• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush është Assange dhe ku ndodhet baza e Wikileaks

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,160
Pikët
113
Vendndodhja

E gjithë bota flet për personin, i cili publikoi dokumentet e klasifikuara te Departamentit Amerikan të Shtetit. Editori i faqes së internetit Wikileaks.org, Julian Assange është një gazetar, programues kompjuteri dhe haker australian.

Ekipi vullnetar i Assange, prej kater vitesh publikon në internet çdo lloj dokumenti të fshehtë.

Pas publikimit të dokumenteve në lidhje me luftën në Irak dhe Afganistan, ai hodhi në rrjetin global edhe 250 mijë dokumente të klasifikuara te SHBA-ve.

Thuhet se vendstrehimi i Wikileaks nuk dihet nga SHBA-ja e as nga shtetet e tjera. Por diçka është e sigurt: qendra e Wikileaks është në një shpellë që i reziston edhe bombave bërthamore.

Uebsajti funksionon nëpërmjet Suedisë. Dokumentet që vijnë kalojnë në duart e pesë specialistëve.Menjëherë pas konfirmimit së vërtetësisë së tyre, dokumentet hidhen në internet. Për faqen e internetit Wikileaks punojnë 800 persona, pjesa më e madhe e të cilëve vullnetarë. Wikileaks.org shpenzon rreth 200 mijë euro në vit.

Themeluesi i faqes, Julian Assange, duke qenë se është dënuar për përdhunim si dhe frikësohet nga agjentët e CIA-s, jeton në arrati në Zvicër.

Mendohet se e kaluara e Julian Assange, personit që i del në ëndër çdo qeverie, është një sekret më i madh se dokumentet e publikuara. Assange ka lindur në Townsville të Australisë në vitin 1971-1972.

Duke qenë se është fëmijë i dy prindërve, të cilët aktrojnë në teatro lëvizëse, Assange thuhet se ka shkuar në universitet mbi moshën 30-vjeçare. Me synimin që të mos mësohet me autoritetin, familja i ka dhënë mësim në shtëpi. Asange ka filluar studimet në Universitetin e Melburnit për fizikë dhe matematikë, por nuk ka arritur të marrë diplomën.

Pas vendosjes në Melbourne në vitet '80, Julian Assange krijoi një grup hakerash, teksa në vitin 1989 pas hyrjes në kompjuterat e NASA-s thuhet se pengoi ngritjen e anijes kozmike “Atlantis”.

Nën akuzën e krijimit të grupit të hakerave, në vitin 1991 u arrestua. Para hetuesve u mbrojt duke thënë se “nuk kam bërë diçka të keqe, dhe nuk i kam bërë keq njeriu”. U akuzua se ka hakuar 30 kompjutera, 24 prej të cilëve i pranoi, dhe u lirua me kusht.

Në vitin 1994 filloi punën si programues i lirë kompjuterash, teksa në vitin 2006 themeloi Wikileaksin me qëllim që të publikojë dokumentet që kanë në duar gazetarët anekënd botës.

Duke pasur parasysh misionin e ndjeshëm të faqes së tij, Assange lëviz në fshëhtësi me kujdes, pothuajse në kufijtë e paranojës. Sipas një punonjësi të vjetër të Wikileaks, Assange të gjithë gjerat e tij i mban në një çantë shpine.

Assange dhe Wikileaks qëndrojnë në këmbë në saje të ndihmave dhe dhuratave.

Assange, i cili për një periudhë në vitin 2010 jetoi në Amerikë, gjatë muajit prill publikoi vrasjen e një fotografi të Rojtersit dhe të dy civilëve nga ana e ushtarëve amerikanë. Ndërsa pas hedhjes në rrjet të 77 mijë dokumenteve lidhur me luftën në Afganistanin, ai iku nga Amerika nga frika e arrestimit të mundshëm.

Assange pretendon se është kërcënuar nga një zëdhënës i Pentagonit me fjalët “ose fshiji dokumentet e publikuara, ose ne do të gjejmë një rrugë tjetër”. Por ai nuk u përmbajt, fillimisht publikoi rreth 400 mijë dokumente që kanë lidhje me luftën në Irak, nbdërsa tani nxorri në dritë rreth 250 mijë dokumente të klasifikuara amerikane.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Kush është Assange dhe ku ndodhet baza e Wikileaks

Me duket teper absurde qe CIA te mos arrije te gjej nje person si Assange dhe zyrat e tij. Cdo gazet do i kishte publikuar ato dokumenta thjesht per te bere buje.

Nga ana tjeter me keto dokumenta behet shume zhurme per asgje. Ju mendoni vertet qe sekretet e Amerikes mund te dalin ne drite kaq kollaj?

Permbajtja dokumentave duket me teper si nje 'ditar ngjarjesh dhe shprehje mendimesh'. Edhe ku eshte sekreti ketu? Diplomet amerikan kan then qe Sarkozi eshte autoritar, qe Berluskoni eshte i korruptuar, qe vendet arabe i kan kerkuar amerikes te bej presjonin mbi Iranin, ngaqe kan me shume frike nga 'Aberdinexhadi' sesa perndimi vet (teper e drejte kjo), etj etj. Pra mbi gjera qe dihen por qe nuk thuhen.

Mbase kan thene qe ne Shqiperi ka shume rreziqe e trafiqe dhe qe Saliu eshte trap, sekret eshte ky?

Fakti qe paskerkan qene dokumenta 'sekrete', dhe qe po publikohen ne Internet, bejne qe njerzit te rregojn te gjithe sikur jan perball zbardhjes te sekretit te shekullit.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Kush është Assange dhe ku ndodhet baza e Wikileaks

Habitem sesi njerzit nuk vene re 'aberrance'-en, mos perputhjen e realitetit me ate qe shkruhet.

Zyrat qenkan ne bunker berthamor ndersa server-i, aty ku ruhen gjithe te dhenat, eshte ne Suedi. :D

Assenge-i fshihet tere kohes, por gazetaret e dini qe ai eshte ne Zvicer. Le te urojm qe CIA nuk lexon gazetat se do e mesojn vendqendrimin e tij. Dhe ku ri, ne Zvicer, vendi qe mbajti peng 1 vit rresht Polanskin, per nje ceshtje private (pallim), dhe qe donte ta kthente ne US.

Assenge-i mbanka te gjitha dokumentat ne nje cant shpine me vete. haha vend me te sigurt, per dike qe eshte kaq i rrezikuar, nuk ka! :D

Ai 'spiuni' paska kopjuar e paska shperndar dokumenta 'top sekrete' amerikane pa i hyre nje gjemb ne kembe... :D

Etj, etj etj. Qe ka bere shume buje kjo ceshtje ka bere, dhe ata qe e kan nxitur kete gje e dinin fare mire se c'fare po benin dhe perse po e benin.
 
Top