• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush e ndërtoi në të vërtetë Sfinksin?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,939
Pikët
113
Vendndodhja
Që në kohërat e lashta, Sfinksi mendohet të ketë qenë një simbol i dijes mbinjerëzore, të përftuar nga egjiptianët e lashtë. Por a është ndërtuar vërtetë nga faraonët konstruksioni gjigand? Apo mos statuja i përket një kohe shumë më të hershme se sa qytetërimi egjiptian?

Gjeologu Robert M. Schoch beson se Sfinksi në fakt është krijuar më shumë se 7000 vjet më parë – në fundin e Epokës së Gurit. Prova e tij vjen prej rezultateve të ekzaminimit që u është bërë kanaleve të erozionit, që bëjnë të mendohet se mbi gur kanë rënë sasi të mëdha shiu. Gjatë kohës së faraonëve, nuk ka rënë aq shi sa për të prodhuar shenja të tilla. Dhe kjo do të thotë se statuja është ndërtuar më herët – 7000 vjet më parë, kur në rajon kishte shumë shira.

Egjiptologu John Anthony Uest është mbështetës i kësaj teorie: “Koka është shumë e vogël për statujën. Më parë ajo duhet të ketë paraqitur diçka tjetër”.

Koka është gjithashtu më e errët, më e fortë dhe më e rëndë se sa pjesa tjetër e statujës. Uesti është i bindur se një qytetërim i përparuar mistik ka sunduar Egjiptin në të kaluarën. Studime të mëtejshëm mund të ndihmojnë për të provuar këtë teori, por qeveria egjiptpiane refuzon që të lejojë investigime të mëtejshme. E vërteta është se legjenda që rrethon Sfinksin mbush arkat e atyre që shkruajnë për të. Qofshin këta historianë, studiues apo qeveria egjiptiane./Bota.al
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,939
Pikët
113
Vendndodhja
Simboli i sfinksit

Sfinksi egjiptian është i lidhur ngushtë me legjendën Greke të Edipit, i cili ishte i pari qe zgjidhi enigmën e famshme të krijesës misterioze me trupin e një luani me krahë dhe kokën e një gruaje që ndodhej ne shtigjet që të çonin për në Tebë.
Çdo njeri që kaloi ne shtegun e saj sfinksi i drejtohej me pyetjen: "Cila është ajo kafshë që në mëngjes ecën me katër këmbë, në mesditë në dy këmbë dhe në mbrëmje në tre këmbë?"
Ata që nuk arrinin t'i përgjigjeshin enigmës ajo i shkatërronte menjëherë.
Edipi u përgjigj se kjo kafshe ishte vetë njeriu, i cili në fëmijëri zvarritej me duart dhe gjunjët, në burrëri qëndronte drejtë, dhe në pleqëri ecte duke u mbështetur ne një shkop.
Duke zbuluar njeriun që e dinte përgjigjen e enigmës se saj, sfinksi e hodhi veten nga shkëmbi dhe u shkatërrua.

Por ka edhe një përgjigje tjetër për enigmën e sfinksit, një përgjigje e zbuluar më së miri nga një shqyrtim i vlerave të numrave të Pitagorës. 4, 2 dhe 3 prodhojnë shumën e 9, që është numri natyror i njeriut dhe gjithashtu i botëve të ulëta.
4 përfaqëson njeriun injorant, 2 njeriun intelektual dhe 3 njeriun shpirtëror.
Njerëzimi foshnje ecën në katër këmbë, duke evoluar ecën në dy këmbë, dhe në fuqinë e mendjes së tij magusi i ndriçuar mbështetet tek shkopi i mençurisë.
Sfinksi është misteri i Natyrës, mishërimi i doktrinës së fshehtë dhe të gjithë ata që nuk mund ta zgjidhin enigmën e saj do te zhduken. Të kalosh provën e sfinksin është të arrish pavdekësinë personale.

Mësimet Sekrete të të gjitha kohërave - Manly P. Hall

1592780678113.png
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,349
Pikët
113
Me sa duket e paska ndertuar Edipi! Marrin gjera sa lart e poshte dhe nje zot e di se per cfare shkruajne.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,921
Pikët
113
Hmmmmm edhe pastaj me thoni pse shan 😈 , ik se nuk e shkruaj fare ca kisha per te thene se acarohem kot , eshte dhe vone jo per gje.
 
Top