• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Kush bën gjeste arsyeton më mirë

Sipas shkencëtarëve, përdorja e duarve gjatë të folurit forcon mendimet dhe kujtesën

Gjestet gjatë të folurit të ndihmojnë të mendosh më mirë, të përqendrohesh dhe të fiksosh në kujtesë koncepte të rëndësishme. Kur përdor gjestet gjatë të folurit, ndërsa studion, flet, arrin rezultate më të mira. Këtë e konfirmojnë studimet e reja që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Një orator i mirë në praktikë, duhet të shmangë përdorimin e tepërt të duarve. Në fakt, gjestet janë shumë të rëndësishme për të transmetuar mendime dhe njohje. Frazat të cilat kujtohen më shumë janë ato që shoqërohen nga gjestet domethënëse. Gjestet nuk përdoren vetëm për t‘u kuptuar më mirë, por edhe për të ndihmuar veten kur shpjegojmë koncepte të vështira, ose kur kujtesa është nën presion.

Tashmë nuk ekziston më bindja që "të flasësh me duar" është një gjest i paedukatë, të cilin e përdor një injorant që është i paaftë të shprehet pa përdorimin e tyre. Gjestet janë shumë të nevojshme, madje bëjnë diferencën. Kjo është vërtetuar nga një studim shkencor që 70-80 për qind e informacionit, trurit i vjen përmes syve, përmes asaj që shohim. Pra, kjo tregon se gjestet janë komponent i rëndësishëm i komunikimit.

Instinkti që na nxit të bëjmë gjeste është ndër më të fortët: me gjeste bëjnë edhe personat të cilët flasin në telefon, fëmijët e vegjël, të verbrit kur falsin me të verbrit e tjerë.

Edhe liderët politikë përdorin gjestet kur flasin. Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk i lë asgjë rastësisë: të gjitha lëvizjet e tij oratore janë të studiuara në tavolinë. Gjestet e tij, zakonisht nga lart-poshtë, u ngjajnë shpesh atyre të një aktori. Sarkozi është Presidenti që e lë veten të tërhiqet nga gjestet më shumë se nga çdo emocion tjetër, prek shpesh hundën, tund krahët, nuk ka frikë të duket më shumë latin dhe mesdhetar sesa një italian ose spanjoll. Berluskoni është shpesh popullor dhe përpiqet të bëjë sa më shumë gjeste, ndërsa kolegu i tij, Zapatero, bën pjesë te kategoria mesatare: gjestet e tij janë të matura dhe konvencionale. Liderët më të kontrolluar janë Kryeministri britanik, Gordon Braun, që shpesh i dridhet dora e djathtë kur është në vështirësi, dhe Kancelarja Angela Merkel, oratore shumë e zonja, e cila përdor gjeste klasike dhe asnjëherë konvulsive, është gjithmonë aq e kujdesshme saqë duket sikur i ka duart e lidhura.

Antropologu Demond Morris, thotë se duart janë për njerëzit, ndërsa shkopi është për dirigjentin e orkestrës. Gjithashtu, ai pohon se gjuha jo verbale përbën 55 për qind të komunikimit, kështu që ia vlen të kënaqësh instinktin dhe ta lësh trupin, sidomos duart, të flasin për ne, ose me ne.

Këto ditë në kanalin televiziv "Fox", është transmetuar telefilmi "Lie to me", i cili tregon hetimet e një ish-agjenti të policisë, zbulues i pagabueshëm i gënjeshtrave dhe mashtrimeve: sekreti është të dish të interpretosh dhe të njohësh gjuhën e duarve, që shpesh këto të fundit tregojnë padashur gënjeshtra dhe retiçencë.

Sipas një studimi shkencor të Universitetit të Pitsburgut dhe Universitetit të Çikagos, përdorimi i gjesteve ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillim njohës. Studimit iu nënshtruan shumë fëmijë amerikanë dhe europianë. U vërtetua se në të dyja kulturat, fëmijët që përdorin gjestet kanë lehtësi më të madhe në mësime dhe në zhvillimin e gjuhës në përgjithësi.

Një studim tjetër i Universitetit të Çikagos demaskon stereotipin i cili thotë se ata që flasin me duar janë personat të cilët vijnë nga një shtresë e ulët shoqërore. Studiuesit kanë monitoruar 50 familje me fëmijë të cilët nuk kishin shumë kohë që kishin mbushur një vjeç; të vegjlit e shtresës së lartë shoqërore kanë përdorur më shumë gjeste se të tjerët. Gjatë një ore e gjysmë kanë shprehur 24 gjeste domethënëse më shumë se 13 të shprehurat nga fëmijët e familjeve të varfra.

Pra, gjestet nuk të ndihmojnë vetëm të shprehesh më mirë, por edhe të mësosh, të gjesh më shumë hapësirë në kujtesë për të fituar njohuri dhe aftësi të reja. Këtë e konfirmon edhe studimi i një psikologeje, i publikuar në revistën "Science": janë analizuar dy grupe fëmijësh në shkollë fillore, të cilët duhej të zgjidhin disa ushtrime matematike. Fëmijëve të grupit të parë iu kërkua të përdornin gjestet, ndërsa të tjerëve të flisnin duke i mbajtur duart e lidhura. Të parët i zgjidhën problemat e tyre më lehtë se fëmijët e grupit të dytë.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

......Interesante por edhe e vertete mendoj.Nese perdor gjestet edhe me elegance eshte nje komponent shume domethenes qe flet per class-in e njeriut.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

Mese e vertete!
Madje edhe neper evente te caktuara personat qe flasin nepermjet body building kuptohen disi me mire dhe natyrshem se shume persona te tjere qe nuk perdoren gjeste ose ndoshta jo ne formen e duhur ...
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

E vertet kjo gje ....dhe un e kam kte gjest me duar te flas por me shume i levizi duart kur kur behem me nerva kur nuk me kupton dikush dhe atehere me shume e bej kte gjest :)
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

hmmmmmm..ketej ku jetoj un e folura me duar ose me gjeste nuk perkrahet shum.shihet si dicka ofenduese....
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

Per mendimin tim te besh gjeste eshte te jesh i pa`edukate. te cilin e perdor nje injorant i cili eshte i pa`afte te shprehet pa perdorimin e tyre,

Tregon mungese shprehie e kulture. Mungese respekti ndaj bashkebiseduesit, ( mendimi im personal ky, ska te beje me askend )
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

Per mendimin tim te besh gjeste eshte te jesh i pa`edukate. te cilin e perdor nje injorant i cili eshte i pa`afte te shprehet pa perdorimin e tyre,

Tregon mungese shprehie e kulture. Mungese respekti ndaj bashkebiseduesit, ( mendimi im personal ky, ska te beje me askend )
Hmmmmmmmm...Une per vete flas me gjeste..edhe nuk e shoh fare mungese edukate..Pataj varet se ne ç'grade jane gjestet dhe si perdoren..Mua me duken te natyrshme :)..
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

Mos valle saliu me Ramen qe flasin me duar e kembe arsyetojne me shume?

Ska t'beje fare them une. Ka njerez qe pa gjeste dine te arsyetojne shume mire.

Kisha nje pedagog dikur ne universitet ,kurre si perdorte duart ,as mimikat e ftyres por ishte nje nga pedagoget me t'mire shkolles. Ne cdo gje qe fliste arsyetonte me plot kuptimin e fjales.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Kush ben gjeste arsyeton me shume ..

kur vajta ne Itali meqe nuk e dija mire gjuhen perdorja gjestet, por kjo nuk do te thote se arsyetoja me mire, kjo do te thoshte qe isha nul ne ate kohe per ate ceshtje.
 
Top