• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kurti thotë se s’mund t’i nënshkruajnë marrëveshjet e fundit me Serbinë pasi s’i kanë negociuar ato

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,482
Pikët
113
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur asnjë informatë zyrtare për dy marrëveshjet e fundit të arritura me Serbinë. Për këtë arsye ai shprehu rezervat e tij, pasi tha se në duar ka pasur vetëm drafte jo zyrtare.
Në një konference për media, Kurti tha se do të ishte e papërgjegjshme se si qeveri e re të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të letrave të interesit për autostradën dhe hekurudhën pa e negociuar atë.
“Para se të nënshkruheshin marrëveshjet në Munih unë kam parë drafte të ndryshme. Për asnjërin prej tyre nuk kam pasur garancinë më të vogël se është zyrtari. Prandaj është problematike të di se për çka bëhet fjalë. Unë nuk i dija se kush i ka bërë ato shënime anash. Arsyeja pse unë kam shprehur rezervat lidhur me ato përmbajtje të drafteve është se nuk e di a janë përfundimtare dhe zyrtare. Mbase dikush duhet të shikonte se a janë të njëjtat që i ka nënshkruar Serbia”, tha Kurti, raporton Ksp.
Duke folur për largimin e tarifës 100 për qind ndaj Serbisë, Kurti tha se ajo do largohet pas vendosjes së reciprocitetit. Kjo e fundit për kryeministrin është gjëja më normale e një shteti dhe këtë nuk po e bëjnë për inati të Serbisë, por për interesa të Kosovës.
“Reciprociteti vjen nga koncepti i barazisë. Ai në fakt është përbrenda marrëdhënieve ndërkombëtare të kodifikuara dhe përbrenda kushtetutës, ligjeve dhe rregullave tona. Reciprociteti është gjëja më normale dhe e natyrshme njëkohësisht”, tha Kurti.
_____________________________________
 
Top