• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush ishte Farlati dhe cfare fshihet pas Illyricum Sacrum

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
1581749760208.png

Nga nje parlametar Hungarez, 1890, F. 85

[..."Duka i Shen Saves legalizohet vetem ne se zgjdidhet nga Mbreti i Bosnjes, Rashkes, Ilirise dhe vetem kur menjehere pas zgjedhjes betohet per besnikeri ne duart e Madherise se tij. Perndryshe do te ndeshkohet nga Mbreti....”]
"Jezuiti Farlati, i cili na jep kete citim, duket qarte se e ka marre pa verifikim nga familja Vladimirovc. Po bej kete koment sepse megjithese eshte e mundshme qe pjesa tjeter e citimit te bazohet ne fakte konkrete dhe dokumenta te verteta (perkunder kesaj me siper). Sidoqofte, forma me te cilen na transmeton Farlato, sipas mendimit tim konsiderohet fallsifikim, njelloj sikurse shume dokumenta Boshnjake te cilat jane pak a shume doktorruar per arye fetare ose private. Mes te tjerave, une kam arsyet e meposhtme per ta konsideruar kete dokument si fallsifikim:

“Iliria’ qe ketu permendet ne titullin e mbretit, as qe njihej ne Bosnje. Ne mesjete dihej vetem qe Iliria ishte nje shprehje gjeografike qe nga koha e romakeve. Emri Iliri nuk figuron ne asnje dokument te besueshem, dhe eshte thjesht nje shpikje e propagandes Katolike-Kroate qe origjinon nga prej kohes se Jezuitit Farlato, i cili u perpoq me tere forcen te ndertoje provincen Ilire te antikitetit nden udheheqjen e Kroateve per te garantuar unitet kombetar dhe dhe fetar. Qe Stefan Vukshish kishte rene dakord asokohe me permbatjen e ketyre shenimeve nuk eshte edhe kjo e besushme, pasi ky u fundit u be Duke kohe me vone. Titulli 'Ban i Jajces' qe i eshte dhene Radivojit eshte bere shume me vone se sa na e paraqet Farlato. Altamanovici ne kete dokument na jepet si “Prefekt i Mbreterise Tone Serbe”; mirepo Despotati Serb u krijua jo me pare se 1458 nga Mathias Huniadi per djalin e Mbret Tomasit (te Bosnjes- shenim Zet). Deri para 1458, mbreterit Boshnjake as kishin poseduar dhe as e kishin cilesuar Serbine si te vecante nga Rashka."

I njejti autor verteton me fakte se Nemanjat/Dushanet dhe tere familja e tyre, asnjehere dhe ne asnje kohe nuk kane perdorur emblema (Coat of Arms) as ne vulat dhe as ne monedhat qe kane prere. E vetmja embleme e Serbise ka qene Kryqi, dhe ky shume me vone.
 
Last edited:

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
I jam pergjigjur dikur nje anetari te forumit kur po diskutonim per emrin antik te Shkodres dhe detit Adriatik se Farlati nuk duhej pare si bibel dhe se ishte i dyshimte ne citimet e tij. Per fat te keq i kane hequr shumicen e postimeve.
 

The.Mask

Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
507
Pikët
18
Vendndodhja
Dibër
Dhe thelbi i shkrimit apo zbulimit tand kush eshte?

Cfare ke gjetur dhe si i sherben historise shqiptare kjo gje?
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
Nuk shkruaj moralizime dhe as bej studime qe 'sherbejne'. Studimet i sherbejne vetem saktesise dhe drejtesise. Ajo qe kam shkruar ketu, domethene se nuk ka pasur Despotat Serb deri ne 1458 vlen me shume se tere Illyricum Sacrum dhe per te perdorur nje shprehje te nje tipi te zgjuar ketu, 'te patriotizmit me flamur'.

Ndersa Farlati, por ata qe kane marre mundimin te citojne aty-ketu, u kam bere te qarte se perdredhja e fakteve shkon ne te kunderten e historise se Shqiptareve. Kush deshiron, le te vazhdoje t'i vendose kapakun e librit ne facebook.
 
Last edited:

The.Mask

Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
507
Pikët
18
Vendndodhja
Dibër
Nuk ka pas deapotat serv?

Po mbrereri serve ka pas der ne 1390?

Po Brankovicet ne cfare tokash sundonin?

Nje gje eshte e vertete, Despotati Serv vetem kosoven e Verit ka pas nen kontroll der ne 1439, pjesa tjeter ishte nen Dukgjinet , Kastriotet dhe Balshajt.

Ne 1439 Osmanet de juro kapin Despoatin serv.

Ky gjysem shtet ishte praktikisht pjese e Perandorise Osmane por neper harta del edhe me kufijte e vet.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
Ishin vasale te Hungarise dhe nden-vasale te Bosnjes.
Mos me shit dengla me njohurite e tua te kufizuara, qe edhe ato jane referenca nga librat e daktilografuar ne Serbi.
 
Top