• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,370
Pikët
113
Vendndodhja


Edhe 27 vjet pas vdekjes së tij, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit.

Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij.

“Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito. Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytë i prejardhjes së Tito-s, flet se ai ka qenë fëmijë jashtëmartesor i nënës Maria dhe njëfarë jevgu polak, një industrialisti të famshëm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herë pas here.

Pohimin për prejardhjen hebreje dhe jo kroate të Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, në librin e tij "Jovanka Broz – bashkësunduesja e Titos", që është botuar pak kohë më parë në Beograd.

Që prejardhja e mareshalit është e dyshimtë, krahas serbëve e kanë potencuar edhe fqinjët e tyre kroatët. Bashkëkombësit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare të biografisë së tij.

Shumë vepra që merren me këtë tematikë janë shkruar, ndërsa në internet mund të gjinden një mori dëshmish që tregojnë se “i biri më i madh jugosllav”, në të vërtetë ka qenë agjent i shumëfishtë me një rrjet bashkëpunëtoresh nëpër botë.

Thuhet se në vitin 1934 ai ka qenë spiun i shërbimit sekret britanik, pastaj i shërbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndërsa atij i mëveshët edhe roli i oficerit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë.

Në shkollën ushtarake austro-hungareze në Peçuj, ku thuhet të jetë shkolluar bashkë me Kërlezhen, Tito e kishte marrë identitetin e Josip Brozit kroat, gjë që i kishte mundësuar atij të lëvizte lirshëm nëpër të gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndërruar për shkak të nevojës, sepse siç thuhet, ai ishte arrestuar afër Novi Sadit, për shkak të një përdhunimi që kishte kryer, kështu që për t’iu shmangur burgut e kishte pranuar ndërrimin e identitetit dhe aktivitetet të tjera që i janë kërkuar.

“Pasi që Josip Brozi i vërtetë ka lindur në Vjenë, ndërsa Ambrozi, respektivisht Tito, në Poloni, kjo do të thotë se Kumrovaci është segment i trilluar i biografisë së Titos”, ka thënë Jokiq.

Edhe vetë Tito sikur i është shmangur shkuarjes në Kumrovac, vendin zyrtar të lindjes së tij. Për herë të parë e kishte vizituar shumë vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore. Ndërkaq të varri i gjoja prindërve të tij ai nuk ka shkuar asnjëherë.

Titon nuk e njohu as vëllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes së tij nga Kumrovaci është zbuluar nga të afërmit e tij (gjenerali Gjuriq), të cilët kanë pohuar se në vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellë vëllai biologjik i Josip Brozit, përndryshe punëtor hekurudhe në Hungari, që të takoheshin sërish pas shumë e shumë vjetësh.

Ai takim ishte fiasko i llojit të vet, pasi që vëllai i tij ka thënë se ai njeri nuk mund të jetë Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues në njërën dorë. Gjatë luftës gjermanët kishin lëshuar fletë-arrestin për Josip Brozin në Zagreb, ku në fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumëkush është pyetur se si një përpunues metalesh nga Zagoria mund të luante në piano, dhe pa gisht tregues të bëhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, përndryshe njohës i shquar i personalitetit të Titos, po ashtu pajtohet me teoritë për ndryshimin e identitetit të tij, mirëpo thotë se ato nuk janë parësore.

“Kanë ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur të zbulohej. Të gjitha këto momente janë pushuar me gjak dhe për këtë gjë askush nuk dinte. Nën rrethana të dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin që ka paraqitur rrezik për të. Në një protestë me bomba që kishte ngjarë në vitin 1928 bëhej fjalë për një person, mirëpo a ka ekzistuar dikush tjetër më herët, do të mbetet mister”, thotë Simiq.

Një shembull të ngjashëm merr edhe Momçilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerë të Vermahtit që ishin burgosur në fund të Luftës II Botërore janë pushkatuar vetëm pse e kanë njohur Titon nga shkolla në Peçuj si dhe mëkatet e tij. Duke u lavdëruar me këtë fakt, oficerët kishin kërkuar që të kontaktohej Titoja, duke shpresuar në një tretman të mirë, mirëpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kërkuar që ata të “pushkatoheshin”.

Dëshmitarët e vrarë

“Sipas principit të njëjtë janë eliminuar të gjithë dëshmitarët e identitetit të tij të vërtetë. Disa prej tyre janë likuiduar, të tjerët janë dërguar në Goli Otok dhe më pas i ka pritur fati i njëjtë”, thotë Jokiq.

Në njërën nga agjencitë më të famshme inteligjente, CIA, ekzistojnë materiale të panumërta për Titon, ndërsa kërkesat për të pasur qasje në to vijnë nga të gjitha anët.

Një mister të vërtetë paraqet edhe valixhja e zezë me të cilën ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk është ndarë kurrë. Në atë valixhe, pos të tjerash, dyshohet se kanë qenë edhe dokumentet që dëshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmët më simptomatike që do të duhej të zgjidhnin misterin për identitetin e Brozit janë ndërruar, po ashtu flasin në të mirë të dyshimeve. Në komunën Tuheli, ku janë regjistruar të gjithë paraardhësit e tij, pas vdekjes janë bërë ndryshime aq të mëdha sa që dokumenti nuk mund të quhet më valid.

Arsyet për këto ndryshime që i kanë dhënë falsifikatorët janë aq banale sa që mund të përkufizohen me marrëzi.

“Gjoja në dokument shkruante se ai ka lindur më 7 maj dhe për këtë arsye ishte përmirësuar kjo datë në 25 maj që të përshtatej si datë e mirë për festimin e ditëlindjes së Titos?! Me këtë udhë janë përmirësuar edhe disa fakte të tjera”, thotë Pera Simiq.

Sipas të dhënave zyrtare, Josip Broz ka lindur më 7 maj 1892 në Kumrovac të Kroacisë. Babai i tij ishte një fshatar i varfër, Franjo Broz, ndërsa e ëma Maria nga Sllovenia. Ai vdiq më 4 maj 1980, ndërsa çdo vit, në këtë datë në Shtëpinë e luleve në Beograd, ku është varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisë për t’i shënuar përvjetorët e vdekjes së tij.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Ai vdiq më 4 maj 1980, ndërsa çdo vit, në këtë datë në Shtëpinë e luleve në Beograd, ku është varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisë për t’i shënuar përvjetorët e vdekjes së tij.
Mendoj qe prane tije, te prehen dhe Enver Hoxha e Sali Berisha, keshtu Brari me shoket e tije nuk do lodhet duke shkuar sa ne nje varreze te nje tjeter per ti perkujtuar dhe vajtuar !
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,589
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Mendoj qe prane tije, te prehen dhe Enver Hoxha e Sali Berisha, keshtu Brari me shoket e tije nuk do lodhet duke shkuar sa ne nje varreze te nje tjeter per ti perkujtuar dhe vajtuar !
nuk krahasohet Enver Hoxha me Tito-n .. Enveri ishte per njo 10 here ma diktator se Tito ..
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

nuk krahasohet Enver Hoxha me Tito-n .. Enveri ishte per njo 10 here ma diktator se Tito ..
Nuk e krahasova.. kan qen shume miq, aq miq kan qene, sa Enveri i mbylli syte totalisht ndaj ceshtjes suaj ! Po ashtu dhe Birisha lol
 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

kur jesh kalama nje xhaxha ne lagjen tone na peralliste historira dhe ne e degjonim..

nje dizaj tregoj ky xhaxhua nje ngjarje..

vjen tha fan noli tha ne lagjen tone ktu aq e kaq vite me pare tha e meqe lagja jon tha ish fanoliste duallem ta presim ne tha..
un tha jesh femije tha xhaxhai e mbaj mend tha se gjyshi im apo babai im e pyeti fan nolin..
hiresiiii.. kush eshte qeveri e mire..?

fan noli i tha..

qeveri e mire eshte ajo qe i mbush popullit barkun me buke..

tere popplli tha e duar-trokiti..

pra po te nisemi nga qy kriter e te vleresojme shokin tito me shokne enver..

kush u dha me shum buke.. shqiptareve.. titua apo enveri..

le te analizojme..

duke medituar zonen kufitare..pa shkuar fare ne tirane e prishtine apo beograd e zagreb..



me shum buke u dha titua pejanve apo enveri tropojanve?
me shum buke u dha titua gjakovareve apo enveri kuksianve?
me shum buke u dha titua dragash-ianve apo enveri shistavecianve?
me shum buke u dha titua diber madh-ianve apo enveri peshkopi-bulqizo- shupez-ianve?
me shum buke u dha titua struganve apo enveri poradecianve..?

pa diskutim se titua u dha me shume..

aq shume sa ska te krahasuar..

po dalim tek shendetsia e mjekesia..

shendeto-mjekesia e epokes tito-kardeliane per shqiptaret e kosoves as qe krahasohet me shendeto mjekesine qe enveri u dha shqiptareve te shqiperise..
si nata me diten..

dita -tito--
nata-enveri..

cthon koqovaret sot kur i pyes me spond..

e mo zekir.. ishe ne kosov?
po isha..
si e le nanen?
valla smut e lash..
a e cove ne spital..
po e cova por faqja zez atje.. sherbimi shum i keq..
po mir or zeqir i them..
ne spitale te kohes tites a ki pas rast me cu kend tandin?
po more si jo..
po si po duket spitalet e kosoves sot me ato te kohes titos..? e pyes un..
zeqiri kthen kryet para mbrapa majtas djathtas e kur bindet se nuk po e ngon kush.. thot me za te ulet..
ngo zenun me thot.. spitalet e kohes titos kan qen te hatashme e ska fjal me i pershkrue kurse sot jan berllog e flliqsihane.. me spitale e me doktora e me motra medicinale..

qy pra ish marshall tita..

e ska kurnji far rendsie se prej ka ish e kush ish..

shkurt u dha buk njerzve..
dhe njeriu ne jugosllavi te tito kardelit.. ka hanger ma mir se ne sejcilin vend socialist e bile ma mire se trecereku i europes kapitaliste..

kjo eshte e verteta per titon..

llafet e tjera jan pallavra..

..
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,403
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Titoja ka qen nji Zagorac i Kruatcis.Babai i tij ka qen kruat ndersa nena sllovenk,e nji zone afer kufirit kruato-slloven.Per ta besuar se Titoja ka qen nga Kumroveci ,e kom takuar nji person qe ne takim te pare e pyta nese ishte i aferm me gjak me Titon.Dhe ai mu pergjigj duke me treguar kart identitetin e tij,ku Kumrovc figuronte vendlindja e tij,me emrin personal Dejan Igor.Bile kure per shaka i thonja emitoje Titon kure e shpetoi qeni nga bomba i ngjante tamam me ate uniformen ushtarake si Titoja partizan .



Vllasi ka pi kafe me Titon dhe ai thot se ska as nji dyshim se Tito ishte nji kruat me ndjenjen e afersis ilire -shqiptare per nga afriac e gjakut.


http://www.youtube.com/watch?v=hHXsaORhbJI``shqipe````shqipe````shqipe````shqipe``
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,890
Pikët
113
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

nuk krahasohet Enver Hoxha me Tito-n .. Enveri ishte per njo 10 here ma diktator se Tito ..
Coi lule tek varri busavata,por goli-otoket harrohen.
Ske qa me ba...
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

nuk krahasohet Enver Hoxha me Tito-n .. Enveri ishte per njo 10 here ma diktator se Tito ..
Sikur te ishte vetem 10 here,ishte mire !
Krushovi :
Turistat,natyrisht, nga njeher krijojne probleme,e nje here pyeta shokun Tito:"Me thuaj,si ja beni te kontrolloni turistat perendimor qe hyne ne Jugosllavi me makine ? Ne URSS kemi nje aparat burokratik shum te madh,qe mundohet te pengoje hyrjen e turisteve.
Beri nje te qeshur dhe u pergjigj:E dini,kemi zgjidhur problemin ne nje menyre te thjeshte.Turistet e padeshiruar,spiunat e te tjeret mund te hyne ne shtetin tone ne menyrat nga me te ndryshmet,pambarim.Kontrollet ne kufi nuk japin garanci kundrejt ketij rreziku,dhe ka dhe sisteme te tjera per te luftuar infiltrimin.Per kete ne shtetin tone rojet e kufirit nenshtrojne kundrejt turistit minimumin e kontrollit formal.E gjithe procedura kerkon pak minuta,sikur ne hyrje,edhe ne dalje nga vendi.Ne pergjithesi nuk kontrollohet as identiteti i personit.Njeri thote vetem thjeshtesisht per ku eshte drejtuar,rojet ngrene traun e postobllokut te kufirit e personi vazhdon.Kjo per njerezit qe vine ne Jugosllavi nga shtetet e tjera,dhe e njejta liri per jugosllavet qe shkojne jashte.Per shembull,tek ne ka shume minator qe lene Jugosllavin per te punuar per nje fare periudhe ne Gjermanin perendimore.Mjafton ti thone policis se kufirit:"Une po iki per te fituar para se dua te blej nje makine ",e policia i lejon te kaloje.".....

Shoku Tito me tha njeher qe ne 1963 Jugosllavia kishte perfituar nga turizmi i huaj 70 milion dollare.Kjo shifer mund te jete e pakonsiderueshme per Italin,Zvicren, Suedin,o shtete te tjera perendimore;por per çdo shtet socialist,bashke edhe per Bashkimin Sovietik, eshte nje shume e konsiderueshme.....
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,589
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Serafim , nuk kam nevoj te gënjejë , ne kohen e Titos e gjith Jugosllavia i ka pas te gjitha te mirat , bile edhe ma mirë se sot ne kohen e Thaqit ..
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,890
Pikët
113
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Prandaj i paguan me vone pasojat,pasardhesit e Titos!
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,589
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Prandaj i paguan me vone pasojat,pasardhesit e Titos!
ti duhesh me lind , mu rrit edhe pastaj me fol per diqka qe asht e panjohur per ty .
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,890
Pikët
113
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

kur jesh kalama nje xhaxha ne lagjen tone na peralliste historira dhe ne e degjonim..

nje dizaj tregoj ky xhaxhua nje ngjarje..

vjen tha fan noli tha ne lagjen tone ktu aq e kaq vite me pare tha e meqe lagja jon tha ish fanoliste duallem ta presim ne tha..
un tha jesh femije tha xhaxhai e mbaj mend tha se gjyshi im apo babai im e pyeti fan nolin..
hiresiiii.. kush eshte qeveri e mire..?

fan noli i tha..

qeveri e mire eshte ajo qe i mbush popullit barkun me buke..

tere popplli tha e duar-trokiti..

pra po te nisemi nga qy kriter e te vleresojme shokin tito me shokne enver..

kush u dha me shum buke.. shqiptareve.. titua apo enveri..

le te analizojme..

duke medituar zonen kufitare..pa shkuar fare ne tirane e prishtine apo beograd e zagreb..



me shum buke u dha titua pejanve apo enveri tropojanve?
me shum buke u dha titua gjakovareve apo enveri kuksianve?
me shum buke u dha titua dragash-ianve apo enveri shistavecianve?
me shum buke u dha titua diber madh-ianve apo enveri peshkopi-bulqizo- shupez-ianve?
me shum buke u dha titua struganve apo enveri poradecianve..?

pa diskutim se titua u dha me shume..

aq shume sa ska te krahasuar..

po dalim tek shendetsia e mjekesia..

shendeto-mjekesia e epokes tito-kardeliane per shqiptaret e kosoves as qe krahasohet me shendeto mjekesine qe enveri u dha shqiptareve te shqiperise..
si nata me diten..

dita -tito--
nata-enveri..

cthon koqovaret sot kur i pyes me spond..

e mo zekir.. ishe ne kosov?
po isha..
si e le nanen?
valla smut e lash..
a e cove ne spital..
po e cova por faqja zez atje.. sherbimi shum i keq..
po mir or zeqir i them..
ne spitale te kohes tites a ki pas rast me cu kend tandin?
po more si jo..
po si po duket spitalet e kosoves sot me ato te kohes titos..? e pyes un..
zeqiri kthen kryet para mbrapa majtas djathtas e kur bindet se nuk po e ngon kush.. thot me za te ulet..
ngo zenun me thot.. spitalet e kohes titos kan qen te hatashme e ska fjal me i pershkrue kurse sot jan berllog e flliqsihane.. me spitale e me doktora e me motra medicinale..

qy pra ish marshall tita..

e ska kurnji far rendsie se prej ka ish e kush ish..

shkurt u dha buk njerzve..
dhe njeriu ne jugosllavi te tito kardelit.. ka hanger ma mir se ne sejcilin vend socialist e bile ma mire se trecereku i europes kapitaliste..

kjo eshte e verteta per titon..

llafet e tjera jan pallavra..

..
Shqiperia eshte SHTET(me pasojat qe dihen).
Jugosllavia nuk ekziston me.
Qo eshte.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Serafim , nuk kam nevoj te gënjejë , ne kohen e Titos e gjith Jugosllavia i ka pas te gjitha te mirat , bile edhe ma mirë se sot ne kohen e Thaqit ..
"E di qe ti e di",se e ke jetuar,dhe e di mire.Te besoj.
Pa nivel jetese nuk krijon dot nje shtet te forte,e Jugosllavia ishte nje shtet,per meriten e Titos,qe peshonte ne arenen nderkombetare,shtet qe fitoi edhe forcen e neutralitetit kudrejt te dyja blloqeve.(Dhe Jugosllavia doli nga lufta e dyte boterore shume me e varfer dhe e renuar se Shqiperia.)
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,890
Pikët
113
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

ku jeton ti SystemA ?

edhe per cilat sisteme politike fol !!!!
Ne hene jetoj....
Sistemet politike i vendosi JALTA.
Qe mos ta zgjas.
Ca paten <fat> ndersa disa jo.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Prandaj i paguan me vone pasojat,pasardhesit e Titos!
Edhe me pasojat qe paguan,o pagojne,edhe me luften qe bene,prap jetojne me mire se shqiptaret,dhe kane shtete o aparat shteteror shume here me te mire se ai shqiptar.(Nuk po flas per Slloveni o Kroaci,por per Maqedoni,Mal te Zi e Bosnje.)
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,589
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Ne hene jetoj....
Sistemet politike i vendosi JALTA.
Qe mos ta zgjas.
Ca paten <fat> ndersa disa jo.
NUK JETON NE HëNë ; jeton ne Gjermani , PSE ????
 
Top