• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush është gjyqtarja greke që fundosi “Agimin e Artë”?

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,171
Pikët
113
MË: 7 TETOR 2020

Maria Lepenioti është Presidentja e Gjykatës që mori vendimin historik për Agimin e Artë, duke e shpallur atë si një organizatë kriminale.

Gjykata greke ka vendosur se Agimi i Artë është organizatë kriminale dhe aktet e saj janë krime ndaj njerëzimit.

Në gjyqin që është mbajtur në orën 10:00 në Gjykatën supreme është marrë vendimi që organizata Agimi i Artë të shpallet organizatë kriminale pasi kanë kryer krime ndaj njerëzimit.
68 eksponentët e kësaj organizate mes tyre edhe krerët më të lartë akuzoheshin se kanë kryer vrasje, plagosje, dhunime, shantazhe dhe dëmtime të pronës ndaj të huajve, emigrantëve por edhe sulme ndaj eksponentëve vendas të shoqërisë civile dhe të grupimeve të majta.

Akti më barbar i kësaj organizatës famëkeqe naziste është ekzekutimi i reperit të njohur grek, Pavlis Fisas prej një eksponenti të kësaj organizate.
Janë dhjetëra akte dhune barbare të shënuara ndër vite, ku mes viktimave të dhunës së organizatës famëkeqe janë renditur edhe emigrantë shqiptarë, të cilët janë rrahur dhe dhunuar prej togave ndëshkuese të Agimit të Artë.
-------------
_________________

Maria Lepenioti eshte gjykatsja e duhur me gjykue e denue Marine Lepen e frontin nacional francez qe asht shume ma radikale se Agimi i Arte.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,716
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Ka gjykates e prokurore me dinjitet bota,jo si keto ngordhesirat tona qe per para lirojne edhe vrasesit nga burgu.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,955
Pikët
113
Arvanitet e kane themeluar si organizate. Ne fillimet e saja deri ne fillim vitet 90-te kur filloi serish emigrimi i Shqiptareve ne Greqi e deklaronin pa problem qe ishin Shqiptare dhe mburreshin. Pastaj kur u hapen kufijte Greqia filloi te ndiqte politike agresive ndaj Shqiperise dhe ne organizate hyne greke me origjine etnike te ndryshme dhe qendrimi i kesaj organizate ndaj Shqiptareve ndryshoi 180 grade dhe kane mbajtur qendrim agresiv anti-shqiptar.
Edhe gjyqtarja Maria Lepenioti ka mundesi te jete Arvanitase.
 
Top