• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush pritet të gabojë të shkelë Kushtetutën?

Poeti

Anëtar i ri
Anëtar
May 2, 2011
Postime
4,539
Pikët
0
Vendndodhja
Ferizaj-Kosovë
Bota Sot | 11.06.2014 11:22 • Nijazi MUHAMEDI



Kushtrimimi i opozitës kosovare për emergjencë demokratike në situatën paselektorale,që solli homogjenizimin e saj rreth një blloku të strukturuar në koalicion të gjerë,ose koalicion të madh me LDK-në si parti hegjemone në krye të koalicionit,përbën një ndërhyrje demokratike tipike për të kapërcyer situata “emergjencash” demokratike të këtilla.Ndjeshmëria për të ndërhyrë në këtë situatë në këtë mënyrë kujtoj me shumë të drejtë që përbën veprimin më të mençur dhe politikisht më pragmatik të opozitës kosovare,aq më tepër se kjo erdhi si një ndërhyrje e parë , do të thosha, e pamësuar, e pashtytur nga jashtë,pra,një ndërhyrje autonome e faktorëve të jetës politike kosovare, dhe që mund të konsiderohet si një shenjë e një maturie politike kosovare të denjë për respekt. Replika ndaj kësaj që erdhi nga qeveria në ikje përmes profesorit të juridikut,H.Kuçi ,i cili u thirr në Kushtetutën,tregoi se në këtë hutim të mendjes së tyre përballë një veprimi të esëlluar të opozitës,dolën vetë të nxituar e jo “opozita”,prandaj është qeveria në ikje që duhet ta lexojë mirë kushtetutën dhe praktikat krahasimtare të mandatimeve dhe të mos e gënjejnë më tej veten dhe të tjerët se Kushtetuta do ta bllokojë nismën që ka marrë “opozita” për të bllokuar këta që janë në ikje dhe morën të vijnë prapë. Koalicioni i gjerë,është e kuptueshme,tash për tash,është akt,veprim politik që nuk mund të censurohet nga Kushtetuta,kurse ata që e kanë bërë këtë akt e dinë fare mirë se institucionalizimi i tij juridik do ndjekë procedurat normale institucionale,parlamentare që i parasheh kushtetuta,duke pritur radhën e mandatimit që do t’i vijë fituesit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë,LDK-së,pasiqë fituesi i parë i zgjedhjeve,PDK dhe koalicioni i certifikuar sipas ligjit si koalicion parazgjedhor brenda afatit të paraparë kushtetutshmërisht, do t’ia kthejë mandatimin Presidentes me arsyetimin se nuk ka mundur të krijojë shumicën parlamentare,respektivisht qeveritare,e kjo është një fakt që dihet që tani se do ndodhë kështu me mandatarin e parë. Koalicioni i gjerë,i krijuar nga partia e dytë fituese,LDK-ja,është koalicion paszgjedhor që nuk kalon nëpër procedura të certifikimit juridiko-kushtetues paraprak,kurse kushtetuta nuk e pengon formulën e zgjedhur për krijimin e shumicës qeveritare nga ana e partisë fituese,pra,nuk e pengon fituesin të mos zgjedhë për kryeministër një anëtar nga ndonjëra parti tjetër e lidhur në atë koalicion,si ka bërë në këtë rast LDK-ja me propozimin për Ramush Haradinajn,as nuk mund të pengohet si është bërë zgjedhja e kabinetit qeveritar, ashtu si janë marrë vesh anëtarët që kanë bërë koalicionin. Është poashtu e kuptueshme se Presidentja formalisht do t’ia japë mandatin për krijim të shumicës qeveritare partisë së dytë fituese,LDK-së përmes kryetarit të saj,gjegjësisht përmes bartësit të listës të partisë së dytë fituese,Isa Mustafës,e jo Ramush Haradinajt,që do të thotë se komunikimi “kushtetues” me Presidenten,në fazë të parë, kalon përmes kryetarit të LDK-së,pas kthimit të mandatit nga ana e PDK nga pamundësia për të krijuar shumicën qeveritare. Në praktikat krahasimtare të mandatimeve të partive fituese(Belgjikë,Norvegji)koalicionimi nuk është aq në duart e lira të partisë fituese,por,thënë kushtimisht,censurohet në disa aspekte nga ana e “mediatorit’ të mbretit(Belgjikë),ose nga kryetari i parlamentit(Norvegji),i cili i evaluon parakushtet e krijuara dhe motivet për koalicionim dhe parametrat e tjerë demokratikë që duhet t’i respektojë një koalicionim për të mirë të vendit dhe të demokracisë. Replikat e tjera që pasuan më pas nga dy profesorë,A.Kuçi dhe Dr.Arsim Bajrami se fituesi i parë,PDK-ja, mund të shpallë zgjedhje të reja është fare e paqëndrueshme si mundësi kushtetuese,dhe atëherë pikërisht shkilet rëndë Kushtetuta e Kosovës,se mund të cilësohet si veprim arbitrar,një lloj puçi autoritar.Kjo për arsye se partia e parë fituese që kthen mandatin se nuk mund të krijojë shumicën parlamentare,nuk mund të çojë vendin në zgjedhje të reja me vendim të vetin arbitrar dhe jashtë vendosjes së saj në parlament.Pra,propozimi i PDK-së në një situatë të tillë, do të mund të hidhej poshtë në Parlament me votat e shumicës që tash i ka siguruar “opozita” .Madje,edhe në demokracitë parlamentare ku shpërndarja e parlamentit është në duart e presidentit të vendit,nuk mund të ndodhë një shpërndarje e parlamentit pa argumente të forta se një krizë e kriijuar politike duhet t’i kthehet popullit për ta zgjidhur përmes zgjedhjeve të reja. Këtu,me këtë rast,nuk bëhet fjalë për krizë;kurse ndërhyrja eventuale e PDK-së, kur në rast të mossigurimit të shumicës,vendi të shkojë në zgjedhje të reja,duke “e penguar” Presidenten që mandatimin për krijimin e qeverisë t’ia kalonte partisë së dytë fituese,si e parasheh Kushtetuta(pra,LDK-së),ky do të ishte akt i vërtetë kundërkushtetues,një akt i ndërhyrjes “alla afrikançe”…
 

Poeti

Anëtar i ri
Anëtar
May 2, 2011
Postime
4,539
Pikët
0
Vendndodhja
Ferizaj-Kosovë
Përgjigje e: Kush pritet të gabojë të shkelë Kushtetutën?

Kushtetuta “dërgon” drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Publikuar: 14:27 / 11.06.2014




Vendosmëria e krerëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta “pensionojnë” kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, sipas analistëve, mund të ndikojë që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas tyre, interpretimi i dyanshëm i Kushtetutës, ka prodhuar një gjendje të paqartë.
Analisti Halil Matoshi, ka thënë për Telegrafin se pas marrëveshjes në mes tri partive politike (LDK-AAK-NISMA), është krijuar një situatë goxha problematike.

Sipas tij, kemi të bëjmë me dy tabore të cilat interpretojnë Kushtetutën e Kosovës në mënyra të ndryshme, duke shtuar se marrëveshjet politike janë legjitime dhe në bazë të tyre mund të veprohet.

“Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ardhur në pozitën e saj si pasojë e marrëveshjes, aso kohe, në mes tri partive politike (LDK,AKR PDK). Enver Hasani në komentarin e tij, bërë kësaj gjendje, po e thotë të kundërtën me këtë që ka ndodhur me rastin e Presidentes. Nëse i referohemi nenit 95.1 i Kushtetutës së Kosovës, ka të bëjë me shumicën parlamentare, e jo me atë zgjedhore. Koalicioni që arrin të ketë 61 deputetë, atëherë ata kanë të drejtë ta formojnë qeverinë. Partia e Thaçit po përballet me një bllok i krijuar nga opozita, që po dëshiron të formojnë qeverinë pa partinë e tij”, ka thënë Matoshi.

Madje Matoshi, ka deklaruar se nëse interpretimi i gjykatës kushtetuese e pamundëson një qeveri të përbërë nga LDK, AAK dhe Nisma, vendi shumë lehtë mund të shkoj përsëri në zgjedhje.

Analisti Krenar Gashi, ka deklaruar se iniciativa e partive politike: LDK, AAK dhe NISMA, e cila ka rezultuar me marrëveshje në mes tyre për formimin e qeverisë, nuk është antikushtetuese dhe e pamoralshme.

Megjithatë, sipas tij, gjendja e krijuar ka prodhuar një situatë e cila është konfliktuoze, për shkak se kemi të bëjmë me interpretimin e Kushtetutës, praktikat institucionale dhe parimet e demokracisë.

“Kushtetuta e parasheh që ata që e kanë shumicën e numrave në Kuvendin e Kosovës, ta marrin mandatin për formimin e qeverisë, ndërsa praktika institucionale tek ne ka qenë, që partia fituese e zgjedhjeve të mandatohet që ta formoj qeverinë”, ka theksuar ai.

Ndërsa i pyetur se si do të dilet nga ky ngërç, Gashi ka thënë se, nga situata e krijuar, pret që vendi t’i nënshtrohet edhe njëherë procesit zgjedhor. /Telegrafi/
 
Top