• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush di?/ ose/ Si i thonë në gjuhën shqipe?

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
8,343
Pikët
113
Nuk e kam hasur.
E kam hasur: “zahmet e ke”.

ps.
Sinonim i “vuajtje” përshtatet më shumë “taksirat”
Për fjalën taksirat më duket se e kemi pas muhabetin njëherë, ...
Te ne përdoret në kuptimin e fatit(nafakës)të keq/zi...e ka pas taksirat i shkreti...ka pas atë fat të keq i shkrteti...
 

E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
6,545
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
Për fjalën taksirat më duket se e kemi pas muhabetin njëherë, ...
Te ne përdoret në kuptimin e fatit(nafakës)të keq/zi...e ka pas taksirat i shkreti...ka pas atë fat të keq i shkrteti...
Të dyja "zahmet" dhe "taksirat" më tingëllojnë nga otomanishtja.
"Zahmet" është më e zbutur, sikur shpreh: Po të duash mund ta bësh
"Taksirat" është më e ashpër, sikur shpreh: Nuk i shmangesh dot

ps.
Mbase ka edhe lidhje me fjalën "taksë"
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
10,766
Pikët
113
Zahmet [tur.] per bezdis, shqetesoj
Taksirat [ind.] per i keq, me faj. [Cfare Taksirati- Sa keq!/ Cfare faji!/Cfare krimi!] Se si ka dale indishtja ne Turqi ec e gjeje. Fjalori eshte i vitit 18xx.
Asnjera nuk eshte fjale shqip.

1626912784055.png
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,342
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Mire ne qe bejme shaka...
Po ti e paske marre seriozisht o Murik...
O irriq une nuk demtoj njeri. Kemi koka te ndritura ketu qe na nxjerrin shqipen 93 perqint me huazime te huaja. Domethene ne jemi popull me.gjuhe te sajuar. Dhe po te thuash qe kjo apo ajo fjale jane shqip te hidhen ne fyt a thua se i shave mamane. Ti o irriq qe pretendon se je shqiptar i ndershem duhet te jesh me mua ne keto pika,pavaresisht se je komunisto komunal. Mos u mer me keta Alfredot.
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
1,862
Pikët
83
Vete fjala e ka kuptimin brenda. taks i rat, fat i rat (fati qe te ra).
Ne Republiken e Shqipnis Veriore fjalet taksirat dhe zahmet perdoren ne popull,zakonisht nga ma te vjetrit.
Taksirat nenkupton fatkeqesi, ndersa zahmet nenkupton mundim.
Taksirat, shembull:
Ishte vajze fort e mire dhe e ndershme, po e pat taksirat e u martue me te pabesin.

Zahmet.....kur shkon njeriu musafir diku, rrin sa rrin e ngritet per me u kthye ne shtepi, te dera kur pershendetet me te zotin e shtepise, zakonisht i thote: ma ben hallall, se t`kam dhane zahmet....qe e ka kuptimin, falma borxhin se te kam dhane mundim.
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
19,485
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Ne Republiken e Shqipnis Veriore fjalet taksirat dhe zahmet perdoren ne popull,zakonisht nga ma te vjetrit.
Taksirat nenkupton fatkeqesi, ndersa zahmet nenkupton mundim.
Taksirat, shembull:
Ishte vajze fort e mire dhe e ndershme, po e pat taksirat e u martue me te pabesin.

Zahmet.....kur shkon njeriu musafir diku, rrin sa rrin e ngritet per me u kthye ne shtepi, te dera kur pershendetet me te zotin e shtepise, zakonisht i thote: ma ben hallall, se t`kam dhane zahmet....qe e ka kuptimin, falma borxhin se te kam dhane mundim.
Taksirat dhe zahmet është njësojë varet ku e përdor dhe jo Taksirat nuk o fatkeqsi!

Taksirat e ke ma hap pak derën e kerrit se kam durt e nxanuna ;)

-I vdiq Gruaja!!
-Taksirat i tij me rrit fëmijët vetëm.

Zahmet e ke a po shkon ma mush një vozë me ujë se unë kam me shku dikun.

Kto janë fjalë që përdoren për të shpjeguar me mirësjellje lutjen.
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
1,862
Pikët
83
Taksirat dhe zahmet është njësojë varet ku e përdor dhe jo Taksirat nuk o fatkeqsi!

Taksirat e ke ma hap pak derën e kerrit se kam durt e nxanuna ;)

-I vdiq Gruaja!!
-Taksirat i tij me rrit fëmijët vetëm.

Zahmet e ke a po shkon ma mush një vozë me ujë se unë kam me shku dikun.

Kto janë fjalë që përdoren për të shpjeguar me mirësjellje lutjen.
Jo,jo...te ju i ka ato kuptime, te na kuptimet jan sic i thashe ma nalt.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
67,771
Pikët
113
Taksirat dhe zahmet është njësojë varet ku e përdor dhe jo Taksirat nuk o fatkeqsi!

Taksirat e ke ma hap pak derën e kerrit se kam durt e nxanuna ;)

-I vdiq Gruaja!!
-Taksirat i tij me rrit fëmijët vetëm.

Zahmet e ke a po shkon ma mush një vozë me ujë se unë kam me shku dikun.

Kto janë fjalë që përdoren për të shpjeguar me mirësjellje lutjen.
Jo nuk jan njëlloj, ta ka shpjeguar mirë lart prishtinasi.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
67,771
Pikët
113
Ja @Viking

ZAHMET m. bised. vjet.

  • Mundim, mund; vështirësi, zor. Me (pa) zahmet. Ka zahmet. E futi në zahmet. Bëj zahmet! përpiqu!; mos përto! Hoqi zahmet u lodh, u mundua. Sa të bën zahmeti? Sa të bën mundimi (puna)?, sa duhet të të paguaj për këtë punë?


TAKSIRAT m. bised.

  1. Fatkeqësi; brengë ose shqetësim i madh. Taksirat i madh. Ç'qe ky taksirat! E gjeti një taksirat. Mbaruan taksiratet. E zuri taksirati: e zuri një e keqe që duhet ta heqë; s'ka ç'bën. Taksirat e ka: do ta heq një të keqe, një vështirësi etj., s'ka ç'bën.
  2. E metë, faj; mëkat. Ia falën taksiratet. E zunë taksiratet. Ç'taksirat kam unë?! ç'kam bërë unë, ç'faj kam unë, pse duhet të vuaj edhe unë për një faj a gabim që s'e kam bërë!?
 
Top