• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ky Pis

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
Pis është një nga ata turqizma të shqipes bisedore që fjalorët e trajtojnë si mbiemër, me kuptimin “i papastër, i ndotur, i ndyrë” edhe pse për nga mënyra si sillet kjo fjalë në fjali, mund të supozojmë se nuk është “asimiluar” si duhet nga sintaksa e shqipes; dhe se po jep ndihmesën e vet për kristalizimin e një modeli semantik-gramatikor alternativ të foljes në gjuhën tonë.

Kështu, në fjalinë Mos e prek bukën, se i ke duart pis, fjala pis është në pozicion kallzuesor, duke shërbyer – kuptimisht – si cilësor i fjalës duar; e megjithatë, nuk merr mbaresat që duhej të merrte, si mbiemër, në atë pozicion. Të krahasohet: i ke duart të pastra.

Përkundrazi, thënia jam pis është e krahasueshme me jam mirë, jam keq, jam përgjumësh, etj.; dhe pis këtu mund të trajtohet si ndajfolje.

Megjithatë, dallimi mes mbiemrit dhe ndajfoljes, për këtë kategori fjalësh që shfaqen kryesisht në pozicion kallzuesor, ka më tepër interes teorik sesa funksional – sa kohë që fjalët thjesht etiketojnë një status, i cili mund të jetë, sipas rastit dhe kontekstit, i një emri (çka e bën fjalën mbiemër) ose i një foljeje (çka e bën fjalën ndajfolje).

Si kallzuesor, pis merr pjesë në ndërtime të tilla si jam pis, bëj pis dhe bëhem pis që janë, në thelb, të barasvlershme me tre folje; në të cilat bëj merr përsipër të shprehë kategoritë gramatikore të foljes (kohën, vetën, numrin, mënyrën, etj.), ndërsa fjala pis kuptimin përkatës. Të vërehet edhe si në këto tre ndërtime foljore, i pari jam pis shpreh një gjendje; i dyti bëj pis një ndërtim kauzativ (bëj që të jetë pis, khs. ndot, qelb, ndyj, fëlliq) dhe i treti bëhem pis një ndërtim vetvetor-mesor (khs. ndotem, ndyhem, qelbem, fëlliqem).

Në funksion përcaktori, pis del më rrallë – dhe sërish me luhatje sintaksore të mëdha. Kështu, në shqipen bisedore dëgjon togje të tipit pis njeri, pis milet; ku mbiemri i paravendoset emrit në funksion kryesisht ekspresiv, por pa marrë kategoritë e tij gramatikore (të krahasohet me i madhi Zot). Këto përdorime mund të krahasohen me dreq-o punë, palo burrë, mut njeri, zevzek burrë, etj.; ndërtime që unë nuk do t’i trajtoja, gjithsesi, si ndajshtimore.

Pis del edhe si emër – duke shënjuar dikë në bazë të cilësisë; edhe pse me kufizime sintaksore të rëndësishme. E ndeshim në formime të tipit ky pisi, ose është pis i madh, ose është një pis që s’e ka shokun ose është pis nga goja (në kuptimin gojëndyrë). Sërish, kufiri mes emrit dhe mbiemrit nuk shquhet dot lehtë; krahas me është pis i madh (formalisht emër), mund të themi edhe është shumë pis (formalisht mbiemër)… (pis këtu në kuptimin “maskara, qelbanik, qelbash, qelbësirë, ndyrësirë, fëlliqësirë, pleh”).

Në ndërtime të tilla, fjala merr edhe një prapashtesë mocionale –e, kur i referohet gjinisë femërore: është një pise ajo që…. ose pise grua. Që këtej edhe përdorimi grua pise, si një formë mbiemërzimi. Për ta konfirmuar këtë, le të krahasohet ndërtimi grua pise me e kam dorën pis; meqë *e kam dorën pise nuk është shqip.

Si mbiemër përcaktor, pis(e) konkurron nga njëra anë me i/e pistë, nga ana tjetër me pisanjos(e); dhe jashtë kësaj fushe morfologjike por gjithnjë brenda shqipes bisedore, me zhuls.

Të mbahet parasysh edhe emri prejfoljor mjaft i përdorur pisllëk.

Kalimi metaforik nga papastërtia fizike në atë shpirtërore nuk është veçanërisht për t’u shënuar – ndodh praktikisht në shumë gjuhë. Njëlloj edhe për fjalë pise, llafe pise, fjalë të pista (angl. dirty words).

Përkundrazi, është për t’u shënuar që kjo fjalë, pis, në një status të pezullt mes mbiemrit dhe ndajfoljes, përdoret në shqipen me të cilën u drejtohemi shumë herët foshnjave, për t’u mësuar këtyre një karakteristikë themelore – në shumë kuptime – të botës rrethuese: pis!

Kur u thuhet foshnjave, kjo pis gati e panyjëtuar gramatikisht, ose në formë thënieje paragramatikore, përfshin edhe informacionin për botën, edhe ndalimin për të bërë diçka, edhe vendosjen e kufijve që foshnja duhet të mësohet t’i respektojë. Sikurse, bie fjala, në anglishte (khs. dirt dhe dirty), pis i referohet “dheut” ose “tokës”; me metonimi diçkaje që është marrë nga toka ose që ka rënë ose është gjetur në tokë; dhe, në përgjithësi, diçkaje që nuk duhet futur në gojë ose, më gjerë, që nuk duhet prekur.

Më së miri këtë karakteristikë e mishërojnë fecet (të pëgërat), duke filluar nga ato të foshnjës vetë.

Bashkëlidhja e të qenit pis me dheun shpjegon edhe pse, bie fjala, këpucët janë pis, sepse kanë qenë në kontakt të pandërmjetësuar me dheun përjashta (prandaj duhen hequr, kur hyn në shtëpi); ndërsa këmisha është bërë pis, ngaqë ka rënë në kontakt rastësor me diçka të papastër ose që është bërë e tillë jashtë kontekstit të vet të natyrshëm (p.sh. me qumësht ose me bojë).

Te Purity and Danger, Mary Douglas shpjegon, mes të tjerash, si ritualet e pastrimit dhe mirëmbajtja e një hapësire të pastër ndihmojnë për të përvijuar, si për të rriturit ashtu edhe fëmijët, kufijtë e shtëpisë. Shihni për këtë edhe një trajtim më antropologjik që ia kemi bërë temës në blog (Pisllëku që vjen nga jashtë).

Që një fjalë me prejardhje nga turqishtja osmane ka marrë rol themelor, në shqipe, në edukimin bazë të fëmijës, kjo i detyrohet, doemos, rastësisë.

Shqipja ka edhe fjalë të tjera, disa syresh mjaft të vjetra, për të shprehur cilësinë e të qenit i papastër: i ndyrë, i ndytë, i fëlliqur, i ndotur, etj. (për të mos shtuar këtu pastaj i palarë, i papastër, etj.) Avantazhi i pis, edhe pse fjalë relativisht e re në raport me konkurrencën, ka të bëjë – pas gjase – me statusin e kësaj fjale që përmbledh në vetvete ndajfoljen dhe mbiemrin dhe ndonjëherë edhe emrin; çka e lejon ta shprehë cilësinë e papastërtisë lakuriqe, pa iu referuar gramatikisht ndonjë objekti specifik. Kështu, kur i themi fëmijës pis! mos e fut në gojë! i vetmi referim ndaj objektit përkatës është pjesëza përemërore kallzore e; prandaj mund edhe t’i themi vetëm: pis! çka sjell me vete edhe ndalimin, ose një jo implicite.

Përkundrazi, një mbiemër i rregullt i shqipes, si i ndyrë, i qelbur, i ndotur, etj. i sjell me vete kategoritë gramatikore (gjininë mashkullore, nyjen e përparme, etj.) dhe, për më tepër, nuk është dhe aq i përshtatshëm për t’u përdorur në pozicion të pavarur; pse nuk e ka forcën abstrakte lakuriqe dhe as shkurtësinë e pis. Jo më kot, si alternativë ndaj pis mund të përdorent thjesht ndajfoljet mohore mos ose jo; meqë qëllimi kryesor i kësaj pis është që të përcjellë a të imponojë një censurë.

/peizazhe/
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,350
Pikët
48
Përgjigje e: Ky Pis

Une me sa di, eshte fjale turke, dhe me kete dua te them qe nuk duhet perdor fare. Dhe si rrjedhoj e kesaj, as te fusim mendjen per ta lodhur, lidhur me perdorimin e saj gramatikor ne gjuhen tone...
Shume me bute tingellon fjala ne gjuhen tone "te ndytura" (duart) se sa (duart) "e pistra"...mendimi im.
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Ky Pis

Në rrethin tim dhe unë vetë e përdor fjalën fjalën pis në kuptimin si emër~maskara, njeri i poshtër, kurse si mbiemër përdoret për të treguar që diçka është e papastër~duar të pista por në fakt nuk e kam përdorur asnjëherë 'duar pis' pasi nuk shkon me gramatikën shqipe.
 

Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,363
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtinë
Përgjigje e: Ky Pis

mandi me friksove me ket tem...hahahaha,kjo shprehje te ne eshte shum fyese dhe dikur moti njerzit kan derdhur gjak per shkak te kesaj fjale...tani eshte ndryshe POPULLI SHQIPETAR ka ndryshuar shum,rrenjet dardane dal nga dal po zbehen ne flakrat e pamshirshme te historis..HAJR ISHALLA!!
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
18,057
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

Po fjale "pista" qe perdoret pista e airoplaneve ?
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,655
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Ky Pis

ne Tirone i thone zhul...ik ore zhuls...

per mendimin tim e papastert do ishte me mire...
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,819
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

pis milet.

ne i themi plehra.nga dardania e Sami ages i thojn bordhok
 

SystemA

V.I.P
Banned
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,892
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

ZET me duket,ne nje teme per Tiranen apo si qytet si ka ardhur!
Folesi i dokumentarit i thoshte gjuhes:............linguage!
Hajde dhe kuptohe!
Apo: cdo fis e ka nje pis!
Per NE.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,704
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Ky Pis

Nuk e dija qe "pis" eshte ne Turqisht. Une mundoja se pis e kemi huazuar nga greqishtja. Ose greqishtja e ka marre prej nesh. Greqisht perdoret si...
Pisa=Sera
Pisokarto=Kartosera.

Por mund te jete huazuar edhe nga shqipja per greqishten sepse "pis" kuptimin fillestar duhet ta kete si sinonim i mbiemrit i(e) zeze. Pershembull Nje Korb pis i zi, apo nate pis e zeze.
Kuptimin e papastertise mund ta kete fituar me vone sepse ngjyra e zeze(pershembull tek duart) nenkupton papastertin(pillikun). "Pis" ne shqip eshte ndajfolje menyre. Mbiemer eshte "i(e) piste". Fjala pis eshte e shtjelluar ne te gjithe morfologjin e shqipes.
Ndajfolje(pis- paster), mbiemer(i pist-i paster) emer pisanjos, pisllik... Prandaj duhet te jete autentike shqiptare. Ka antikap qe nuk ka folje me kete rrenje. Folja krijohet me ndihmen e foljes bej. Pra bej(behem) pis.

Mirpo duket se kjo fjale duhet te kete rrenje antike shqipe sepse ajo dhe antonimi i saj fjala paster kane rrenje thuajse te njejte. Ndryshon vetem nje tingulli per te krijuar antonimin. I pist => i past-er.

Shembull... laj=thaj

Mua me duket teper shqipe kjo fjale. Nuk e di turqishten dhe morfologjin(ingranimin) e kesaj fjale ne gjuhen turke.
 

BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,746
Pikët
48
Përgjigje e: Ky Pis

e drejt peshkaqeni,kur duan the theksojne dicka shume te zeze,thone pisa mavri..pra e zeze si pise,githashtu ne greqi kjo fjale ka lidhje dhe me ziftin e asfaltit qe ezhte i zi
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,526
Pikët
113
Pisllek
piskuriq
pisanjos
I/e piste

Perdoret edhe si 'eufemizem' per te pershkruar dike qe nuk eshte I 'paster' figurativisht. Pra njeri hileqar.
Qe fjalet paster dhe piset kan te bejne me njeratjetrn nuk me duket e pamundur.

Prejardhjen nuk ua di...
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
14,479
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

Pis = dicka e erret
pus ( I thelle , I erret qe s'duket fundi)
pus -pis..(ne kuptimin e pafundimisht erret pra zi)
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,135
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Ky Pis

Pis- thuhet per nje objekt qe eshte I pa paster nga pamja, gjithashtu perdoret edhe per te pershkruar personalitetin e nje njeriu. Nje njeri I pa ndergjegjshem, I pa pergjegjeshem, mashtrues , I pa moralshem, qe nuk e ze turpi nga veprimet e ndyra qe ben, te gjitha keto dhe ane tjera negative te nje personi qe skan te bejne me dukjen , pamjen e jashtme, populli I ka permbeldh ne nje fjale te vetme -PIS!!!
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
14,479
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

Pis- thuhet per nje objekt qe eshte I pa paster nga pamja, gjithashtu perdoret edhe per te pershkruar personalitetin e nje njeriu. Nje njeri I pa ndergjegjshem, I pa pergjegjeshem, mashtrues , I pa moralshem, qe nuk e ze turpi nga veprimet e ndyra qe ben, te gjitha keto dhe ane tjera negative te nje personi qe skan te bejne me dukjen , pamjen e jashtme, populli I ka permbeldh ne nje fjale te vetme -PIS!!!
Te gjitha karakteristika negative , me bejne edhe njehere te analizj mbi mendimin tim

Negative ( minus) ose nen nivelin baze ( 0 ) pra thelle , perfund.. si pus (pis)
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,135
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Ky Pis

Te gjitha karakteristika negative , me bejne edhe njehere te analizj mbi mendimin tim

Negative ( minus) ose nen nivelin baze ( 0 ) pra thelle , perfund.. si pus (pis)

Hmmm.
Nen nivelin baze te edukates njerzore e mbi nivelin baze te rrebelimit te lejuar. Sepse duke ditur qe egoja materialiste eshte ne luft te vazhdueshme me personalitetitin tone, pra me dashje ose pa dashje cdo njeri rrebelohet ne x raste. Por ai qe rebbelohet e nuk arrin te mbaje vetes frenat quhet pis :p .

P.s mbaje icik lemshin ti gjeje kendin tani -qesh-
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Ky Pis

Kur te fillojme te pastrojme vetveten nga fjalori pa dogane ketu midis nesh, atehere duhet te kerkojme te pastrojme fjale qe datojne teper larg ne historine e ketij kombi. Mos harroni qe mandolina e buzuqeve greke eshte nje vegel muzikore 100% turke dhe megjithate greket nuk e braktisin por e pershtaten ne etiomoligjine e tyre.
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
14,479
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

Kur te fillojme te pastrojme vetveten nga fjalori pa dogane ketu midis nesh, atehere duhet te kerkojme te pastrojme fjale qe datojne teper larg ne historine e ketij kombi. Mos harroni qe mandolina e buzuqeve greke eshte nje vegel muzikore 100% turke dhe megjithate greket nuk e braktisin por e pershtaten ne etiomoligjine e tyre.

ncncncncn s'ka mundesi greko-dashuruesit te mos e permendin gre-re-reqine para dhe pas buke..

c'ishte nevoja te vije ketu me kete shembull?

e pershtasin cdo gje ata ne etimologjine e rrenave dhe fantazmave.
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,316
Pikët
0
Përgjigje e: Ky Pis

ncncncncn s'ka mundesi greko-dashuruesit te mos e permendin gre-re-reqine para dhe pas buke..

c'ishte nevoja te vije ketu me kete shembull?

e pershtasin cdo gje ata ne etimologjine e rrenave dhe fantazmave.
e dashur ke krijuar nje ide te gabuar mbi mua dhe nuk e di pse, bera nje krahasim dhe asgje me tej dhe krahasimi qe bera une i ofendon greket dhe nuk nxjerr ne pah ndonje vlere perveç faktit PERSHTATJE.
nejse mendimi eshte i lire.
persa i perket aludimit mbi mua je totalisht e gabuar dhe pikerisht per kete ta bej kabull sepse nuk me njeh dhe mund te aludosh çte duash, por diçka ta them me bindje, jam 24 karatsh shqiptar, ateist, depolitizuar dhe mbi te gjitha REALIST.
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
14,479
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

e dashur ke krijuar nje ide te gabuar mbi mua dhe nuk e di pse, bera nje krahasim dhe asgje me tej dhe krahasimi qe bera une i ofendon greket dhe nuk nxjerr ne pah ndonje vlere perveç faktit PERSHTATJE.
nejse mendimi eshte i lire.
persa i perket aludimit mbi mua je totalisht e gabuar dhe pikerisht per kete ta bej kabull sepse nuk me njeh dhe mund te aludosh çte duash, por diçka ta them me bindje, jam 24 karatsh shqiptar, ateist, depolitizuar dhe mbi te gjitha REALIST.
" e dashur" eshte term qe dua ta degjoj vetem nga te dashurit e mi dhe ti nuk ben pjese ne ate grup , keshtu qe nuk ta pranoj

Gjej nje Realitet pa Gerqine dhe mbaje para fytyres... S'e ke idene se sa jo-pis do te jete ....
 
Top