• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush është Jezusi? Historia e Tij fillon

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Megjithatë, shpejt u duk qartë që Ai po bënte deklarata tronditëse dhe befasuese për veten. Ai filloi ta identifikonte veten si diçka shumë më tepër se një mësues i shquar apo profet. Ai filloi të thoshte qartë se ishte Perëndia. Ai e bëri identitetin e Tij pikën qëndrore të mësimit të Tij. Pyetja kryesore që u bëri ndjekësve të Tij ishte, "Kush thoni se jam unë?" Kur Pjetri iu përgjigj dhe tha, "Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë" (Mateu 16:15-16), Jezusi nuk u trondit, as nuk e qortoi Pjetrin. Përkundrazi, e përgëzoi!

Ai e bëri këtë shpallje qartë, dhe dëgjuesit e Tij i kuptuan mirë fjalët e Tij. Na thuhet, "Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin; jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte Ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë" (Gjoni 5:18).

Në një rast tjetër Ai tha, "Unë dhe Ati jemi një." Menjëherë Judenjtë deshën ta vrisnin me gurë. Ai i pyeti për cilën vepër të mirë deshën ta vrisnin. Ata u përgjigjën , "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri e bën veten Perëndi" (Gjoni 10:33).

Jezusi shpalli hapur për veten atribute që i ka vetëm Perëndia. Kur një i paralizuar iu soll përpara nga çatia për t'u shëruar prej Tij, Ai tha, "Bir, mëkatet e tua të janë falur." Kjo shkaktoi shumë trazim midis udhëheqësve fetarë, të cilët thanë në zemrat e tyre, "Pse flet kështu ky njeri? Ai po blasfemon! Kush mund t'i falë mëkatet përveç Perëndisë vetëm?"

Në momentin kritik kur vetë jeta e Tij ishte në rrezik, kryeprifti e pyeti drejtpërdrejt: "A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?"

"Unë jam," tha Jezusi. "Dhe ju do ta shihni Birin e Njeriut të ulur në të djathtën e pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit."

Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat tha, "Ç'nevojë kemi më për dëshmitarë? Ju e dëgjuat blasfeminë" (Marku 14:61-64).

Aq e afërt ishte lidhja e Tij me Perëndinë saqë Ai e barazonte qëndrimin e një personi ndaj Tij me qëndrimin e personit ndaj Perëndisë. Kështu, të njihje Atë ishte të njihje Perëndinë (Gjoni 8:19; 14:7). Të shikoje Atë ishte të shikoje Perëndinë (12:45; 14:9). Të besoje në Të ishte të besoje në Perëndinë (12:44; 14:1). Të pranoje Atë ishte të pranoje Perëndinë (Marku 9:37). Të urreje Atë ishte të urreje Perëndinë (Gjoni 15:23). Dhe të nderoje Atë ishte të nderoje Perëndinë (5:23).
 
Top