• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush ishte ambasadori italian dhe karabinieri që u vranë gjatë një tentative për rrëmbim në Kongo?

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
22,517
Pikët
113
/ Kush ishte ambasadori italian dhe karabinieri që u vranë gjatë një tentative për rrëmbim në Kongo?

Luca Attanasio vetëm 43 vjeç, ishte një nga ambasadorët më të rinj të Italisë në botë.
Featured image of article: FOTOT/ Kush ishte ambasadori italian dhe karabinieri që u vranë gjatë një tentative për rrëmbim në Kongo?
Luca Attanasio dhe Vittorio Iacovacci
23 Shkurt, 2021 11:08
Ambasadroi italian, Luca Attanasio gjatë një tentative për rrëmbim u vra ditën e djeshme në Kongo së bashku më shoferin e tij.
Po kush ishte karriera e Luca Attanasio?
Luca Attanasio vetëm 43 vjeç, ishte një nga ambasadorët më të rinj të Italisë në botë. Në vitin 2003 Luca e filloi karrierën e tij diplomartike në Drejtorinë e Përgjithshme për Afrikën. Më pas në vitin 2006-2010 Luca ishte shefi i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën e Italisë në Bern, ndërsa më pas deri në vitin 2013 ishte konsulli i përgjithshëm në Marok. Në vitin 2015 u vendos si këshilltari i parë në ambasadën italiane në Nigeri, dhe në vitin 2017 u vendos si shefi i misionit në Kongo
Familja e tij dhe arritjet
Attanasio ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë të vegjël. Që nga viti 2017 Luca së bashku me familjen e tij jetonte në Kongo. Attanasio në vitin 2010 mori Çmimin Ndërkombëtar të Paqes ‘Nassiriya për paqen’, për kontributin që ka dhënë për realizimin e projekteve të rëndësishme humanitare.

“Ai i ambasadorit është një mision, ndonjëherë edhe i rrezikshëm, por ne kemi për detyrë të udhëheqim me shembull. Roli ynë, roli i ambasadës, është të jemi afër italianëve, kryesisht misionarë dhe disa njerëz laikë, të cilët të gjithë jetojnë së bashku duke ndarë fatin e banorëve kongolezë. Gruaja ime dhe unë jetojmë në Kongo me të gjithë familjen, tre fëmijë të vegjël. Dikush është i befasuar nga kjo zgjedhje, veçanërisht për rreziqet që përfshin, por është detyra jonë të udhëheqim me shembull,” ka thënë Attanasio.
1 / 3

Luca Attanasio











Karabinieri i vrarë
Vittorio Iacovacci është karabineri i vrarë ditën e djeshme gjatë sulmit në Kongo. Ai ishte vetëm 30 vjeç dhe ishte nga provinca e Latinës. 30-vjeçari ishte i fejuar dhe këtë verë do të kthehej në Itali për të kurorëzuar dashurinë e tij më të fejuarën.
1 / 2

Vittorio Iacovacci



(I.A/dosja.al)
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
10,525
Pikët
113
E dëgjova dje në radio...
dhe ishte zonë e sigurt ajo ku ndodhi ngjarja...
Më bëri përshtypje komenti i gazetarit.... Kongos i janë lëshuar si hiena kompani shumëkombëshe...
trupat e ONU shpeshherë bëjnl sehir ose ndërhyjnë në shpërnguljen e banorëve në favor të kompanive...
Kjo ka krijuar 5 milion refugjatë
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
22,517
Pikët
113
Vrasja e ambasadoreve, shpesh ka beje me fshehje aferash te medha,..

Gjynaf se sh te rinj te dy.

Ky karabinieri, tamam ftyre shqiptari,..
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,868
Pikët
113
E dëgjova dje në radio...
dhe ishte zonë e sigurt ajo ku ndodhi ngjarja...
Më bëri përshtypje komenti i gazetarit.... Kongos i janë lëshuar si hiena kompani shumëkombëshe...
trupat e ONU shpeshherë bëjnl sehir ose ndërhyjnë në shpërnguljen e banorëve në favor të kompanive...
Kjo ka krijuar 5 milion refugjatë
Association Internationale AFRICAINE, ishte një shoqëri e themeluar në vitin 1876 për të kordinuar punën humanitare ndërkombëtare dhe shkencore në Afrikë.
Flamurin e kishte aPO IDENTIK me do te tjere,keta i shtuan vetem ca...ZVEZDA me sume.
330px-Flag_of_Congo_Free_State.svg.png

TANI....kto emertohen ndryshe ose (midis te tjerash).....fonde bamirese per vendet ne zhvillim.
Ka dhe ne........troje te TILLA.

Tenkju.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
13,261
Pikët
113
Ama ky rast nuk ka te beje me neve odhbanese ? as nuk ka patur detyre e as mision nga neve e as ata vrasesit nuk: goood luuuckyyy, luuuuckyyy, luuuckyyy! 😲
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,868
Pikët
113
Ose paralajmërime....
Toka asht e xanme
Burimi i konfliktit(eve) janë.... BURIMET NATYRore, shfrytezimi sistematik dhe trafikimi i te cilave, ne kontekstin e nje konflikti(EVE) mund(PA mundet apo mbase-korrigjimi IM) te çoje ne shkelje(t) me serioze te....
të drejtave të njeriut,
shkelje të ligjit(eve) ndërkombëtar(e) humanitar(e te DARIT-apet shenimi im) ose zbatim të ligjit(eve) penal(e) nderkombëtar(e-te KURACIT-apet VEDA)......1994 QO.

Thone qe ne bote,prodhohet jedan mineral apo 1800 t ne vit.Vetem AQE nxirren = 700 TON + komshija apo i NJEJTI Komb 500 TON,qe i bie trecereku....me duket.
Nje FIGURE e ka definuar...lol KESHTU = El CELULAR.
Nje media prestixhoze i ka vene VULEN.....THESARI(ET) jane ....<mallkimi> i ketij vendi.

330px-Conflict_minerals_961w.jpg

PS: Poshtersia dhe HIPOKRIZIA e modernizmit....Shteti ESHTE ne.... vend te paraFUNDIT,aPO me i VARFERI ne BOTE.
DUHEJ te ISHTE....e KUNDERTA.
Dhe NUK ka gjasa ta kene fajin Rusia apo Kina,lere me Korea e Veriut.

FAZITI.....


Bukur ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh!!!!!

ashtna apo jo latine???

MBASE.

KLM.


 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
4,173
Pikët
113
sot pyeta nje shok te punes, kongolez per ngjarjen ne fjale,
- ç'donte ne Goma ai, - qe pergjigjia e tij, (goma eshte qyteti kryesor ne veri-lindje ku nxirret kobalti, qe e perdorin per kompjutrat dhe telefonat)
- po njerzit jane te lire te shohin, te hyjne ne muhabet me drejtuesit lokale, apo njerzit e thjeshte,- iu pergjigja,- megjithse aty ne goma perplasen interesat e shum vendeve perendimore.
- Pjer, jo vetem kjo, po aty nje pjese te territorit dhe prodhimit e kontrrollon Kagami, ai fut hundet gjithmon aty, - dhe po me tregonte ate qe une e kisha ndigjuar me dhjetra here nga ai, se; e keqja e kongos vinte nga nderhyrja e kagamit te ruandes, njesoj si afganet qe ankoheshin se e keqja e afganistanit iu vinte nga pakistani qe iu fuste:dergonte gjithmone talibane te armatosur,
 

Marla

.
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
2,730
Pikët
113
sot pyeta nje shok te punes, kongolez per ngjarjen ne fjale,
- ç'donte ne Goma ai, - qe pergjigjia e tij, (goma eshte qyteti kryesor ne veri-lindje ku nxirret kobalti, qe e perdorin per kompjutrat dhe telefonat)
- po njerzit jane te lire te shohin, te hyjne ne muhabet me drejtuesit lokale, apo njerzit e thjeshte,- iu pergjigja,- megjithse aty ne goma perplasen interesat e shum vendeve perendimore.
- Pjer, jo vetem kjo, po aty nje pjese te territorit dhe prodhimit e kontrrollon Kagami, ai fut hundet gjithmon aty, - dhe po me tregonte ate qe une e kisha ndigjuar me dhjetra here nga ai, se; e keqja e kongos vinte nga nderhyrja e kagamit te ruandes, njesoj si afganet qe ankoheshin se e keqja e afganistanit iu vinte nga pakistani qe iu fuste:dergonte gjithmone talibane te armatosur,
Italianet jane mafioza duan te perfitojne ne cdo situate.

Pastaj nuk te vret njeri kot jo.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
10,525
Pikët
113
Nuk po flisja mbi baze steriotipesh por mbi baze gjykimi personal :)
Italianët i kanë marrë ca dacka andej nga Libia dhe Egjipti.... për llogari të francezëve...
Italianët duken si furba po.... e hanë sa....
Francezët... nuk ka më të liq se francezët.... kanë gisht në ç'do cep të Afrikës
 
Top