• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush është Jezusi - Biri i Perëndisë?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Ndërkohë që shqyrtojmë shpalljet e Krishtit për veten, ka vetëm katër mundësi. Ai ishte ose gënjeshtar, ose i çmendur, legjendë ose e Vërteta. Nëse themi se Ai nuk është e Vërteta, ne automatikisht pohojmë njërën nga tre alternativat e tjera, dashje pa dashje.

(1) Një mundësi është që Jezusi gënjeu kur tha se Ai ishte Perëndi--që Ai e dinte se nuk ishte Perëndi, por me dashje i mashtroi dëgjuesit e Tij për t'iu dhënë autoritet mësimeve të Tij. Fare pak vetë, nëse ende ka, i përmbahen kësaj teze. Edhe ata që e mohojnë natyrën e Tij hyjnore pohojnë që Ai ishte një mësues i madh morali. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se këto dy deklarata janë kontradiktore. Jezusi nuk mund të ishte një mësues i madh morali nëse, në pikën më kyçe të mësimit të Tij--që ishte Identiteti i Tij--Ai ishte gënjeshtar.

(2) Një mundësi më e mirë, megjithëse po aq e çuditshme, është që Ai ishte i sinqertë, por i vetë-gënjyer. Ne kemi një emër në ditët e sotme për atë person që mendon se është Perëndi. Ai emër është lunatik (i çmendur), dhe patjetër do të ishte i përshtatshëm edhe për Krishtin nëse Ai ishte i gënjyer në këtë çështje kaq të rëndësishme. Por, kur shikojmë jetën e Krishtit, ne nuk gjejmë asnjë provë të anormalitetit dhe mungesës së ekuilibrit mendor që gjejmë tek një i çmendur. Përkundrazi, ajo që shohim është qetësia e skajshme përballë presionit.

(3) Alternativa e tretë është që gjithë ato që thuhen për pretendimet e Tij se ishte Perëndia janë të sajuara, legjendë--që ajo që ndodhi në të vërtetë ishte që ndjekësit e Tij entuziastë, në shekujt e tretë dhe të katërt, vunë fjalë në gojën e Tij që Ai do të ishte shokuar po t'i dëgjonte. Sikur të kthehej, Ai menjëherë do t'i përgënjeshtronte ato.

Teoria e legjendës është hedhur poshtë nga shumë zbulime të arkeologjisë moderne. Këto kanë treguar përfundimisht që të katër biografitë e Krishtit u shkruan gjatë jetës së bashkëkohësve të Tij. Disa kohë më parë Dr. William F. Albright, arkeologu me famë botërore, që tani është në pension nga universiteti Johns Hopkins, tha që nuk kishte arsye për të besuar se ndonjë nga ungjijtë u shkrua më vonë se viti 70 pas Krishtit. Që thjesht një legjendë për Krishtin, në formën e ungjijve, të kishte pasur përhapjen dhe ndikimin që pati, dhe pa patur asnjë fije të vërtete, do të ishte e pabesueshme.

Që të kishte ndodhur kjo do të ishte njëlloj sikur dikush të shkruante një biografi të të ndjerit John F.Kennedy dhe në të të thoshte se Ai shpalli se ishte Perëndia, se fali mëkatet e njerëzve, dhe se u ngjall së vdekuri. Një histori e tillë është aq e pabesueshme saqë kurrë nuk do të përhapej sepse shumë njerëz që e kanë njohur Kennedy-n jetojnë ende. Teoria e legjendës nuk do të pinte ujë në dritën e datës aq të hershme të dorëshkrimeve të ungjijve.

(4) Alternativa e vetme që mbetet është që Jezusi tha të vërtetën. Megjithatë, nga një anë, pretendimet nuk peshojnë shumë. Fjalët nuk kushtojnë. Kushdo mund të pretendojë gjëra të ndryshme. Ka pasur edhe të tjerë që kanë pretenduar se ishin Perëndi. Edhe unë mund ta pretendoja një gjë të tillë, edhe ti mund të pretendoje se ishe Perëndi, por pyetja së cilës ne të gjithë duhet t'i japim një përgjigjie është, "Me çfarë e mbështesim ne këtë thënie?" Në rastin tim nuk do të duheshin më shumë se pesë minuta për të ma hedhur poshtë pretendimin. Ndoshta edhe për tuajin nuk do të duhej shumë më tepër kohë. Por kur vjen puna tek Jezusi i Nazaretit, nuk është kaq e thjeshtë. Ai kishte me se ta mbështeste thënien e Tij. Ai tha, "Edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua, dhe unë në Të" (Gjoni 10:38).
 
Top