane qene vegla te tjera...haha. Cilesoka duart si vegla te te gjithe veglave dhe harron kush vegel e solli vete ate ne jete(!!!) haha
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Dreq :)
Leri veglat
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Dhuna i bën fëmijët të “plaken” para kohe

Te fëmijët dhjetëvjeçarë të ekspozuar ndaj dhunës, mund të vërehen ndryshime në ADN, të cilat përndryshe lidhen me procesin e plakjes, thonë shkencëtarët amerikanë.Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Duke” i kanë studiuar telomeret, sekuencat e ADN-së, që gjenden në majat e kromozomeve.

Çdo ndarje e qelizave çon deri te shkurtimi i telomereve, prandaj kjo është arsyeja e lidhjes midis gjatësisë së telomereve dhe procesit të plakjes. Tani është konstatuar sesi te fëmijët të cilët i janë nënshtruar dhunës, vjen deri te shkurtimi më i shpejtë i telomereve, thuhet në revistën shkencore “Molecular Psychiatry”.

Telomeret më të shkurtra lidhen me gjasat më të vogla për një jetë të gjatë dhe me një rrezik më të madh nga sëmundjet kronike. Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 1 100 familje me binjakë, të përcjellë nga lindja deri në moshën 18-vjeçare.

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

A janë vërtet sytë dritarja e shpirtit ?

Nje studim i ri i kryer nga psikologet e Universitetit Yale sugjeron se shumica e njerezve qe kane mare pjese ne studim e vertetojne kete gje.

Hulumtuesit kane kryer tre eksperimente qe kishin te benin me tregimin e disa personazheve vizatimore te shoqeruara me nje objekt perkrah tyre. Pjesemaresit ne kete eksperiment, kur u pyeten se cili imazh e tregonte objektin me afer me perzonazhin vizatimor, shumica e tyre zgjodhen objektin qe dukej me prane syve – pika ne te cilen ‘shpirti’ me se shpeshti mendohet te jete vendosur.

“Natyra e terthorte e metodes tone, dhe fakti se keto gjykime jane bere nga njerez te moshuar dhe te shkolluar, sugjeron se studimi tone nuk reflekton nje kuptim te mesuar kulturalisht…por mund te jete ne fakt e rrenjosur ne nje kuptim me intuitiv apo fenomenologjik, ndjenja qe jetojne ne trupin tone,” perfunduan kerkuesit.

Sipas ketij studimi nga psikologet ne Universitetin Yale, syte mund te jene vertet dritarja e shpirtit, pasi sipas eksperimentit qe ata kryen shumica e pjesemaresve ndjene intuitivisht se ‘vetja’ e tyre – e njohur ndryshe si shpirti apo egoja, ekziston brenda ose prane syve te tyre.

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Histori paranormale

Misteri i frikshem i rruges Morrow

E vendosur ne Clay Township, Michigan, rruga e vjeter Morrow Road eshte e famshme per nje arsye shume te frikshme.

Sipas historise, thuhet qe nje mama me femijen e saj jane zhdukur nga shtepia e tyre ne kete rruge. Ngjarja ka ndodhur ne fund te viteve 1800. Djali u zhduk papritur dhe shume shpejt edhe mamaja e tij u zhduk gjithashtu.

Shume mendojne qe ajo ka vdekur nga nje vdekje e tmerrshme nderkohe qe kerkonte per djalin e saj.Ka shume njerez qe pretendojne qe fantazma e saj mund te shihet edhe sot e kesaj dite.

Rruga rurale eshte e gjate 2.5 milje dhe deri ne kohet e fundit ajo ishte shume e piset dhe e paperdorur deri sa zona u popullua serish me njerez

.Ne 200 vitet e fundit ne te cilat kjo legjende per gruan dhe djalin e saj ka vazhduar, ngjarja eshte treguar ne disa variante te kesaj historie. Cdo variant ne fakt nuk ndryshon shume:

- Ndodhi nje rrembim, qe ia mori femijen mamase nga duart
- Nje shperqendrim i momentit i mamase dhe me pas ajo kupton qe djali i saj eshte mbytur dhe pasi gjen trupin e tij, ajo hidherohet dhe vret veten
- Nje vjedhje ne shtepi; dhe ata ishin te vetmet viktima
- Nje zjarr qe i mori jeten djalit dhe e ema u hodh ne zjarr per ta shpetuar
- Nje nate e ftohte dhe me stuhi mund ta kete kapur djalin jashte shtepise dhe e njejta gje edhe me te emen nderkohe qe kerkonte per te
- Nje vrases i lire e vret djalin dhe te emen qe kerkonte per te
- Mamaja e kishte lindur djalin pa qene e martuar dhe nga turpi qe ajo ndiente per kete, ajo e braktis femijen jashte shtepise. Megjithate ndjenja e fajit e prek ate dhe kur ajo kthehet per te marre djalin, ai eshte zhdukur dhe kerkimet per te fillojne.

Nuk dihet se kush eshte varianti i sakte i historise pasi asnje nuk ka vertet te dhena apo dokumenta per ate kohe.

Megjithese, nderkohe qe banoret e zones dhe turistet ecin pergjate rruges se vjeter, jane bere shume raportime qe kane degjuar nje ze gruaje qe bertet duke kerkuar ndihme ne gjejtjen e djalit te saj.

Shume prej njerezve qe kane bere raportimet edhe e kane pare ate. Edhe pse njerezit nuk njihen me njeri tjetrin, sipas raportimeve te cdo personi; gruaja ka veshur nje kemishe nate ngjyre blu. Kjo do te ishte thuajse e pamundur dhe e pabesueshme. Eshte nje rastesi qe te gjithe raportojne qe ajo ka veshur kemishe nate ngjyre blu?

Duket se kjo legjende do te jete e njohur edhe per shume kohe te tjera, sikur dicka deshiron qe ajo te vazhdoje e duket se nuk do te zbehet me kalimin e kohes. Mund te jete arsyeja e kesaj shikimet e gruas apo te qarat e mamase fantazem? Si ka mundesi qe njerez totalisht te panjohur me njeri tjetrin kane bere te njejtat raportime?
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

YOKO said:
... Nga nje i afermi im, punonjes ne ministrine e jashtme, qe rreth viteve 75-85 ka ndenjur per pak kohe ne Nigeri dhe me ne perendim te Afrikes, besoj se ne Senegal, kishte pare raste te rralla alarmante te kanibalizmit.
...
Shimpanzete bejne shpesh lufte me njeri tjetrin. Sherre midis grupeve bashkejetuese (shimpazete kane strukture sociale grupi dhe me hierarki te miredefinuar brenda saj, por jo aq strikte sa tek gorillat. Tek shimpanzete vendimmarja eshte me e shperndare sesa tek gorillat. Shimpanzete nderkohe jane me agresive dhe tinzare sesa gorillat) me njeri tjetrin. Eshte e ditur se pas luftes grupi fitimtar kanibalizon te mundurit. Nuk ka asnje dyshim qe kjo nuk ndodh sepse duan te ushqehen, pse ndodh kjo eshte me arsye te pastra psikologjike. Kanibalizmi midis shimpanzeve eshte i zhurmshem dhe vokal, eshte nje ritual me synim rritjen e vetebesimit te grupit bashkejetues per dominance si dhe lajmerimi i grupeve te tjere komshij per nje konflikt tjeter te fituar me nje grup rival.

Identike eshte sjellja e kanibaleve midis fiseve indigjene ne Australi dhe Zelande, ku kanibalizmi ushtrohet ose si trofe lufte, ose kundrejt atyre qe perceptohen si rrezik apo armik potencial per tribune (si psh turiste qe kane humbur rrugen). Ne fakt, keto jane shtysat e kanibalizmit ne natyre per cilendo specie te gjalle qe te marrim ne shqyrtim.

Ne te njejten kohe nuk di per kete fenomen ne shoqerite Afrikane dhe do ishte interesante nje informacion i tille. Help anyone?
 
Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Qan lehtë? Ja si t’i fshehësh lotët

Nuk kemi ndër mend të të këshillojmë që të mos qani më. Në fund të fundit është e dobishme përderisa e lejon stresin të shkarkohet. Veçse në disa raste nuk është mirë që të tjerët të shohin se janë dukë të rrjedhur lot nga sytë. Prandaj...

Jo të gjithë e dinë se bashkë me lotët shkarkohet jashtë trupit edhe stresi. Çdo pikë loti aktivizon prodhimin e kortizolit, një substancë në gjendje të minimizojë stresin dhe një seri substancash krejtësisht natyrore kundër dhimbjes, si endorfina . Pra, të qash është e dobishme, është një valvul e mrekullueshme shkarkimi e emocioneve dhe ndjenjave, që nëse nuk shfryhen, mund të jenë pikëfillesa e anktheve dhe depresioneve.
Je një tip nga ata që i kanë lotët nën qepalla? Atëherë ndoshta është mirë të mësosh që edhe në Evropë do të mund të përhapen të ashtuquajturit "crying clubs", lokale që kanë lindur për të kaluar stresin që shkakton lodhja. Në këto lokale është e mundur të qash e qetë, ndoshta duke parë një film prekës. Në veçanti te “Loss”, një lokal trendy londinez, është e mundur të ngashërehesh në paqe të plotë duke gëlltitur një pije dhe duke u përqendruar në faktin që është më keq të hiqesh si e lumtur kur nuk e ndjen se sa të jetosh një mbrëmje që është një antihelm ndaj kërkimit obsesiv të lumturisë.
Megjithatë, jo gjithmonë situatat i ngjajnë këtyre klubeve. Jeta shpesh nuk na tregon mjedise komode për të derdhur lot sa të shkarkojmë gjithë stresin dhe ndjenjat e trishta.
Cila nga ne do donte të qaravitej në skrivaninë e zyrës së saj përballë kolegëve ose të humbiste kontrollin para miqve apo prindërve? Me siguri asnjëra. Por lotët shpesh shpërthejnë papritur e na tronditin në pak sekonda, duke na bërë të dukemi të paparaqitshme dhe të brishta.

Falë disa këshillave do mundesh të kalosh më lehtë këto çaste të sikletshme.
Në rast se në zyrë të mbërrin një sms i papritur me një lajm të keq, përpiqu të mos shpërthesh para kolegëve të punës dhe hiqu sikur nuk ndihesh mirë, për shembull sikur ke një dhembje të fortë koke, që të largohesh e të kalosh pak minuta në tualet që të shkarkosh dëshpërimin.
Nëse duhet të kthehesh në tavolinën tënde të punës, mos jep asnjë shpjegim për gjendjen tënde shpirtërore dhe përpiqu të punosh pa pretenduar të jesh shumë e përqendruar. Nëse ke me vete, vër për disa minuta një palë syze dielli dhe thith flakonin e parfumit që mban në çantë ose një shami letre me aromë: do të të ndihmojë të ndihesh më mirë. Kërko kolegen që i beson më shumë dhe tregoji vetëm asaj stresin tënd.
Një situatë jo e panjohur është ajo kur shefi ka vendosur të të shkatërrojë ditën me kërkesa absurde ose me ndonjë diskutim krejt pa vend, që për shkak të strukturës “open space” të zyrës, merret vesh nga të tërë. Ja si t’ia dalësh.
Pas një çasti tërheqjeje, rinovo para të gjithave grimin me disa lëvizje strategjike: me shami të lagura hiq gjurmët e trukut të prishur; në qoftë se ke, hidh ca pika locion për shpëlarje sysh për të qartësuar vështrimin; pak ruzh ose pluhur mjafton për t’i dhënë ngjyrë fytyrës (mos e ngarko me fondatintë tjetër, do rrezikoje një grim me lara) dhe kalo pak rimel në pjesën e sipërme të qerpikëve.

Për t’u kthyer në tavolinën e punës me një pamje të qetë, bëj disa ushtrime frymëmarrjeje duke e futur ajrin nga hunda dhe nxjerrë nga goja nja dhjetë herë. Përpiqu të përqendrohesh në faktin që ke kaluar vështirësi herë të tjera dhe pikërisht këto të kanë bërë të jesh më e fortë. Fto një koleg që e ke qejf në mënyrë të veçantë për një pushim të shkurtër për kafe. Me siguri do ta dëgjojë me vëmendje problemin tënd e do të të bëjë të ndihesh më mirë.

Je ftuar në një martesë dhe pamja e çiftit të lumtur e të dashuruar të ka prekur e të ka rindërgjegjësuar për problemet në martesën tënde e punët që nuk shkojnë aspak mirë në jetën sentimentale? Thaji menjëherë lotët, para se të të prishet truku, pastaj merr në dorë ftesën apo ndonjë meny e zhytu në një gjoja lexim, deri sa ta ndjesh që sytë të janë tharë. Mos ndjej keqardhje për veten, por prano këtë çast dobësie dhe mendo që jeta është e mbushur me ndryshime të mëdha: jemi të thirrura për të ndryshuar dhe riorganizuar stilin e jetës dhe pikërisht e qara mund të na vijë në ndihmë për të menduar për zgjidhje më me fantazi.
Edhe lotët e lumturisë ndonjëherë dalin papritur: mund të ndodhë kur për festën e nënës djali ose vajza të dhuron një letër ku është formuar një lule me copa të vogla letre të ngjyrosura të ngjitura ose në shfaqjen që jep me fëmijët e tjerë të shkollës, kur sheh një njeri të afërt që del nga spitali. Në një rast të tillë lëre që personat ta shohin emocionin në fytyrën tënde të përzierë me lot, sepse kjo do jetohet nga të tjerët si një çast me ndjeshmëri të rrallë dhe një përfshirje e fortë emotive.
 
Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Humori ne zyre, aleat i forte
Eshte shume e rendesishme qe punen ta besh me humor te mire. Jo te gjithe bejme shaka ne te njejten menyre, sidomos ne zyre. Megjithate te qeshurit, humori i mire ka nje impakt pozitiv mbi stafin.

Eshte shume e rendesishme qe punen ta besh me humor te mire. Jo te gjithe bejme shaka ne te njejten menyre, sidomos ne zyre. Megjithate te qeshurit, humori i mire ka nje impakt pozitiv mbi stafin.

Mund te qeshet per diferencat kulturore, per fjalet e pista, per besimin por edhe per diferencen mes gjinive. "Humori eshte nje instrument i rendesishem ne pune", thote drejtuesi i nje studimi, Marco Sampietro. Sipas te dhenave ne Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes humori perdoret mjaft nga 98 perqind e te intervistuarve, ne Rusi nga 95, ne Japoni 92 perqind, pasi kultura kombetare evokon seriozitet me te madh ne pune. 99 perqind e te intervistuarve ne Europe dhe SHBA deklarojne se e vleresojne shume humorin gjate oreve te punes. Jo vetem sepse humori i mire ndihmon ne uljen e tensioneve, por edhe nuk ve ne diskutim lidershipin dhe permireson klimen ne ambientin e punes dhe ul nivelin e stresit.

Megjithate jo gjithmone sjell efekte pozitive.

"Duhet te jemi te kujdesshem, pasi tjeter gje eshte humori i vazhdueshem dhe i ekzagjeruar dhe tjeter gje eshte atmosfera e mire per te rritur performancen ne pune vazuar ne terapine e humorit", thote studiuesi. Shakate jane te mira, te bejne te qeshesh dhe ta marresh punen me sportivitet, ama nuk duhet tepruar asnjehere, se perndryshe..

Cdo dite
 
Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Kuriozitet ne psikologji !

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.

Gazeta gjermane Die Welt i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës “Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit” në klinikën e universitetit Wurzburg, dhe ekipit të saj. Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën Current Biology, Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin. /Telegrafi/
 
Top