• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush është mashkulli “misterioz” i Bubulina Krasniqit?

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ndonëse ende bën pjesë tek këngëtaret që posa ka nisur të bëjë hapat e parë në muzikë, ajo vlerësohet shume për dukjen. Është e dashuruar pas veshjeve dhe jo më kot.


Për të veshja nuk është vetëm shprehje personaliteti. Veshjet e Bubulina Krasniqit janë një album plot shije, ngjyra, vlera dhe stile.

Dy këngë, njëra prej tyre me videoklip, janë të rejat që është munduar t’i sjellë para publikut këngëtarja, Bubulina Krasniqi. Këto dy këngë vijnë pas një kohe të gjatë që kur ajo nxori këngët e saj të fundit “Ëndrra ime” dhe “Nën kontroll”. Njëkohësisht, Bubulina po punon edhe për albumin e saj të parë. Mësojmë se këngëtarja është dyfish e dashuruar. Përveç të dashurit të saj, që e do shumë, është e dashuruar edhe pas gardërobës.

Ndonëse ende bën pjesë tek këngëtaret që posa ka nisur të bëjë hapat e parë në muzikë, ajo vlerësohet shume për dukjen. Është e dashuruar pas veshjeve dhe jo më kot. Për të veshja nuk është vetëm shprehje personaliteti. Veshjet e Bubulina Krasniqit janë një album plot shije, ngjyra, vlera dhe stile.

Veshja për mendimin tim paraqet njëfarë pasqyrimi të jashtëm, por edhe material në të njëjtën kohë të personalitetit, finesës dhe shijeve të njeriut”, shprehet ajo, duke shtuar se edhe në jetën e përditshme ka shumë kujdes se çfarë zgjedh të vesh.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për paraqitje skenike, apo edhe në ndonjë mbrëmje solemne, ajo vret mendjen shumë më shumë për zgjedhjet që bën. “Veshja për mua patjetër duhet të jetë e përshtatshme, në atë mënyrë sa unë të ndihem rehat në të dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, duke shtuar se duhet të jetë një veshje e mirë dhe me stil, e kombinuar me kreativitet që të duket bukur. “Duhet patjetër që të ndihesh rehat në të, kjo besoj që është gjëja më e rëndësishme… Pastaj që të jetë një veshje e mirë dhe me stil i duhet të jetë e kombinuar me kreativitet që të duket bukur”. “Elementi i 5-të” quhet një ndër këngët më të reja që ka lançuar Bubulina.

Kënga ishte punuar nga Flori dhe Big Basta në Shqipëri, ndërsa klipi është xhiruar nga produksioni “Endetmedia”, ndërsa vendxhirim i klipit ka qenë një lagje në Prishtinë, Dardania. Bubulina Krasniqi, e motra e Memli Krasnqit (zëdhënës i qeverisë së Kosovës) dhe e Teuta Krasniqit (e fejuara e Bleros), tregon se ka një jetë të përditshme jo shumë të ndryshme nga ajo e njerëzve të tjerë të thjeshte.

Kohëve të fundit daljet nëpër lokale të natës ajo i shfrytëzon për të kaluar disa caste në shoqëri të të dashurit të saj. Po kush është mashkulli akoma i panjohur për publikun që shoqëron këngëtaren e re? Ne mësuam se ai quhet Visar Visoka dhe është nga Prishtina. Këngëtarja akoma nuk ka bërë publike lidhjen e saj.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top