• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kuzhina tradicionale shqiptare

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Gatimi i lepurit

lepuri mund te gatuhet ne menyra te ndryshme

ja njera me e shpejta

pergatitja

pritet lepuri ne copa, marinohet me kripe dhe piper, kalohet ne miell, dhe skuqen me gjalp. Copat e skuqura vendosen ne nje tave. I hedh nje gote vere te kuqe dhe futen ne furre.

Nderkohe

ne enen e gjalpit skuqet nje qepe sa te marre ngjyre pastaj i hidhet nje luge miell dhe shuhet me uje ne te cilen eshte tretur knorr jane ato tabletat e pules. Pastaj i hidhet majdanoz, rigon, gjethe dafine, piper dhe kripe.

Pasi eshte bere salca i hidhet siper copave te lepurit.

Lihet ne furre ne 200 grade sa te marre te kuqerremte siper dhe hiqet.

E shoqeron me patate te skuqura ose pure patatesh.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Speca te gatuar ne tave dheje

Permbajtja per 2 veta:

6-7 speca

50 gr shehrije e ngjashme me orizin ne pamje

1 qepe e madhe

3 domate te pjekura mesatare

100 gr djathe i bardhe me yndyre

majdanoz

shume pak xhenxhefil (pluhur ose i fresket i grire holle)

vaj ulliri, kripe

nje luge salce domateje

uje me sy

Pastrojini specat mire nga farat .Grini holle qepen dhe domatet, po ashtu dhe majdanozin.Vendosini keto te fundit ne nje tas dhe siper shtojini dhe djathin e therrmuar, xhenxchefilin,salcen e shkrire ne pak uje,vajin e ullirit dhe pak kripe (nese djathi eshte i kripur mos i vini shume kripe).Perzijeni mire masen dhe lijeni pak sa xhenxhefili te leshoje pak arome . (shenim : xhenxhefili ka dhe veti djegese ndaj per kete arsye nuk shtova piper te zi kete here).

Me pas mbushini specat dhe vendosini ne tave duke i hedhur dhe pak vaj dhe uje me sy siper.Lerini te gatuhen ne zjarr te ulet.Servirini te nxehta.

Ju befshin mire!
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Per fergese ju duhen ingredientet e meposhtme:


qepe te fresketa
domate ose salce domate
speca
veze
djath i bardhe
vaj ulliri
kripe
piper i zi

*Te gjithe ingredientet pastrohen mire dhe priten

*Ne vajin e nxehte skuqen qepet dhe pastaj shtohen specat

*perzihen mire derisa te marrin nje ngjyre te arte

*Shtohen domatet apo salca e domateve. Perzihen mire me specat. Pas disa minutash shtohet djathi i prere ne copa te vogla. Kur ingredientet te jene lidhur mire me njeri-tjetrin shtohen vezet e rrahura dhe perzihen mire

ju befte mire
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Patėllxhanė tė mbushur
Pėr 4-5 persona duhen:
Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.
Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Mish role

Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Fėrgesė Tirane
Pėr 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Pastico me djathė

Pėr 4-5 persona duhen:

Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan caji, kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė 1 lugė gjelle.

Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Tavė Elbasani
Pėr 4-5 persona duhen:

Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Comlek me qepė
Pėr 4-5 persona duhen:

Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine
Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30 minuta.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Qofte tė fėrguara

Mishin e grire eshte mire ta vesh gjysem per gjysem vic me derr.se dalin me te shkrifta .po dhe vetem vic mire eshte.
Pėr 4-5 persona duhen:

Mish 1 filxhan caji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr, kripė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas dėshirės.
Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish lope; Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj.

Pulė me arra
Pėr 4-5 persona duhen:

Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.
Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati.
Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

MISH ME BAMJE ( me mish qingji behen me te mira)

Pergatitja:

Bamjet pastrohen duke u prere bishtin dhe sperkaten me uthull dhe me kripe mbulohen me uje te nxehte qe tu zbutet pushi.

Copat e mishit kaurdisen me qepe te grira holle me vaj ulliri, derisa qepa te marre ngjyre ari. pastaj shtohen speca te kuq dhe jeshile te grire, domate te grira, dhe gjethe dafine. pasi te jene kaurdisur mire te gjitha se bashku i hidhet kripe piper dhe mbulohen me uje. i leme te ziejne derisa mishi te jete zier. i hedhim dhe majdanoz dhe e heqim nga zjarri.
Bamjet i kullojme duke i shpelare dhe pak ne kullojse dhe i shtrojme ne tave. siper i hedhim pak vaj ulliri dhe i pjekim pak ne furre.
Pasi te jene pjekur, i hedhim masen e pergatitur e perziejme qe te behet njetrajtesisht njelloj pa i prishur bamjet me kujdes dhe e lem ne furre 220 grade per nja gjysem ore.

kaq. ju befte mire.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

QENGJ FRIKASE

Pergatitja:

Copat e mishit te qingjit kaurdisen me gjalp, por jo te skuqen shume. Pastaj shtohet uji i nxehte derisa te mbulohet mishi. Hidhet piper kripe dhe lihet te zieje. Ne gjysmen e ziarjes i hidhen karrota te prera kubike, nje patate te prere ne kubike te vegjel, pak selino, arre moscat dhe ne fund i shtohet pak koper. gjella zihet ne zjarr te ngadalte.

Ne nje tenxhere tjeter klaurdiset nje luge miell me pak gjalp, por jo te marre ngjyre, i hidhet qumesht i vaket dhe perzihet te mos behet kokrriza i hidhet dhe pak nga lengu i mishit dhe lihet te zieje per nja 2-3 minuta. Kjo mase hidhet ne tenxheren me mishin dhe zarzavatet. lihet dhe pak ne zjarr dhe hiqet. provohet dhe per kripe.
Per kenaqesi i shtohet dhe nje gote kos i rrahur mire si krem, para se te hiqet nga zjarri.

ju befte mire
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

PACE PLENCI

Per 5 veta duhen:
1 kg plenc vici
500gr tul domateje
200gr gjalpe
1 kokerr qepe
disa thelpinj hudher
1 dege rozmarine
1 gjethe dafine
1 gote vere te bardhe
pak miell
vaj
kripe

PERGATITJA:

Pastrohet mire plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa. Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte.
Grijme qepen e kavardisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell. Pastaj hedhim plendesin e prere, hudhrat dhe rozmarinen , dafinen dhe kripen.
E lejme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht. Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohet komplet, hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar.e lejme te zieje derisa te valoje mire!!

Ju Befte Mire
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Tave kosi

Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.

Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Kulaci tipik shqiptar behet keshtu:

Ne nje ene hidh miell.Hape nje si grope dhe hidh uje te ngrohte( jo te nxehte).Kripe,Sode buke( jo maja) dhe punoje brumin shume.Masat e ujit mati me sy.Brumi eshte pak i forte( ne krahasim me ate te byrekut.Leje te vij per 30 min ne nje vend te ngrohte.
Nxehe furren,lyeje me yndyr taven dhe shtroje brumin.Beji disa vrima me pirun dhe piqe ne 400 grad.
Ose mund ti ndash ne kulecka te vegjel dhe ti skuqesh.
Djath te bardhe,veze te zier .
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Shendetlie

Për 25 copë duhen:
Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, sodë një majë luge kafeje, arra 1-2 filxhanë kafeje, gjalpë 2 filxhanë kafeje, pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.
Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

Filloni te gatuani dhe ju befshin mire.
Ose ndryshe sic thote populli gjak e dhjame.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Sheqerpare.

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Kabuni me rrush te thate

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, pastaj shtohet leng mishi (mundesisht dashi) ose uje, rrush I thate (shpelahet me pare ne uje te vaket) pak kripe dhe vihet te zieje. Kur eshte thithur pothuajse I gjithe lengu dhe ne siperfaqe jane krijuar vrima, hiqet nga zjarri, perzihet me sheqer, kanelle e karafil te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme 10-15 minuta ne vend te ngrohte. Masa hidhet ne forma ose ne filxhane dhe pastaj permbyset. Per te erresuar ngjyren e kabunise, ne qofte se duam, hedhim pak sheqer te djegur. Per kabuni masa e orizit dhe e lengut merret si per pilaf te zakonshem: 1 kg oriz me 2 litra uje.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Strudel me molle

Strudeli me molle mund te behet me brume te shkrifet biskotash ose me pete byreku.
Ne miellin e situr te perzier me pak sode hapet nje grope ne mes dhe hidhen veze, gjalpe, kos, kripe. Duke filluar nga mesi perzihet dalngadale dhe zihet nje brume I forte I cili lihet te qendroje 20-30 minuta, pastaj happen pete me trashesi 2-3 mm dhe vendosen mbi nje pecete. Mollet qerohen, grihen holle, perzihen me sheqer, kanelle dhe mundesisht me pak galete te bluar per te pire lengun e molleve. Peta e hapur lyhet me gjalpe dhe mbulohet me shtresen e molleve. Me ane te pecetes mblidhet ne forme roleje, permbyset ne tave te lyer me yndyre, lyhet siper me te verdhe veze, shphet ne disa vende me maje te thikes dhe piqet ne furre per 25-30 min. Ne fund I hidhet sheqer puder.
Strudeli mund te pergatitet dhe me pete byreku. Ne kete rast shtrohen 3-4 pete njera mbi tjetren, sperkaten me gjalpe, vendosen mollet, mblidhet ne forme roleje dhe piqet. Strudeli I cilesise se larte del kur pergatitet me brum peta-peta (sfoljat).
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Qumeshtor me pete e shurup

Me miell, qumesht, sheqer e veze pergatitet nje krem qe quhet zakonisht kremi pasticerise. Ne nje ene porcelani ose plastmasi rrihen vezet me sheqer, shtohet pak uje dhe miell I situr, perzihen mire dhe duke I perzier hidhet pak nga pak qumesht I nxehte. Gjithe masa hidhet ne nje tenxhere vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet te zieje derisa te trashet, hiqet nga zjarri, I hidhet vanilje, zbrazet ne ene te hapur dhe lihet te ftohet duke e perzier here pas here qe te mos zere fund.
Nderkaq zihet brumi si per byrek, hapet ne peta te holla te cilat thahen pak dhe gjysma e peteve shtrohet mbi taven e lyer me yndyre. Gjate shtrimit cdo pete sperkatet me yndyre. Mbi to hidhet kremi , sheshohet mire, dhe perseri vihet pjesa tjeter e peteve te sperkatura me yndyre. Anet e peteve mbeshtillen nga brenda, peta sperkatet siper me gjalpe dhe piqet ne furre per gjysme ore. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa dhe pastaj I hidhet shurupi.
 
Top