• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush e shkroi Biblën? Si krahasohet ajo me libra të tjerë "të shenjtë"?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Kurani erdhi nga Muhamedi. Libri i Mormonit erdhi nga Jozef Smithi. Por Bibla është unike midis librave të shenjtë në botë. Ajo nuk u shkrua nga një person. Përkundrazi, Dhiata e Vjetër dhe ajo e Re u shkruan nga 40 autorë të ndryshëm, në Azi, Afrikë dhe Europë, në një kohështrirje prej 1600 vjetësh.

Shkruesit e Biblës--edhe pse kaq të shpërndarë në kohë--përçojnë të gjithë të njëjtin mesazh bazë: Perëndia që krijoi qiejtë dhe tokën ka siguruar një mënyrë që njerëzit ta njohin Atë personalisht.

Përveç autorësisë unike, Bibla përmban një sasi të madhe profecish që janë përmbushur deri në detaje. Për shembull, profetë të ndryshëm të Dhiatës së Vjetër kanë thënë mbi 300 profeci specifike në lidhje me ardhjen e Mesias, dmth, ku do të lindej, ku do të rritej, etj. Këto profeci u përmbushën në mënyrë të përsosur nga Jezu Krishti qindra vjet më vonë. Këto dhe shumë profeci të tjera të përmbushura tregojnë pse autorët me të drejtë shkruan, "Kështu thotë Zoti..."--ata po flisnin për Atë që e di "fundin që nga fillimi



Më shumë për profecitë e Biblës.

Shtatëqind vjet para se të lindej Jezusi, në librin e Isaias (në Dhiatën e Vjetër) u shkruan profeci për ardhjen e Mesias. Jezusi përmbushi jo vetëm këto profeci, por përmbushi mbi 300 profeci të tjera specifike për Mesian që gjenden në gjithë Dhiatën e Vjetër. Më poshtë jepen vetëm disa nga ato që gjenden në librin e Isaias të krahasuara me Dhiatën e Re...
Profecitë e Dhiatës së Vjetër Plotësimi në Dhiatën e Re
Lindur nga një virgjëreshë
Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel (që do të thotë, Perëndia me ne, Shën i red.). (Isaia 7:14) Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Fryma e Shenjtë...
Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus. (Mateu 1:18,24,25)
Shërbesë me mrekulli
Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. (Isaia 35:5,6) Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni: Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.'" (Mateu 11:4,5)
Vdiq për mëkatet e njerëzimit
"Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve." (Isaia 53:5,6)

...sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve, (Isaia 53:12b) "Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën e vet për delet." (Gjoni 10:11)

Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë". (Luka 18:31-33)

Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin. Dhe ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën sipër një mantel të purpurt, dhe thoshin: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve"; dhe i binin me shuplaka. (Gjoni 19:1-3)

Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota", ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes... (Gjoni 19:17-18)

Komentet e Jezusit mbi profecitë e Dhiatës së Vjetër për veten e Tij:

-- "Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua." (Gjoni 5:39)

-- "Në qoftë se ju do t'i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua." (Gjoni 5:46)

-- Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë." (Luka 18:31-33)

Pasi u ringjall së vdekuri...

-- Atëherë ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët! Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?". Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.. (Luka 24:25-27)

-- Pastaj u tha atyre: "Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet". Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet, dhe u tha atyre: "Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. (Luka 24:44-48)
Gjithashtu arkeologjia në mënyrë të vazhdueshme konfirmon emrat e njerëzve, ngjarjet historike dhe detajet gjeografike saktësisht siç jepen në Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Megjithëse arkeologjia nuk mund të provojë të vërtetën shpirtërore të Biblës, zbulimet tregojnë besueshmërinë e Biblës si dokument historik.
Më shumë për arkeologjinë e Biblës.

Zbulime të mëdha arkeologjike
ZBULIME ARKEOLOGJIKE RËNDËSIA
Pllakat Mari Mbi 20,000 pllaka kuneiforme, që datojnë nga koha e Abrahamit, shpjegojnë shumë nga traditat e patriarkëve tek Zanafilla.
Pllakat Ebla Mbi 20,000 pllaka, shumë prej të cilave përmbajnë ligje të ngjashme me kodin e Ligjit të Përtërirë. Identifikohen pesë qytetet e fushës tek Zanafilla 14 (Sodom, Gomorra, Admah, Ceboim, dhe Coar) që mendoheshin se ishin të trilluar.
Pllakat Nuzi Ato përshkruajnë zakone të shekujve të 14-të dhe të 15-të paralele me ato që tregohen tek përshkrimet për patriarkët, si psh që shërbëtoret iu lindnin fëmijë grave shterpa.
Shtylla e zezë Provoi që ligjet e shkruara ekzistonin tre shekuj para Ligjeve të Moisiut.
Muret e tempullit të Karnakut, Egjipt Një referencë për Abrahamin që i përket shek. të 10-të para Krishtit.
Ligjet e Eshnunna-s (rr. 1950 Para Kr.)

Kodi Lipit-Ishtar (rr. 1860 Para Kr.)

Ligjet e Hammurabit (rr. 1700 Para Kr.)
Tregojnë që kodet ligjore të Pentateukut nuk ishin tepër të sofistikuara për atë periudhë.
Pllakat e Ras Shamra-s Japin informacion mbi poezinë hebreje.
Letrat e Lakishit Përshkruajnë pushtimin e Judës nga Nebukadnecari dhe japin informacion për kohën e Jeremias.
Vula e Gedaliahut Për Gedaliahun flitet tek 2 Mbretërve 25:22.
Cilindri i Kirit Vërteton përshkrimin biblik të dekretit të Kirit për të lejuar hebrenjtë të rindërtonin tempullin në Jerusalem (shih 2 Kronikave 36:23; Ezra 1:2-4).
Guri Moabit Jep informacion për Omrin, mbretin e gjashtë të Izraelit.
Obelisku i zi i Shalmaneserit III Ilustron si Jehut, mbretit të Izraelit, iu desh t'i nënshtrohej mbretit të Asirisë.
Prizmi i Taylor-it Përmban një tekst asirian që përshkruan sulmin e Senakeribit mbi Jerusalemin në kohën e Ezekias, mbretit të Judës.

AKUZA NGA KRITIKËT NË TË KALUARËN PERGJIGJIET NGA ARKEOLOGJIA
Moisiu nuk mund ta ketë shkruar Pentateukun sepse në kohën e tij shkrimi nuk ekzistonte. Shkrimi ekzistonte shumë shekuj para Moisiut.
Uri, qyteti nga i cili doli Abrahami nuk ekziston. Uri u zbulua. Njëra nga kolonat kishte mbishkrimin "Abram."
Qyteti i ndërtuar mbi shkëmb, i quajtur "Petra" nuk ekziston. Petra u zbulua.
Historia e rënies së Jerikosë është legjendë. Qyteti nuk ka ekzistuar. Qyteti u gjet dhe u gërmua. U pa se muret kishin rënë në të njëjtën mënyrë siç përshkruhet në Bibël.
"Hitejtë" nuk kanë ekzistuar. Janë gjetur qindra referenca për qytetërimin mahnitës Hite. Madje mund të marrësh edhe një doktoratë për studime Hiteje në universitetin e Çikagos.
Belshazari nuk ka qenë mbret i vërtetë i Babilonisë; ai nuk gjendet në dokumente. Pllakat e Babilonisë përshkruajnë sundimin e këtij koregjenti dhe biri të Nabonidit.
Gjithashtu, krahasuar me shkrime të tjera të vjetra, Bibla është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer me kalimin e kohës. Në kontrast me vetëm shtatë dorëshkrime ekzistuese të shkrimeve të Platonit, ka mbi 5,000 dorëshkrime të Dhiatës së Re. Dhe kur tekstet e këtyre volumeve krahasohen me njëri-tjetrin, del se përputhen 99.5%
Më shumë për dorëshkrimet.

Ja si krahasohet Dhiata e Re me shkrime të tjera të lashta*:
Autori Libri Data e
shkrimit Kopjet më të
hershme Hapësira
kohore Nr. i
kopjeve
Homer Iliada 800 Para Kr. rr. 400 Para Kr. rr. 400 vjet. 643
Herodoti Histori 480-425 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,350 vjet. 8
Tukididi Histori 460-400 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,300 vjet. 8
Platoni 400 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,300 vjet. 7
Demosteni 300 Para Kr. rr. 1100 Pas Kr. rr. 1,400 vjet. 200
Cezari Luftrat
Galike 100-44 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,000 vjet. 10
Taciti Analet 100 Pas Kr. rr. 1100 Pas Kr. rr. 1,000 vjet. 20
Plini
i Riu Historia e
natyrës 61-113 Pas Kr. rr. A.D. 850 rr. 7500 vjet. 7
Dhiata e Re 50-100 Pas Kr. rr. 114 Pas Kr. (pjesë)

rr. 200 Pas Kr. (libra)

rr. 325 Pas Kr. (Dh. R. E plotë) rr. +50 vjet.

rr. 100 vjet.

rr. 225 vjet. 5366

*McDowell, Josh. The New Evidence that Demands a Verdict (Thomas Nelson Publishers, 1999), p. 55. (Tani edhe në shqip, Fakte të reja që kërkojnë vendim)

Kthehu tek artikulli

Për një shembull të asaj që paraqitet në njërin nga ungjijtë, klikoni këtu.

Ungjijtë paraqiten si fakte të pangjyrosura, "kështu ndodhi." Edhe mrekullitë e Jezusit përshkruhen pa sensacionalizëm apo misticizëm. Një shembull tipik është ngjarja e përshkruar te Luka, kapitulli 8, ku Jezusi kthen përsëri në jetë një vajzë të vogël. Vini re detajet dhe qartësinë në raportim:

Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës ; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij, sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje.

Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij. Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri, iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.

Dhe Jezusi tha: "Kush më preku?". Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: "Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: "Kush më preku?". Por Jezusi tha: "Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje".

Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast. Dhe ai i tha: "Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!".

Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: "Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin".
Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: "Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë". Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës. Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: "Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle". Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.

Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: "Vajzë, çohu!". Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t'i jepnin të hante.

Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç'kishte ndodhur.

Ashtu si edhe tregime të tjera kur Jezusi ka shëruar njerëz, edhe ky tingëllon autentik. Po të ishte i trilluar, disa pjesë do të ishin shkruar ndryshe. Për shembull, në një tregim të trilluar nuk do të kishte ndërprerje nga diçka tjetër. Po të ishte i trilluar, njerëzit në zi nuk do të qeshnin; mund të inatoseshin, të lëndoheshin, por jo të qeshnin. Dhe po të ishte i trilluar, a do t'i kishte urdhëruar Jezusi prindërit të heshtnin? Shërimi ishte diçka e madhe. Por jeta e vërtetë nuk është gjithmonë si në libra. Ka ndërprerje. Njerëzit reagojnë në mënyra të çuditshme. Dhe Jezusi kishte arsyet e veta që nuk donte që kjo të merrej vesh.

Prova më e mirë për autenticitetin e ungjijve është t'i lexosh vetë. A duket si raportim i ngjarjeve reale apo të trilluara? Nëse reale, atëherë Perëndia na e ka zbuluar Veten neve. Jezusi erdhi, jetoi, mësoi, frymëzoi dhe u dha jetë miliona njerëzve që lexojnë fjalët dhe jetën e Tij sot. Shumë njerëz e kanë përjetuar atë që Jezusi ka thënë në ungjijtë: "Unë erdha që ato të kenë jetë dhe ta kenë atë me bollëk." (Gjoni 10:10)
 
Top