• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush e shkroi Dhiatën e Re? Pse të mos e pranojmë apokrifën, ungjijtë gnostikë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Ka arsye të forta për t'i besuar listës së sotme të librave të Dhiatës së Re. Shkruesit e ungjijve, Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, u përmendën edhe më përpara si burime të besueshme, dy prej të cilëve kishin qenë ndjekës të ngushtë të Jezusit. Edhe autorët e tjerë të Dhiatës së Re konsiderohen të besueshëm: Jakobi dhe Juda (gjysmë vëllezër të Jezus, të cilët në fillim nuk i besuan), Pjetri (një nga 12 apostujt), dhe Pali (të cilin Jezusi e bëri apostull pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij). Kisha i njihte këta burra dhe e dinte lidhjen e tyre me Jezusin. Për më tepër, ajo që ata shkruan ishte në përputhje me ato që njerëzit kishin dëgjuar dhe parë vetë në lidhje me Jezusin dhe ua kishin përcjellë fëmijëve.

Kur dolën librat e tjerë qindra vjet më vonë (p.sh. ungjilli i Pjetrit, megjithëse Pjetri kishte kohë që kishte vdekur), nuk ishte e vështirë që kisha t'i dallonte si të rreme, si falsifikime.

Një shembull tjetër është ungjilli i Thomait (të cilit Muhamedi i referohet në Kuran). Ungjilli i Thomait u shkrua rreth 140 pas Krishtit, shumë kohë pasi Thomai kishte vdekur. Megjithëse kishte disa ngjashmëri me ungjillin autentik të Mateut, përmbante mesazhe krejt të ndryshme. Përshkrimet e Jezusit nuk përputheshin me asnjë të vërtetë që kisha e hershme dinte për Të.

Ndërkohë që libra si ungjilli i Thomait u shkruan dhe qarkulluan në kishën e hershme, nuk ishte e vështirë që njerëzit të dallonin falsifikimet. Shkrime të tilla të rreme dhe ungjijtë gnostikë binin në kundërshtim me mësimet e njohura të Jezusit dhe të Dhiatës së Vjetër, dhe shpesh përmbanin gabime të shumta historike dhe gjeografike.18

Më në fund u bë e nevojshme të kishte një listë zyrtare të librave të Dhiatës së Re për arsyet e mëposhtme: 1) me martirizimin e të krishterëve librat po shkatërroheshin (prandaj, cilët duheshin mbrojtur?); 2) një listë e tillë ishte e rëndësishme në përkthimin e librave në gjuhën siriake dhe në latinishten e vjetër; 3) librat dhe mësimet e rreme po e sfidonin gjithnjë kishën dhe udhëheqja e kishës duhej të ishte e qartë. Në vitin 367 pas Krishtit, Athanasi bëri në mënyrë formale listën e 27 librave të Dhiatës së Re (të njëjtën listë që kemi sot). Shumë shpejt pas tij, Jeromi dhe Augustini qarkulluan të njëjtën listë.
 
Top