• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ky Pis

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
8,519
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

Lexon titullin dhe mbetesh pa mend. Ka mbaruar studimi etimologjik i tere fjaleve Shqip, kishte mbetur kjo fjale te analizohej ne nje artikull te plote. Cfare mendoni tere diten more njerez?
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,033
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Ky Pis

*

Puna e ketij anonymusit qenka e rende/madhe fare. Sic ia paska filluar me "nje liber te tere per nje fjale te vetme" ( e per te cilen nuk eshte i sigurte nese vertete ka prejardhje turke), paska nevoje per disa mijevjecare deri sa t'i dale ne krye kesaj pune.
Le te drejtoje qime nese na paska aq shume kohe.

Ndoshta dhe eshte pune e mire kjo qe ben ky anonymus, por problemi eshte se "e heqim nje dhe na vijne 100 te tjera".

Po t'i veshtrojme shkrimet e sotme neper medie te ndryshme, fare lehte vihet re se shume me shume shprehjete huaja na vijne, megjithese mbase disa i heqim pa kurrfare nevoje duke pasur shprehje shume te bukura burimore te shqipes sone.

Mua, ne raste te shpeshta, me nevojitet t'i hapi fjaloret nga gjuhet e huaja kur synoj ta kuptoj ndonje artikull te shkruar shqip.

Nje gje mund ta them mesiguri qe tani:
Per 500 vjet sa ka qene PO ketu, pas njezet vitesh kemi me shume "anglo-italianizma" se sa "turqizma"... jo ne permasa perqindjeje por ne permasa fishore (per ata qe nuk e kuptojne: 1 fish= 100%)

P.S.
Fjalori Shqip-Shqip, i cili per disa (edhe ketu) eshte "Bibel e Kur'an) nuk e cileson so fjale te huaj. Ne fakt, nuk shprehet fare per prejardhjen e fjales.

P.P.S.
Meqe diku me lart e lexova:

Fjala pis/i/sja dhe fjala pisë jane gjera te ndryshme, megjithese i afrohen njera tjetres pernga kuptimi.


*
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,179
Pikët
48
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Ky Pis

Pis është një nga ata turqizma të shqipes bisedore që fjalorët e trajtojnë si mbiemër, me kuptimin “i papastër, i ndotur, i ndyrë” edhe pse për nga mënyra si sillet kjo fjalë në fjali, mund të supozojmë se nuk është “asimiluar” si duhet nga sintaksa e shqipes; dhe se po jep ndihmesën e vet për kristalizimin e një modeli semantik-gramatikor alternativ të foljes në gjuhën tonë.

Kështu, në fjalinë Mos e prek bukën, se i ke duart pis, fjala pis është në pozicion kallzuesor, duke shërbyer – kuptimisht – si cilësor i fjalës duar; e megjithatë, nuk merr mbaresat që duhej të merrte, si mbiemër, në atë pozicion. Të krahasohet: i ke duart të pastra.

Përkundrazi, thënia jam pis është e krahasueshme me jam mirë, jam keq, jam përgjumësh, etj.; dhe pis këtu mund të trajtohet si ndajfolje.

Megjithatë, dallimi mes mbiemrit dhe ndajfoljes, për këtë kategori fjalësh që shfaqen kryesisht në pozicion kallzuesor, ka më tepër interes teorik sesa funksional – sa kohë që fjalët thjesht etiketojnë një status, i cili mund të jetë, sipas rastit dhe kontekstit, i një emri (çka e bën fjalën mbiemër) ose i një foljeje (çka e bën fjalën ndajfolje).

Si kallzuesor, pis merr pjesë në ndërtime të tilla si jam pis, bëj pis dhe bëhem pis që janë, në thelb, të barasvlershme me tre folje; në të cilat bëj merr përsipër të shprehë kategoritë gramatikore të foljes (kohën, vetën, numrin, mënyrën, etj.), ndërsa fjala pis kuptimin përkatës. Të vërehet edhe si në këto tre ndërtime foljore, i pari jam pis shpreh një gjendje; i dyti bëj pis një ndërtim kauzativ (bëj që të jetë pis, khs. ndot, qelb, ndyj, fëlliq) dhe i treti bëhem pis një ndërtim vetvetor-mesor (khs. ndotem, ndyhem, qelbem, fëlliqem).

Në funksion përcaktori, pis del më rrallë – dhe sërish me luhatje sintaksore të mëdha. Kështu, në shqipen bisedore dëgjon togje të tipit pis njeri, pis milet; ku mbiemri i paravendoset emrit në funksion kryesisht ekspresiv, por pa marrë kategoritë e tij gramatikore (të krahasohet me i madhi Zot). Këto përdorime mund të krahasohen me dreq-o punë, palo burrë, mut njeri, zevzek burrë, etj.; ndërtime që unë nuk do t’i trajtoja, gjithsesi, si ndajshtimore.

Pis del edhe si emër – duke shënjuar dikë në bazë të cilësisë; edhe pse me kufizime sintaksore të rëndësishme. E ndeshim në formime të tipit ky pisi, ose është pis i madh, ose është një pis që s’e ka shokun ose është pis nga goja (në kuptimin gojëndyrë). Sërish, kufiri mes emrit dhe mbiemrit nuk shquhet dot lehtë; krahas me është pis i madh (formalisht emër), mund të themi edhe është shumë pis (formalisht mbiemër)… (pis këtu në kuptimin “maskara, qelbanik, qelbash, qelbësirë, ndyrësirë, fëlliqësirë, pleh”).

Në ndërtime të tilla, fjala merr edhe një prapashtesë mocionale –e, kur i referohet gjinisë femërore: është një pise ajo që…. ose pise grua. Që këtej edhe përdorimi grua pise, si një formë mbiemërzimi. Për ta konfirmuar këtë, le të krahasohet ndërtimi grua pise me e kam dorën pis; meqë *e kam dorën pise nuk është shqip.

Si mbiemër përcaktor, pis(e) konkurron nga njëra anë me i/e pistë, nga ana tjetër me pisanjos(e); dhe jashtë kësaj fushe morfologjike por gjithnjë brenda shqipes bisedore, me zhuls.

Të mbahet parasysh edhe emri prejfoljor mjaft i përdorur pisllëk.

Kalimi metaforik nga papastërtia fizike në atë shpirtërore nuk është veçanërisht për t’u shënuar – ndodh praktikisht në shumë gjuhë. Njëlloj edhe për fjalë pise, llafe pise, fjalë të pista (angl. dirty words).

Përkundrazi, është për t’u shënuar që kjo fjalë, pis, në një status të pezullt mes mbiemrit dhe ndajfoljes, përdoret në shqipen me të cilën u drejtohemi shumë herët foshnjave, për t’u mësuar këtyre një karakteristikë themelore – në shumë kuptime – të botës rrethuese: pis!

Kur u thuhet foshnjave, kjo pis gati e panyjëtuar gramatikisht, ose në formë thënieje paragramatikore, përfshin edhe informacionin për botën, edhe ndalimin për të bërë diçka, edhe vendosjen e kufijve që foshnja duhet të mësohet t’i respektojë. Sikurse, bie fjala, në anglishte (khs. dirt dhe dirty), pis i referohet “dheut” ose “tokës”; me metonimi diçkaje që është marrë nga toka ose që ka rënë ose është gjetur në tokë; dhe, në përgjithësi, diçkaje që nuk duhet futur në gojë ose, më gjerë, që nuk duhet prekur.

Më së miri këtë karakteristikë e mishërojnë fecet (të pëgërat), duke filluar nga ato të foshnjës vetë.

Bashkëlidhja e të qenit pis me dheun shpjegon edhe pse, bie fjala, këpucët janë pis, sepse kanë qenë në kontakt të pandërmjetësuar me dheun përjashta (prandaj duhen hequr, kur hyn në shtëpi); ndërsa këmisha është bërë pis, ngaqë ka rënë në kontakt rastësor me diçka të papastër ose që është bërë e tillë jashtë kontekstit të vet të natyrshëm (p.sh. me qumësht ose me bojë).

Te Purity and Danger, Mary Douglas shpjegon, mes të tjerash, si ritualet e pastrimit dhe mirëmbajtja e një hapësire të pastër ndihmojnë për të përvijuar, si për të rriturit ashtu edhe fëmijët, kufijtë e shtëpisë. Shihni për këtë edhe një trajtim më antropologjik që ia kemi bërë temës në blog (Pisllëku që vjen nga jashtë).

Që një fjalë me prejardhje nga turqishtja osmane ka marrë rol themelor, në shqipe, në edukimin bazë të fëmijës, kjo i detyrohet, doemos, rastësisë.

Shqipja ka edhe fjalë të tjera, disa syresh mjaft të vjetra, për të shprehur cilësinë e të qenit i papastër: i ndyrë, i ndytë, i fëlliqur, i ndotur, etj. (për të mos shtuar këtu pastaj i palarë, i papastër, etj.) Avantazhi i pis, edhe pse fjalë relativisht e re në raport me konkurrencën, ka të bëjë – pas gjase – me statusin e kësaj fjale që përmbledh në vetvete ndajfoljen dhe mbiemrin dhe ndonjëherë edhe emrin; çka e lejon ta shprehë cilësinë e papastërtisë lakuriqe, pa iu referuar gramatikisht ndonjë objekti specifik. Kështu, kur i themi fëmijës pis! mos e fut në gojë! i vetmi referim ndaj objektit përkatës është pjesëza përemërore kallzore e; prandaj mund edhe t’i themi vetëm: pis! çka sjell me vete edhe ndalimin, ose një jo implicite.

Përkundrazi, një mbiemër i rregullt i shqipes, si i ndyrë, i qelbur, i ndotur, etj. i sjell me vete kategoritë gramatikore (gjininë mashkullore, nyjen e përparme, etj.) dhe, për më tepër, nuk është dhe aq i përshtatshëm për t’u përdorur në pozicion të pavarur; pse nuk e ka forcën abstrakte lakuriqe dhe as shkurtësinë e pis. Jo më kot, si alternativë ndaj pis mund të përdorent thjesht ndajfoljet mohore mos ose jo; meqë qëllimi kryesor i kësaj pis është që të përcjellë a të imponojë një censurë.

/peizazhe/
dhe..., kush qenka autor?
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,179
Pikët
48
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Ky Pis

Ne gjuhen shqipe, nocioni "pis" ka vetem nje kuptim: "shtrember". dmth.: i padrejte.
b.b. Troy III p.a.e.
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Ky Pis

Nga ne perdoret si fjala,Sa i poshter, ose pis ishe ti bre!
 

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
48
Përgjigje e: Ky Pis

Na u mbush shqipja me gjithefare lloj termash te huaj, keta qajne e vajtojne per nje fjale te huaj "pis" e kapen me te, thua ti, te gjitha te tjerat i kane rregulluar, vetem kjo fjale i paska ngelur pa u rregulluar.
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Pikët
63
Përgjigje e: Ky Pis

Pikrish ne kohe te pershtashme,sepse kemi te bejme me pisa e te poshter koheve te fundit,marrim shembull Isa Putinin dhe Thacin :p
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,429
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

Pikrish ne kohe te pershtashme,sepse kemi te bejme me pisa e te poshter koheve te fundit,marrim shembull Isa Putinin dhe Thacin :p
Ata 2 jane pisa ne shumes !
 

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,066
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Ky Pis

Ne gjuhen shqipe, nocioni "pis" ka vetem nje kuptim: "shtrember". dmth.: i padrejte.
b.b. Troy III p.a.e.
Ajnej, në gjuhën shqipe kuptimin e kësaj fjale e paskan dhënë. Kjo që paske sjellë ti mund të jetë kuptimi i kësaj fjale në trevën tënde.

Në trevën time fjala" pis" përvec kuptimit " i ndyrë", ka edhe një kuptim tjetër: " i poshtër". Hiqu atij pisi!
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,559
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Ky Pis

Fjala pis mendoj se eshte huazuar nga turqishtja .

Si pershembull :

çoban
tenxhere
kofë
sofra
patlixhan
pis
milet
hamam
amanet
muhabet
muhalif
asgan
faj
komshi
sheqer
bardak
çaj
syrgjyn
tapi-a
mahallë
qeshme
dallavere
topall
tollovi
kallaballëk
çesme
çerek
çelik
çatall
çakmak
 

Rimi.

arapçiu
Anëtar
Mar 8, 2011
Postime
5,058
Pikët
0
Vendndodhja
perball komshiut
Përgjigje e: Ky Pis

Lale, knej ka lagja ime, ky, ai, ajo Pis /ja dmth..
Cun legen, shker.. at, by.. q. r
Goce debile, k.. ve, goce pa karakter etj etj.
Mbase ju duket paksa e rende por kete kuptim ka ketej nga lagja ime.
 

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,066
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Ky Pis

Fjala pis mendoj se eshte huazuar nga turqishtja .

Si pershembull :

çoban
tenxhere
.....
çakmak
penxhere
jeshil,
karabojë,
xhan
pasul,
çifteli,
sharki,
ujgun,
rraspi ( k*rvë )
tupan... osv.
 

Rimi.

arapçiu
Anëtar
Mar 8, 2011
Postime
5,058
Pikët
0
Vendndodhja
perball komshiut
Përgjigje e: Ky Pis

Shume e komplikuar qenka kjo e shkrete turqishte..
Qysh neser sdo them mo O Pis, pise..
Do i quaj Jeshil ose penxhere.. D

Gjithsesi, une prap mbetem me idene qe, per mos me u lodh tu i thon kokrra e kur.. s,, apo kokrra i b.th q... t..
I bie shkurt, pise ose Pis... Thjesht per mos tu lodh lale. D
 
Last edited:

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,066
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Ky Pis

Shume e komplikuar qenka kjo e shkrete turqishte..
Qysh neser sdo them mo O Pis, pise..
Do i quaj Jeshil ose penxhere.. D

Gjithsesi, une prap mbetem me idene qe, per mos me u lodh tu i thon kokrra e kur.. s,, apo kokrra i b.th q... t..
I bie shkurt, pise ose Pis... Thjesht per mos tu lodh lale. D
hahahahah.

Kur të vjen behari, natyra kur të jeshilojë, merr atë pisen e bëj devrie natën! ( hahahhaha )
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,830
Pikët
63
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Re: Ky Pis

Pisllek
piskuriq
pisanjos
I/e piste

Perdoret edhe si 'eufemizem' per te pershkruar dike qe nuk eshte I 'paster' figurativisht. Pra njeri hileqar.
Qe fjalet paster dhe piset kan te bejne me njeratjetrn nuk me duket e pamundur.

Prejardhjen nuk ua di...
Piseveng``gezuar``
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,378
Pikët
113
Përgjigje e: Ky Pis

pis dhafi, si e kuptoj une i bie zhuls, qe nuk ke ku e çon me, pertej dirtyt :D
 
Top