• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kuzhina tradicionale shqiptare

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.
Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.

Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi.

Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.

Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 minuta. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.
Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-Cë) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.

Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Kompekaj

Kompekaji eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Pasta ne akull

Pergatitet me pare pandespanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli, perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre ne temperaturen 150-170 Cë. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli, qumeshti i valuar dhe i ftohur pak, vihet sa te marre vale, hiqet nga zjarri, si te ftohet pak hidhet vanilje, bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandespanja e pergatitur, ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme, hidhet nje pjese e kremit, hapet ne te gjithte peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje, qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao, duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra receli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa vihet ne pjate ose mblidhet me leter celofoni. Pasta gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Tullumba

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjat
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Paluze me fruta te ndryshme

Paluzet pergatiten me cdo lloj frute dhe ndonjehere sipas nevojes mund te pergatiten edhe nga lekurat e molleve e te ftonjve. Frutat pasi zihen, kullohen, shtrydhen ose kalohen ne site. Pjesa e pangrenshme e mbetur ne kullese hidhet, ndersa tuli perzihet me lengun ku jane zier frutat. Ne kete leng hidhet sheqer dhe vihet ne zjarr derisa te marre vale.
Ndersa ne nje ene tjeter tretet niseshte me pak uje dhe duke e perzier e hedhim ne lengun qe vlon, perzihet shpejt qe te mos krijohen kokrra, mbahet ne zjarr per 2-3 min derisa massa te trashet dhe te behet transparente.
Paluzja mund te behet e trashe ose e holle; kjo varet nga sasia e niseshtese qe do t'i hidhet. Zakonisht ato behen mesatare duke perdorur 1 luge kafeje niseshte per nje racion. Paluezes gjate zierjes mund t'i shtohet pak limontoz. Paluzet me pikante jane ato qe pergatiten me frutat e tharta si thane, vishnje e ftonj.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Krem vanilje

Te verdhat e vezeve ose krejt vezet rrihen me sheqer dhe pak uje, pastaj shtohet niseshte. Masa perzihet mire dhe duke e perzier pak e nga pak shtohet qumesht i nxehte. Vihet ne zjarr dhe perzihet vazhdimisht derisa te marre vale (dmth sa te dalin flluskat e para). Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, perzihet dhe ndahet neper tasa. Siper i hidhet kanelle e bluar.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Krem kakao

Kakaoja perzihet mire e mire me sheqerin derisa te mos kete me kokerriza, i hidhet pak uje i nxehte dhe perzihet perseri. Pastaj shtohen vezet, rrihen mire, i hidhet niseshte dhe ne fund duke e perzier vazhdimisht i hidhet qumesht i nxehte. Masa vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet derisa te trashet. Kremi i pergatitur hidhet neper filxhane dhe lihet te ftohet.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Krem caramel

Merret pak sheqer, hidhet ne tigan dhe vihet ne zjarr deris ate shkrihet dhe te marre ngjyre te erret, por jot e digjet. Sheqeri I karamelizuar hidhet neper forma ose ne taven me korent. Ne nje ene porcelain ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezet me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumesht I nxehte, duke e perzier vazhdimisht derisa te shkrihet sheqeri. Ne fund shtohet vanilje ose cipe limoni dhe sipas deshires mund te shtohet pak sheqer I djegur I shkrire me uje, per t’I dhene arome dhe ngjyre. Masa e pergatitur hidhet neper forma qe vendosen ne tave me uje te vaket dhe vihen ne furre derisa te mpiksen dhe ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe. Ne mungese te furres krem karameli mund te pergatitet dhe mbi zjarr duke I vendosur format ne nje tenxhere te ceket. HIdhet uje derisa te arrijne pergjysme, mbulohen me kapak dhe lihen sa te mpiksen. Ne kete rast ne siperfaqe nuk krijohet cipe e kuqe.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Kraharor pule të mbushura me spinaq dhe djathë

Materialet për 6 veta:

* 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
* 1 filxhan me djathë Parmesan
* 1/4 lugë ëaji kripë
* 1/4 lugë ëaji pudër hudhre
* 1/4 lugë ëaji piper i zi
* spinaq i prerë
* 1 vezë
* 6 copa kraharor pule
* 1/2 filxhan verë të bardhë

Përgatitja:

Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.

Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.

Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona).
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër

Materialet për 4 persona

* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje

Përgatitja

Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.

Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.

Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper*atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.

Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.

Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veëantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Sallatë me spinaq dhe me mollë


Materialet për 6 persona:

* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë ëaji mustardë
* 2 lugë ëaji mjaltë
* 1/4 lugë ëaji kripë
* 1/8 lugë ëaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

Përgatitja:

1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.

2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grir
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Bërxolla viëi në qepë
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për ëdo familje”

Përbërësit:

* 4 bërxolla nga 150 gr
* 2 lugë gjalpë
* 4 qepë të mëdha
* 1/2 lugë vegetë
* 2-3 fletë dafine
* 5 kokrra piper i shtypur
* ë gotë verë e bardhë ë gotë ujë,ose vetëm ujë me ë lugë uthull
* 1 lugë niseshte
* krip, piper

Përgatitja:

Mishi kriposet, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të dy anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e grira, gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.

Kthehet mishi në enë me qepë, hidhet uji ose vera, vegeta, dafina dhe piperi. Mbulohet ena dhe në zjarr të ulët zihet mishi 1 orë. Në rast nevoje shtohet nga pak ujë.

Niseshtja zbërthehet në ë gotë ujë të ftohtë, i shtohet mishit dhe, posa të marrë valë, largohet ena nga zjarri.

Bërxollat shërbehen me pure patatesh dhe sallat
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër
Materialet për 4 persona

* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje

Përgatitja

Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.

Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.

Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper*atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.

Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.

Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veëantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Revani
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për ëdo familje”

Përbërësit:

* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.

* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:

Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ë e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima./
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Supë me mish viëi dhe perime
Nevojiten:

● 1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë
● 2 karota të prera në feta
● 2-3 degë selino të prera trashë
● 5 lugë salcë domatesh
● 1 filxhan ëaji makarona të vogla (yje apo forma tjera)
● 3 lugë vaj ulliri
● kripë e piper.

Gatimi

1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.

2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.

3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.

4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Sallatë me avokado
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për ëdo familje”

Përbërësit për sallatë:

* sallatë e gjelbër e ëfarëdo lloji
* avokado
* misër
* bizele
* mish i bardhë pule
* majonezë

Dresing:

* lëngu i 2 limonëve
* 3-4 lugë vaj ulliri
* 1 lugë e mesme mustardë (senf)
* 5 lugë salcë domatesh
* kripë
* piper

Përgatitja:

Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.

Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë./
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Kuzhina tradicionale shqiptare

Sallatë me spinaq dhe me mollë
Materialet për 6 persona:

* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë ëaji mustardë
* 2 lugë ëaji mjaltë
* 1/4 lugë ëaji kripë
* 1/8 lugë ëaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

Përgatitja:

1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.

2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grir
 
Top